07/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 gusht 1998

Policia e Kryeqytetit terrorizon kosovarët

Ikin nga dhuna serbe dhe bien nën terrorin e policisë së Tetës Ali Sinani: Policët e Tiranës më bënë disa keqtrajtime që as serbët nuk bëjnë më në këto raste. Ata më pyetën pse nuk kri në Kosovë. Unë u thashë se nuk mund të linja fëmijët të vriteshin atje nga serbët prandaj kam ardhur këtu. Kosovarët duhet me v(r)a krejt një nga një, tha njeri nga policët NE FAQEN 4

Fatos Nano është fajtor

Nuk ka gjykatë që të ndryshojë të vërtetën NE FAQEN 3

Fatos Nano rikthen Sigurimin e Shtetit

Shqipëria, si në vitin 1948. Kallashët miratojnë ligjin që u jep dorë të lirë sigurimsave për të vrarë, burgosur dhe terrorizuar opozitën NE FAQEN 3 Policia sekrete, kobure në dorën e kryeministrit. Gjithçka varet prej Nanos, edhe emërimi i “komisarit”, që do të quhet inspektor i përgjithshëm

Kreditorët sërish në grevë

Opozita do një kushtetutë për të gjithë shqiptarët

Prononcim i Kryetarit të PD, Sali Berisha për takimin e partive politike parlamentare me 31 gusht Qeveria e ka përjashtuar opozitën nga procesi kushtetues. Qeveria me ligj i lejoi vetes që t’i emërojë përfaqësuesin e opozitës, njeriun që dëshiron ajo dhe jo njeriun që duhej të zgjidhnin anëtarët e parlamentit nga partitë opozitare, në emër të atyre që votuan kundër kësaj qeverie. Kemi të bëjmë me një çështje thelbësore e cila dallon pluralizmin fals-ade nga pluralizmi i vërtetë. Në këto kushte, ne pas përpjekjeve të përsëritura për të zgjedhur vetë përfaqësuesin tonë në komisionin kushtetues, pa asnjë paragjykim, me vullnetin e mirë dhe vendosmëri për të bërë vendin me një kushtetutë, e cila të mos ishte kushtetutë e qeverisë, sepse një kushtetutë e qeverisë jeton sa një qeveri, por të ishte kushtetutë e tërësisë politike në tërësi, kemi propozuar para 10 ditësh mbledhjen e një tryeze të partive politike parlamentare. Kemi nisur, sapo mbaroi punë komisioni kushtetues, ftesën për partitë parlamentare dhe kemi fiksuar datën 31 gusht, si datë e tryezës së partive politike parlamentare, në të cilën “Bashki- për Demokraci”, pas konsultave me ekspertë shqiptarë e ndërkombëtarë, pas konsultave me njëri-tjetrin do të paraqesë aty opsionet, vlerësimet, objektimet për projekt-kushtetutën e përfunduar nga komisioni. Ne shkojmë në këtë tryezë me vullnetin e palëkundur për kompromis dhe për të firmosur një projekt-kushtetutë që do t’u përkasë të gjithë shqiptarëve.

“Ushtar Klosi, Qetësohu”!

Drejtori i televizionit i betohet shefave për besnikëri të përjetshme. “Nuk ka terr informativ. Amendamenti Arbëni i pavlefshëm”. “Nuk ka terr informativ. Amendamenti Arbnori i pavlefshëm”. Terrin informativ që po përjeton prej kohësh televizioni shqiptar, e zbrahdi dy ditë më parë përmes një interviste, drejtori i këtij institucioni, Ardian Klosi. E zbar-dhi sipas mënyrës së tij, duke përmendur ligjin e televizionit bavarez, kineç, sloven etj. Dhe pasi bëri krahasimin me ligjin për televizionin që aplikohet në këtë shtet arriti në përfundimin se “terri informativ shqiptar” është broçkull, ashtu siç është sipas tij dhe amendamenti Arbnori... NE FAQEN 7

Kreditorët sensh me greve

NE FAQEN 5

Policia shpërndan shiksat

Kujtuan se kishin dalë për miting NE FAQEN 3

Nano ka braktisur interesat kombëtare

Starova: Shqiptarët e Kosovës nuk vijnë më në Shqipëri për t’u strehuar NE FAQEN 3

Pluhuri i bardhë “vret” rozë

Policia prangos “canabis sativa” por jo miqtë e deputetëve që e mbjellin atë Një qen i specializuar dhe një eskortë policie ka realizuar dje një operacion blic, për të zbuluar rrënjët e mbjella të cannabis sativa, bimët narkotike që vret pa u ndier. Aksioni i policisë së komisariatit... NE FAQEN 4

Ojq-të shqiptare përjashtohen nga projektet

Italia nënshkruan ndihmë të re për Shqipërinë NE FAQEN 3

Sot, ditë zie në Kosovë

Përsëriten krimet makabre të Bosnjes. Shtëpitë shqiptare në zjarr Presidenti i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova shpalli ditën 7 gusht si ditë zie për Kosovën pas vrasjeve, masakrave dhe barbarëve masive në Rahovec, të kryera nga forcat policore e ushtarake serbe. Zoti Rugova e njof-toi vendimin përmes zëdhënësit të tij të enjten në Prishtinë. Në një takim me diplomatë suedezë në Prishtinë Rug-ova tha se gjendja për shkak të ofensivës së forcave policore e ushtarake serbe, vazhdon të jetë dramatike në gjithë Kosovën. Forcat serbe masakruan një numër të madh të qytetarëve të pafajshëm, dhe tani po djegin e po rrënojnë sistematikisht vendbanimet... NE FAQEN 6

Teta dëbon njerëzit e Cekës

Nano urdhëron spastrime në polici për të instaluar aty klanin e tij Burime nga brenda kabinetit të Ministrit të Rendit e shpjegojnë këtë sulm qeveritar mbi komisarët dhe drejtorët e policisë si luftë klanesh krerëve të brenda PS për të patur secili prej tyre sa më shumë zona të kontrabandës nën kontroll, për të vjelur përqindjet e përfitimeve. Por gjithsesi këtu çdo gjë e kontrollon Nano i cili po instalon me shpejtësi klanin e tij në të gjitha strukturat drejtuese të këtij dikasteri në qendër dhe në bazë NE FAQEN 3

Dakli: Të rritet buxheti i bashkive

Pushteti lokal kërkon zgjerimin e kompetencave Niveli i ulët i kompetencave të pushtetit lokal në Shqipëri pritet të përmirësohet me zhvillimin e një pakete reformash për decentralizimin dhe fuqizimin e nivelit lokal të qeverisjes... NE FAQEN 3

Diktaturë edhe “me ligje”

Në Shqipëri kthehet me ligji famëkeq i Sigurimit të Shtetit dhe të gjitha strukturat dhe metodat bizantine që e shkaktuan këtë vend 50 vjet varasje, tortura, plagë dhe dhimbje të papërfytyrueshme. Kanë kaluar vetëm 8 vjet nga shembja e ngritjen e ogurzezë që e bëri pjesën shekullore simboli i terrorit dhe i frikës për një popull të tërë, dhe tani për fat të keq po asistojmë në ringritjen e saj. Parlamenti i pagëzuar tashmë me emrin që i shkon më shumë se çdo gjë tjetër për shtat, zbrazi dje “kallashin” për të votuar rindërtimin e Sigurimit të Shtetit. Ligji i ri për policinë e fshehtë, që nuk arriti të ketë emrin e kërkuar nga Nano, Agjenci Informative e Sigurimit, është në fakt ligjërimi i institucionit të mafias politike, që do të përdoret ashtu si dikur për asgjësimin e kundërshtarëve politikë. Deputeto-kallashët miratuan me plofshmërinë e kryeministrit të tyre, Fatos Nano, për të përdorur instrumentin e verbër të dhunës mbi opozitën, si dhe të mbrojtjes nga çdo gjë që mund të kërcënojë në të ardhmen pushtetin e tij. Mjafton një vështrim i përciptë i ligjit, për të kuptuar se sa bizantin është ai, dhe ç’është më e keqja, se sa barbarë pritet të ndodhin pjesë kuslave të SHIK-ut, që tani vetëm për formalitet mbajnë një emër të tillë. Parlamenti i rebelëve të vitit të kaluar dhe i kontrabandistëve dhe grabitësve të vitit të fundit konsakroi kështu me ligj atë që në fakt kish-te ndodhur në realitet, që kur në godinën e Shërbimit Informativ Kombëtarën e një të riktheheshin sigurimsat e vjetër. Pas zgjedhjeve të dhunshme të 29 qershorit SHIK-u ra në dorë të ushtarëve të vjetër, të cilët nisën menjëherë të operojnë me metodat dhe mjetet e dikurshme të diktaturës së Hoxhës. Revanshi i sigurimsave në SHIK, ishte më i avancuar se çdo spastrimi tjetër politik që u ndërmor në administratën shqiptare, pas mbërritjes së barbarëve në pushtet. Pas një viti mund të thuhet se Sigurimi i Shtetit është tashmë një realitet i lidhur në Shqipëri, për shkak se sigurimsat e rinj kanë dhënë me dhjetëra shembuj se dinë t’i përdorin koburet, litaret, shkponjtë e gomës, paratë dhe të gjitha mjetet e tjera të terrorizmit dhe të frikësimit të njerëzve, njësoj si tetë vjet më parë, madje si në kohërat më të egra të diktaturës, në valët e pushkatimeve, burgosjeve dhe internim-dëbimeve, kur ashpërsohej lufta e klasave. Por ligji që “kallashin” miratuan dje ka disa momente që tejkalon edhe kompetencat e vetë famëkeqit Sigurim të Shtetit. Mjafton të shikosh nenet ku i plotfuqishëm për policinë e fshehtë është kryeministri, dhe nuk ka nevojë për koment tjetër. Ai është njeriu që emëron krerët dhe inspektorin e përgjithshëm (komisari) të policisë së fshehtë, ndërkohë që ka plotësisht nën mbikëqyrje të gjithë aktivitetin e SHIK-ut. Edhe vetë Sigurimi i Shtetit që bënte ligjin në kohërat e Hoxhës dhe të Alisë, pa pavarësim formalit varej nga një organizëm kolegjial, si Byroja Politike e PPSH-së. Por e keqja nuk mbaron këtu, pasi ligji ka tendenca tepër evidente të krijimit të një errësire të madhe për aktivitetin e ish-sigurimsave, që tani do të jenë nën ombrellën e një neve të tij. SHIK-u i Fatos Nanos dhe i Fatos Klosit, i cili do të bëzohet në një ligj që mund të krahasohet vetëm me atë të Koresë së Veriut, tani mund të bëjë gjithçka të zezë në të gjitha institucionet, ministritë, bankat, ambasadat, gazetat dhe shtypin në përgjithësi. Ndërkohë, aty i lejohet me ligj që të rikthejë blindset e vjetra të kontrabandës së cigareve dhe të armëve, që bëheshin nga Sigurimi i Shtetit në kohën e Hoxhës. Po kështu pagat, personale të strukturat e tij mund të mbahen të fshehta, duke i lënë kështu hapësirë një rekrutimi masiv policësh tëbëdhë dhe hafjesh që do të përdoren për survejimin, goditjen deri në likuidimin fizik të kundërshtarëve politikë. Sigurimi i Shtetit rikthehet me gjithë forcën dhe ashpërsinë e tij në një Shqipëri kur ende nuk janë mbyllur plagët e 50 vjetëve diktaturë nga më e egra në kontinent, dhe kur kullojnë gjak ato që u shkaktuan nga të rikthyerit në institucionet e Fatos Klosit gjatë rebelimit të vitit të kaluar. Në një vend që ka pasur më tepër të pushtuar pa gjë dhe me keq, me monstruozë politikë, mëse 40 mijë të burgosur të ndërgjegjes dhe mbi 400 mijë të persekutuar, është katastrofike i madh u tregosh njerëzve sërish sllatën dhe herbkat. Shqiptarët që kanë përjetuar tmerrin e viteve që s’duhet të lejohen në asnjë mënyrë që ata të cilët vranë, grabitën dhe dogjën gjatë rebelimit, sot të jenë survejuesit, përg-jesht dhe hetuesit e tyre, ashtu si tetë vjet më parë. Rrjedhim i këtij ligji famëkeq dhe shpërbërja e organizmit mafioz të këtij institucioni që po përdoret si omangje për demokratët, mbetet obligimi i parë pas fitoreve të opozitës. Rikthimi me ligje i Sigurimit të Shtetit është një arsye shumë e fortë për të motivuar shqiptarët në përpjekjet e tyre për rrëzimin e neodiktaturës së Nanos. “Rilindja Demokratike”