Prokuroria: Duhen dokumente origjinale
Dosja fotokopje koracë e kontrabandës së Qeverisë
NE FAQEN 4
Nisin revoltat në Tepelenë
Vëllai i Elmaz Sherifit grabit 200 mijë dollarë
NE FAQEN 5
Grabitën 600 mijë dollarë
Sërish mallra kontrabandë në doganën e Durrësit
NE FAQEN 5
Grabitën makinat e shoqatave humanitare
Bandat qeveritare vështirësojnë situatën e ndere në rrethin e Tropojës
NE FAQEN 3
Grabitësit, herë me maska dhe herë me uniforma policie, janë njerëzit e besuar të Kastriot Islamit, mëkëmbësit të Nanos për kohën e vakancave greke
Republikë me kryeministrin mbret
Parlamenti e uli siparin e punimeve të veta. Deputetët tanë prehen plagëve, kafeneve, ose merren me punët e veta duke filluar nga ato më të rëndomtat dhe duke përfunduar tek ato që sjellin qindra-mijëra apo milionë dollarë fitim, për të cilat ata janë përfolur aq shumë jo vetëm nga shtypi, por edhe brenda grupeve të tyre parlamentare. Ndërkaq “parlamentari” vazhdon jashtë, në bisedat dhe shqetësimet e tyre. Ndërsa ... ky ligj është pikërisht opozita dhe, në një plan më të gjerë, mendimi dhe fjala e lirë. Sidomos në shtator me aprovimin e ligjit për ruajtjen dhe klasifikimin e sekretit shtetëror, kryeministri do të shpallet edhe pronar i të vërtetave të botës shqiptare (e vërteta ashtu si kontrabanda do të jetë edhe ajo monopol). Vetëm ai, dhe organizmat e emëruara, paguara e varura direkt prej tij do të kenë monopol të vërtetën, ndërsa organizatat joqeveritare dhe shtypi do të kenë të drejtë të pakufizuar të demaskojnë “regjimin” e viteve ’92-’96. Aprovimi i ligjeve të fundit e nxjerr jashtë loje e bën fjalë edhe propakryeministrin aktual, po për cilindo kryeministër që do të vijë nesër në pushtet. Ky ligj, edhe atëherë kur kryeministri mund të jetë korrekt, e nxjerr dhe e joshi të veprojë si autoritar i plotpushtetshëm. Por gjithsesi, kjo vlen për të ardhmen, sepse në kombin e këtij parlamenti dhe të parë që do të aprobohen do të jenë pikërisht këta ligje famëkeq. Parlamenti aktual shqiptar i tejkaloi parashikimet. Ai zhgënjeu edhe ata që besonin ose që e detyronin veten t’i besonin. Në fund të fundit kjo është natyra, thelbi i këtij parlamenti, ai nuk mund të dalë jashtë vetes. Liria dhe të drejtat njerëzore, duke përfshirë dhe ato të deputetëve dhe të partive politike, do të bëhen preh e pushtetit të kryeministrit dhe të organizmave policiskeve skllave të tij. Me sa duket deputetët aktualë nuk kanë nevojë për më tepër liri dhe të drejta se ato që u cakton kryeministri apo partia e tyre, por si t’i bëjë pjesa dërrmuese e popullsisë që ka luftuar aq shumë për këto liri e të drejta? Edhe ata që deri tani e konsideronin parlamentin si një të keqe që na zuri dhe duhet ta heqim, (thënë me gjuhën e diplomacisë: i pranuarshëm për rethanat), tani mendojnë krejt ndryshe. E keqja jepet në leqe. Ja përse duhet një parlament i ri.
[Teksti në kolonat e majta është vazhdim i një artikulli të prerë në skajet e imazhit.] ... të vëll. Deputetët janë pronarë të kafeneve, ose merrën me punë e veta duke filluar nga ato më të rëndësishmet parlamentare. Ndërkaq “parlamentin” vazhdon jashtë, në bisedat dhe shqetësimet e njerëzve, në preokupimin për të ardhmen e lirive dhe të drejtave të tyre. Ata që janë më indiferentë dhe më të pavëmendshëm ndaj këtyre diskutimeve e shqetësimeve serioze, madje që shpeshherë e shohin temperamentin e këtyre diskutimeve me një kënaqësi cinike, janë pikërisht deputetët dhe, në unison të plotë me ta, organizmat joqeveritare që mbrojnë, ose më saktë që duhet të mbrojnë, liritë dhe të drejtat e njeriut. Sipas këtyre organizmave, pas 29 qershorit demokracia është përpara përfundimit në Shqipëri dhe ajo që i shqetësoi aq shumë është shkëlqimi i drejtat e njeriut, është vetëm opozita aktuale. Zymtësia e së ardhmes, sidomos me aprovimin e ligjit famëkeq mbi policinë sekrete dhe atë që pritet të aprovohet në shtator mbi ruajtjen dhe klasifikimin e sekretit, shtohet edhe më kur mendon se në asnjë vend të botës këto organe që mbrojnë të drejtat e njeriut janë në një bashkëpunim kaq të hapur me pushtetin sa në Shqipëri.
Pavarësisht këtij bashkëpunimi, liga e sinqeritetit punimeve të parlamentit ishte tepër provokuese për shqiptarët. Pas vërejtjeve, shprehjeve dhe temperaturës së lartë të diskutimeve që shkaktoi kjo gjë sigurisht, magistrat, ashtu si në tragjedinë “Makbeth”, paralajmëruan: “Gëzohu, kryeministër, që nesër bëhesh mbret!”. Dhe vërtet finalizimi i punës së parlamentit ishte në fakt një kurorëzim i pashpallur zyrtarisht i kryeministrit mbret. Vërtet kompetencave të jashtëzakonshme që ai kishte deri tani, disa të njohura nga ligji, të tjera nga mendësia dhe mentaliteti shqiptar për ta lënë pushtetin në dorën e një njeriu, tani, me ligjin mbi policinë sekrete, ai bëhet posedues i një arme tepër të rrezikshme, duke u ngritur kështu jo vetëm mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve të thjeshtë, por duke patur mundësinë që abusojë pa i dhënë kujt llogari me liritë dhe të drejtat e vele deputetëve dhe të partive politike dhe sidomos të opozitës. Ndoshte parlamenti aktual nuk e ndien peshën fatale të këtij ligji, sepse ai e ka krijuar kështu, dhe gjithë jetës së tij disamujore, ka dhënë prova të pakundërshtueshme se ka qenë i ulur me bindja totale ndaj një njeriu të parë më të madh se pushteti, sepse kjo bindje dhe ky nënshtrim për të do të thotë liri dhe pavarësi veprimi. Ajo që rrezikohet seriozisht nga
Drejtuesi i PS. pushkaton demokratin
Qeveria e kallashnikovëve vazhdon të vrasë kundërshtarët politikë
Resmi Aliaj nuk ka patur asnjë hasmëri apo grindje, por përkundrazi, ai njihej si njeri punëtor dhe i sjellshëm dhe gëzonte respektin e të gjithëve në rrethin e Mallakastrës. I vetmi shkak i derdhjes së breshërisë së plumbave mbi të, ka qenë se ai ishte njëri ndër anëtarët e parë që në themelimin e Partisë Demokratike, si dhe aktivist i shquar i saj
NE FAQEN 3
Gramshi: President, mos tako banditët!
Mejdani dhe ministrat e Nanos nuk do të priten nga autoritetet e ligjshme të pushtetit lokal
NE FAQEN 3
Ministrat e Nanos “të zënë me shumë punë”
[Titulli i prerë sipër] mos tako banditët!
[Pjesë e titullit e prerë në skajin e sipërm.] ... mos tako banditët!
NE FAQEN 3
Qeveria Nano lë Lushnjën pa ujë
Ministrat e Nanos “të zënë me shumë punë” nuk pranojnë të presin pushtetarët lokalë
Fuga: Nuk takojmë dot as sekretarët e ministrave
NE FAQEN 2
BE e shqetësuar për krizën në Shqipëri
Takim i kryetarit të PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha, me delegacionin e trojkës së Bashkimit Evropian
NE FAQEN 3
Çështja e Fatos Nanos, përjashton dy gjyqtarë
Kryeministri përdor çdo mjet për të siguruar pafajësinë
Dy gjykatësit e shmangur nga kolegji, ishin persona tepër korrektë në detyrë ndaj dhe qenë të vetmit që Nano ua kishte frikën
NE FAQEN 3
Sulm mbi vlerat muzeale, zhduken 4.5 kilometra kalldrëm
Dega e Monumenteve të Kulturës, qëndron si monument
Për rehabilitimin e tyre fizik, duhen 40 milionë lekë investime dhe një vit pune
NE FAQEN 7
Fotografi e një rruge të vjetër me kalldrëm dhe ndërtesa anash saj.
Deklarata të pavërteta
Zëdhënësi i ish-Presidentit përgënjeshtron abuzimet me intervistën e tij
Këto ditë disa gazeta të majta shqiptare kanë qarkulluar një intervistë të botuar në shtypin polak në të cilin sipas këtyre gazetave thuhet se Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha paska deklaruar se shqiptarët në Kosovë nuk duhet t’i kërkojnë rregullin Evropës për respektimin e të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi i ish-presidentit përgënjeshtron kategorikisht si të pavërtetë një deklaratë të tillë dhe saktëson se për këtë zyrë e tij disponon gjithë dokumentacionin përkatës.
As me gazetarin polak për të cilin z. Berisha ka respekt dhe beson se nëse ato që pretendojnë gazetat e majta shqiptare, janë shkruar në gazetën e tij, është thjesht një lapsus dhe në asnjë rast tjetër çështjen e shqiptarëve
Deklarata të pavërteta
Zëdhënësi i ish-Presidentit përgënjeshtron abuzimet me intervistën e tij
në Kosovë z. Berisha nuk e ka konsideruar si çështje të drejtave të njeriut, por çështje të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të 2 milion shqiptarëve në Republikën e Kosovës që duhet të zgjidhet ndërmjet harmonizimit të principit të vetëvendosjes në atë të mosndryshimit të kufijve ndërkombëtarë dhe dhunë.
Zëdhënësi deklaron se keqardhjet e qarqeve ekstremiste të majta shqiptare, të atyre që hedhin në prita e Millosheviçit dijenë e Kosovës, apo ndajnë paratë e mbledhura me mashtrime nga atdhetarë shqiptarë me aleatët e Millosheviçit në Tiranë, kryeministrin Nano dhe bashkëpunëtorët e tij janë veçse një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar qëndrimet e tyre antishqiptare në këto kohë të vështira që po kalon kombi shqiptar.
Fotografi bardhezi e një grupi njerëzish, disa me çanta, duke ecur në një rrugë të paasfaltuar.