26/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 korrik 1998

Elbasan, 4 mijë sindikalistë paralajmërojnë grevë

Kombinatin Metalurgjik e kërcënon falimenti. Qeveria shet lëndën e parë tek të huajt NE FAQEN 6

Kontrabanda në dogana drejtohet nga qeveritarët

Doganierët shpërblehen për meritokracinë e pasurimit të pushtetarëve NE FAQEN 4

Imami dhe Peshkëpia: “Marshoni drejt Tiranës”

Dosja e zezë e Stradës. Ata që sot janë në pushtet, dje kërkonin të shëmbenin Parlamentin e t’i jepnin një mësim të mirë kryeqytetit SPECIALE NE FAQEN 5

Komunikimi me shkresa nuk është bojkot i PD-së

“Nëse qeveria nuk rikthen në detyrat e tyre kryetarët e Këshillave të Rretheve Korçë dhe Gramsh, pushtetarët lokalë të radhëve të opozitës do të përshkallëzojnë protestën” Berisha: Kërkesa e PS-së për zgjedhje lokale është disfate totale. Opozita nuk tërhiqet para kërcënimeve të qeverisë

Qeveria, ose klani mafiozo - ekonomik

Mbledhja e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste evidentoi qartë krizën e partisë qeveritare që nga pikëpamja qeverisëse ashtu edhe nga ana institucionale. PS tani nuk ka pamjen e një organizmi politik por një organizmi interesash personale të njerëzve që janë në krye të saj. Këto interesa shfaqen në tërësi jo si interesa problemore që lidhen me përparimin institucional të vendit por me strukturimin e një mafie në pushtet, e cila është e lidhur ngushtësisht me mafian rajonale nga edhe merrte përvoja. Qëllimi i fundit është ndërtimi i një hierarkie ekonomike me bazë praktikat e mafias gjë e cila do të ndërtonte një pushtet ekonomik pavarësisht faktit nëse është në dorë të tyre pushteti politik apo jo. Edhe mbledhja e dy ditëve më parë e komitetit drejtues të Partisë Socialiste e zhvilluar në këtë plan dhe pozicioni apo debati i suaj për pikërisht në ndeshjen që strukturat të veçanta të partisë bëjnë për të kapur sa më shumë sipërfaqe në ndërtimin e këtij pushteti mafioz ekonomik. Përseri aktorë kryesorë të debatit ishin Arben Malaj, Fatos Nano dhe pjesa e mbetur pa pushtet politik brenda Partisë Socialiste. Megjithë tërheqjet e dukshme nga një debat i qartë përseri nuk u arrit të mbahej fëshkur ajo që zien brenda strukturave drejtuese të PS-së, implementimi në kon-rabandë dhe krimet e tjera ekonomike për fitimprurës të gjitha palëve që operojnë ndryshe nga njëra-tjetra në veprat politike. Duket se debati i hapur gjatë ditëve të fundit në shtyp lidhur me kontrabandën nuk ka qenë shumë frytdhënës, gjë që e ka kaluar atë në fazën e diskutimit dhe marrëveshjeve mes palëve të ndryshme, por gjithësej të interesuara dhe të inkriminuara njësoj në të gjitha historitë mafioze të këtij viti në Shqipëri. Më të dukshme e bën këtë gjë heshtja e Zabit Brokajt dhe deri diku edhe heshtja e debatit mes Bundos e Sherifi me Malajn. Ish – ministri i Mbrojtjes kohë më parë është shprehur për një shtet të instaluar mafioz, ndërkohë që prej asaj dite janë publikuar me dhjetëra ngjarje korruptive kriminale dhe të përfshirë në engjarje të tilla. Por megjithatë nuk nale të drejtuesve qeveritarë. Por edhe më të dhen? Pjesa ashtu si edhe janë në pritje të saj skuadra e Sevçenatolizë brenda PS-së. Ndërsa kjo pjesë e drejtuar me PS-së në herët ka bërë luftarien përpara komitetit drejtues, ndonëse anëtar i saj që nuk qenë përpara nga më të zharghonin e kontrabandës apo krimeve të tjera ekonomike kanë dalë nga tema duke diskutuar edhe për mundësinë e zgjedhjeve të reja lokale. Deputeti Jupë është përfaqësues tipik i kësaj shtrese që ende pret përkundjes personale nga partia e tij. Natyrisht, brenda një pjese tjetër nuk është vetëm me kulmin e pasurimit të saj, pjesa tjetër do të kërkojë të pakten heqjen. Mbretëi dytë e qeverisëse së ardhshme demokratike të besh transparencën e pasurisë së tërë qeverisëve të Nanos duke bërë të mundur me këtë rast edhe vëzhgimin e gjithë aseteve mafioz në Shqipëri. Vjedhja e bërë deri tani e kalon buxhetin e shtetit për një vit, duke shuar këtë edhe mundësinë e grabitjes së pasurive të firmave rentiere të cilat janë futur në projektet e vjedhjeve të mëdha. Partia Socialiste nuk ka asnjë fuqi që të përballojë një instalim të tillë të mafias edhe në rastin më të mirë nëse e ka një të tillë. Aktualisht askush nga kjo pjesë e politikës nuk ku dhënë një shenjë shqetësimi përveçse debateve që përfundon me konformizëm në kurriz të shqiptarëve. Milionat e dollarëve tani nuk shkojnë as për rrugët, as për ujin, as për kredisë por veçse në vendosjen e një kland mafioz ekonomik tepër i rrezikshëm për fatet e demokracisë në Shqipëri. S.NEZA

UÇK rritet me shpejtësi

Dosje për ndërshkimin e qeverisë Nano

Së shpejti në Tiranë, dy raporterë të Këshillit të Evropës Së shpejti do të mbërrijnë në Tiranë dy raporterët e Këshillit të Evropës, Kolumberg dhe Besostri, kështu mësohet nga një letër që presidentja e Asamblesë Parlamentare të KE zonja Leni Fisher i dërgon zotit Genc Pollo, nënkryetar i PD. Siç thuhet në këtë letër të zonjës Fisher, dy raporterët Kolumberg dhe Besostri, raporterë të Komitetit të Çështjeve Legale dhe të Drejtave të Njeriut, do të rivijnë në Shqipëri para sesionit të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të KE duke synuar kryesisht zgjidhjen e konfliktit të lindur midis Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë aktuale shqiptare. Raporterët kanë marrë përsipër të vij në Shqipëri me 18 dhe 19 shtator ...Unë shpresoj, thekson në letrën e saj zonja Fisher, se ata do të përdorin detajet dhe dokumentet e ndryshme për të përgatitur misionin e tyre në një rrugë sa më të mirë. Zonja Fisher i kërkon zotit Pollo që çdo material që ai e gjykon të vlefshëm rreth kësaj çështjeje t’ia dërgojë edhe raporterëve. Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe kufirin shqiptar janë gjithashtu një shqetësim i zonjës Fisher. Ajo uron dhe shpreson që PD-së bashku me të gjitha forcat e tjera mund të kooperojë me komunitetin Ndërkombëtar që të analizohet përshkallëzimi i violence, i cili mund të destabilizojë të gjithë rajonin.

Pse është pickuar klani i OJQ-ve

“Shenjtorët” gojështhurur, që grabisin ndihmat në emër të shoqërisë civile NE FAQEN 7

Pronat e Malajt, Bundos, Dokles, Gjinushit, kërcënohen nga ligi mbi piramidat Legalistët akuzojnë kryeministrin, si përcarësin e UÇK-së Përgjegjë... [?] Serbët Nano [?]

Pasuritë e zyrtarëve drejt sekuestrimit

Pronat e Malajt, Bundos, Dokles, Gjinushit, kërçënohet nga ligi mbi piramidat Pronat e Malajt, Bundos, Dokles, Gjinush-it, kërcënohet nga ligi mbi piramidat Pasuritë e zyrtarëve drejt sekuestrimit Arben Malaj, ministër i Financave, i përfolur nga partia e tij dhe opozita si përfitues i një prej piramidave shqiptare si dhe Sherif Bundo, drejtor i INSIG, ish-kryefinancieri i Partisë Socialiste ... NE FAQEN 6

Spahia: Nano inkurajon marksistët

Legalistët akuzojnë kryeministrin, si përçarësin e UÇK-së Kryeministri shqiptar si Dush an Mugosha Legalistët akuzojnë kryeministrin, si përçarësin e UÇK-së Spahia: Nano inkurajon marksistët Kryeministri shqiptar si Dushan Mugosha NE FAQEN 3

Regjimi i Nanos, terror kundër opozitës

Apel i Wolfgang Grosruck, Kryetari i bashkisë së qytetit Grieskirchen, deputet në Parlamentin austriak drejtuar Kancelarit Klima NE FAQEN 2 Televizioni i Fatos Nanos vi-jon terrin informativ dhe censurën ndaj opozitës. Dhe kamerat e tij u mbyll njëri për konferencën e shtypit të Partisë Demokratike, duke dëshmuar se i zgjedhuri i ri i Nanos, jo vetëm që nuk është më i mirë së ai që shkoi, por është shumë herë më agresiv dhe më i zi se i pari. Surveju si i Kadaresë dhe spioni i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani, Ardian Klosi, ka marrë përsipër që të cojë më tej metodat e turpshme të censurës që riktheu në Radio-Televizion paraardhësi i tij. Nuk është aspak rastësi që një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, siç ishte paraardhësi i Klosit, është zëvendësuar me një mostër tjetër të po kësaj kategorie, i cili ndryshe nga i pari, ka edhe arsye genetike për të qenë i tillë. Duke vendosur Ardian Klosin në krye të RTV, kryeministri Nano ka pasur parasysh që të mbysë çdo përpjekje të stafit aktual të institucionit për të ndryshuar diçka për mirë pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për terr informativ dhe censurë në disfavor të saj. Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të çliruar Televizionin nga censurët komuniste së fundshkullit të njëzetë. Dy ditë më parë mijëra demokratë protestuan para godinës ku tani ka spiun survejues dhe spiun i Kadaresë, Ardian Klosi, duke paralajmëruar shkallëzimin e protestës së tyre deri në zbatimin e ligjit dhe të amendamentit Arbnori nga Televizioni.

Opozita u përjashtua nga procesi kushtetues

Berisha priti në një takim konstitucionalistin grek Tsasos Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha priti në një takim konstitucionalistin grek Prof. Tsasos. Prof. Tsasos e njohu z. Berisha me parimet themelore të draftit të ri të kushtetutës dhe cilën e vlerësonte të standardeve europiane, sikundër ai theksoi se ka sjellë edhe vërejtje të karakterit teknik dhe jo substancial për këtë projekt të cilat ia ka bërë të njohura komisionit kushtetues. Berisha theksoi se ai vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Prof. Tsasos në këtë drejtim por meqë opozita u përjashtua qëllimisht nga procesi kushtetues, projekti nuk mund të jetë tjetër për opozitën veçse një projekt qeveritar. Berisha vuri në dukje se koalicioni qeveritar ka përjashtuar në mënyrë të papërgjegjshme opozitën nga procesi kushtetues. Dëshiroj t’ju rikujtoj këtu, theksoi Berisha, se pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, megjithëse ne kishim 2/3 e parlamentit nuk kemi bërë asnjë përpjekje për të bërë kushtetutën vetëm sepse mungonte opozita. Se dyti kur u nënshkrua Marrëveshja e Pajtimit Kombëtar, unë propozova hartimin e kushtetutës në trezyë të rrumbullakët dhe miratimin e saj me referendum pas zgjedhjeve, gjë që nuk u pranua nga ish-opozita. Ndaj edhe ne nuk ndërmorëm asnjë hap. Së treti, në një kohë tjetër, në një orë, parlamenti caktoi bashkëkryetarët e komisionit kushtetues duke i lejuar vetes si në Poloninë e Gomulkës ku qeveria emëronte edhe bashkëkryetarin që i takonte opozitës. Propozimet tona për të zgjedhur bashkëkryetar nga ana anëtarët e opozitës si edhe për minorancën bllokuese u ngujuan në sirtarët e kryesisë së parlamentit për shumë kohë dhe u kthyen mbrapsht me pretekstin se ato nuk ishin të qarta. Pak javë më parë, misioni triparlamentar, targjatë vizitës së tij në Tiranë rekomandoi pikërisht zëvendësimin e minorancës bllokuese me një mekanizëm të cilin ju e sugjeruat disa muaj më parë. Ne e pranuam dhe u taku am me ambasadorin Everts, kryesuesin e përfaqësuesisë së OSBE-së në Tiranë. Sipas marrëveshjes së këtij të fundit me qeverinë, në rame dakord të bëjmë propozimet për të zgjedhur bashkëkryetarin e komisionit kushtetues dhe të pranojmë plotësisht sygjerimet e Trojkës. Ndërkohë projekt-ligji për këtë qëndrim t’u dorëzojë po atë ditë në parlament, vetëm dy ditë më vonë për të mos u futur në rend të ditës, nënkryetari i parlamentit deklaroi se nuk ka ardhur gjë. Të gjitha këto dëshmojnë, theksoi Berisha, për vendosmërinë e koalicionit qeveritar për të përjashtuar opozitën nga procesi kushtetues. Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bisedën konstruktive.

Korrik, rritje e papritur e çmimeve

NE FAQEN 6

Odisea e gjyqeve politike ndaj opozitës

Pushtetarët kërcënojnë me pranga opozitarët NE FAQEN 7

Jun ik, ushtari 15 vjeçar REUTERS