Ushtria e Milosheviçit bombardon Shqipërinë. Luftë dhe gjak në kufirin verior. Pushohet për disa orë posta e Padeshit
NE FAQEN 3
Meidani detyrohet të kundërshtojë ligjin për SHIK-un
Rikthehet në parlament ligji që synonte rivendosjen e diktaturës
NE FAQEN 3
Qeveria e Tiranës Sintomon me Beogradin
Berisha dënon masakrën e Junikut dhe sulmin ushtarak në Tropojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dënoi ashpër masakrën e Junikut në të cilën mijëra e mijëra shqiptarë u nështruan spastrimit etnik këto dy ditët e fundit, si dhe sulmin ushtarak serb në territorin shqiptar, në fshatin Padesh.
Përqëndrimi i forcave ushtarake serbe përgjatë kufirit shqiptar, sulmi ndaj postës kufitare dhe hyrja e njësive ushtarake serbe në territorin shqiptar në Padesh, përbëjnë një akt agresiv të dënueshëm, cënim të rëndë të integri- integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë nga autoritetet e Beogradit. Kjo është një dëshmi tjetër e vendosmërisë së Millosheviçit për të përhapur konfliktin në Ballkan. Qëndrimi indiferent dhe i papërgjegjshëm i qeverisë së Tiranës ndaj këtyre akteve, dëshmon edhe një herë dështimin e saj të plotë në qeverisjen e vendit, në mos sinjalizimin e saj me autoritetet e Beogradit.
UÇK - ja zgjedh Demacin, Rugova cakton negociatorët
Berisha: Mirëkuptim me Trojkën Europiane
Kryetari i PD-së flet për takimin me përfaqësuesit e BE-së
NE FAQEN 2
OSBE në Korçë “heton” shkarkimin e Babos
Kryetari i PD-së, Fredi Oll dhe përfaqësuesi i këshilltarëve demokratë takohen me z.Pulver
Opozita dhe Trojka Europiane thyen Sigurimin
Opozita shqiptare dhe Trojka Europiane detyrojnë strukturat e larta shtetërore e vendit që të kthejnë për shqyrtim ligjin e ri për SHIK-un. Presidenti i Republikës, nëpërmjet një dekreti e riktheu në Parlament atë që e votuan 100 për qind deputetët e mazhorancës parlamentare. I njohur deri tani si Ligji i inkuzicionit politik dhe persekutimit shtetëror, ligji për SHIK-un u rrëzua jo për shkak të vendosmërisë së Meidanit për të ruajtur vlerat demokratike në institucionet e shtetit, por vetëm së qën-dresa e opozitës dhe presion ndërkombëtar ishin mjaft të fortë dhe kësaj radhe edhe e pakapërcyeshme.
Ligji i ri për SHIK-un përbën modelin e logjikës dhe strukturave të mendimit të qeveritarëve aktualë shqiptarë, të cilët fatkeqësisht kanë suprimuar me të fortë të mundur deputetë socialistë. Si një ligj i bojkotuar nga të gjithë instancat e pushtetit, ky ligj gjeti mbështetje vetëm nga parlamenti, i cili e kaloi atë menjëherë pa kurrfarë diskutimi serioz.
Ligji i ri për SHIK-un nuk është thjesht një tendencë e kryeministrit në vend për të përqëndruar të gjithë pushtetin në duar të tij, por vjen edhe si një rrjedhim i sjelljes antidemokratike të qeveritarëve e ligjvënësve aktualë shqiptarë. Përgjatë më shumë se një viti, një pjesë e mirë e ligjeve që qeveria në vend janë deformuar nga parlamenti monist, ndërkohë që shumë ligje të tjera janë shkelur nga legjislacioni shqiptar për t’u zëvendësuar nga ligje të tjera të nënshkruara e diktatura komuniste në vend. Edhe ligji për SHIK-un është në përbërje e kësaj fashete antidemokratike që ka ndërmarrë qeveria dhe parlamenti kundër institucioneve që mund të forcojnë shtetin shqiptar. Përmbajtja e këtij ligji ishte një uzurpim i drejtave dhe lirive të njerëzve, ndërsa ktheheshin në të gjitha përmasat sigurimin e shtetit, jo vetëm në njerëz, por edhe në metoda dhe veprime. Krijimi i një alazi të tillë do të thotë pabazim e pushtetit të dhunë, vazhdim i strategjisë së eliminimit fizik të opozitës, dhunë psikologjike dhe fizike, mbi njerëzit e zakonshëm e deri tek politikanët apo njerëzit e tjerë të rëndësishëm të vendit.
Opozita shqiptare dhe demokratët e Tiranës protestuan para parlamentit ditën e aprovimit të tij, ndërkohë që ajo është shprehur në fillim të qeverisjes ish-komuniste lidhur me përmbajtjen e tij antidemokratike dhe antishqiptare.
Meidani, duke kthyer ligjin bëri vetëm një veprim procedural. Ai nuk ka asnjë fjalë në ndikojë, nëse mendon të ndikojë, mbi prodhuesit e ligjit për SHIK-un, për ndryshimin e tij. Ai e ka kthyer atë vetëm sepse atij ligji, edhe vetë Presidenti gjen detyrë vetiu madje mundet të detyrohet dhe depononte, nëse një sigurims ia kërkonte një gjë të tillë. Presidenti shqiptar ka kaluar tani në dhjetëra ligje dhe vendime të cilat kanë cënuar dhe shkelur rëndë demokracinë dhe aspiratat demokratike në vend. Me këtë kthim nuk ndryshon pamja e ligjit ideologjik dhe analësinë e plotë ndaj njerëzve që po përpiqen të rivendosin diktaturën në vend. Ligji i ri për SHIK-un ishte aq kontravers me kohën, sa edhe vetë prodhuesit e ligjeve të tilla, si Fehmi Abdiu apo Namik Dokle, u shprehën kundër tij për shkak të filles së përdorimit të përleshën prej sigurimit dhe diktaturës.
Opozita shqiptare tregoi edhe njëherë se është në gjendje të përballojë diktaturën e së buron nga Kryeministria dhe kolerë e saj, ai i SHIK, Ministri i Brendshëm, TV etj.
Nuk po ndalet kontrabanda
PD thotë se misioni i Ceas po vihet në pikëpyetje
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Albina Karamirto, tha dje se gjatë takimit të përfaqësuesve të Trojkës Europiane me kryetarin e PD Sali Berisha, zyrtarët europianë kanë shprehur vlerësimin e tyre për vendimin e PD për të përfshirë në procesin kushtetues. Karamirto shpjegoi se për çështjen e bojkotit të PD ndaj parlamentit shqiptar, është folur në nivele minimale ...
NE FAQEN 3
SHIK-u i Nanos, shtet mbi shtetin
Parlamenti e mbylli “me sukses” sezonin e parë veror me miratimin e tre ligjeve shumë të diskutueshme, por pa praninë e opozitës. Një nga këto ligje që ka ngjallur shqetësim në opinion është ligji nr. 8391 datë 6.8.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”.
Miratimi i një ligji të tillë specifik jo thjesht në aspektin teknik për fushën delikate në të cilën vepron ky ligj sesa për sensibilitetin që sjell një ligj i tillë në opinionin shqiptar, edhe sikur i përkryer...
NE FAQEN 8
Parlamentarët kanë pranuar me ndërgjegje që nëpërmjet këtij ligji të shkelin liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve
Këllezi: Qeveria na trajton si ndërmarrje të Partisë së Punës
Kryetarja e këshillit të rrethit të Tiranës, proteston ndaj injorimit që Qeveria Nano po i bën pushtetit lokal
Me cilësinë e kryetares së shoqatës Kombëtare të kryetarëve të këshillave të rretheve, Këllezi deklaron se shkallëzimin e dhunimit që u bëhet ligjeve të funksionimit të pushtetit lokal, do t’ua bëjë të ditur autoriteteve të larta të pushtetit lokal në KE me qëllim që ata të mësojnë se qeveritarët tanë, tjetër firmosin në Strasburg e tjetër zbatojnë në Tiranë
NE FAQEN 2
Kjo qeveri ka vrarë shpresat e njerëzve
Deputeti i Lushnjës Ilir Bano denoncon qeverisjen e mbrap-shtë të koalicionit të majtë
“Pushtetarët e sotëm po ndjekin në njëjten platformë qeverisje me atë të Partisë së Punës me qëllim që duke varfëruar popullin deri në palcë të mund të qeverisë sa më gjatë, njësoj si të parët e tyre”
NE FAQEN 2
Vlora: Jemi pro mocionit ndaj Fatos Nanos
Socialistët e bazës përkrahin sulmet e Pellumbit ndaj kryesisë së PS-së
Sipas burimeve nga Partia Socialiste gjatë zhvillimit të Konferencës ka patur mosmarrëveshje mes anëtarëve të PS, që sipas burimeve një pjesë jo e vogël e tyre kanë mbështetur opsionet e deputetit Servet Pellumbi. Sipas burimeve të PS, gjatë zhvillimit të konferencës nga të pranishmit është kërkuar llogari ministrit të Financave Arben Malaj...
NE FAQEN 3
Apostoli shpërdoron fondet për rrugët
Qeveria abuzon me fondet e tërhequra nga pushteti lokal
NE FAQEN 5
Kryepolicët qarkullojnë, ndërsa kriminelët vrasin
Ndërrohen drejtuesit e rendit, rriten krimet në vend
NE FAQEN 4
Shkodra vetëm me një orë dritë në ditë
Qyteti i Mijëvjetit klith sërish “Pak dritë, pak dritë, o vëlla”
Qyteti i Mijëvjetit klith sërish
“Pak dritë, pak dritë, o vëlla”
Shkodra vetëm me një orë dritë në ditë
NE FAQEN 4