“Bashkimi për Demokraci” organizon sot, më datë 23 korrik 1998, ora 17.00, një tubim para godinës së Parlamentit në Sheshin “Fan S. Noli” për të protestuar kundër vrasjeve, burgosjeve politike ndaj opozitarëve dhe kundër terr[it?] informativ.
Nesër, tubim para RTSH
Nesër, më datë 24 korrik 1998, ora 19.00, organizohet po nga “Bashkimi për Demokraci” një tubim proteste para godinës së RTSH në Sheshin “Italia” kundër terr[it?] informativ dhe mos zbatimit të “Amendamentit Arbnori”.
Berisha: Ja si do ta mundim neodiktaturën
Ka ardhhur ora e trimërisë, guximit dhe kurajos së demokratëve
NE FAQEN 2
Die në takimin kombëtar të pushtetarëve lokalë
Zero, investimet e huaja në Shqipëri
Investitorët ikin nga sytë, këmbët. Shqipëria, çadër e krimit ekonomik
Likujdohet Qendra e Investimeve të Huaja
NE FAQEN 5
Policia masakron një 13-vjeçar
Dhuna policore shtrihet edhe ndaj fëmijëve të demokratëve
Në komisariat, policët i kli(th?)nin djalit tim fëmijë duke e rrahur: “Ju demokratët do t’ju zhdukim, jeni shtëpi demokrat(i?) dhe do t’ju zhdukim me farefis”
PLL: Të rrëzojmë qeverinë
Spahia: Nuk i njohim blerësit e pronave të kompanive
Qeveria ka izoluar pushtetin lokal
Dje, në takimin kombëtar të pushtetarëve lokalë
Rezolutë e takimit të tretë Kombëtar të të zgjedhurve lokalë të grupimit politik “Bashkimi për Demokraci”
Qeveria ka izoluar pushtetin lokal
Në, të zgjedhurit lokalë shqiptarë, përfaqësues të “Bashkimi për Demokraci”, të mbledhur në Tiranë më 22.07.1998, analizuan situatën në përgjithësi dhe qëndrimin e pushtetit qendror ndaj pushtetit lokal në përfundim nga takimi i dytë në takimin e tretë të të zgjedhurve lokalë.
Të bindur se parimi i vetëqeverisjes lokale, i decentralizimit, i zgjedhjeve të lira e të drejta jo vetëm që janë parime universale të shoqërive moderne europiane, por edhe norma të dispozitave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, si edhe të përkushtuar për t’i shërbyer sa më mirë e me çdo mjet popullit të zonave tona, konstatojmë se:
“Dhunа, terrori, presioni e keqtrajtimi i të zgjedhurve lokalë, është kthyer në një dukuri normale të veprimtarisë së qeverisë shqiptare.
Shkarkimi i paligjshëm i z. Vladimır Babo, kryetar i këshillit të rrethit të Korçës, z. Hysen Kulla, kryetar i këshillit të rrethit të Gramshit dhe indiferenca e vetë qeveritarëve për të rikthyer në detyrë kryetarët e ligjshëm, edhe kur OSBE, e organizma të tjera të huaja kanë dalë në mbrojtje të të zgjedhurve lokale shqiptarë, vërteton rolin e qeverisë shqiptare jo në mbrojtje të të zgjedhurve lokale, por në thyerjen me dashje të ligjeve kushtetuese, të normave ndërkombëtare e të parimeve të shtetit të së drejtës, të sovranitetit të popullit e sistemit pluralist.
Bllokimi i vazhdueshëm e pa precedent i buxhetit ka krijuar një asfiksi të plotë të organeve të pushtetit lokal, administratave, programeve të tyre të vështirësimit të tyre.
Propaganda e njëanshme dhe e qellimshme e Televizionit Shtetëror cenon rëndë autoritetin e të zgjedhurve lokalë, dezinformon opinionin publik, duke cenuar të vërtetën, lirinë e fjalës e shprehjen e lirë të mendimit.
Këto veprime të qeverisë e vëgëve të saj kanë bërë thuajse të pamundur ushtrimin e mandatit të të zgjedhurve lokale të dalë nga zgjedhjet e lira, e barabarta e të drejta të 20 tetorit 1996 si dhe barazimin e së drejtës për të qenë në organet e zgjedhura të rretheve, të bashkive e komunave tona duke mos na lënë mundësinë t’i kërkojmë popullit besimin që ai na ka dhënë. Për sa më sipër
Deklarojmë denoncimin që z. Al-
1. Miratojmë denoncimin që z. Al-
...bert Brojka i bëri marrëveshjes së bashkëpunimit Brojka-Majko pasi ajo asnjëherë nuk është respektuar nga qeveria shqiptare, përkundrazi dha shërbyer për të maskuar veprimet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare kundër të zgjedhurve lokalë, kundër jetës e autoritetit të tyre të ligjshëm, kundër qytetarëve e institucioneve në shërbim të tyre.
2. Nuk do të lejojmë marrjen e kompetencave e ushtrimin e tyre në mënyrë të paligjshme nga ana e qeverisë shqiptare me qëllime thjesht politike e në rrugë abuzive.
3. Çdo qëndrim i yni, në mbrojtje të interesave e të drejtave tona të ligjshme, nuk do të cenojë aspak interesat e qytetarëve, por, por i shërben fitoreve së demokracisë në Shqipëri dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
4. I kërkojmë me vendosmëri qeverisë të rikthejë urgjentisht në detyrë kryetarët e rretheve Korçë e Gramsh si dhe të dënojë fajtorët brenda kabinetit qeveritar. Deri në realizimin e kësaj kërkese:
- Nuk do të marrim pjesë në asnjë mbledhje të këshillave administrative të prefekturave.
- Nuk do të pranojmë asnjë detyrë të pa bashkuar me ligj dhe që na imponohen nga qeveria dhe institucionet e tjera qendrore.
- Nuk do të marrim pjesë në asnjë takim protokollar, në asnjë pritje-përcjellje të funksionarëve të qeverisë qendrore dhe do të komunikojmë vetëm me shkrim.
- Këshilltarët e grupimit politik “Bashkimi për Demokraci” të këshillave të rretheve Korçë e Gramsh do të ngrijnë pjesëmarrjen në punimet e këtyre këshillave lave të rretheve.
5. Në rast të moskthimit në detyrë të kryetarëve si dhe mosndalimit të dhunës e presionit, ndaj të zgjedhurve lokalë, do të rivlerësojmë në takimin e ardhshëm, qëndrimin për të shkallëzuar më tej veprimet, në mbrojtje të kërkesave tona të ligjshme, duke ulur në minimum çdo do të ndërpresim çdo komunikim direkt me qeverinë, në mbrojtje të kërkesave tona të ligjshme.
6. Këshilli Koordinues i “Bashkimi për Demokraci” si dhe Komiteti Koordinator i shoqatave të të zgjedhurve lokale do të bëjnë të njohur këtë rezolutë brenda dhe jashtë vendit.
Ballistët divorcohen me Abaz Ermenjin
20 degë të Ballit shpallin krijimin e Partisë së Djathte të Ballit Kombëtar
Balli Kombëtar do të riorganizohet mbi bazën e një komisioni organizator nismëtar për t’u legalizuar në Ministrinë e Drejtësisë si një parti e djathtë Balli Kombëtar në traditën e themeluesit të saj Mid’hat Abdyl Frashëri.
Ermenji që dje mbeti vetëm në idenë e tij agrare dhe fraksionin tradicional agrar të Ballit që ka ekzistuar në Diasporë për 50 vjet
NE FAQEN 3
Policia: “S’kemi punë me dëshmitarët okularë”
Pushkatimi i Lulëzim Çollakut ka qenë një skenar i përgatitur. 51-vjeçari Kotorri arrestohet për të humbur gjurmët e vrasësit
Pushkatimi i Lulëzim Çollakut ka qenë një skenar i përgatitur.
51-vjeçari Kotorri arrestohet për të humbur gjurmët e vrasësit
Policia: “S’kemi punë me dëshmitarët okularë”
Vëllai i të arrestuarit shprehet se, Oficeri i policisë që mori në pyetje Haxhi Kotorrrin, përpiloi një procesverbal sipas dëshirës së tij, por Haxhiu nuk e firmosi sepse ai nuk ka dorë në vrasjen e Lulit, ndërsa oficeri e kërcënoi duke i thënë: “S’ke faj ti, por po të ishte koha e Enver Hoxhës, dinim ne si ta rregullonim ty!”
NE FAQEN 4
Zogaj: “Sekretet e spiunët”, janë shpifje
Pas Klosit, këshilltari i Presidentit padit Lesin në Gjykatë
NE FAQEN 4
Ushtria serbe djeg shqiptarët
Krime të naziskinëve të Beogradit
Prishtinë, 22 korrik (ENTER) - Një dëshmitar nga Rahoveci, i cili arriti t’i afrohej të henën qytetit, tha se kishte takuar në Malishevë grupe njerëzish, si-domos gra, fëmijë, e pleq, por edhe bur-ra e të rinj nga Rahoveci.
Prishtinë, 22 korrik (ENTER) - Një dëshmitar nga Rahoveci, i cili arriti t’i afrohej të hënën qytetit, tha se kishte takuar në Malishevë grupe njerëzish, si-domos gra, fëmijë, e pleq, por edhe burra e të rinj nga Rahoveci. Ai përkujtoi se sulmi i forcave serbe dhe pastaj përlesh-jet në qytet filluan të premten. Atë pas-dreke, afër vendit të quajtur...
NE FAQEN 6
Të bashkohemi për pavarësinë e Kosovës
Kryeministri Bukoshi takon të plagosurit në Spitalin Ushtarak të Tiranës
NE FAQEN 3
Të djathtët e Elbasanit dënojnë qeverinë
Korrupsioni dhe kontrabanda shtojnë të papunët dhe varfërinë
NE FAQEN 3
Si të mbijetojmë nga vapa
Dekalogu për të mos vuajtur shumë
NE FAQEN 8
Nano: “Armatosni dhe hidhni në veprim të gjithë militantët tanë”
Njerëz me maska të huaja... [teksti i imazhit është i palexueshëm]
Nano: “Armatosni dhe hidhni në veprim të gjithë militantët tanë”
SPECIALE NË FAQEN 7
PD shpallos platformën e re të qëndresës në takimin kombëtar me të zgjedhurit lokalë të “Bashkimit për Demokraci”