18/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 shtator 1998

Të gjithë në sheshin "Skënderbeu", në nderim të Azem Hajdarit

Një vit pas vrasjes së Azemit në Parlament, demokratët më të vendosur se kurrë në protestën e tyre “Bashkimi për Demokraci” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm që besojnë tek liria dhe vlerat e saj, patriotëve të vërtetë që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, të djathtëve kudo që ndodhen në Shqipëri, të bashkohen me qytetarët tiranas, ditën e premte, më 18 shtator, ora 11.00, në Sheshin “Skënderbeu” në protestën e tyre paqësore kundër regjimit neokomunist që pasi mori pushtetin me dhunë, nuk reshti së aplikuari ndaj opozitës platformën e tij të vjetër me persekutimet, rrahjet, burgosjet, vrasjet. Demokratë nga gjithë Shqipëria! Të mblidhemi të premten, më 18 shtator, në ora 11.00 në Sheshin “Skënderbeu” në kujtim të një vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit në Parlamentin Shqiptar.

Nano, mos guxo të prekësh Berishën!

Berisha i bën apel shqiptarëve për vetëpërmbajtje: "Mos u bëni pjesë e skenarit të Nanos për të djegur Shqipërinë" Fatos Nano po kërkon të ndezë fitilin e luftës civile në Shqipëri duke urdhëruar arrestimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe disa liderëve të tjerë të saj. Nuk është aspak rastësi që hapin e papritur deri në ekzekutimin final të skenarit quhet i njëqind Spartak Braho, njeriu që akuzohet si organizator i atentatit të Shkallnuerit, në qershor të vitit të kaluar, kur ish-presidenti Berisha u godit me një bombë, e cila për fat nuk plasi, në kohën që bënte fushatën elektorale për partinë e tij. Hapja e derës së burgut për njerëzit që shembën komunizmin dhe sollën ndryshimet demokratike në Shqipëri, vjen pas një kalvari të gjatë represioni mbi opozitën që arriti kulmin e saj disa ditë më parë, me vrasjen e Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Duke urdhëruar burgosjen e Berishës dhe të gjysmës së kryesisë së Partisë Demokratike, Fatos Nano po u tregon vdekjen dhe dyert e burgjeve të gjithë demokratëve në Shqipëri. Ai nuk mund të arres-[tekst i prerë] Sekretarja e Shtetit, Ollbrajt, paralajmëron Fatos Nanon Arrestimi i Berishës u tregonte nuk mund të arrestojë liderin e PD dhe drejtuesit e tjerë demokratë me akuzen e sharakë të “kryengritjes së armatosur”, apo të “grushtit të shtetit”, kur e ka shkaktërruar vetë këtë shtet dhe pastaj e ka braktisur nga paniku dhe ia ka mbathur në Dajt për dy ditë. Kur ende nuk është tharë gjaku i Azem Hajdarit para selisë së Partisë Demokratike dhe mbahet ende në qeli gjashtë të burgosur politikë ish-zyrtarë të lartë të qeverisë së fundit demokratike, Fatos Nano po i sfidon edhe një herë qindra-mijëra demokratët e këtij vendi, duke i paralajmëruar se tani për ta do të ketë vetëm plumba, burgje dhe diktaturë. Berisha u bëri thirrje dhe shqiptarëve të vetëpërmbahen dhe të mos bëhen pjesë e një skenari të zi të Nanos, për të djegur Shqipërinë, por apeli i tij është gjithashtu i pamjaftueshëm. Demokratët në të gjithë Shqipërinë, nuk mund të falin kurrësesi gjakun e Azem Hajdarit dhe të gjithë atyre që janë vrarë, plagosur e terrorizuar që prej 29 qershorit. Ata nuk mund të heshtin dhe të mbyllin sytë për ish-zyrtarët e burgosur politikë që qëndrojnë prej kohësh në burgjet e Fatos Nanos, ndërkohë që ata nuk mund t’i binden askujt, madje as vetë Sali Berishës, për burgosjen e liderit të tyre. Në rast se ata e kanë dëgjuar atë vjet, për hir të çështjeve madhore, kur Fatos Nano dhe klani i tij mafioz shkatërroi shtetin, vrau, dogji dhe grabiti për të ardhur në pushtet, tani ata nuk mund në dëgjojnë më asgjë tjetër, përveçse instiktit të tyre të vetëmbrojtjes. Demokratët do të jenë nesër në provën e tyre të zjarrit, për shkak se pas arrestimit të Berishës, gjihkush prej tyre është i ekspozuar tërësisht para plumbave pa paralajmërim dhe burgjeve politike të Fatos Nanos. Askush prej tyre nuk mund të përmbahet, kur të mendojë se të njëjtët njerëz që i rrëzuan bashkë me diktaturën, shtatë vjet më parë, tani kanë nxjerrë armët dhe dhëmbët, më të egërsuar se të çelët e tyre komuniste. Gati gjysmën e popullsisë përkunder politikë në Shqipëri nuk mund të përmbahet nga askush në botë, kur shikon se Fatos Nano po imiton pikë për pikë Enver Hoxhën, dhe po i rikthen ato kohërat e burgjeve dhe të internimeve të diktaturës. Përpara se të ndodhë kjo, Fatos Nano duhet të matet mirë, sepse mund të mos i dalë me kohë për t’ia mbathur e fshehur në Dajtin dhe për t’u larë e ndërruar nga frika bashkë me Perot e tij. Nëse ai kërcën këtej vendi i dalë tymi i zi, zjarri do të fillojë së pari mbi atë vetë. Nëse ai nuk do të përfillë të gjithë faktorët politikë që janë kundër tij dhe të arrijë në përfundimin se nuk ka këllqe për të mbyllur në burg Sali Berishën, edhe kjo është në të zezën e tij. Ai duhet të kuptojë se pari se është më tepër se kurrë i izoluar në këtë vend dhe, që ka nisur ditën që u shfaq në politikën shqiptare. Në rast se ka fund me vete disa banditë të shpërblyer që nuk kanë kurajë të mbyllin të pushtetit e fuqishëm për të ndaluar rrëshqitjen e pashmangshme e pushtetit të tij që kalb dhe për ërë edhe para se ministart të laheshin e ndërronin në gjakun e viktimave të protestuesve. Përpara se të nënshkruajë arrestimin e Sali Berishës, kryeministri i qeverisë më të inkriminuar dhe me më korruptuarën në botë, duhet të lexojë edhe një herë mesazhin e Uashingtonit dhe të përmendë në përgjithësi, që e paralajmëron në largimet nga opozita. Sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt, i ka shprehur qartë Nanos se do të mbajë të gjitha përgjegjësitë për destabilizimin e situatës në Shqipëri, pas tentativës për arrestuar Sali Berishën. Në rast se Fatos Nano do t’i shpërfillë të gjitha rrethanat disfavorizuese, atëherë ai ka vetëm një shpresë të fundit për të shpëtuar, që të izolohet në vetë prej përgjegjësive. Në të gjitha rastet e tjera, kryeministri do të nënshkruajë fundin e tij të tmerrshëm. Braho zbaton urdhërin e kryeprokurorit Fatos Nano. Komisioni parlamentar vendos për heqjen e imunitetit të Kryetarit të PD. Kryeministri kriminel po kërkon luftë me çdo kusht

Heqja e imunitetit të Berishës, akt i pashembullt

Nënkryetari i PD-së ka dënuar mbrëmë ashpër heqjen e imunitetit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit Popullor. Në një deklaratë të tij lëshuar mbrëmë, Pollo tha se aprovimi i heqjes së imunitetit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, është materializim i hakmarrjes së Fatos Nanos, është vazhdim i përpjekjeve për të vrarë PD si dhe drejtuesit e saj. Nano po ringjall traditën e Nevzat Haznedarit e Koci Xoxes dhe ky Kuvend Popullor po i ngjet fare mirë Asamblesë së 1946. Vetëm se Fatos Nano gabohet rëndë duke goditur Berishën në këtë mënyrë dhe duke kujtuar se do ta dobësojë atë. PD është e fortë dhe e bashkuar dhe të tilla goditje vetëm sa do ta ngrejnë më lart revolucionin popullor. Sali Berisha do të mbetet po aq aktiv, çfarëdo që të bëjë Nano, tha Pollo. Deklaratë e Nënkryetarit të PD-së, Genc Pollo

“Në seli nuk ka asnjë armë”

Dhjetëra gazetare të huaj në të gjitha ambientet e PD-së Dje, në konferencën për shtyp, Prof.Dr. Sali Berisha pasi lexoi deklaratën e sotme të qeverisë në të cilën bëhej fjalë për shtab lufte, njësitë e armatosura si dhe shumë municione, në fund të kësaj konference, zoti Berisha i kërkoi shtypit të huaj që në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm zotit Ritvan Bode si dhe të anëtarit të Kryesisë zotit Pjetër Arbnori, të vizitojë të gjitha ambientet e selisë së Partisë Demokratike të pretenduara në deklaratën e Fatos Nanos si të mbushura me armë të rënda. Dje, në konferencën për shtyp, Prof.Dr. Sali Berisha pasi lexoi deklaratën e sotme të qeverisë në të cilën bëhej fjalë për shtab lufte, njësi të armatosura si dhe shumë municione, në fund të kësaj konference, zoti Berisha i kërkoi shtypit të huaj që në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm zotit Ritvan Bode si dhe të anëtarit të Kryesisë zotit Pjetër Arbnori, të vizitojë të gjitha ambientet e selisë së Partisë Demokratike të pretenduara në deklaratën e Fatos Nanos si të mbushura me armë të rënda. Gazetarë të shumtë të rrjeteve televizive amerikane, italiane, franceze, hollandeze, gjermane, daneze, spanjolle, të radiove dhe agjensive të lajmeve private dhe të huaja vizituan selinë e Partisë Demokratike. Zoti Bode u tha gazetarëve se kjo seli është dhe do të jetë e hapur për çdo diplomat të vendeve mike që do të dëshirojë ta vizitojë atë.

Perry: SHBA, jo arrestimit të Berishës

Bisedë telefonike e Kryetarit të PD-së me ish-Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA Kryetari i PDSH, Prof.Dr. Sali Berisha zhvilloi në orën 20.30 një bisedë telefonike me ish-Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, William Perry. Në këtë bisedë, zoti Perry shprehu shqetësimin e tij të thellë për vendimin e Komisionit Parlamentar Shqiptar të Mandateve, disaprovimin e qeverisë amerikane për këtë vendim dhe siguroi zotin Berisha se ai dhe qeveria amerikane po i ndjekin me vëmendje të madhe këto zhvillime. Berisha i shprehu falënderimet e tij të mëdha zotit Perry për ndjenjat e tij miqësore dhe tha se “demokratët shqiptarë janë krenarë me një mik si ju”. “Unë duhet t’ju siguroj ju dhe të gjithë miqtë e Shqipërisë se sot jam po aq i vendosur si ditën kur vendosa të luftoj komunizmin” - i deklaroi Berisha zotit Perry.

Deklaratë e Nënkryetarit të PD-së, Genc Pollo

Fatos Nano, para një gabimi fatal

Analistët politikë amerikanë fajësojnë pozitën për situatën aktuale në Shqipëri NE FAQEN 5

Qeveria në luftë me shtypin e lirë

Shteti nuk pranon të të pavarur të medias në Shqipëri Shteti nuk pranon të të pa-varur të medias në Shqipëri Qeveria në luftë me shtypin e lirë NE FAQEN 7

Asnjë i vrarë në Lezhë

Qeveria fabrikon lajme për të implikuar opozitën NE FAQEN 7