22/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 korrik 1998

Nesër, protestë para parlamentit

“Bashkimi për Demokraci” organizon nesër, më datë 23 korrik 1998, ora 10.00, do të organizojë një tubim para godinës së Parlamentit në Sheshin “Fan S. Noli” për të protestuar kundër vrasjeve, burgosjeve politike ndaj opozitarëve dhe kundër terrrit informativ.

Të premten, tubim proteste para RTSH

Ditën e premte, datë 24 korrik 1998, ora 19.00, organizohet po nga “Bashkimi për Demokraci” një tubim proteste para godinës së RTSH në Sheshin “Italia” kundër terrrit informativ dhe mos zbatimit të “Amendamentit Arnbori”.

Pas djegies së qytetit, masakër mbi ushtarët

Imami, Peshkëpia, Ruçi e Brokaj komandojnë në distancë SPECIALE NË FAQEN 7

Nis grabitja qeveritare e pronave të kompanive

Pashko hedh 11.5 milionë lekë letra për të poseduar një fabrikë të VEFA-s NE FAQEN 5

Neodiktatura ligjëron terrin informativ

Projektligji për Radio-Televizionin publik dhe privat nuk përfshin Amendamentin Arnbori. Reagojnë deputetët e PD-së Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Trojka Europiane Parlamentare i dhanë mbështetje të madhe Amendamentit Arnbori dhe i kanë kujtuar vazhdimisht qeverisë që të respektojë marrëveshjet e lidhura me opozitën NE FAQEN 3

Banka Botërore paralajmëron Nan(o)n: “Zyrtarët e korruptuar të ikin”

Rahoveci, Srebrenica e Kosovës

Të paktën 100 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar. Humbje të rënda pëson edhe ushtria serbe Rahoveci, Srebrenica e Kosovës

Policia fsheh vrasësin

I jepet lamtumira e fundit Lulëzim Çollakut NE FAQEN 4

Kondi: “Kjo Qeveri”

Ministri i Drejtësisë pohon në një konferencë shtypi se, korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e drejtësisë shqiptare

Kondi: “Kjo Qeveri është e korruptuar”

Ministri i Drejtësisë pohon në një konferencë shtypi se, korrupsioni është shtrirë në të gjitha nivelet e drejtësisë shqiptare “Kjo Qeveri është e korruptuar” Ministri Kondi shprehet se, deri tani ka marrë vetëm lavdërime nga Presidenti dhe Qeveria për vendimet e tij në largimin nga puna të gjyqtarëve dhe punonjësve të hipotekës së Tiranës NE FAQEN 4

Nano përdor SHIK-un për t’u veshur “patriot”

Segmente sigurimsash dhe gazetarësh të rekrutuar në ndihmë të kryeministrit Kryeministri kërkon të lajë duart pas qëndrimeve të papërgjegjshme ndaj problemit të Kosovës Segmentet e SHIK-ut janë aktivizuar këto ditë për të inskenuar histori të rreme që kanë në qendër të vëmendjes aktivitetin “patriotik” të kryeministrit Fatos Nanos, në përpjekje për të minimizuar padrënjësinë dhe dhunën që kryeministri qendrim e këtij të fundit ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë. Në këtë lojë të pistë është futur edhe pjesa e shtypit qeveritar shqiptar që bën lidhje të shkurtër me sigurimsat e kthyer në SHIK-un e Fatos Klosit, me anë të disa gazetarëve apo gazetave lehtësisht të përdorshëm. Pas sajesës së trashë të arrestimit të një të riu kosovar me banim në Beograd, i cili sipas shtypit afër qeverisë, kishte tentuar të hynte në vilën e kryeministrit, raportet e posaçme të SHIK-ut po përpiqen të krijojnë përshtypjen se opozita po nxit një fushatë kundër Nanos tek shqiptarët e Kosovës. Disa gazetarë që bashkëpunojnë hapur me SHIK-un kanë ditë që shkruajnë si të vërtetë për këtë çështje që ekziston vetëm në mendjen e Fatos Nanos dhe të Fatos Klosit, ndërkohë që është vetë kryeministri shqiptar i cili e rimon atë në takim me ministrin grek të Jashtëm grek, Teodoros Pangallos. I mbetur gjithmonë në fund osi i përbuzur për qëndrimet e tij apatike ndaj problemeve shqiptar, Fatos Nano po përpiqet duke interesant para përendimorëve me karen e akuzave ndaj Partisë Demokratike. Në takimin me Pangallosin ai u ankua se opozita po nxitë shqiptarët e Kosovës kundër qeverisë së Tiranës, duke iu referuar këshillu arkiv [?] që i kishte porositur vetë me anë të oficereve të rinj të SHIK-ut që kontrollojnë disa faqe të gazetave të përditshme qeveritare. Në kohën që prej tij pritet një linjë e qartë për atë që po ndodh në Shqipëri dhe në rajon, kryeministri shqiptar po tregon me gjithë paaftësinë si akuzë për të gjithë të këqijat që po ndodhin për shkak të mosveprimit dhe të qeverisjes së keqe, ndërkohë që Partia Demokratike ka bërë edhe diversion përfundimtar me pushtetin ilegjitim të ish-komunistëve shqiptarë. Kuptohet që një gjë e tillë shtakton tërësisht të perëndimorët që vijnë në Shqipëri, të cilët nuk prasin të informohen për situatën nga artikujt që piloten prej SHIK-ut në shtypin qeveritar. Përveç faktove të drejtpërdrejta me Partinë Demokratike dhe opozitën në përgjithësi—Europa ka edhe dhjetëra mënyra të tjera për të mësuar se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe në kufirin e saj verior dhe cili është roli i Tiranës zyrtare në këtë mes. Historitë me kosovarë të arrestuar para vilës së kryeministrit mund të jenë të besueshme vetëm për ndonjë pensionist fanatik të Partisë Socialiste që kupton vetëm gjuhën e vjetër të “Zërit të Popullit”, por ato nuk mund të shkojnë më tej. Sepse të mendosh që Fatos Nano është i rrezikuar nga Beogradi për qëndrimet e tij për Kosovën, është një gënjeshtër e trashë, po aq sa edhe akuzat e fundit të Nanos për opozitën në takimet e tij me perëndimorët. A.GJ.

Berisha, drekë pune me ambasadorin zvicerian

Dje, lideri i opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, ishte i ftuar për drekë nga ambasadori i Zvicrës në Tiranë, zoti Fëler. Gjatë kësaj dreke u diskutua gjerësisht për gjendjen dramatike në Kosovë, luftën që po zhvillohet atje, synimet e Millosheviçit dhe domosdoshmërinë e një qëndrimi ndërkombëtar më të shpejtë, më aktiv. Po kështu u diskutua për gjendjen në Shqipëri, krizën e thellë ekonomike dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm të gjendjes. Dreka kaloi në një frymë të hapur dhe miqësore.

Europa fundos Nanon

Dështojnë konferenca e donatorëve për Shqipërinë Sipas paralajmërimeve të qeveritarëve, dje ishte paralajmëruar për t’u mbajtur në Tiranë një konferencë e donatorëve të vendeve të Komunitetit Evropian, e cila do të vendoste mbi ndihmat, që do t’i jepeshin Shqipërisë. Në të vërtetë, dje në Tiranë nuk u mbajt asnjë konferencë e këtij tipi. Dje në Tiranë nuk kishte asnjë donator të komunitetit... NE FAQEN 3

“Koha Jonë” gazetë e Gaz Demit

Ja sa mijëra dollarë e pagoi kryeborrtari i kryeministrit mosfalimentimin e gazetës “Koha Jonë” “Në krye të sektorëve të rëndësishëm të gazetës është emëruar ekipi i zëdhënësit të tij, Ben Blushi” NE FAQEN 3

Nano në pazar me ish-bosët e “Gjallicës”

Gani dhe Shemsie Kadria kërkojnë pafajësi në këmbim të heshtjes së tyre për qeveritarët e sotëm që kanë marrë miliona nga piramidat. Përgjegjësia të bjerë e gjitha mbi Gërxhallin. Në lojë edhe prefekti i Vlorës, Tare Hamo, i cili ka marrë për vete 48 mijë dollarë, pa pasur asnjë depozitë tek “Gjallica” Takim i fshehtë i Lefter Petoshatit me Skënder Gjinushin NE FAQEN 2

Dje, në Rahovec REUTERS

Nanon: “Zyrtarët e korruptuar të ikin”

Banka Botërore deklaroi dje nëpërmjet një njoftimi zyrtar se qeveria duhet të luftojë me përkushtim korrupsionin në vend dhe është shumë e rëndësishme që falë këtij përkushtimi të vazhdueshëm të rritet mirëqenia e shqiptarëve. Një ditë më parë përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë bërë një takim kokë më kokë me Kryeministrin dhe stafin e tij... NE FAQEN 5

Sot, takimi i të zgjedhurve lokalë të “Bashkimit për Demokraci”

Takimi i tretë Kombëtar i të zgjedhurve lokalë të grupimit politik “Bashkimi për Demokraci” do të zhvillohet sot, datë 22. 07. 1998 ora 11⁰⁰ në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit (Pallati i Kulturës). Krahas të zgjedhurve lokalë, në takim do të marrin pjesë edhe anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike.