Ligji mbi shitjen e aseteve në tavolinën e “Deloitte & Touche”
Ligi mbi shitjen e aseteve në tavolinën e “Deloitte & Touche”
Shitja e pronave, acar on kreditorët
NE FAQEN 5
Mielli turk i “zbardh” faqen presidentit
Banorët e Cërrikut shfaqin mos përfillje për vizitën e Meidanit
NE FAQEN 3
Policia e Vlorës dhunon kosovarët
Intensifikohet terrori kundër aktivistëve të PD-së
NE FAQEN 4
Sindikatat, greva në të gjithë vendin
Minatorët, gati për marshimin nga Valiasi në Tiranë
Pas përdorimit të policisë kundër minatorëve të Bulqizës, Ylli Bufi kërcënon grevistët duke u treguar qelitë e burgut minatorëve pse kërkojnë ngritjen e pagës
NE FAQEN 2
Grabitja e VEFA-s nuk do të zbardhet
Malaj shpall në Vlorë marrëveshjen e fshehtë me Vehbi Alimuçën
Tushë dhe pasuesit e tij shpallin fraksion në konferencën e PS-së së Vlorës
NE FAQEN 3
Brojka refuzon takimin me Finon
Qeveritarët lokalë kundër kontrollit nga qeveria
NE FAQEN 3
NATO gati për sulmet ajrore në Kosovë
Ambasadorët shqyrtojnë planet ushtarake për ndërhyrje në konfliktin shqiptaro-serb
Operacionet e mundshme ajrore ka mundësi të përfshijnë vetëm forcat nga 16 vendet anëtare të NATO-s dhe jo ato të vendeve partnere
NE FAQEN 3
Nano, tani në krye të SHIK
Nga Edi PALOKA Duhej një shkak për të justifikuar ligjin e ri të SHIK-ut, duhej një shkak edhe për të justifikuar mënyrën se si ai ligj u miratua në Parlament dhe shkaku u gjet. Fondamentalizmi islamik është “fajtori” që shqiptarët tani e tutje do të përgjohen edhe në krevatet bashkëshortore si dikur. Pikërisht për këtë arsye u sajua një lloj historie me terroristë islamikë që paskan shkolla këtu e bile u arrit deri atje sa u tha se terrorizmi islamik u drejtoka nga Shqipëria. Këto fakte i kundërshtoi vetë kryetari aktual i SHIK-ut, i cili i quajti fantazi dhe sajime të gjitha këto. Megjithatë, megjithë absurditetin e këtyre teorive, Nano i shfrytëzoi ato për të kaluar në mënyrë urgjente në Parlament një ligj, i cili është pak të thuash se e kthen Shqipërinë krejtësisht në kohën e diktaturës komuniste. Ligji i miratuar në Parlament për SHIK-un rikthen dhe njëherë në jetën e shqiptarëve Sigurimin famëkeq të Hoxhës. Disa nene të këtij ligji bile e kthejnë SHIK-un në një organizëm shumë më të rrezikshëm edhe se sa ish-Sigurimi i Shtetit. Kështu pas miratimit të këtij ligji, Nano do të ketë më ligj të drejtën e kontrollit të plotë mbi shërbimin sekret që do të thotë kontrollin e plotë mbi jetën e gjithë institucioneve shqiptare. Nano ka punuar që me ardhjen e tij në pushtet pikërisht për të realizuar këtë qëllim. Marrja me dhunë e pushtetit sigurisht që imponon dhe një pushtet më të dhunë e Nano këtë e kishte menduar. Për të mbajtur një pushtet që nuk e meriton, sigurisht që duhet të përdorësh metoda jashtë ligjit si shtetet demokratike e për këtë Nano e kishte shembullin. Shëmbull më të mirë se E. Hoxha, Nano nuk mund të gjente. Për 50 vjet Enver Hoxha, nëpërmjet Sigurimit të Shtetit kontrollonte jetën e të gjithë shqiptarëve. Sigurimi i Shtetit ishte futur deri në krevatet bashkëshortore të shqiptarëve, por ishte dhe në institucionet më të larta. Me Sigurimin e Shtetit, Hoxha kontrollonte, që nga fshatari më i fundit, e deri tek kryeministri. Sigurimi i Shtetit ishte e lartë dhe hesapte më pas me të gjithë ata që “rezultonin” kundërshtarë të “udhëheqësit” e nuk kishin nevojë që Hoxha të jepte urdhër për eliminimin e denonjarit. Nano synon të realizojë të njëjën gjë. Strategjia e Nanos fillimisht synonte rikthimin në SHIK të të gjithë ish-sigurimsave dhe largimin e të gjitha atyre që mund të rezistonin kundërshtarë të qëllimeve të Nanos. Rikthimi në SHIK i specialistëve të vjetër të krimit ishte vetëm hapi i parë. Hapi i dytë do të ishte vendosja e gjitha institucionve të rëndësishme shtetërore apo jo shtetërore, nën kontrollin e këtij shërbimi sekret... (Vijon në faqen 3)
Trojka Europiane mirëkupton PD-në
Në sfond shihet mbishkrimi “Hotel Europa”.
PD nuk trembet nga terroristët
Përfaqësuesit e Treshes Europiane dje në një konferencë shtypi në Tiranë
Pollo, Cikuli dhe Bano vizitojnë familjen Haxhiu
PD nuk trembet nga terroristët
Pushteti të heqë dorë nga strategjia e eliminimit fizik të kundërshtarëve politikë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo dhe dy deputetët e Partisë Demokratike për Lushnjën, Maksim Cikuli dhe Ilir Bano vizituan dje ish-kryetarin e Bashkisë, Kujtim Haxhiu, shtëpia e të cilit ishte para dy ditësh objekt i një akti të rëndë terrorist. Pollo dhe dy deputetët lushnjarë shprehën keqardhjen e tyre për tronditjen që ka shkaktuar në familjen Haxhiu, barbarizmi i bandave të majta terroriste, dhe siguruan se shëtpia e demokratëve do të kthehet në të fuqishme nga Partia Demokratike dhe të gjithë demokratët në mbarë vendin. Pollo i bëri thirrje qeveritarëve që të vënë para përgjegjësisë të gjithë kriminelët që veprojnë në emër të pushtetit kundër aktivistëve dhe veprimtarëve të opozitës, si dhe të heqin dorë nga strategjia e eliminimit fizik të kundërshtarëve politikë. Ish-kryetari i parë jokomunist i Bashkisë së Lushnjës, Kujtim Haxhiu falënderoi drejtuesit e PD-së për solidaritetin e madh dhe mbështetjen që ka marrë nga të gjitha forcat demokratike në vend për të përballuar katër terror-ist. Haxhiu siguroi Pollon se ai dhe familja e tij nuk do të tërhiqen para kërcënimeve dhe dhunës së shtetit terrorist, por do të vazhdojnë të luftojnë për triumfin e idealeve demokratike në Shqipëri.
P. S
SHIK-u, tani polici politike në duart e Fatos Nanos
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes dhe deputeti i PD-së, Azem Hajdari, prononcohet rreth ligjit “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”
Ne e kemi vlerësuar këtë ligj, si ligji i shndërrimit të SHIK në polici sekrete të Fatos Nanos, si një rikthim të platformës së vjetër të Sigurimit të Shtetit, që e shndërron këtë institucion në instrument të fuqishëm të persekutimit e krimit politik dhe ekonomik në duart e një personi të vetëm
NE FAQEN 4
Sindikalistët së shpejti në protesta kundër qeverisë
BSPSh përgenjështron paktin sindikata - qeveri
Shtypi ka bërë dje të ditur lajmin për nënshkrimin e paktit sindikata-qeveri në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Punës. Jemi të bindur që ky njoftim ka dalë nga zyrat e rëndësishme të Ministrisë së Punës, prandaj e çrëndërojmë të domosdoshëm përgenjështrimin e tij dhe konfirmimin e së vërtetës që është krejtësisht e ndryshme nga dëshira që ministria shpesh në njoftimet e saj për shtypin.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Punës, Presidenti i BSPSh-së, Xhevdet Lubani, ka kundërshtuar prerë dhe me argumenta të pakundërshtueshme diskutimin dhe nënshkrimin e pakteve me qeverinë Nano. Në debat zoti Lubani, ka insistuar me forcë, në realizimin e kërkesave të BSPSh, që edhe pas mëse një viti të qeverisjes aktuale, çdo ditë bëhen gjithnjë e më akute e më të domosdoshme për zgjidhje në Përfaqësuesi i BSPSh në Këshillin Kombëtar të Punës e ka konsideruar krejtësisht të papranueshme “madhira paradoksale, idenë e vjetër të paktit” me një qeveri që nuk e ka njohur e nuk po e njeh as formalist institucioni në asnjë sindikate në Shqipëri. Injorimi që Nano ia ka bërë vazhdimisht institucioni të sindikatave e ka bërë zero mundësinë e dialogut duke lënë si mundësi komunikimi vetëm gjuhën e grevave dhe protestave masive të cilat BSPSh i nisi dhe i ndërpreu për arsye madhore politike dhe do t’i nisë sërish shumë shpejt për arsye edhe më madhore ekonomike. BSPSh është e mendimit se manovrimi me faktorët e emergjencës politike të gjendjes në Kosovë, që ditë e më shumë po konturohen si demagogji tipike për të mbuluar dëshpëtimin ekonomik që qeveria Nano pësoi shumë më shpejt nga ç’priste. Përballë kësaj gjendjeje si dhe përballë nxitimit të pushtetarëve të sotëm për të glabënuar nën petksin privatizim atë çka mbetur nga pasuria kombëtare, BSPSh shumë shpejt do të shpallë e realizojë strategjinë e saj të kundërshtimit me çdo mjet.
Në këtë kuadër, trumbetimi i gjoja nënshkrimit të pakteve sociale BSPSh - qeveri, nuk ka asnjë bazë të vërtetë jo vetëm logjike, por as propagandistike. Ne e konsiderojmë atë, thjesht beshgash që i dërgohet Nanos në pushimet e Greqisë, nga kabineti që ndjen t’i kundërduket karigia nga pamundësia për t’i dhënë zgjidhje reale dhe të qëndrueshme problemeve shumë të mprehta e komplekse që karakterizojnë sot shoqërinë shqiptare.
Frenimi i Stuhisë Komuniste në Evropë
50 Vjetori i Doktrinës Truman (1948-1998)
Nga: Gëzim HADAJ
“Komunizmi është një gjë e urryer, një kërcënim për paqen dhe qeverinë e organizuar; por komunizmi që kombinon kapitalin me pasurinë, që është pjellë e arrogancës, makutërisë dhe egoizmit, që në mënyrë mashtreuse minon drejtësinë dhe integritetin e institucioneve të lira, është shumë herë më i rrezikshëm se sa komunizmi i vuajtjeve dhe i varfërisë shpirtërore.”
Këto janë fjalët e Presidentit amerikan Grover Cleveland që në vitin 1888...