Kriminelët janë veshur policë
A mund të vendosë rend një polici e inkriminuar?
NE FAQEN 5
Arratisen 4 të burgosur për vrasje
Largimi i tyre në mesnatë është bërë me ndërmjetësimin e policisë
NE FAQEN 5
OQJ - të, merimanga ku gëlltiten paratë
Ja kush janë emrat e atyre që përfitojnë nga fondet e OJQ
NE FAQEN 6
Tirana me ankthin e terrorizmit
Kontrolle në banesat e të huajve që banojnë në Tiranë. Ambasadori Hill anulon vizitën në Shqipëri. Vetëm kryeministri i sigurtë në kryeqytetin e vendit, supereskortë nga Rinasi për në Kryeministri
NE FAQEN 3
Kontrolle në banesat e të huajve që banojnë në Tiranë. Ambasadori Hill anulon vizitën në Shqipëri.
Vetëm kryeministri i sigurtë në kryeqytetin e vendit, supereskortë nga Rinasi për në Kryeministri
Opozita: Qeveria e paaftë largon miqtë e Shqipërisë. SHIK dekonspiroi CIA-n
Ora e keqe për shqiptarët
Në këtë mesgushti ora e keqe ka rënë për shqiptarët. Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të pezulluar veprimtarinë e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe paralajmërimi i bërë për qytetarët amerikanë, që mundësisht të braktisin Shqipërinë, është një ogur i keq për të gjithë ne, shqiptarët, që, këtë verë me temperatura të jashtëzakonshme, po përjetojmë ditë shumë të vështira e të rrezikshme. Trembëdhjetë muajt e qeverisjes së dalë nga rebelimi komunist e shndërruan këtë vend, edhe ashtu problematik e me halle, në mbretërinë e kaosit dhe të pasigurisë, në mbretërinë e korrupsionit dhe kontrabandës, në parajsën e mafiozëve dhe kriminelëve, pra në ferrin e vërtetë për shqiptarët. Shteti i së drejtës dhe i ligjit u zëvendësua me ligjin e xhunglës, duke inkriminuar çdo gjë, çdo jetë shoqërore, ekonomike e politike. Në këtë kaos dhe anarki rrënuese, me kërcënimin e luftës në derë, askush nuk mund ta ndjejë veten të sigurtë. Ora e keqe e leshon kujën e saj të dhembshme në vetëdijen e çdo shqiptari, që i dhimbset familja e tij, shtëpia e tij, vendi i tij, shteti i tij. Jemi në orët më të vështira, alarmuese, kur ekzistenca jonë si shtet dhe si komb është e rrezikuar nga krimi, terrorizmi. Në këto orë të vështira, sigurisht, që shqiptarët ... terrorizmi. Në këto orë të vështira, sigurisht, të shqiptarët ndodhen përpara pikëpyetjesh të mëdha: çfarë bëri qeveria e Kryeministrit Nano në këtë trembëdhjetë muaj për t’ia kthyer vendit normalitetin dhe sigurinë e jetës? A qeveriset ky vend nga një qeveri shqiptare apo nga një qeveri koloniale, raciste, denigruese, dezintegtruese dhe rrënuese? Kryeministri Nano dhe qeveritarët e tij, përveçse standartit të pushtimeve në vilat luksoze buzë plazheve greke nuk kanë tjetër se për çfarë të mburren. Përkundrazi, ata në trembëdhjetë muaj qeverisje e sollën vendin në buzë të greminës. Dhe sinjalët për këtë u dhanë, si nga opozita demokratike brenda vendit, ashtu edhe nga institucionet të rëndësishme ndërkombëtare, që evidentuan Qeverinë Shqiptare si më e korruptuara e Europës. Jo njëherë kjo qeveri u paralajmërua për rrezikun e mafjes dhe të kriminalitetit të organizuar, por sinjalet mbyllën në veshët e shurdhër të pushtetarëve, që duke siguruar e kanë marrë këtë vend me qera për ta shfrytëzuar dhe shkatërruar barbarisht. Një filozof i tillë politik (Filozofia e qeverisjes e Kryeministrit Nano) e solli vendin në këtë ditë të vështirë, kur edhe miqtë më të ngushtë të shqiptarëve, ata që u detyrojnë më shumë se kujtdo prej aleatëve ekzistencën e këtij shteti të gjysmuar që kemi, kolonës verterbrale të vlerave të njerëzimit modern, përfaqësuesin e Superfuqisë së vetme në botë, detyrohen të pezullojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri. Kjo është më të vërtetë një gjendje e dhimbshme dhe e hidhur për çdo shqiptar, një zi e madhe e dhimbshme dhe e vërtetë për çdo shqiptar, që e çmon dhe e don vendin e vet. Sepse asnjë shqiptar normal nuk mund të mos ndjejë dhimbje dhe tronditje, kur vendi katandiset kështu, kur poshtërohet dhe braktiset nga vetë vendin e tij të trishtueshëm. Se për shqiptarët krimi dhe terrorizmi asnjëherë nuk kanë qenë mënyrë e ekzistencës së tyre. Në të gjithë historinë e tyre të gjatë, megjithë dramat dhe tragjeditë e njëpasnjëshme, asnjëherë shqiptarët nuk kanë shfaqur asnjë lloj fondamentalisht. Kur në historinë e shqiptarëve nuk janë mentalizimi. Kur në historinë e shqiptarëve nuk janë fundamentalizmi islamik, as fondamentali-zmi katolik, as ai ortodoks. Përkundrazi Shqipëria ka qenë modeli i bashkëjetesës së feve të ndryshme, qenia e yre praktikuese ka qenë dhe mbetet “Feja e shqiptarëve është shqiptaria”. I vetmi fundamentalizëm terrorist që kanë përjetuar shqiptarët ka qenë fundamentalizmi revolucionar. Ky fundamentalizëm ka kryer akte terrorizmi (kujtojmë bombën në ambasadën sovjetike) dhe genocid ndaj popullatës civile (kujtojmë luftën e klasave). Prerë këji fundamentalizmi të imponuar shqiptarët duhet të ndahen përfundimisht për të ristjtuar shpirtin e vet, vlerat e veta, perspektivën dhe të ardhmen e vet. Çdo aludim tjetër është një fyerje për shqiptarët, është një përçapje keqllëku, që kërkon t’u ngjisë në kurriz shqiptarëve etiketa të pamerituara, ka përmbajtje raciste dhe antishqiptare. Sidomos, si… ka përmbajtje raciste dhe antishqiptare. Sidomos, si… para uanë në të cilën dëshmitarët na ve në ne, shqiptarëve, para një dileme të madhe: a mundemi ne shqiptarët që ta rikthejmë vendin nga fondamentalizmi revolucionar dhe nga rikthimi atij vlerat qytetare dhe njerëzore të Shqipërisë? A mundemi ne që të rikthejmë vendin nga kaosi dhe dhunuar keqas, ta shpëtojmë Shqipërinë nga kaosi dhe anarkia, ku e zhytën pushtetarët kolonizatorë nga ne primitivët që ka njohur historia. Këtu bëhet fjalë përgje… për çdo shqiptar të vetëdijshëm dhe unë besoj se shqiptarët janë të zotët ta mbajnë këtë përgjegjësi, duke e sfiduar orën e keqe, që rreh tik-takun e vet të zi mbi kokat tona.
Pesë variante për Kosovën
Papërgjegjshmëri kriminale e qeverisë
Deklaratë e ish Presidentit të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha lidhur me ndërprerjen e punës nga ambasada amerikane në Tiranë
Lidhur me vendimin e departamentit amerikan të shtetit për të pezulluar përkohësisht veprimtarinë e ambasadës së SHBA në Tiranë dhe për të tërhequr diplomatët dhe familjet e tyre nga Shqipëria, deklaroj:
Megjithëse ndërprerja qoftë dhe përkohësisht e veprimtarisë së ambasadës së SHBA, shtetit më të fuqishëm të botës dhe mikut më të madh të shqiptarëve, është një hap i dhimbshëm dhe natyrisht me efekte në marrëdhëniet dypalëshe, unë, duke shprehur keqardhjen time të thellë, shpreh njëkohësisht mirënjohjen tim për motivet dhe ...
adës amerikane është një vendim i imponuar edhe nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e qeverisë socialiste të Tiranës, e cila nuk është aspak në gjendje të sigurojë jetën dhe kushtet më të domosdoshme të punës e të veprimtarisë së misionit diplomatik amerikan në Shqipëri. Qeveria socialiste, jo vetëm nuk ka vendosur por e ka shkatërruar më shumë rendin në Shqipëri. Ajo ka ndihmuar në krijimin e situatës që çoi në mbylljen e ambasadës amerikane dhe me papërgjegjshmërinë kriminale të disa organeve të saj të specializuara dhe të propagandës qeveritare, të cilët me insinu- ...
natyrisht me efekte në marrëdhëniet e dy palësh, unë, duke shprehur keqardhjen time të thellë, shpreh njëkohësisht mirëkuptimin tim për motivet dhe shkaqet që e quan qeverinë amerikane në marrjen e këtij vendimi.
SHBA, si shtet demokratik dhe mbrojtës i madh i vlerave themelore të civilizimit njerëzor, kanë me vete këtë ditë solidaritetin e gjithë shteteve demokratike dhe forcave demokratike të botës dhe unë konfirmoj edhe njëherë qëndrimin tonë të njohur për dënimin e fuqishëm të atentateve terroriste dhe të terrorizmit dhe në mënyrë të veçantë ato kundër diplomatëve dhe misioneve diplomatike.
Ndërprerja e veprimtarisë së ambasadës me misionin vendosur por e ka shkatërruar me situatës që çoi në mbylljen e ambasadës amerikane dhe në të propagandës qeveritare, të cilët me insinuata e tyre publikë për ndërhyrjen amerikane kanë kundër terroriste islamike në Shqipëri, provokuan kërcënimin terrorist dhe për pasojë mbylljen e ambasadës.
Si ish President i Shqipërisë dhe kryetar i opozitës në vend, në emrin tim personal, të anëtarëve dhe simpatizantëve të opozitës, si dhe të gjithë popullit shqiptar, unë i shpreh qeverisë amerikane dhe popullit amerikan solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe ti siguroj se për Shqipërinë dhe shqiptarët SHBA janë dhe do të mbeten miku më madh i demokracisë dhe përparimit.
SHBA përurojnë ambasadën e re në Tanzani
Shtetet e Bashkuara përurojnë godinën e re të Ambasadës amerikane në Tanzani dje, 10 ditë pas atentatit me bomba nga një grup terrorist islamik që shkaktoi qindra të vdekur dhe mbi 5 mijë njerëz të plagosur në Tanzani dhe Kenia.
Pak më shumë se një javë pas atentatit me bombë kundër SHBA, të ndërmarrë nga grupet terroriste në dy vendet të Afrikës dhe kërcënimeve të vazhdueshme SHBA shpallën masa suplementare sigurie në përfaqësitë e tyre të gjitha vendet e botës. SHBA masat e sigurisë se lartë për ruajtjen e përfaqësive, diplomatëve dhe qytetarëve amerikanë jashtë vendit i ndërmorën si masë parandaluese për mbrojtjen nga akte të mundshme terroriste. Përfaqësuesit diplomatikë amerikane vazhdojnë normalisht aktivitetin edhe në dy vendet ku ambasadat e SHBA u goditën me bomba. Në Tanzani dje u përurua godina e re e ambasadës, ndërtesë jo shumë larg godinës së mëparshme të ambasadës së SHBA në këtë vend afrikan.
Ndërkohë Departamenti i Shtetit pezulloi për një kohë të pacaktuar punën e përfaqësisë së SHBA-së në Shqipëri pardje për arsye sigurie, reduktoi personelin diplomatik dhe udhëzoi qytetarët amerikanë që mundësisht të lënë Shqipërinë apo të mos udhëtojnë në këtë vend që paraqet rrezikshmëri.
Bundestagu gjerman: Gjendja në Shqipëri alarmuese
Edhe në Gjermani shqetësim në rritje ndaj Qeverisë së Tiranës. Klaus Francke i shkruan deputetit Pjetër Arbnori
NE FAQEN 2
Luftë mes fshatarëve dhe ushtarëve serbë
Gjendje e rëndë në Padesh të Tropojës
Luftë mes fshatarëve dhe ushtarëve serbë
Arrin në 550 numri i të ardhurve të rinj nga Kosova
Burime nga Tropoja konfirmojnë për “RD” se edhe dje ka pasur luftime brenda territorit shqiptar në fshatin kufitar Padesh. Përseri forcat serbe kanë hyrë brenda kufirit dhe kanë qëlluar në drejtim të shtëpive të fshatit si dhe ndaj banorëve të tij. Ashtu si dy ditë më parë, edhe kësaj radhe banorët e Padeshit u janë kundërvënë atyre me forcat e veta duke i detyruar ata që të kthehen përsëri në brendësi të kufirit me Kosovën.
Numri i të ardhurve nga Kosova ditët e fundit ka arritur në 550 ndërsa kushtet e banesës ku ata janë strehuar janë të tmerrshme. Në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit ku aktualisht ndodhen pjesa më e madhe e tyre mungon uji dhe gjithë gjërat e tjera të nevojshme për një jetë në kushte minimale. Deri tani nuk është bërë asnjë hap nga qeveria për t’i gjendur pranë atyre, ndërkohë që Tropoja po shkon drejt kthimit të një getoje për banorët e larguar nga Kosova.
Bllokohet konferenca e shtypit e “Bashkimit për Demokraci”
Telenano vazhdon të censurojë fjalën e opozitës
Edhe dje Telenano ka bllokuar konferencën e shtypit të “Bashkimit për Demokraci”.
TV nuk ka dhënë qëndrimin e PD dhe aleatëve të saj lidhur me mbylljen e ambasadës amerikane në Tiranë duke i shtuar kështu edhe më tepër censurimin e aktiviteteve të opozitës. Fshehja e qëndrimit të PD-së lidhur me mbylljen e ambasadës së SHBA në Tiranë nuk e ndihmon Nanon që të zgjidhë problemet që ai ka, ka lidhur me këtë mbyllje. Është qeveria socialiste dhe inkriminimi i saj permanent që ka krijuar kushte që diplomatët e huaj të lënë Shqipërinë dhe jo konferencat e shtypit apo qëndrimet e opozitës. Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll ndërkohë që vetëm një javë pas atentatit në Tanzani amerikanët inauguruam ambasadën e tyre. Duket qartë se Nano dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk janë në gjendje të ruajnë e sigurojnë miqtë e shqiptarëve, por çdo ditë shtojnë arsyet që ata të ikin, ashtu si më 1946.
SHBA reduktojnë pjesëmarrjen ushtarake në manovrat e NATO-s
Zëdhënësi i Pentagonit: Më pak ushtarë amerikanë në Shqipëri
SHBA kanë reduktuar pjesëmarrjen e forcave të tyre ushtarake në manovrat e NATO-s që do të fillojnë nesër në Shqipëri.
Në kryeartikullin e gazetës “Nju Jork Times”, njoftohet se SHBA do të ulin numrin e ushtarakeve në manovrat e koduara “Bashkëpunimi i Koordinuar”, që do të kryhen rreth 70 km nga Tirana. Sipas kësaj gazete e cila citon zëdhënësin e Pentagonit, reduktimi i pjesëmarrjes amerikane në manovra nuk ka lidhje me rrezikun islamist.
Ndërkohë po në këtë shkrim lajmërohet edhe vendimi i Departamentit të Shtetit për të larguar diplomatë e ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre nga Shqipëria. Artikulli i vë theksin edhe në paralajmërimin e shtetit amerikan për qytetarët e vet që janë në Shqipëri, që ta lënë këtë vend ndërsa për ata që kanë ndërmend të udhëtojnë të pezullojnë këtë udhëtim. Artikulli i “Nju Jork Times” thekson faktin se në Shqipëri është arrestuar edhe një egjiptian tjetër i cili është dënuar me vdekje në Egjipt, ndërkohë që pritet të jetë bërë edhe ekstradimi i tij.
NE FAQEN 10