22/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 gusht 1998

Buxheti le 14 mijë naftëtarë pa paga

Albpetroli pre e kontrabandës së naftës NE FAQEN 5

Pacientët, fjetja dhe ushqimi tani me pagesë

Nuk do të ketë më shërbim falas, spitalet do t’u jepen të sëmurëve me qera NE FAQEN 2

Në polici ka informatorë që i shërbejnë krimit

Të paktën në 320 raste policia ka dështuar paraprakisht në operacionet antikrim NE FAQEN 4

Amerikanët braktisin manovrat e NATO-s

Mbyllen pa lavdi manovrat e NATO-s në Shqipëri. Dështojnë manovrat detare në Adriatik. Ushtarët e Aleancës së Atlantikut luajnë futboll në poligonin ndërkombëtar të Bizës NE FAQEN 3

BB: Qeveria Nano nuk po qeveris vendin

Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore i alarmuar për përkeqësimin e situatës ekonomike dhe financiare në Shqipëri Bordi kur nxiti qeverinë e koalicionit të majtë të ndërmarrë hapat e nevojshme për të forcuar qeverisjen, le të kuptohet se konstaton komprometimin të përpjekjeve për inicimin e reformave në Administratën Publike. NE FAQEN 3

Verilindja mes Nanos dhe Millosheviçit

Nga Afrim KRASNIQI Fatos Nano, i sapokthyer nga Greqia, njofsoi se do të marrë një ofensivë të ashpër policore dhe ushtarake kundër “krimit, prostitucionit dhe drogës” në zonat e verilindjes. Ky vendim racizt dhe kësenofob i Fatos Nanos mundni në të njëjtën ditë që ushtria kriminale e Millosheviçit sulmoi për herë të shtatë fshatrat kufitare në Tropojë dhe kur diplomatë e huaj në Tiranë filluan shëm ndërkombëtar; se makinat e zyrtarëve të huaj nuk vidhen vetëm në Tropojë, por edhe në Tiranë, Durrës, Lushnjë dhe qytete të tjera. Opinioni publik e ka njohur dhe denoncuar ekzistencën e vetëm një lloj krimi të organizuar në verilindje. (E qartë që idean dhe realizuan Fatos Nano dhe Neritan Ceka gjatë vitit të kaluar. Sapo erdhi në pushtet Nano dhe Ceka emëruan në krye të policisë, sigurimit dhe organëve të drejtësisë në Tropojë, njerëz Fatos Nano, i sapokthyer nga Greqia, njoftoi se do të marrë një ofensivë të ashpër politike verifikuara. Ky vendim racizoi dhe ksenofobi i Fatos Nanos vodhi në të njëjtën ditë që ushtria kriminale e Milosheviçit kur diplomatët e huaj në Tiranë filluan evakuimin e ushtrisë të pasigurisë së jetës. Që nga dita kur Nano erdhi në pushtet dhe deri më sot, ka ndjekur një politikë diferencuese dhe raciste ndaj pjesës veriore të Shqipërisë. Ai largoi nga qeveria të gjithë politikanët e majtë me prejardhje krahinore nga veriu i vendit dhe refuzoi të emërojë në qeveri qytetarë shqiptarë të besimit katolik. Kulmi i ksenofobisë qeveritare ndaj veriut arriti në shkurt 1998 kur forcat speciale të policisë dhe ushtrisë dhanë urdhra të dhunshme që dogjën Shkodrën dhe arrestuan dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Skenari i Shkodrës ku fillimisht u emërua një komisari policie nga Vlora, për të përsëritur edhe në Tropojë, ku me emërimin e një “meritokrati” të lagjes Cole, u vu zjarr i hidrocentralit të Fierzës. Në funksion të politikës drejthë-kurtër të Nanos ndaj veriut të Shqipërisë, u vu edhe stacioni i vetëm televiziv kombëtar. Gjatë muajve të kaluar dhe sidomos gjatë ditëve të fundit, ky ekran televiziv racist vijoi të transmetojë arrestime të bujshme si ai i pesë qytetarëve të lindur në Tropojë, të cilët kishin grabitur një mikrobus. Veçimi i kësaj ngjarjeje ordinere përballë 32 vrasjeve të ndodhura javën e fundit në Tiranë (ajo më e bujshmja ndodhi 30 metra larg godinës së RTV-së), bëhen për të krijuar psikozën se të gjithë shqiptarët që jetojnë në verilindje janë kriminelë, hajdutë dhe vandalë. Paravërisht nga fushata televizive dhe e mjeteve të shtypit proqeveritar, ofensiva qeveritare kundër verilindjes, nuk ka asnjë argument ligjor dhe profesional justifikues. Çdo njeri normal në Shqipëri e di fare mirë se droga nuk kultivohet në verilindje, por në vendlindjen e Nanos, Tepës, Rucit dhe Rakipit; përdoruesit e saj nuk janë në fshatrat e varfëra të verilindjes, por në gjimnazet e Tiranës deri në familjen e kryeministrit; se trafiku klandestin nuk bëhet në malet e Tropojës, por në bregdetin e bukur të Vlorës, Durrësit, Golemit dhe Sarandës; se prostitucioni i organizuar kurrsesi “ka qenë problem” i verilindjes, se depo e armëve të ushtrisë nuk ndodhen të shumohena në Tropojë, nuk në Gramsh, Berat e Gjirokastër; se kontrabanda e karburanteve, cigareve, e ushqimeve, e elektroshpërpjakëve, etj., nuk bëhet në Has e Zogaj, por në Vlorë dhe Këpucë; në detin shqiptar dhe në selinë e Ministrisë së Financave, se askush e ka shpallur verilindjen “kampion e korrupsionit”, por ishte qeveria Nano që e ka filluar këtë çmim të turpshëm. vetëm një lloj kriminaliteti të organizuar në verilindje, të atij që i deduan krye të policisë, sigurimit dhe organeve të drejtësisë në Tropojë, njerëz që gjerësisht akuzohen për shumë vrasje dhe të njohur gjatë dhjetë vjetëve të fundit për lidhjet e afërta me policinë sekrete jugosllave. Drejtuesit “meritokratë” të Nanos në policinë e Tropojës, mbahen mend se me mbështetjen publike të kryeministrit të tij, ekzekutuan në vendlindje të komisarit një oficer të lartë policie, eleminuan dy eksponentë të rëndësishëm të UÇK-së dhe në janar 1998 masakruan tre eksponentë themelues dhe drejtues të opozitës demokratike. Të harruar nga qeveria, të zhytur në varfëri, papunësi masive, të varfër dhe keqtrajtuar nga drejtuesit lokale të policisë, të sulmuar me raketa nga Millosheviçi dhe me policë speciale nga Nano, banorët e verilindjes ndodhen nën ditët e tyre më kritike. “Faji” i tyre i vetëm (për të cilin edhe sot ndjehen krenarë) është se një vit më parë kanë votuar masivisht kundër kryeministrit dhe partisë së tij, se kur shteti shqiptar vuri pritë në Koman për kosovarët e ikur nga lufta, tropojanët i strehuan dhe vazhdojnë prej tre muajsh të ndajnë me ta bukën e gojës. Para se të fajësojë për fajte të paqena një popullsi të pafajshme 70 mijëshe, para se të dërgojë në Tropojë, Has dhe Kukës trupa speciale të policisë, sigurimit dhe ushtrisë, Nano duhet të përulej me respekt dhe t’u kërkojë falje publike atyre njerëzve të varfër dhe bujarë, të ndershëm dhe patriotë që kur shteti i Nanos ishte me pushime në Greqi i doli në Padesh zor kufirin shqiptar, kur shteti i Nanos trembi nga ardhja e refugjatëve kosovarë, i dërgonte trenë par të vjelën, kur shteti i Nanos shpërndante miell elektoral në Kavajë, ndante bukën e gojës dhe varfërinë me 100 mijë viktimat e spastrimit etnik të Millosheviçit. Verilindorët dhe gjithë shqiptarët, nuk kërkojnë nga qeveria diskriminim dhe ndarje të imponuar raciste dhe krahino-re, por marrjen e të gjitha përgjegjësive për t’i kthyer vendit qeverisjen e humbur, qetësinë e humbur, punësimin e humbur, mirëqenien e humbur, dinjitetin dhe sovranitetin e humbur kombëtar. Nëse vijojnë të veprohet ndry-she, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë pasojat e bandave të qeverisë dhe pushtetit të Kretës, atjeherë ata nuk duhet të lejojnë më, por duhet të jenë të gatshëm të përmbahen nga grup aventurierësh e të inkriminuar. Përpara se ndodhi me e keqja, qeveria greke e Tiranës duhet t’i japë menjëherë fund vendosjes së verilindjes në tabelë qitjeje të mercenarëve të saj dhe të Millosheviçit.

[Fotografi e një automjeti me shenjën “ARMY”]

Sigurimi i shtetit goditi kishën

Klosi paralajmëroi aktin terrorist në Shkodër Shërbimi Informativ Kombëtar ka pa-

goditi kishën

Shërbimi Informativ Kombëtar ka pasur dijeni të plotë mbi sulmin ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale në Shkodër, megjithatë nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të penguar aktivitetin e terroriztëve për shkatërrimin e institucionit të kultit. Vetëm dy javë më parë kreu i SHIK-ut, Klosi paralajmëroi përmes shtypit se institucioni, që ai drejton kishte informacione se gjendja gjatë mesit të gushtit do të rëndohej. NE FAQEN 3

Qeveria Nano, favore qesharake për buxhetorët

Rikthehet historia e kompensimeve. Bukë thatë për nëpunësat Kryefamiljarët mund të marrin një kompensim deri në 500 lekë në muaj për person por jo më shumë se 1500 lekë në muaj, ndërkohë që të gjithë shqiptarët të kompensuar nga qeveria Meksi në ’92 - ’93 nuk kanë të drejtë të përfitojnë as dhe 500 lekshin. E gjitha kjo lojë bëhet kur shumica e ministrave të kabinetit të tij janë duke provuar kënaqësitë e pushimeve disa milionëshe e në një kohë kur gazetat nuk vonojnë të botojnë lajme mbi shkollimet po disa milionëshe të fëmijëve të tyre

Flet këshilltari i Bashkisë : Ja si qëndron e vërteta e rrugëve të Tiranës

Filluan shirat, 25 km rrugë mbeten pa shtruar Sipas Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, nga fillimi i vitit deri tani pengesa kryesore për përfundimin e shtrimit të rrugëve kanë qenë shirat. Gjatë muajve gusht, korrik dhe në gjysmën e gushtit nuk ra një pikë shi. Tashmë duket se vapa ra dhe shirat do të nisin, ndërkohë kur rrugët mund të asfalt ohen vetëm në kohë të thata. NE FAQEN 5

Mocionistët e PS-së takohen me bazën

Kërkohet mbështetje tek partitë e koalicionit për largimin e Nanos nga kreu i partisë Mocionistët socialistë anti-Nano do t’i drejtohen partive të koalicionit qeveritar për të mbajtur qëndrimin, nëse nga kryesia aktuale e Partisë Socialiste nuk do të merret parasysh kërkesa e tyre, e cila konsiston në votbesimin ndaj kryetarit të partisë. Burime nga parlamentaret socialistë thanë të premten. NE FAQEN 3

KESH dhe Tatimet, përplasen në gjyq

Financat kërkojnë “kompensime” nga KESH 800 milionë dollarë, pengu i luftës mes institucioneve NE FAQEN 5

Një raketë amerikane drejt objektivit terrorist