NE FAQEN 3 Neokomunistët rikthejnë vitin 1946, kur u larguan nga Shqipëria amerikanët dhe britanikët. Shqipëria më e rrezikuar se në mars të vitit të kaluar Shtetet e Bashkuara mbyllën dje dyert e ambasadës së tyre në Tiranë, duke paralajmëruar njëkohësisht të gjithë shtetasit amerikanë të largohen Shqipërisë. Largimi i diplomatëve amerikanë prej Shqipërisë është një sinjal ogurzi që tregon se e ardhmja e këtij vendi është seriozisht e rrezikuar, madje shumë më tepër se në mars të vitit të kaluar. Amerikanët, që kanë ndihmuar me të gjitha mënyrat vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe kanë treguar gjithmonë interes të posaçëm për Tiranën, kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi që ka rënë prej kohësh në prehrin e terrorizmit qeveritar dhe marrëveshjeve të qeverisë Nano me regjimet kundër Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyruan që të lënë Tiranën për shkak të lojërave të ndyra të Sigurimit të Shtetit të rikthyer në SHIK dhe shërbimeve sekrete antishqiptare dhe antiamerikane të vendeve fqinje. Disa javë më parë amerikanët u ndjenë të tradhëtuar nga shërbimi sekret i Fatos Nanos, në një prej operacioneve kundër terroriste fondamentaliste islamik. Pak kohë më vonë në Afrikë u vunë nën shënjestër dy ambasada të Shteteve të Bashkuara dhe nga shpërthimi i bombave humbën jetën dhe u plagosën mijëra persona, mes të cilëve edhe shumë amerikanë. Lehtësia me të cilën sigurisat e Fatos Nanos i shitën amerikanët ishte aq banale, saqë lajmi i arrestimit të terroristëve ishte futur në të gjitha edicionet e lajmeve të kanaleve më të rëndësishme të botës, ende pa mbër- të kanaleve më të rëndësishme të botës, ende pa mbërritur të arrestuarit në Egjipt. Ndërkohë, që gjëma e ambasadave amerikane në Afrikë e cila ka tronditur të gjithë botën ka ndodhur, një nga pistat e para të saj ka qenë hakmarrja e Xhihadin ndaj arrestimit të fundamentalistëve në Shqipëri. Por sikur të mos mjaftonte kjo ngjarje e rëndë, Departamenti i Shtetit shpalli dje zyrtarisht mbylljen e përkohshme të ambasadës amerikane në Tiranë, duke e motivuar këtë me rrezikun që ekziston në Shqipëri për një ngjarje të ngjashme me atë që ka ndodhur në Afrikë. Ky vendim i prerë dhe i ftohtë për të gjithë shtetasit amerikanë që të mos i afrohen dhe t’i largohen Shqipërisë, është tepër dramatik për shkak se amerikanët nuk janë larguar edhe në ato vende të Afrikës ku janë goditur me bomba dhe kanë humbur shumë qytetarë të tyre. Po kështu, ata nuk janë larguar dhe nuk kanë ndërprerë aktivitetin e tyre diplomatik as në ditët më të zeza të vitit të kaluar, kur në afërsi të godinës së tyre qëlloheshin me mitraloz. Amerikanët kanë braktisur Tiranën të detyruar nga marrëveshjet dhe nga bashkëpunimi i poshtër i Sigurimit të rikthyer të Shtetit me shërbimet sekrete të Milosheviçit dhe të regjimeve të tjera antimerikane të botës. Beogradi ka qenë më i interesuar se kushdo tjetër që amerikanët të linin Shqipërinë, pikërisht në kohën më të interesuar dramatike për fatet e të gjithë shqiptarëve. Ai ka aktivizuar të gjitha fijet e njëta me shërbimin sekret shqiptar të kohës së diktaturës për t’i kontribuar ikjes së amerikanëve nga Shqipëria, një nga ngjarjet më të rënda të pas Luftës së Dytë Botërore për shqiptarët. Regjimi neokomunist i Nanos në fakt po përsërit historinë e lidhur që nga 1946, kur nga Shqipëria u larguan amerikanët dhe britanikët dhe vendi u nënshtrohej diktaturës më të egër të kontinentit. Analogjia është e frikshme po të kujtojmë se në kaq pak kohë qeveria e Nanos po përpiqet të restaurojë të gjitha mjetet dhe metodat që parardhësit e tyre komunistë te Enver Hoxhës kanë përdorur për të qëndruar në pushtet. Por ndryshe është plotësisht e qartë se detyrimi i amerikanëve për të braktisur Tiranën është vepër e kësaj qeverie dhe e lidhjeve të saj me qarqet terroriste të Ballkanit, nuk mund të përjashtohet edhe mundësia e ndonjë riaktivizimi të mundshëm të lidhjeve të tjera që ka pasur Sigurimi i Shtetit me fundamentalistët islamikë, sepse dihet që disa grupe terroriste kanë atëherë stërvitur në Shqipëri. Gjithsesi, kjo është një goditje e rëndë për të gjithë shqiptarët, kudo që janë, dhe për këtë përgjegjësia do të bjerë mbi neokomunistët në pushtet të Fatos Nanos, që krijuan këtë klimë dhe këtë situatë të paprecedent. Amerikanët janë ndjerë të pasigurtë në një vend, ku qeverisin ata që kanë rikthyer veglat e egra të diktaturës dhe lidhjet e tyre me terrorizmin botëror, që fillojnë nga Sadam i Ballkanit, Slobodan Milosheviç, e nuk dihet se ku mbarojnë. Për largimin e tyre detyrueshëm, detyrueshëm, e nuk dihet se ku mbarojnë? [pjesërisht e paqartë] Për largimin e tyre detyrueshëm, e nuk dihet se ku mbarojnë? Shqipëria e Kosovës që po vriten dhe po masakrohen për liritë e tyre e në pëpërkëmbura dhe të dhunuara nga regjimi i Beogradit. Ikja e amerikanëve është njëkohësisht një alarm për shqiptarët që nuk duhet të lejojnë që të përsëritet në mënyrën më tragjike vit 1946.
Nano dhe Milosheviçi detyrojnë amerikanët të braktisin Shqipërinë.
Departamenti i Shtetit fton shtetasit amerikanë të lënë “vendin e shqiponjave”
Ambasada e SHBA-së në Tiranë
Bulqiza në buzë të varrit
30 ditë grevë e minatorëve, asnjë reagim nga ana e qeverisë
Përkrah minatorëve grevistë, tashmë janë bashkuar të gjithë banorët e rrethit të Bulqizës. 23 mijë banorët e këtij rrethi, që nga Qafë-Bualli e deri tek Ura e Topojanit, janë solidarizuar tërësisht me grevistët duke i përkrahur ata në çdo çast.
Të gjithë njerëzit e qytetit, qysh në mëngjes herët, grumbullohen për çdo ditë në rrugën kryesore të qytetit dhe ashtu në heshtje, përcjellin minatorët grevistë deri tek gryka e galerisë, në sheshin ku është caktuar nga
Demaci pranon ofertën e UÇK-së
Mandela i Kosovës vihet në krye të përfaqësisë politike të UÇK-së
“Ky ekip i ri bashkëbisedues i Rugovës nuk është gjë tjetër veçse një krijim alkimisti. Pas tij nuk qëndron asnjë forcë konkrete, si UÇK-ja ose vullneti i popullit shqiptar”
NE FAQEN 3
Qeveria nuk zbaton detyrat kushtetuese
Hajdari: Shkeljet e hapësirës ajrore nga serbët janë bërë rutinë
NE FAQEN 3
Protestuesit bllokojnë rrugën nacionale
Kurbanisat manifestojnë zemëratën ndaj qeverisë për bllokimin e fondeve të shërbimeve publike
Ka qenë deklarimi punonjësve të policisë se “herën tjetër nuk do të shpërndajmë më protestuesit në se qeveria nuk merr masa për sigurimin e motopompave” që i ka bërë kurbanistët të lënë të lirë rrugën nacionale dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre me bidonat dhe kov at e boshatisura
NE FAQEN 3
Mbështetje Rugovës dhe UÇK-së
Berisha, priti emisar(in) e qeverisë franceze për krizën në Kosovë, Ambasadorin Jacques Huntzinger
Duke iu përgjigjur interesimit të ambasadorit Huntzinger, për gjendjen në Shqipëri, kryetari i PD, Berisha, i bëri atij një ekspoze të gjendjes së vështirë ekonomike në vend, të krizës politike, mungesës së rendit dhe stabilitetit, dhunimin e institucioneve dhe të opozitës nga qeveria, shkeljet kushtetuese dhe rritjen galopante të kontrabandës, korrupsionit dhe kriminalitetit në vend
Kryetari i PD, Sali Berisha, priti dje në selinë e Partisë ambasadorin Jacques Huntzinger, emisar i qeverisë franceze për krizën në Kosovë.
Ambasadori Huntzinger, theksoi se qeveria franceze është shumë e shqetësuar për situatën në Kosovë dhe se ajo është thellësisht e angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë politike të kësaj krize. Ne - tha ai - mbështesim përpjekjet e Rugovës dhe jemi shprehur që forcat e ndryshme dhe faktorët kosovarë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të shkuar në bisedime. Natyrisht Franca është e vëmendshme për situatën në veri të Shqipërisë, për veprimet provokative të serbëve atje si dhe për çështjen e shqiptarëve nga Kosova, të shpërngulur me forcë nga vatrat e tyre.
Kryetari i PD Berisha, falënderoi ambasadorin Huntzinger për përpjekjet e tij për zgjidhjen e krizës së Kosovës si dhe vlerësoi qëndrimin e Francës, të personaliteteve të larta franceze me të cilët ai ka patur rastin të takohet para pak kohësh dhe të shkëmbejnë mendime. Ai tha se Franca mund të influencojë për ndryshimin e situatës në Kosovë, ashtu siç influencoi edhe në Bosnje Hercegovinë.
Ai, theksoi zoti Berisha, kemi mbështetur përpjekjet e Rugovës për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit, krijimin ana e tij të grupit të përfaqësisë dhe negociatorëve, sikundër dhe mbështesim UÇK-në, e cila mbron trojet shqiptare, familjet e shqiptarëve të Kosovës, dhe mbështesim vendimin e saj për të patur në krye të udhëheqjes dhe përfaqësisë së saj politike, z.ton Demaci. Ne kemi insistuar dhe insistojmë që forcat e ndryshme në Kosovë të bashkohen për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes politike të krizës. Por jemi të bindur se do të jetë shumë e vështirë gjetja e zgjidhjes pa ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s, për ti ndalur dorën Millosheviçit.
Duke iu përgjigjur interesimit të ambasadorit Huntzinger, për gjendjen në Shqipëri, kryetari i PD, Berisha i bëri atij një ekspoze të gjendjes së vështirë ekonomike në vend të krizës politike, mungesës së rendit dhe stabilitetit, dhunimin e institucioneve dhe të opozitës nga qeveria, shkeljet kushtetuese dhe rritjen galopante të kontrabandës, korrupsionit dhe kriminalitetit në vend. Strategjia jonë politike, theksoi Berisha, është mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut, mbrojtja e principeve demokratike dhe pluralizmit politik.
Në fund të këtij takimi, zoti Berisha i kërkoi ambasadorit Huntzinger, të shikojë mundësinë e dërgimit në Shqipëri të ndonjë konstitucionalisti të njohur francez për të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të partive politike të thirrur nga Partia Demokratike e cila do të mbahet me 31 gusht 1998 në Tiranë, për të diskutuar mbi projektin e kushtetutës.
Takimi u karakterizua nga mirëkuptimi dhe fryma e miqësisë dhe u ra dakord që dialogu të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori, i Francës në Tiranë, Patrick Chri(s)mant.