15/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 korrik 1998

Nesër, marshim kundër përsekutimit të opozitës

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” “Bashkimi për Demokraci” do të organizojë, ditën e enjte, me datë 16 korrik, ora 19.30, në Tiranë, një marshim nga Sheshi “Skënderbej” në Sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar kundër vrasjeve, persekutimit dhe burgosjes së opozitarëve.

Ndarje përfundimtare me parlamentin

Grupi parlamentar i PD-së mbështet rezolutën e Këshillit Kombëtar NE FAQEN 3

Kontrabanda, plas lufta në parlament

Malaj dhe Ceka nxjerrin armët. Shpërthen lufta e klaneve në koalicionin qeveritar Malaj: “Ceka ka bërë kontrabandën e naftës. Prokuroria duhet ta kishte arrestuar. Kam lajmëruar SHIK-un për këtë”. Ceka: “Malaj ka bllokuar raportin e divizionit 21. Ai është në dosjen e kontrabandës dhe duhet të përgjigjet për grabitjet” Malaj: “Ceka ka bërë kontrabandën e naftës. Prokuroria duhet ta kishte arrestuar. Kam lajmëruar SHIK-un për këtë”. Ceka: “Malaj ka bllokuar raportin e divizionit 21. Ai është në dosjen e kontrabandës dhe duhet të përgjigjet për grabitjet” NE FAQEN 2

BE anulon konferencën e donatorëve

Brukseli: Qeveria Nano = korrupsion, krim dhe moszbatim ligji NE FAQEN 5

Lojë e Nanos me imunitetet e deputetëve të PD-së

Prokuroria thotë se nuk ka asnjë kërkesë nga parlamenti për heqje të imunitetit të deputetëve. Kryeministri kërkon të largoje vëmendjen nga kontrabanda Disa herë, njëra pas tjetrës, kërkesa për heqjen e imunitetit të parlamentarëve të PD-së ka shëtitur nga parlamenti në Prokurorinë e Përgjithshme e anasjelltas. Edhe dy ditë më parë ishte vendosur që të diskutohej rreth mandateve të deputetëve. Berisha, Demi dhe Memia, por në çastin e fundit ndryshoi përsëri rendi i ditës. Për këtë deputeti Lesi kërkoi që të ruhej rendi i ditës, por Gjinushi bëri të paditurin, por megjithatë nuk e kundërshtoi deputetin. NE FAQEN 3

“E pres me shumë kënaqësi”

Berisha për takimin me Presidentin turk, Demirel Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha dje se e pret me shumë kënaqësi takimin me Presidentin e Turqisë, Sulejman Demirel. Ai foli para gazetarëve për mërzinë e tij të hershme me numrin një të shtetit turk, duke theksuar se Demirel është një mik i ngushtë për të. Në mëngjesin e punës që do ketë sot me presidentin Demirel, Berisha tha se do të diskutojmë për të gjitha problemet. Gjatë periudhës që Berisha ushtronte detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Demirel ka vizituar dy herë të tjera Shqipërinë. Gjatë asaj kohe marrëdhëniet shqiptaro-turke kanë njohur zhvillime të rëndësishme, duke u kthyer në një model për bashkëpunimin rajonal. Presidenti Demirel mbërriti dje në Shqipëri për një vizitë dyditore. Në ditën e parë të qëndrimit në Shqipëri, ai zhvilloi takime me autoritetet më të larta shtetërore dhe përfaqësuesit e partive parlamentare, si dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve të At(d)heut. A.K

Padi në gjykatë për Fatos Klosin

Shërbimi Informativ Kombëtar në Fier bushet me oficere të sigurimit të shtetit NE FAQEN 4

“Deri tani, vetëm akuza politike”

Berisha, Demi dhe Memia të gatshëm për t’u përgjigjur para drejtësisë. “Nuk i kam dhënë kurrë dhe askujt garanci dhe nuk kërkoj garanci” Nuk i njoh vetes asnjë lloj imuniteti para çdo dëshmie, fakti, dokumenti, ligji, dekreti, i cili bie në kundërshtim me ligjet kushtetuese, deklaroi lideri i opozitës NE FAQEN 3

Udhëtim misterioz i Malajt drejt Qafë-Thanës

Ministri, kryedoganieri e Ahmetaj i taksave “vizitojnë” kontrabandën Malaj, ministri i Financave, në rolin e shoferit dhe i përfoluri Bleta, kryedoganieri, në vendin e parë të fuoristradës kanë bërë xhiron e tretë brenda pesë ditëve në doganën e Qafë Thanës. Bashkë me dy miqtë e lartpërmendur ka qenë në drejtimin e një automjeti tjetër “Ford” drejtori i Tatim - Taksave të Ministrisë së Financave Ahmetaj. Të dielën udhëtimi i ministrit dhe Bletës e Ahmetajt është ndalur... NE FAQEN 5

Prokuroria bën lojën e qeverisë

Korrupsioni dhe kontrabanda ka përfshirë të gjitha institucionet shtetërore Nuk dihet me siguri nëse po hetohet drejtori i përgjithshëm i doganave, Gëzim Bleta, si dhe disa pushtetarë të tjerë, siç pretendohet nga Prokuroria e Përgjithshme, apo bëhet një zhurmë boshe për të larguar vëmendjen nga fenomeni më i rrezikshëm i kontrabandës qeveritare? NE FAQEN 4

Miratohet ndarja me parlamentin

Mblidhet aktiv i PD-së Kavajës Mblidhet aktivi i PD-së Kavajës Miratohet ndarja me parlamentin NE FAQEN 2 Shembën një palë piramida dhe ngrihen të tjera Miliona të rrëmbyera nën emrin “Ojq” NE FAQEN 7

Dje, Presidenti turk Demirel dhe nënkryetari i PD-së Pollo

Demokratët të marrin përgjegjësitë që u takojnë

Demokratët shqiptarë ndodhen sot më tepër se kurrë para sfidës së qendresës dhe mbijetesës së tyre, si i vetmi shans për rikthimin e vendit tek vlerat e mohuara nga rikthimi i barbarisë komuniste në pushtet. Vendimi i prerë dhe i papapërshueshëm i Këshillit Kombëtar për ndarjen përfundimtare me parlamentin apo qeverinë e krimit dhe të kontrabandës, është sa dinjitoz dhe fisnik, po aq edhe delikat, për shkak se rrit përgjegjësinë historike të çdo demokratit për të përmbushur misionin e të qenit opozitar. Demokratët në të gjithë Shqipërinë e kanë duartrokitur vendimin e lider-shqiptar të tyre, duke dëshmuar një përgjegjshmëri të lartë politike në përputhje me situatën tepër të rëndë që po kalon i gjithë vendi, ku gjithmonë më e goditura ka qenë sistematikisht opozita. Por vetëm mbështetja për një vendim të rëndësishëm politik është një gjest i pamjaftueshëm për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku e ka zhytur pushteti i bandave dhe i krimit dhe fare pak për t’i shkuar drejt zgjidhjeve të paraqokshme, si i vetmi shpëtim për Shqipërinë që po bie dalëngadalë në kthetrat e neodiktaturës të Fatos Nanos. Demokratët në të gjithë vendin kanë sot për mision qëndresën e palëkundur ndaj një regjimi në radhë të parë kërcënues, zhdukjen e çdo fryme opozitare në vend. Arrestimet dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, kudo që janë, nga selia qendrore, deri në fshatin më të largët, ku mungojnë rrugët dhe telefonat, duken një kundërvënie guximin dhe kurajën e tyre prej opozitari të vendosur makiavelikës së dhunës dhe të terrorit të pushtetit mbi opozitën. Plumbat, dhuna dhe kërcënimet mbi çdo anëtar të thjeshtë të Partisë Demokratike apo të opozitës në përgjithësi duhet të përjetohen si goditje mbi secilin prej nesh dhe t’i duhet të jetë edhe reagimi. Nëse deputetët e PD-së qëllohen me plumba në parlament, në rrugë apo në përmbushje të misionit të tyre, nëse aktivistët demokratë vriten, torturohen, arrestohen dhe nuk u lejohet mbrojtja me avokat, si në kohën e diktaturës, dhe në nuk reagojmë me mjetet dhe rrugët që kemi zgjedhur që në vitin 1991, kjo do të thotë se nëse do të vijë shumë shpejt radha jonë. Partia Demokratike doli nga parlamenti për të mbushur sheshet e rezistencës aktive ndaj regjimit me të inkorporuar dhe me të korruptuar të kontinentit. Deputetët e saj janë sallen e mbushur me energjisë që ende bien era barut që nga marsi i vitit të kaluar, për t’u ndarë përfundimisht me atë që në një vit më parë, në vit me radhë provoi se është një qeveri armike për të paktën gjysmën e shqiptarëve. Demokratët e lanë parlamentin për të fokusuar më shumë vëmendjen e shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar mbi krimin politik, korrupsionin, kontrabandën, trafikun e drogës dhe të gjithë të zezat e tjera që vendi i ka prej Fatos Nanos dhe prej miqve të tij në pushtet. Partia Demokratike nuk mund të qëndronte në një sallë dhe në një tryezë me ata që i kanë kthyer eksponentët, aktivistët dhe simpatizantët e saj në tabela qitjeje, duke i trajtuar njësoj si regjimi i Hoxhës të dënuarit dhe të burgosurit. Nëse ky pushtet e ka ngritur në sistem likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë, është mision i demokratëve për t’i qëndruar me të gjitha mjetet e rezistencës aktive këtij regjimi që po e kthen Shqipërinë në vitet e saj më të errëta të historisë. Nëse demokratët nuk do të jenë në krah të njëri-tjetrit, kur vëllezërit dhe motrat tona vriten, dhunohen, arrestohen dhe poshtërohen, vetëm për shkak se janë opozitarë, mbështetja e tyre për vendimin e drejtë të Këshillit Kombëtar nuk do të ketë asnjë vlerë reale. Duke përcaktuar njëri-tjetrin demokratët shqiptarë do të minimizojnë terrorin dhe presionin e shtuar mbi ta në një pushtet që po shkon me shpejtësi drejt neodiktaturës. Qëndresa e gjithësecilit është në këtë shpëtimi jo vetëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës në përgjithësi, por edhe çlirimi i vendit nga demonët e rinj të së keqes që nuk po ndalen për asnjë çast në makinerinë e tyre. Rezistenca e demokratëve, është ndërlidhje e domosdoshme për të frenuar daljen e grabitjen, kontrabandën, trafikun e drogës dhe të zezat e tjera që po lulëzojnë falë bashkësisë ekstreme të qeverisë me të korruptuarën kontinent. Nëse Banka Botërore, trojka parlamentare europiane, BE dhe institucioni me të rëndësishëm të perëndimit e kanë dënuar regjimin e Nanos me etiketen e gjeneratorit të krimit dhe të korrupsionit, opozita e ka për obligim t’i shkurtojë ditët këtij regjimi për t’i kthyer vendit normalitetin. Duke mbrojtur në radhë të parë veten, njëri-tjetrin, institucionet e shtetit të opozitës, demokratët e kanë më të lehtë të kryejnë misionin e tyre historik për rrëzimin e neodiktaturës së Fatos Nanos, që në pak kohë e ka futur Shqipërinë në librin e rekordeve të zeza.