04/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

4 gusht 1998

Nesër, protestë e madhe para godinës së Parlamentit

“Bashkimi për Demokraci”, organizon një protestë masive paqësore para godinës së Parlamentit në sheshin “Fan Noli”, për dy ditë me radhë, të mërkurë dhe të enjte, më 5 dhe 6 gusht 1998. Ora 19.00. Të gjithë në protestë kundër projektligjit për RTV dhe terri informativ. Të gjithë për zhbllatimin e Amendamentit Arbnori. Të gjithë së bashku kundër diktaturës qeveritare në media!

Minatorët e Bulqizës, 22 ditë në grevë të përgjithshme

Shpërthen konflikti mes punëtorëve dhe drejtorisë së ndërmarrjes NE FAQEN 5

Nano kthen vendin në plantacion droge

Shqipëria thyen rekorde në kultivimin e bimëve narkotike, përpunimin dhe trafikun e "helmit të bardhë" NE FAQEN 3

Policët me maska grabisin kambistët

Vlorë. Kambistëve u grabiten me armë mbi 100 mijë dollarë, si dhe sasi të mëdha markash, liretash, drahmash etj Vlora i është rikthyer pushtetit të komitave dhe maskave. Ata vrasin dhe grabisin me urdhër nga Tirana, si në shkurt-marsin e vitit të kaluar NE FAQEN 4

“Sekreti shtetëror” i Nanos, gijotina e shtypit

Nga Astrit PATOZI Qeveria e rekordeve të zeza ka ndërmend që t’i vendosë një barrierë të fortë shtypit dhe publikut të interesuar për bëmat dhe skandalet e pushtetarëve të rinj, të cilët kanë mërzitur historikë të klasifikimit të Shqipërisë si vend i parajsës së drogës dhe të administratës më të korruptuar të kontinentit, në vend të një viti të pushtetit të tyre. Kabineti i Nanos ka dërguar tashmë në parlament një projektligj për ruajtjen e sekretit shtetëror, i cili pritet të miratohet me urgjencë prej deputetëve të implikuar po aq sa qeveritarët në trafiqet dhe aktivitetet e paligjshme gjatë këtij viti të mbrapshtë. Projektligji i var kryeministrit Nano edhe spaletat e reja të klasifikimit të atij që nesër do të quhet sekret shtetëror, si dhe emërimin e njeriut të vet edhe spaletat e reja të klasifikimit të atij që nëse do të quhet sekret shtetëror, si dhe emërimin e njerëzve të vet që do të merren drejtpërdrejtë me ruajtjen dhe përpunimin e dokumentave sekrete. Pas miratimit të këtij ligji, është në dorë të njeriut më të pushtetshëm në Shqipëri, Fatos Nanos, që të vendosë për shembull se si përbën sekret shtetëror edhe kapja me drogë e djalit të një pushtetari në një ishull të Greqisë, ose planimetria e vilës së bllokut ku flenë bllokmenët e rinj, dhe për këtë të penalizohet gazetari apo gazeta që e ka publikuar. Ligji për ruajtjen e sekretit shtetëror, që po serviret si mbushje e një vakumi ligjor, në fakt është një goditje e rëndë që po përgatitet kundër shtypit të lirë në Shqipëri. Në kohën që gazetat e shtypit të pavarur dhe të atij opozitar po enden për herë e më shumë korridoreve të gjykatave, ligji i ri do të thotë më shumë pranga dhe më shumë represion të shtetit mbi ta. Nano dhe klani i tij, të bezdisur prej “sekreteve” të kontrabandës, të drogës dhe të ferrave të tjera, që u dalin dhe mbushin çdo ditë faqet e shtypit shqiptar, tani po kërkojnë të mbrohen duke u vënë përpara gazetarëve ligjin për sekretin shtetëror. Kuptohet që ky ligj do të funksionojë vetëm për gazetarët opozitarë dhe për njerëzit e opozitës, për të cilët edhe është formuluar në mënyrën më djallëzore, në mënyrë që të gjithë fijet të jenë në duart e kryeministrit. Ai nuk do të ketë fare lidhje me gazetat dhe gazetaret që edhe sot e kësaj dite mbushin faqet e tyre me dokumenta dhe me faksimile të SHIK-ut, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe të institucioneve të tjera që kanë lidhje me sigurinë kombëtare. Fatos Nano do të ketë të varur në qafë “mëlçinë” e sekretit shtetëror, pikërisht në kohën që gazetat e partisë së tij vijojnë të publikojnë materiale të servirura drejtpërdrejt nga burime të SHërbimit Informativ Kombëtar. “Zëri i Popullit” ka mbushur faqet e saj për ditë me radhë me fletë të përgjakura, të rrëmbyera pas masakrës së tmerrshme në ndërtesën e SHIK-ut në Vlorë, ku kanë mbetur me komitetet vrarë dhe përndjekur oficerë e rrethuar të Shërbimit Informativ Kombëtar, në shkurt të vitit të kaluar. Që pas ardhjes së Nanos dhe të klanit të tij në pushtet, shtypi qeveritar dhe ai afër saj janë furnizuar rregullisht me materiale që kanë dalë prej zyrave dalë prej zyrave të mbushura me siguri të rikthyera në punë prej Fatos Klosit. Kjo është bërë shpesh herë në mënyrë aq të trashë, sa disa gazeta kanë publikuar fletë, madje edhe me gabime ortografike, materialin e dalë nga SHIK-u. Disa ditë më parë gazeta “Koha Jonë” botoi në këtë gazetë T. Cela, një shkruaj që parashikohej që opozita të sulmonte me armë Radio-Televizionin në një prej mitingjeve të saj paqësore. Artikulli, që kishte hapur gazetën, ishte shkruar aq trashë, sa nuk mund t’ia ngjajë në kurriz që gazetave me mendjendryshkur dhe me të dobëta të “Kolës sonë”, pasi edhe s’di se kujton kohën kur Sigurimi i Shtetit varej nga Komiteti Qendror i PPSH-së. Në mjaft raste gazetat e disa të përditshmeve të majta të Tiranës nuk marrin as mundimin që të fshehin përdorimin e tyre nga Shërbimi Informativ dhe nga qeveritarët e Fatos Nanos. Sigurisht që ata nuk i druhen një ligji, klasifikimi dhe zbatimi i të cilit do të përcaktohet prej shefave të vet dhe të drejtpërdrejtë apo në distancë. Ala do të mbrohen prej nenit 30 ku thuhet se “informacioni sekret mund të publikohet vetëm kur është e domosdoshme të mbrohen interesa të larta shtetërore apo publike”. Ndërsa shtypi i opozitës dhe gazetarët opozitarë do të gjykohen dhe futen në burg me një njetin, në paragrafin ku thuhet se “ndalohet publikimi i informacionit të klasifikuar sekret”. Kryeministri dhe mëkëmbësi i tij që do të quhet drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar do të vendosin për “sekretet” e ardhshme, shumë prej të cilave do të rëndojnë mbi opozitën dhe shtypin opozitar. Shumica e të cilave do të jenë kontrabanda, trafiku i drogës dhe horrllëqet e tjera që të cilat qeveritarët tanë janë cilësuar tashmë si kampionë të papërballueshëm. Shtypi shqiptar, sidomos ai i opozitës, duhet të jetë mjaft i kujdesshëm dhe duhet të ngrejë zërin fort ndaj këtij ligji, i cili ngrihet ekskluzivisht kundër tij dhe kundër të vërtetës në favor të një klani pushtetarësh të korruptuar. Por një gjë e tillë duhet të bëhet shpejtësisht edhe për të gjitha grupet intelektuale, të cilat duhet të analizojnë këtë fenomen si përgjegjësinë e një sulmi të organizuar për të goditur fjalën e lirë dhe shtypin në Shqipëri.

Kthehen 17 gomone me 600 klandestinë

Rikthehet eksodi masiv me Italinë

Vetëidentifikohen zagarët e Nanos

Ja kush mori pjesë në dhunimin e deputetit Shaban Memia Morali i mercenarit është morali i zagarit, dhe shumë shpejt do të marrin ndëshkimin që meritojnë Në Shqipëri do të vazhdojnë të dhunohen ligjet kushtetuese edhe sa kohë që në fuqi është kjo klikë banditësh. Por, shumë shpejt vënia para përgjegjësisë ligjore e qeveritarëve, do të ndjekë zagarët, që për hir të kupolës së mafias qeveritare nuk hezitojnë të dhunojnë ligjet kushtetuese. Van- in në krye të operacionit kriminal që kishte urdhëruar klika në pushtet për të inkriminuar me çdo mënyrë opozitën shqiptare. Në radhën e njerëzve që kanë firmosur aktin e turpshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike Shaban Memia, regjistrohen edhe mercenarët Esat Çallmari, Ylli Sinani dhe Robert Maliqi. Por, morali i mercenarit është Vandalët që dhunuan deputetin Memia javën e shkuar do të japin shumë shpejt llogari për aktin e paprecedentë. Frederik Seiti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Financiare dhe Arben Dashi, shefi i Komisariatit numër dy në kryeqytet, ish Në një të Partisë Demokratike Shaban Memia, regjistrohen edhe mercenarët Esat Qallmari, që meritojnë. Në asnjë vend të botës nuk mund të kalojë lehtë dhe pa marrë ndëshkim ata që shkelin ligjet kushtetuese. T.S

Italia po mbështet një klikë kriminale

Deputeti italian Selva i bën një mocion qeverisë Prodi për qeverinë Nano “Nuk mund të ndihmohet një qeveri që shkel ligjet e vendit të saj, një qeveri që godet demokracinë dhe urdhëron vrasjen e opozitarëve” NE FAQEN 3 NE FAQEN 4

Shqipëria në krizë

Berisha takon përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha pati dje një takim me zotin Loren Rosini, drejtor në Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në këtë takim kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në përgjigje të interesimit të zotit Rosini për pikëpamjet e Partisë Demokratike për krizën në Shqipëri dhe në rajon, paraqiti situatën tepër të vështirë ekonomike, politike, sociale në Shqipëri si rezultat i mungesës së rendit, kontrabandës dhe korrupsionit të lartë të qeveritarëve të sotëm, krimit të organizuar, drogës dhe trafikut ilegal, dhunës së vazhdueshme dhe vrasjeve politike ndaj opozitës, terrorit informativ, etj. Më tej z. Berisha u ndal tek shkaqet që e detyruan Partinë Demokratike të largohet nga Parlamenti, dhunën që ushtrohet ndaj Pushtetit Lokal, mungesës së shtetit ligjor dhe propozimit të fundit të PD për kushtetutën. Në këtë takim kryetari i PDSH bëri, gjithashtu një analizë të gjërë të gjendjes së rëndë në Kosovë dhe rreziqet që ajo paraqet për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Zoti Sali Berisha u ndal në rrugët dhe mënyrat më efikase të kapërcimit të kësaj krize në rrezikshme në Kosovë. Ky takim i hapur, i sinqertë dhe që u përshkrua nga mirëkuptimi, zgjati rreth një orë e gjysmë. Nga pala amerikane, mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Mariza Lino, z.Robert Cekuta, këshilltar politik dhe z.Endruj Idajd, përgjegjës për Shërbimet në Departamentin e Shtetit. Zoti Berisha shoqërohej nga z. Genc Pollo, nënkryetar i Partisë Demokratike dhe z. Leonard Demi, sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare të PD-së.

Klosi dhe SHIK-u përhapin mjegull

Agolli: Nuk mora vesh gjë, as nga pyetjet e Ndrecës, as nga përgjigjet e tua Klosi, si një papagall imiton fjalë për fjalë deklaratat e kryeministrit Nano, i cili ka vendosur si duket të bëjë “kurban” disa shefa komisariatesh në jug NE FAQEN 3

Njoftim i Telebingo - Kombëtare

Lista e Çmimeve të shortit të datës 02 gusht 1998 të Tele-Bingo Kombëtare ÇMIMI MINI-BINGO Fitojnë çmimin MINI-BINGO me vlerë 4 000 lekë të gjitha biletat me Nr. 24 Fitojnë të drejtën e konkurimit për Çmimet e Mëdha: Bileta me Nr. 24 seria 760; Bileta me Nr. 24 seria 780; Bileta me Nr. 24 seria 704 3 fituesit e mësipërm do të konkurrojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme datë 06 shtator 1998 për të ndarë 3 çmime të mëdha: TELE - BINGO 4 milionë lekë; MAGIC - BINGO një autoveturë, Volkswagen, Polo; STAR - BINGO një udhëtim turistik, çift për 6 ditë ÇMIMET PLOTËSUESE Fitojnë çmimin e tretë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e serisë 764 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 120 lekë të gjitha biletat e serisë 742 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e serisë 739 me vlerë 240 lekë të gjitha biletat e serisë 781 me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e serisë 709 (pavarësisht nga numri i biletës) Fituesit e çmimeve PLOTËSUESE dhe MINI-BINGO mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitjeje të TELE-BINGOS dhe TOTO-FUTBOLLIT. Për shortin e ardhshëm të datës 06 shtator 1998 janë hedhur në treg 100 seri me numër 001-100. Fituesit e çmimeve të mëdha të datës 02 gusht ’98 do të paraqiten për konkurim më 06.09.1998.