27/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 gusht 1998

Tirana: Gati për t’i shpërrur [?] bllokmenët

Demokratët në të gjithë Shqipërinë të vendosur për t’i qëndruar terrorit të klikës. Aktive të nxehta në Tiranë, Shkodër dhe në Elbasan NE FAQEN 2

Nano dhe sfida e humbur me opozitën

Nga Astrit PATOZI Demokratët në të gjithë Shqipërinë po shprehin vendosmërinë e tyre për t’iu kundërpërgjigjur radikalizimit të situatës politike në vend me të gjitha mjetet me të cilat mbrohet liria dhe me të gjitha mënyrat me të cilat rrëzohen diktaturat. Por ajo që është më e rëndësishme, vendimi i PD për t’iu përsh-tatur valës së re të terrorit mbi opozitën, pas burgosjes politike të gjashtë ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë demokratike, ka gjetur mbështetjen e shumicës dërrmuese të sh- shqiptarëve, të cilët sot më tepër se kurrë po ndjejnë rrezikun real të rikthimit të tmerrshme të komunizmit. Në rast se demokratët thonë se koha e burgjeve politike mund të rikthehet vetëm nëse persekutorët e rinj do të kalojnë mbi tanke mbi trupat e tyre, pothuajse çdo shqiptar është gati të paguajë një çmim që historia të mos përsëritet në mënyrën më tragjike. Tashmë Fatos Nano dhe klani i tij i ka hedhur dorashkën jo vetëm demokratëve, por të gjithë shqiptarëve. Arrestimi me akuza aq absurde i Shamatës, Çelës, Zhulalit, Ramës, Mulosmanit, Lushës është një test jo vetëm për Partinë Demokratike dhe për opozitën në përgjithësi, por për të gjithë qytetarët e këtij vendi që besojnë ende në të ardhmen e Shqipërisë. Duke goditur Partinë Demokratike, Nano ka synuar jo vetëm të gëzojë fanatikët dhe terroristët e tij, por edhe të masë forcën reale të opozitës. Çdo ngurrim dhe tentativë e saj do të ishte vetëvrasje dhe rrëshqitje totale e vendit në neodiktaturë. Sepse tashmë nuk ka asnjë dyshim për ringjalljen e fantazmave famëkeqe të Aranit Çelës, Josif Pashkos dhe të gjyqeve speciale që u ushqyen me gjak dhe me vuajtje të shqiptarëve për të vendosur diktaturën më të egër dhe më barbare të kontinentit. Çdo shqiptar që pranon të dënohet për ‘krimet’ më të mëdha të cilit janë librat me poezi, disqet e këngëve të pabotuara, ka pranuar që nëse ta pushtojnë pa sy, ta tërheqin zvarrë në sy të fëmijëve, ta burgosin dhe ta internonin si në kohërat e zeza të Hoxhës. Kushdo që bën indiferentin apo nxjerr hapin për të mos qenë dëshmitar kur prokurori i Përgjithshëm nxjerr disa shishe ujë mineral me etiketa të vitit 1998, për ‘përgatitur si prova për “krime kundër njerëzimit” në fillim të vitit 1997 për Blertim Çelën, Safet Zhulalin dhe ushtarakët e tjerë të lartë të arrestuar, do të thotë se ka pranuar neodiktaturë, që përmendet, persekutohet dhe dënohet meqë se letër dhe më parë. Në çdo rast tjetër akuza se “është parë i veshur ushtarak në mars të vitit kaluar” për Blerim Çelën do të shkaktonte të qeshura të forta... (Vijon në faqen 3)

Cërrik, qershor 1997

Cërrik, qershor 1997

Berisha i ftuar në Gjermani

Theo Vaigel fton kryetarin e PD-së Kryetari i Partisë “Bashkimi Kristian Social Demokrat” i Bavarisë, Theo Vaigel ka ftuar për një vizitë në Munih për të marrë pjesë në punimet e konferencës së partisë së tij Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha dhe Nënkryetarin e kësaj partie Genc Pollo. Gjatë qëndrimit në Munih z. Berisha do të takohet me personalitete politike gjermane dhe europiane. Zhvillimet më të fundit në Shqipëri, arrestimet politike do të jenë tema kryesore me bashkëbiseduesit.

Berisha: Kupola e mafias grisi marrëveshjen e 9 marsit

PD shpall protestat për lirimin të burgosurve të ndërgjegjes, hapjen e TV për opozitën dhe largimin e Nanos nga blloku i Hoxhës NE FAQEN 3

Bidonat e Rakipit, prodhim i ‘98

Bidonat me benzinë janë mbushur nga prokuroria Kujtojmë që prodhimi i bidonave të ujit 1.5 litra “Uji Glina” ka dalë në qarkullim në shtatorin e vitit 1997, ndërsa “Uji gazuar Tepelena”, ka nisur të prodhohet në shkurt-mars të vitit 1998. Këto etiketa mbanin bidonat e Rakipit të

Opozita në dialog me SHBA-në

Berisha përshëndet qëndrimet e Departamentit të Shtetit dhe ambasadores Lino NE FAQEN 3

Fatos Nano urdhëroi arrestimet politike

Berisha priti Ambasadorin italian në Tiranë, Spatafora Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti dje në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij zotin Marcello Spatafora, me kërkesën e këtij të fundit. Ambasadori italian u interesua për zhvillimet e fundit në Shqipëri mbas arrestimit të gjashtë funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike. Prof. Dr. Sali Berisha bëri një ekspoze të hollësishme për situatën shumë kritike në vend të krijuar nga veprimet sistematike kundër opozitës të ndërmarra nga Kryeministri Nano dhe në veçanti mbas arrestimit në mënyrë ant ligjore të gjashtë funksionarëve të lartë të PDSH-së. Berisha i shpjegoi atij të gjitha lidhjet e Fatos Nanos me arrestimet në mesnatë të zyrtarëve të lartë. Ai dha se më 9 mars 1997, nënshkruam marrëveshjen e partive politike për të shpëtuar Shqipërinë nga lufta civile, marrëveshje e cila u përshëndet nga të menjëherë nga Ministri i Jashtëm Italiane, zoti Dini. Por me aktin e fundit Nano e prishi këtë marrëveshje. Kjo qeveri që nuk respekton as marrëveshjet e nënshkruara prej saj kur ishte në opozitë, nuk meriton respektin dhe mbështetjen e askujt. Prandaj i kërkojmë qeverisë italiane që të mos i japë asnjë ndihmë kësaj qeverie e cila po rritet në shkahtën komuniste, po pasurohet çdo ditë me drogë e kontrabandë që e kontrollon vetë. Berisha e informoi Ambasadorin Spatafora për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe theksoi se ne jemi të vendosur të mbrojmë vlerat e lirisë dhe demokracisë me çdo lloj çmimi. Sot liritë tona duhet të respektohen amendamenti Arbnori. Ne jemi gati për sakrifica, por mendimi se nuk i kemi konsumuar të gjitha domosdoshmërisht paçqe. Prof. Dr. Sali Berisha i tha Ambasadorit se jemi gati të presim grupe parlamentare miqësore për të vlerësuar situatën parlamentare më këste të vlerësuar situatën në Shqipëri dhe për t’i gjykuar zhvillimet në Shqipëri. Lideri i PDSh-së, i kërkoi Ambasadorit t’i përcjellë Kryeministrit Prodi, Ministrit të Jashtëm Dini mirënjohjen për gjithçka kanë bërë e po bën Italia dhe populli italian për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe t’u bëhet e ditur se sot demokracia shqiptare po jeton ditë të vështira. Kemi besim, theksoi zoti Berisha, se luftën që po na imponon klani Nano do ta kapërcejmë me rrugë e mjete demokratike. Ambasadori Spatafora shprehu mirëkuptimin për atë që iu thanë dhe habinë e tij për këtë akte dhunë ndaj opozitës. Ai falenderoi për informimin dhe tha se do t’i përcjellë në destinacion mesazhet që mori. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe të mirëkuptimit të plotë.

BE e shqetësuar për arrestimin e ish-zyrtarëve të PD-së

Takim i Kryetarit të PD-së, Berisha, me ambasadorin Franz Parak Kryetari i PD-së, Sali Berisha, priti dje një takim me ambasadorin e misionit monitorues të Komunitetit Europian, ambasadorin Franz Parak. Berisha i bëri një analizë të hollësishme situatës së rëndë të konfliktit të ashpër që ka krijuar në Shqipëri qeveria e Fatos Nanos, e cila po e çon vendin në pragun e luftës civile. Ai theksoi se vendimet e qeverisë për të arrestuar ish-zyrtarët e lartë të PD janë vazhdim i revan shit të egër kundër opozitës, Fatos Nano ka shkëlqyer marrveshjen e 9 marsit të vitit 1997, i cili shpëtoi vendin nga lufta civile dhe krijoi qeverinë e pajtimit kombëtar, ka shkelur ligjin për amnistinë të miratuar nga parlamenti shqiptar duke dënuan ligjet kushtetuese dhe ligjet e tjera të shtetit shqiptar. Berisha nënvizoi se PD dhe gjithë forcat demokratike shqiptare janë të vendosura t’i rezistojnë sulmeve të egra të qeverisë Nano kundër të drejtave njerëzore e demokratike dhe të pengojnë me të gjitha mjetet demokratike vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Në përgjigje të interesimit të delegacionit për zhvillimet më të fundit të konfliktit në Kosovë dhe mundësitë e zgjidhjes së tij, Kryetari i PDSH-së vuri në dukje se pikëpamja e tij është se zgjidhja e vetme në gjendjen e krijuar nga agresioni masiv dhe masakrat masive të ushtrisë serbe kundër popullsisë civile në Kosovë, është ndërhyrja e drejtpërdrejtë e NATO-s në terren në Kosovë, sepse derisa NATO të mos ndërhyjë, asnjë lufta do të vazhdojë. Shefi i misionit monitorues të Komunitetit Europian, ambasadori Franz Parak, në fjalën e tij vuri në dukje se janë të njohur dhe ndjekin me shqetësim problemet e mëdha të brendshme, që po kalon Shqipëria aktualisht, si dhe gjendjen e rëndë të ardhur nga Kosova në Shqipërinë e veriut, dhe delegacioni kishte patur rastin ta konstatojë vetë. Ai shprehu interesimin e misionit që ai kryeson për të mësuar analizat dhe pikëpamjet e kryetarit të PD Sali Berisha, përvojën e madhe politike shtetërore të të cilit ai e vlerësoi në mënyrë të veçantë. Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Arno Riedel, vendi i të cilit ka presidencën e Bashkimit Europian, bëri të ditur se qeveria e tij është njohur me arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë të PD dhe njoftoi kryetarin e PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha se Bashkimi Europian do të diskutojë së shpejti këto çështje dhe pikërisht për këtë janë të interesuar që të dëgjojnë informacionet dhe qëndrimet e kryetarit të PD-së.

Shihen këta foto. Njeriu në qendër të saj është Neritan Ceka, kryetar i PAD-së, deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Rendit e të SHIK-ut, ministër i Brendshëm i qeverisë Nano për gati një vit. Rreth e rrotull tij janë një tufë personash të armatosur deri në dhëmbë, një pjesë banditë të njohur e një pjesë që sot mund të jenë penduar për këtë pamje që kishin pak më shumë se një vit më parë. Fotua është bërë në Çerrik në qershor të vitit 1997, në atë qytet ku u vranë shtatë ushtarë të Gardës që sot njihen si masakra me e rëndë e pranverës ’97. Neritan Ceka është pikërisht me ata njerëz që bënë masakrën, natyrisht edhe në jug nga urdhërdhënësit e kësaj masakre.

Sot, miting i madh i PD-së në Tiranë Të gjithë në shesh kundër diktaturës

Kryesia e Partisë Demokratike u bën thirrje të gjithë demokratëve të Tiranës, familjarisht së bashku me fëmijët e tyre të grumbullohen sot më datë 27.08.1998, ora 19.00 në Sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër terrorit të klikës në pushtet, për të dëshmuar vendosmërinë tonë, qëndresën tonë të palëkundur për të mbrojtur vlerat dhe idealet që na bashkojnë me njëri-tjetrin. Të gjithë së bashku sot në orën 19.00 në Sheshin “Skënderbej” për t’u ndjerë më pranë njëri-tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të përmbysur diktaturën komuniste. LIRONI! TË SUKSOHEN [?] POLITIKË JO BLOKIMENËT E VRASES [?] VJEKER