19/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 korrik 1998

Serbët hedhin predha në Shqipëri

Lufta në Kufi. Të paktën 80 të plagosur në kufirin shqiptar, pas bombardimeve serbe. Flitet për shumë shqiptarë të vrarë Një numër i madh shqiptarësh, kryesisht gra dhe fëmijë të shoqëruar nga pjesëtarë të UÇK-së u bombarduan nga artileria e rëndë serbe, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut, ndërsa po kalonin kufirin për t’u vendosur në Shqipëri. Një numër i madh shqiptarësh, kryesisht gra dhe fëmijë të shoqëruar nga pjesëtarë të UÇK-së u bombarduan nga artileria e rëndë serbe, në vendin e quajtur Rrasa e Zogut, ndërsa po kalonin kufirin për t’u vendosur në Shqipëri NE FAQEN 4

Ja si u manipuluan protestat

Dosja e zezë e Sarandës. Si nisi rebelimi dhe kush ishin menaxherët e firmave piramidale SPECIALE NE FAQEN 5

Miting i jashtëzakonshëm në qytetin antikomunist. Mijera shkodrane kërkojnë rrëzimin e Nanos dhe klikës së tij

Shkodra: Ik, qeveri e krimit!

Ja Grabitjet e mëdha të pushtetarëve: Fatos Nano po blen Fabrikën e Konjakut të Kompanisë “M.Leka”. Arben Malaj ka marrë 2 720 000 USD nga “Cenaj” dhe është bërë pronar i Frigoriferit Vlorë. Bashkim Fino ka marrë 120 000 USD nga Gjallica dhe Vefa. Farudin Arapi ka marrë 130 000 USD nga “Benaj”. Partia Socialiste ka marrë 51.000 USD nga “Driza”. Zëri i Popullit ka marrë 420 000 USD nga Gjallica, Xhaferri, Populli, VEFA. Skënder Gjinushi ka marrë 120 milionë lireta dhe 50 000 USD nga Gjallica e Cenaj. Namik Dokle ka marrë 150 000 USD nga Gjallica, VEFA NE FAQEN 2

“Bashkimi për Demokraci” denoncon hajdutët e veshur me pushtet

“Bashkimi për Demokraci” denoncon kryeministrin Fatos Nano për blerjen që po i bën nëpërmjet Gazmend Demit, me një vlerë prej një të tretë të çmimit, fabrikës së konjakut të kompanisë “M. Leka”. “Bashkimi për Demokraci” në një sërë konferencash shtypi ka denoncuar këtu para jush fshirjen nga lista dhe fshehjen që kryeministri Nano u bëri emrave të 182 deputetëve, ministrave, zëvendësministrave dhe zyrtarëve të lartë të PS, të cilët në kundërshtim me vendimet e qeverisë së së bashku me krushqit dhe njerëzit e tyre kanë grabitur rreth 120 milionë dollarë dhe transferuar edhe në bankat e huaja shuma nga depozitat e ngrira të kompanive rentiere. Ne kemi denoncuar para jush ministrin Malaj si menaxher dhe drejtor studimesh në kompanitë rentiere “Cenaj” dhe “Global Food”, e kemi denoncuar atë si një hajdut që ka grabitur nga kompania Cenaj 720 mijë dollarë në emër të tij dhe Ble?ar Comos dhe së bashku me të tjerë rreth 2 milionë dollarë nga të tjerë sipas dokumentase të pakontestueshme. Malaj është denoncuar nga ne se me paratë e kompanisë “Cenaj” duke korruptuar një zyrtar të agjencisë së privatizimit ka blerë pasi është bërë ministër me emrin e një kushëriri të tij Divjandri, Frigoriferin e Vlorës. Ky bandit në qeveri në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS ka kërcënuar, me zhdukë fizikë nëpërmjet bandave të tij, deputetë të PS, gjatë analizës së dosjes së dorëzuar nga Presidenti Meidani. Ne kemi denoncuar me konferencat tona të shtypit F. Arapin si menaxher i firmës “Benaj” dhe si njeri që ka përfituar nga kjo firmë 130 mijë dollarë dhe që së bashku me vëllanë dhe kunatin e tij, Arapit kanë grabitur nga kjo firmë një çerek milioni dollarë. Kemi denoncuar Kristo Goxhin për transferen e 520 milionë drahmi nga firma “Cenaj” në Greqi, dhe disponojmë dokumente për transferat në shumën 1 miliardë e 200 milionë drahmi në bankat greke. Kemi denoncuar PS e cila vetëm nga Driza ka marrë në 1996, 51.000 mijë dollarë për shtypjen e paligjshme të letrave me vlerë jashtë shtetit, gazetën “ZP” për 420 mijë dollarë të marra nga kompania “Gjallica”, “Xhaferri”, “Populli” dhe “Vefa”. Kemi denoncuar Gjinushin së bashku me motrën kanë grabitur nga kompanitë “Gjallica” dhe “Cenaj” para të marra para kohe dhe që u përkisnin rreth 120 milionë lireta dhe 50 mijë dollarë, Doklen që vetë direkt nga kompanitë “Gjallica” dhe nga “Vefa” nëpërmjet një familjari të tij të karrierës shumën e 150 mijë dollarëve, Finon për 120 mijë dollarë të marra nga “Gjallica” dhe nga një biet? e Adipretrol si bashkë me Gjallicën Malaj, që cilin ndaj edhe e dogjën. Por ne sot jemi para jush pasi kemi denoncuar gjithashtu se qeveritarët e sotëm me në krye Fatos Nanon kishin përgatitur me kohë skemën e blerjes së të gjitha objekteve fitimprurëse të kompanive rentiere me paratë e pista të fituara dhe të grabitura në këto kompani. Ne kemi kundërabres dhe paratë e grabitura në këtë i kemi parë. Në këtë garë hajdutërie kryeministri Nano nuk i lëshon vendin kurrë; por vendosi i pari, kësaj here jo me Malajn por me lejtnantin e tij tjetër Gazmend Demi që kapi siparin e blerjes së këtyre pronave. Kryeministri ka zgjedhur për këtë blerësi i parë fabrikën e konjakut “M. Leka” me shumë 3.2 milionë dollarë apo një të tretën e vlerës reale, një hajdut ndërkombëtar i implikuar në këtë grabitje dhe hajdutëve 700 mijë dollarë nga kjo blerje por ai u kërkoi për qeverinë i cili ka vendosur që kompaninë “Sikertis” nga kyemë ne vete se tij. “Bashkimi për Demokraci” duke denoncuar kryeministrin Nano për këto ato të turpshëm, në paligjshmëri paralajmëron mafien politike shqiptare, blerësit e pronave të kompanive rentiere se çdo akt shitblerje i këtyre pasurive do konsiderohet vjedhje dhe grabitje dhe autorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë.

Foto: A. FUSHA Nga mitingu i djeshëm në Shkodër

UÇK merr nën kontroll Rahovecin

Vazhdojnë luftimet e ashpra në Kosovë PRISHTINË, 18 korrik - UÇK ka vënë nën kontroll një pjesë të qytetit të Rahovecit (Gjakovës) me popullsi 30 mijë banorë. PRISHTINË, 18 korrik - UÇK ka vënë nën kontroll një pjesë të qytetit të Rahovecit (Gjakovës) me popullsi 30 mijë banorë, një pjesë e madhe e të cilëve, sipas burimeve serbe, në Rahovec, të cilat filluan të premten, vazhduan edhe dje në mëngjes. Situata është “shumë serioze” në këtë qytet, me rreth 15 000 banorë, deklaruan të rejat burime, sipas të cilave guerilët shqiptarë kanë pushtuar qendrën shëndetësore të qytetit. Rahovecit ndodhet në një rajon, ku UÇK-ja është shumë e fortë. Burime shqiptare njoftuan që të premten sulmet e luftëtarëve të UÇK-së hyjnë në Rahovec në orën 17 00 lokale (15 00 GMT) dhe se morën nën kontroll një pjesë të qytetit dhe se luftimet vazhdojnë. Është hera e parë që UÇK-ja pushton një pjesë të një qyteti dhe jo një periferi ose një lagje të tij. Ndërkohë qyteti është marrë plotësisht nga UÇK në orët e pasdites së djeshme.

Arka e shtetit humbet 75 milionë dollarë

Doganat vjelin vetëm 43 % të saj, megjithëse taksat doganore janë më të larta se një vit më parë NE FAQEN 7

“Ka kontrabandë dhe kontrabandistë”

Pëllumbi: Konferenca e PS-së në Tiranës, është një formalitet “Në qoftë se do të ishte anëtar i KPD-së atëherë si probleme kryesore do të shtronte atë të korrupsionit dhe dhe kontrabandës”. “ Në qoftë se do të ishte anëtar i KPD-së atëherë si probleme kryesore do të shtronte atë të korrupsionit dhe dhe kontrabandës”. NE FAQEN 3

Kurrë më në parlamentin e gjakosur

U zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të FRPD Marja e masave konkrete dhe veprimet që duhen ndërmarrë për zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar të PD, ishte dhe në qendër të mbledhjes së Këshillit Kombëtar. NE FAQEN 2

Socialistët e Tiranës akuzojnë Nanon

Pëllumbi duartrokit pas shan Nanon, kryesinë dhe komitetin drejtues Kryeministri vazhdon të zhvillojë pa-përgjegjshmërinë e tij në partneritet të plotë me organizmat e mafias shqiptare dhe rajonale. Kryeministri vazhdon të zhvillojë pa-përgjegjshmërinë e tij në partneritet të plotë me organizmat e mafias shqiptare dhe rajonale NE FAQEN 3

Viti VIII I botimit Nr. 126 (1985) E DIEL 19 Korrik 1998 Çmimi: 20 lekë 1000 lireta 250 drahmi

Bundo paralajmëron rrezikun e “një grushti shteti”

Lajmërim

Ditën e mërkurë, datë 22.07.1998, ora 11.00 në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, zhvillohet takimi i tretë kombëtar i të zgjedhurve lokale, përfaqësues të grupimit “Bashkimi për Demokraci” për të analizuar dhunën që pushteti qendror vazhdon të ushtrojë ndaj të zgjedhurve lokalë si dhe masat që do të ndërmerren për t’i prerë rrugën asaj.