09/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

9 gusht 1998

SHIK-u ka shitur FBI-në

Zbardhet enigma e dekonspirimit të aksionit të arrestimit të terroristëve egjiptianë në Shqipëri Nxjerrja e sekretit dhe servirja e tij për shtypin proqeveritar i ngarkon me përgjegjësi shikasit e rinj të Fatosëve për masakrat në Kenia dhe Tanzani kundër ambasadave amerikane NE FAQEN 3

Tefa: Asnjë lazaratas nuk është i inkriminuar

Shefi i komisariatit të Gjirokastrës pranon se qeveria terrorizon Lazaratin për motive politike Shefi i komisariatit është shprehur se gjithë incidentet e policisë me banorët e Lazaratit e kanë zanafillën në deklaratat e papërgjegjshme të ish ministrit Ceka, i cili në televizionin shtetëror dhe në parlament ka fyer publikisht banorët e Lazaratit duke i quajtur ata banditë NE FAQEN 5

Idetë nuk vriten me pushkë

Mbrëmë gazetarët shqiptarë protestuan përpara selisë së kryeministrisë kundër dhunimit të fjalës së lirë. Kundër vrasjeve, plagosjeve dhe terrorizimit të gazetarëve të opozitës, mohimit të të gjitha kushteve për të ushtruar profesionin e tyre në kushte normale si informues të opinionit publik. Pjesa më e madhe e tyre ishin me plagë të policisë së sekretë komuniste në trup, të masakruar prej tyre si dhe me procese gjyqësore të hapura nga zyrtarët kontrabandistë, vrasës të kundërshtarëve të tyre politikë. I vetmi “mëkat” që kanë bërë këta njerëz të shquar të shtypit shqiptar, është se kanë denoncuar me guxim mafien komuniste të restauruar në pushtet me dhunë dhe vrasje masive të kundërshtarëve ideologjikë. Nuk ka regjime në botë që të ketë mbajtur qendrim me barbar ndaj fjalës së lirë se sa regjimi i F. Nanos dhe bashkëpunëtorëve të tij. Politika e kundërshtarëve ideologjikë. Nuk ka regjime në botë që e Nanos dhe e segmenteve kriminale që ai drejton kanë syn- uar mbylljen e gojës së opozitës. Burgosja e fjalës së lirë në RTSH, përgjimi i gazetave antikomuniste “RD”, “Al- bania”, “55”, etj, mbyllja e telefonave të tyre për disa kohë, kërcënimet fizike të mjedysve të tyre, ngritja e taksave dhe tani së fundi edhe përgjatja e një ligji që kufizon së ko- kohë të diktatorit. E. Hoxha linte e shprehjes, përbëjnë tablo më të zymtë të shtypit në Shqipëri dhe në të gjithë Europën. Një shekull i cili qysh në javën e parë të tij ka vrarë gazetarën A. Uka, plagosur gazetarin të tjerë, masakruar gazetarët B. Myftari, B. Malo, R. Polisi, ndërsa terrori- zuar me armë drejtuesit e gazetave të opozitës L. Dervishi, A. Patozi, F. Balliu, është një shtet që pengon ërësirën më të frikshme për popullin e tij. Në fakt askush që njeh sadopak diktaturat dhe diktatorët nuk ka se kërkon prej tyre që të zbatojnë rregullat e lojës politike, të afirmojnë shtypin e lirë si kusht të pluralizmit, apo lirinë e shprehjes si një e drejtë universale njerëzore. Kjo gjë është jashtë moralit të tyre kriminal, komunist. Megjithatë ne jemi të vendosur që të mbrojmë fjalën e lirë, lirinë e shprehjes, si themeli i themeleve të demokracisë, si gur i provës së funksionimit të saj. Duke protestuar përpara zyrës së hersufet listës së të gjitha vrasjeve në Shqipëri pas 29 qershorit, gazetarët shqiptarë i treguan edhe një herë opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar se kush është krimine- li, por edhe se njerëzit e shtypit në Shqipëri nuk frikëso- hen dhe tremben. Vrasësi të gazetarëve F. Nano, kujto se duke i qëlluar ata me pushkë ka vrarë edhe idetë e tyre të lirisë dhe demokracisë që synojnë në popull për të ar- ritur atë sa më shpejt me të gjitha mjetet. Por ky është vetëm fundi i një së diktatorit. Ai dhe klika në pushtet nuk mundi pengojë gazetarët shqiptarë që të informojnë opin- ionin rreth shkeljeve edhe të drejtave të njeriut në këtë vend. Rreth krimeve, vjedhjeve, kontrabandës dhe poli- tikës antikombëtare që ndjek ajo dhe F. Nano. Sot në botë, siç thuhet edhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, çdo njeri ka të drejtën e lirisë së opinionit dhe të shprehjes e të drejtën për të mos u prekur për shkak të opinioneve të tij, si dhe të drejtën për të kërkuar, për të marrë dhe të përhapur informacione dhe ide me sferat mundësitë dhe pavarësisht nga kufijtë. Edhe në Konventën Evropiane të të drejtave të njeriut, të cilën e ka nënshkruar edhe Shqipëria shprehet qartë mbrojtja e lir- isë së shtypit, por ky regjim nuk ka njohur deri tani asnjë ligj kushtetues të vendit dhe praktikë ndërkombëtare. Kufiz- imi i fundit që përgatitet i bëhet shtypit në emër protestin e sekretit shtetëror, rrezikon burgosjen dhe dënimet e gjata për të gjithë ata gazetarë që do të marrin përsipër pub- likimin e së vërtetës. Në praktikën ndërkombëtare, çdo kufizim i shtypit mund të kthehet si qëllim legjitim vetëm kur- jen përpara në demokraci. Si dhe për të jetë i mbështetur në traktatet ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shprehjes si dhe të nevojshëm për sigurinë kombëtare. Akti i fundit qeveritar si dhe i i i nevojshëm për sigurinë kombëtare. Prandaj nuk ka të bëjë me një ngjarje nga këto kushte. Prandaj edhe gazetarët shqiptarë janë të vendosur për të mbrojtur deri në fund lirinë e shprehjes. Rreth 70 gazetarë të opozitës së djathtë mbremë protestuan me parrulla kundër dhunimit të shtypit të lirë, rreth 20 minuta përpara hyrjes së kryeministrit Nano dhe pesë minuta përpara se të fillonte seanca e Presidencës. Për fat të keq munguan të gjithë kolegët tanë të spektrit të shtypit të majtë dhe atij qeveritar, duke u bërë kështu mbrojtës të heshtur të krimit shtetëror dhe vrasësve të kolegëve të tyre të djathtë. Sot ata që duan lirinë dhe demokracinë duhet të bashkohen për të larguar këtë klikë nga pushteti. Armiku i lirisë njerëzore dhe demokracisë. M. BUÇPAPAJ

Gazetarët protestojnë para kryeministrisë

Blushi e shkroi artikullin me urdhër të Kastriot Islamit

“Gazeta Shqiptare” sulmon opozitën me idetë e njeriut të shërbimeve të huaja sekrete Bolino, anëtari i Sacra Corona

Ky SHIK vendos diktaturë

PD: Nano riktheu Sigurimin e Shtetit. Gjinushi, kryepolici i parlamentit Në ligj i jepet dorë e lirë Nanos që të vërë në lëvizje shërbimin e tij për të sulmuar kundërshtarët politikë. Ndërkohë, lejimi në ligj i bizneseve për agjentët e Klosit një mundësi që i jepet këtij shërbimi për të kryer pastrimin e parave të Nanos NE FAQEN 3

Vlonjatët mbështesin qëndrimet e PD-së

Zhvillohen aktivitete të PD në Vlorë dhe Korçë. Në sheshë për të demaskuar natyrën migjeniane që ka pushtuar Shqipërinë Demokratët e Vlorës, ditën e premte, në sallën e pallatit të kulturës, “Labëria” zhvilluan aktivin e degës së PD-së për të marrë në analizë situatën pas daljes së PD nga parlamenti. Në hyrje kryetari i degës së Vlorës... NE FAQEN 4

“Qeveria po na vjedh”

12 mijë punonjës të prefekturës së Beratit fillojnë protestat kundër qeverisë Skema e privatizimit e miratuar nga qeveria, privilegjon një grup njerëzish të qeverisë aktuale, duke mohuar të drejtat e punëtorëve që jo vetëm nuk marrin pjesë në privatizim, por dalin edhe të papunë nga shitja e ndërmarrjeve NE FAQEN 7

Varrezat kolektive në Kosovë - Varrezë për Evropën

Gjenocidi serb në Kosovë dhe diplomacia evro - ruso - amerikane Fushat vrasëse të Kosovës NE FAQEN 6

Zgjidhni një nga këto autonomi për Kosovën

Mbërrin në Prishtinë dhe Beograd një dokument pune i Grupit të Kontaktit Sipas një burimi diplomatik, ky dokument jep hollësi për një numër shembujsh ekzistues për autonomi dhe ka për qëllim të nxisë diskutimet për statusin e Kosovës. NE FAQEN 8

Foto: A. PUSHA

Korrupsioni ka vullën e qeverisë

Konsumatori shqiptar ndjen më shumë se kurdoherë në çdo sektor peshën e rëndë të korruptimit NE FAQEN 7

Drejtësia shqiptare mbetet në dilemё

Kryeministri Nano urdhëron pafajësi për hajdutin Nano NE FAQEN 5

Kërkime pirate në Sarandë

Ekspeditat arkeologjike megjithëse të paligjshme kanë bekimin e Ministrisë së Rendit NE FAQEN 11

urdhër të Kastriot Islamit

Bolino, anëtari i Sacra Corona Unita (Mafias pulieze), e di fare mirë se sa e vyer është marrëveshja e kupolës së organizatës së tij me eksponentët e mafias politike shqiptare NE FAQEN 3