19/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 shtator 1998

Të shpërret Fatos Nano

Protesta në të gjithë Shqipërinë kundër neodiktaturës. Sot, miting i madh në sheshin "Skënderbej" “Bashkimi për Demokraci” u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndër-shihem që besojnë tek liria dhe vlerat e saj, patriotëve të vërtetë që aspirojnë për një Shqipëri në liri, të djathtëve kudo që ndodhen në Shqipëri, të bashkohen me qytetarët tiranas, ditën e premte, me 19 shtator, ora 11.00, në Sheshin “Skënderbej” në protestën e tyre paqësore kundër regjimit neokomunist që pasi mori pushtetin me dhunë, nuk reshti së aplikuari ndaj opozitës platformën e tij të vjetër me persekutimet, rrahjet, burgosjet, vrasjet. Demokratë nga gjithë Shqipëria! Të mblidhemi të premten, me 19 shtator, në ora 11.00 në Sheshin “Skënderbej”.

Berisha: Do ta fitojmë betejën

Banda e Fatos Nanos në parlament voton për heqjen e imunitetit të liderit të opozitës. Klika neokomuniste kërkon të mbysë në gjak Shqipërinë Berisha: Do ta fitojmë betejën Demokratët të vendosur për sakrificën më sublime. Mitingje të fuqishme proteste në Shkodër, Korçë dhe Kavajë. “Ta shpërorim Fatos Nanon” në gjithë Shqipërinë

Vota që patëm harruar

Nga Sami NEZA Një bandë e ardhur në Tiranë nga rebelimi komunist, vojoj die për arrestimin e Sali Berishës. TV-të e ndryshme shfaqën përpara shikuesve një fytyrë të ezverdhur e të mjerë të prokurorit të Enverit sëbashku me drejtorët e dy gazetave që ishin tribuna e grekomanëve e serbomanëve të rebelimit të vitit të kaluar. Pastaj kaloi Fatos Nano përpara kutisë së votimit. Votër për arrestimin e Berishës. E gjithë kjo shfaqje u dha në sallën e mbledhjeve të plenumeve të Komitetit Qendror të partisë, ku tre ditë më parë deputeti Spartak Ngjela refuzoi të futej, në sallën e plenumeve ku shumë vite më parë dhe disa herë u përgatit vrasja, burgosja dhe internimi i rreth 400 mijë shqiptarëve. Jahtë, ashtu si në ’46, kur u goditën deputetët e opozitës, ishte një turmë laramane e mbledhur fshatrave të thella të gjakut me automatikë kallashnikovë, që pret të zbresë pronarët legjitimë, nga katet e vilave e vilave dhe pallateve në bodrume, pikërisht ashtu si edhe më ’46. Vetë ata më fyejt që i kanë marrë me vete do të jetojnë larë se kanë luftuar edhe vjet, edhe sivjet për Enverin e tyre, Fatos Nanon. Banditët e tjerë, që pesë ditë më parë u ndërruan disa herë bashkë me ministrin e Brendshëm, kupuan se erdhi dita të marrin hak ndaj mijëra shqiptarëve që u fshinë diktatorin nga qendra e Tiranës, që u hoqën vila nga blloku, që u morën prona nga duart dhe i hodhën në plehra, që hapën kufijtë për botën borgjeze, që krijuan të pasur, që ngritën nga bodrumet pronarët e vjetër dhe larguan nga shtëpitë, por nuk i lanë në rrugë, grabitësit e vitit 1946. Parlamenti dje riktheu mbi vendin atë që shqiptari mendon po e harronin, diktaturën. Kështu vijnë diktaturat. Në fillim hajdutët, pastaj dhunuesit, pastaj këta me fshatarë që futen dhe në komisione, pastaj gjykatës e vegjël, pastaj salla e plenumeve, pastaj banda me uniformë. Kjo është tërë infrastrukturë e shtetit bandë, te cilit njerëzit nuk duan më t’i shohin as kryeministrin, as zyrat, as godinat, as fytyrat, as vendimet, as makinat. Prandaj, dikush kur futet në zyrat e këtij shteti që u braktis dhjetë e një, i vjen për të dalë dhe ai. Ai nuk është fajtor. Kur shteti çdo ditë të kujton bandën dhe gjënë e pistë, është e sillesh pastaj me imunitet. Heqja e imunitetit të kryetarit të Partisë Demokratike, liderit të opozitës, ish-Presidentit të Republikës, nismëtarit të demokracisë në Shqipërinë e ’90, është një shenjë e rëndë për të gjithë idealistët e vendit, demokratët e vendit, qytetarët shqiptarë si në vitet kur ne atë që kemi pasë ndjeshmëri mbi sinjale. Dikush po bën një përpjekje të përmbyset me gjak, që nga e shtuna në këtë të shtunë janë vrarë mbi dhjetë demokratë, mes tyre Lideri i Demokracisë Hajdani dhe janë plagosur mbi gjashtëdhjetë të tjerë, përfshirë kreun edhe kryetarin e konservatorëve, Armando Ruçi. Komunistët e bandat e tyre nuk kanë pasur asnjë arsye. Ata janë mbledhur në sallën e Babës dhe ashtu si Baba i tyre Enver, apo si Haxhi Qamili, po kërkojnë atë civilizim dhe shpresë që e fituan me komunizmin e vjetër. Por ata janë prapë po flasin, ashtu siç dinë ata, me armë. Zoti na falte që i lamë të flasin si dinë ata. Dje, nuk është votuar thjesht për imunitetin e Sali Berishës. Banda voton dhe heq imunitetin e tërë shqiptarëve, hoqi imunitetin e Shqipërisë dhe demokracisë së saj. Tani hajdutët, banditët, dhunuesit mund të prekin pa i zënë ligji shqiptarët normalë që nuk vjedhin, nuk vrasin, që nuk janë komunistë dhe kopila komunistësh, mund të prekin derisa mos t’u kujtohet duar, demokracinë, Shqipërinë. Ata janë në cela, përpara kryeministrisë, Pleniumit, Vilës dhe tek Perikliut. Ata nuk janë thjesht, por banda. Demokratët shqiptarë sot kanë përballë armiqtë e civilizimit, armiqtë e Shqipërisë moderne që me një kleptokraci në dorte dhe me çelikun dhe këmbët duan të përmbysin atë që ne e gjithë e kemi ndërtuar, e kemi jetën, e kemi domosdoshmen, e kemi tonën, atdheun dhe lirinë.

NANO RESIGN IMMEDIATELY

Të mëdhenjtë e Europës, takim me Berishën

Një përfaqësi e lartë europiane mbërrin sot në Shqipëri për të ndihmuar për zgjidhjen e krizës politike Dje, në sheshin ”Skënderbej” Të mëdhenjtë e Europës, takim me Berishën NE FAQEN 5

Akt i turpshëm i drejtësisë së dhunuar

PDSH denoncon vendimin e Gjykatës së Apelit , e cila me urdhër të Fatos Nanos, në vend të pafajësisë u la akuzën absurde të krimeve kundër njerëzimit gjashtë ish-funksionarëve të lartë të PD, duke dëshmuar kështu një akt të turpshëm të drejtësisë së dhunuar nga klika terroriste në pushtet. Fatos Nano, në logjikën e hakmarrjes primitive, urdhëroi Gjykatën e Kasacionit, që Blërim Çela të mbahet në burg vetëm për denoncimin që ai i bëri korrupsionit shumëmilionësh të Fatos Nanos dhe klanit të tij në aferën transatlantike Levante & Co. Kryesia e PD-së i shpreh zoti Blërim Çela solidaritetin e saj të plotë.

Vidhen abonentët paguhen maskat

Urdhër sekret nga Kryeministri Nano për Drejtorinë e Telekomit. U vidhen miliona qytetarëve Dhjetëra-mijëra abonentëve telefonikë të Tiranës si dhe të disa prej rretheve kryesore të vendit po u vidhen shuma të konsiderueshme parash, të cilat ua urdhër nga kryeministria do të kalojnë për të paguar policët specialë, si-komitarët e veshur rishtas në polici dhe për të shpërblyer ata policë të cilët ende nuk kanë hedhur kapelët. Këtë lajm e konfirmuan dhe burime të mirëinformuara brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Telekomit Shqiptar. Nëpunësi i Telekomit bën të ditur se këto ditë ky urdhër ka mbërritur nga zyrat e kryeministrisë dhe është tentuar të mbahet tepër sekret. Përmes këtij urdhëri, punonjësit e faturave të Telekomit urdhërohen që të shënojnë në faturat telefonike të abonentëve shuma parash, shumë më tepër se sa kushtojnë impulset e konsumuara prej tyre. Në urdhër caktohet edhe limiti dyshem e i pagesës, kur cilësohet se asnjë abonent nuk do t’i mbahet më pak se 5 000 lekë, ndërkohë që për zyra dhe për firma private dhe institucione e shoqoqë- ta që janë në opozitë me qeverinë, këto shuma janë shumë më të mëdha. Për të realizuar këtë shumë zhurmë dhe bujë dhe drejtoria e Telekomit Tirana ndërmori këto ditë një sërë spastrimesh në administratën duke hequr nga puna disa dhjetëra punonjës të rangjeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe faturuesit e kësaj ndërmarrjeje. Kjo qeveri është çmendur, thekson një punonjës i Telekomit, kërkon që me paratë e abonentëve të paguajë kontingjentet e krimit që ka marrë për të mbajtur në këmbë këtë kastë hajdutësh dhe vrasësish. Faturat e para me këto shuma marramendëse kanë mbërritur që dje në drejtkë poshtë dyerve të apartamenteve të qytetarëve abonentë. Por nuk besojmë që këto abonentë do të pranojnë të paguajnë para nga xhepi i tyre / varfër për të gjeneruar krimin dhe vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm vetëm e vetëm për karrigen e Fatos Nanos dhe klikës së tij. Ndreke GUJINI

Të krijohet Fronti i Refuzimit të Diktaturës

Propozohet zgjerimi i kryesisë së PD-së dhe intensifikimi i protestave Mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë së PD Kryesia e Partisë Demokratike diskutoi mbrëmë në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme situatën e rëndë të krijuar në vend, pas akteve të fundit terroriste të klikës së Nanos që kanë pasur qëllim likuidimin fizik dhe politik të opozitës. Kryesia vendosi t’i propozojë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike një sërë masash adekuate për të parandaluar konsolidimin e neodiktaturës në Shqipëri. 1. Partia Demokratike të intensifikojë protestën në të gjitha format paqësore të saj deri në rrëzimin e diktaturës neokomuniste në Shqipëri. 2. T’i sugjerojë Këshillit Kombëtar të krijojë Frontin e Refuzimit të Diktaturës në Shqipëri. 3. Partia Demokratike të ndërpresë çdo lloj komunikimi me klikën në pushtet dhe me përfaqësuesit e saj të të gjitha niveleve. 4. Të punojë për denoncimin ndërkombëtar të klikës kriminale të Fatos Nanos dhe izolimin e saj të plotë nga Perëndimi. 5. T’i sugjerojë Këshillit Kombëtar zgjerimin e kryesisë së Partisë Demokratike, në përputhje me situatën e rëndë politike të krijuar në vend.

Njoftim

Sot me datë 19.09.1998, në ora 13.00 mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ftohen të gjithë anëtarët e këtij Këshilli të marrin pjesë. KRYESIA

Sajmir Kumbaros i drejtohet kallashnikovi nga maskat

Gazetarë, ruajuni nga policia politike e Nanos NE FAQEN 3