Thirrje e Lidhjes kundër Diktaturës
Të gjithë kundër Diktaturës, ku janë grupuar të gjitha partitë, sindikatat dhe shoqatat antikomuniste të Shqipërisë, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm të besojnë tek liria dhe vlerat e saj, patriotëve të vërtetë që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, të djathtëve kudo që ndodhen në Shqipëri, të bashkohen me qytetarët tiranas, sot, me 23 shtator ora 17.00, në Sheshin “Skënderbej” në protestën e tyre paqësore kundër diktaturës neokomuniste të Fatos Nanos, që po uzurpon vendin me platformën e saj të vjetër me persekutime, rrahjet, burgosjet, vrasjet.
Demokratë nga gjithë Shqipëria!
Të mblidhemi sot, më datë 23 shtator, në ora 17.00, në Sheshin “Skënderbej”.
Sot, protesta të fuqishme kundër diktaturës. Tirana, Durrësi, Kavaja, Elbasani dhe Shijaku në sheshe kundër qeverisë kriminale të Fatos Nanos. Fillon furtuna demokratike në gjithë Shqipërinë
KE: Duam të largohet Nano
Persekutorët kthejnë në shtëpi gazetarët e grabitur prej tyre. Lirohen me kusht Alfons Zeneli dhe Ilir Zhilla. KE vazhdon procedurat për pezullimin e Dokles
Marrosja e pushtetit në ikje
Nga Astrit PATOZI Pushteti në ikje i Fatos Nanos po jep sinjale të qarta çekuilibri ku përfshihen sa institucionet aq edhe personat që janë mbledhur për t’i bërë veri kryeministrit në agoni e vdekje politike. Por megjithë mar- rëzitë e ministrave, që ende nuk ka ikur çehja e verdhë e ditëve kur ndërrohen dhe lëvashen shpesh, megjithë skërmitjen e prokurorëve dhe gjykatëve apo paralajmërimet e policëve me maska dhe shikasve në rrugë e Tiranës, nuk mund të thuhet se ky kaos nuk po i kushton shtrenjtë vendit. Kryeveteti vijon të mbetet arena e përgjakshme e vrasjeve dhe arrestimeve të mesnatës, po aq sa e çmendurisë së zyrtarëve të Nanos. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ahmet Krasniqi, u vra një natë më parë në mes të Tiranës nga një dorë e stërvitur kriminale. Por ajo që e bën më të rëndë hijen e këtij krimi makabër, është fakti që disa ditë para vrasjes banesën e tij e kanë bastisur agjentë të SHIK-ut, të cilët janë larguar pasi nuk e kanë gjetur në shtëpi. Ai është vrarë nga njerëz Ai është vrarë nga njerëz me maska, shumë prej të cilëve patrullojnë natën nëpër rrugët e kryeqytetit me mandat shtetëror, që e kanë qëlluar me pistoletë Makarov, armë që përdoret vetëm nga repartet e SHIK-ut. Ministria e Brendshme u mundua ta fshehë përkohësisht ngjarjen, kur në komunikatën e saj e parë e paraqiti atë si vrasjen e një qytetari të thjeshtë 50-vjeçar nga Kosova. Këtë krim të sofistikuar që do të kishte tronditur jetën e çdo kryeqyteti në botë, qarqet zyrtare të Tiranës po përpiqen ta “harrojnë” mes morisë së arrestimeve, çirjeve të prokurorëve, kërcënimeve të opozitës dhe akuzave absurde për grusht shteti apo për kryengritje të armatosur. Dy Gjyakata e Tiranës liroi nga salla e gjyqit gazetarët Alfons Zeneli dhe Ilir Zhilla, të burgosur të dielën me akuzën për “pjesëmarrje në kryengritje të armatosur”. Të pandehurit që kërkonin nga burgimi të përjetshëm deri në dënim me vdekje, sipas prokurorisë, tani i janë kthyer profesionit të tyre, në një kohë që tani i duhet hapur një proces ose duhet vizituar tek mjeku psikiatër prokurori që ka formuluar akuzen. Opozita ka pasur plotësisht të drejtë kur ka theksuar se të gjitha akuzat e fundit që kanë goditur opozitën dhe shtypin opozitar kanë dalë nga zyra e kryeministrit. Për Fatos Nanon, i cili kohët e fundit është duke përjetuar fundin e tij, është plotësisht i motivuar dhe i besueshëm çdo qulibri, i cili duket se po përçillet në seri tek të gjithë ata që në këtë çast propinojnë të bëhen vegla të verbëra të tij. Është vërtet për të ardhur keq në kokë fakti që i riu i arrestuar të dielën, bashkë me gazetarët, si pjesëmarrës në “kryengritjen e armatosur”, është liruar nga gjyqtari 313 pa shkuar fare në gjyq, ndërkohë që policët e Tetës i kishin vënë orën dhe kripin e pantallonave. Pra ky “kryengritës” që priste të shkonte minimumi drejt burgut të përjetshëm, pagoi një harap tepër qesharak për bashkëbiseduesit që kërkojnë arrestimet e mesnatës. Ndërkaq, këtë situatë groteske e bën akoma më të ndjerë shija e pabesueshme që ka lënë tek shqiptarët deklarata e prokurorëve të “kryengritjes së armatosur” kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Një prononcim i tillë nuk është dëgjuar as në kohërat me të egra të luftës së klasave, pasi prokurorët e Enver Hoxhës kanë qenë shumë herë më inteligjentë sesa lakëte e Fatos Nanos, të cilët i ekzekutonin sot dhëmbët opozitës dhe liderit së saj. Një deklaratë e tillë e “kryengritjes së armatosur” do të mund të përdorej edhe Kubën e Fidel Kastros, për përkthyer në spanjisht do të mondiale edhe Kubën e Fidel Kastros, ndërkohë që do të ishte i pakuptueshëm efekti i saj në ndonjë vend europianopërëndimor. Dhe si për ta mbyllur kështu maskaradën me pushtet totalitar, vjen kërcënimi i drejtorit të Televizionit, Ardlan Klosi, i cili i dikton gazetari Blendi Fevziu të demaskojë “kryengritësit e armatosur” së Partisë Demokratike dhe të largojë policët e Perikli Tetës, duke ruajtur gjithmonë sekretet e kushëririt të tij që është shefi i SHIK-ut. Në këtë teatër absurd e pushteti plotësisht të çakorduar kanë rënë in e tyre të sigurtë dhe herë shërbëtorët dhe protagonistët edhe shërbëtorët e tyre më të afërt, që fillojnë gjithmonë me komunistin radikal Fatos Lubonja e mbarojnë me reporterin e tyre në shtypi të majtë. Nëse kryetari i Nanos i detyruan dje të tregonin Zenelin dhe Zhilla, megjithëse njëri prej tyre ishte deklaruar para gjyqit, se mos bukës se kalamave dhe tjetri, si agjitat të parë, akush nuk e harrojë. Fatos Lubonjen dhe Arben Hasanin që gati sa nuk thërrisnin fitore nga gjyqi për arrestimin e tyre. Po kështu edhe Alfred Peza që shprehte kënaqësinë e tij duke përmendur të “faktin” për “krime” të tilla si Zeneli dhe Zhilla mund të dënohen edhe me vdekje. Ata që kanë bashkuar me mijëra kilometra jashtë se herë e kanë parë vendin në rrugë Armando Metën dhe Aurel Simonin, dje duartrokitën kur kolegët e tyre akuzuan si kryengritës të armatosur, për të shuar derdhjen Bellino që pus bumbës në shpallje e Vasil Metos, që një deklaratë e Berishës kundër Papandreut, ndersa një ditë më parë i kishte “transfuzionuar” vrasësit e Azem Hajdarit në Milano. Në këtë pjesë janë duke u bërë pasë e mërzitur në lidhje me pushtetin e Fatos Nanos, ndaj edhe duhet sado të bëhen shumë shembë bashkë me ngjashme të tij të kuruar.
Vritet në Tiranë ministri i Mbrojtjes së Kosovës
Tri netë më parë SHIK i kishte bastisur shtëpinë
Ahmet KRASNIQI
Raport fallco i Papandreut në KE
Asnjë fjalë për vrasjen e Azem Hajdarit në fjalën e Ministrit plotësues grek
Burime nga Strasburgu bëjnë të ditur për “RD” se raporti i hartuar në emër të Këshillit ministror të KE-së, nga Jorgo Papandreu nuk përmendet në asnjë rresht vrasja e Azem Hajdarit. Raporti, i cili ishte 18 faqe, fliste gjithandej për krizën në Shqipëri por nuk përmendte rastin e vrasjes makabër të liderit të Dhjetorit dhe simbolit të demokracisë shqiptare.
Raporti i cili shqeu për njëanshmërinë e tij dhe shpërfytyrimin e realitetit shqiptar ka shkaktuar reagime në radhët e parlamentarëve evropianë të cilët e njohin shumë më tepër situatën në Shqipëri nga sa ka ofruar raporti i falsifikuar i Papandreut. Ai shkaktoi të qeshura, thotë burimi për raportin e Papandreut, duke krijuar në Asamble një situatë aspak të këndshme për Ministrin plotësues grek.
Anëtarja e raportit të Papandreut dhe shfaqja në këtë raport e vrasjes së Azem Hajdarit vjen fill pas kërcënimeve personale duke vjedhur emrin e KE-së që ministri grek i bëri opozitës shqiptare në Tiranë.
Vrasjen e Azem Hajdarit e kanë pasur si një çështje kryesore të gjitha qeveritë evropiane, SHBA, OSBE dhe organizma të tjera ndërkombëtare. Kjo vrasje politike u shmang nga raporti i KE-së prej ministrit plotësues grek për punët e Jashtme, Papandreu.
Bolino me SHIK-un dhe prokurorët e Nanos
Drejtori i “Shqiptares” heq maskën e të pavarurit
Gazetari italian kërkon me çdo kusht inkriminimin e opozitës shqiptare. Pse është interesuar Bolino për të fshehur vrasjen e Azem Hajdarit?
NE FAQEN 3
Berisha dënon censurën në TV
Përpjekje amorale të Klosit për të manipuluar emisionin “E diela debat”
Lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha dënon ashpër kërcënimet e drejtorit të Radio-Televizionit ndaj publicistit të njohur, Blendi Fevziu dhe përpjekjet amorale të tij për të manipuluar drejtimin e emisionit “E diela debat” të cilin z. Fevziu duhet pranur se ka drejtuar me profesionalizëm dhe me kompetencë të respektueshme.
PD nuk do të tolerojë kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe konsideron çdo sulm ndaj tyre si akt që dhunon liritë dhe të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri dhe kontribuon në destabilizimin e vendit.
Anatomia e të ashtuquajturit grusht shteti
Shtypi italian për krizën në Shqipëri. Artikuj nga “La Stampa”, “La Republica” dhe “Il Giornale”
Vetë ministri i Brendshëm, Perikli Teta, kishte bërë një “barrikadë” në zyrën e tij. Me të ndodhej edhe Gramoz Pashko e të dy ishin të armatosur me “Jack Daniels”. Një lumë plumbash brenda dhe jashtë ministrisë, ndërkohë që Teta përpiqet të udhëheqë njerëzit e tij. Por nuk iu desh shumë që të kuptonte se vetëm shishja e uiskit mund t’i jepte pakëz kurajo. “Pi, pi”- e inkurajonte ekonomisti Gramoz Pashko. Në fund, kur hijet e natës po binin mbi Tiranë dhe shishja e “Jack Daniels”-it ishte pirë e tëra, Teta përplasi duart në skrinvaninë e tij...
NE FAQEN 6
Nano urdhëron destabilizimin e Shkodrës
Trupa speciale dhe reparte fanatikësh drejt qytetit antikomunist
Rreth 100 forca speciale dhe reparte të tjera të mobilizuara me urgjencë në ditët e fundit janë nisur drejt Shkodrës në zbatim të urdhërit të Nanos për të destabilizuar me çdo kusht qytetin antikomunist. Me dhjetëra banditë komitetesh janë në radhët e forcave që i janë drejtuar Shkodrës, ndërkohë që operacioni do të drejtohet nga oficierët e SHIK-ut që janë nisur nga Tirana.
Urdhëri i Nanos për destabilizimin e Shkodrës vjen pas skenarit të dështuar në Lezhë, ku pushtetarët u përpoqën për të inkriminuar opozitën duke sajuar një histori me të varrë e të plagosur në komisariatin e qytetit. Skalione fanatikëve të Nanos janë nisur në Shkodër në kohën që në qytetin bastion të demokracisë mbretëron qetësia dhe nuk ka asnjë problem me rendin. Gjithçka është kurdisur për të provokuar shkodranët, të cilët duhet të jenë të përgatitur për të ruajtur qytetin dhe qytetin e tyre nga provokimet e pështira të maskave të Nanos.
Durrësi në shesh kundër Nanos
Sot, të gjithë sëbashku në mbrojtje të demokracisë dhe kundër diktaturës
Dega e Partisë Demokratike Durrës u bën thirrje të gjithë qytetarëve demokratë durrsakë që që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, të gjithë atyre kudo që ndodhen në Durrës, të bashkohen të martën më 23 shtator ora 17.30 në sheshin përpara Selisë së PD Durrës në protestën e tyre paqësore kundër diktaturës neokomuniste që po vepron vendin me platformën e saj të vjetër, me përsekutimet, rrahjet, burgosjet, vrasjet.
Demokratë durrsakë!
Të mblidhemi të martën, datë 23 shtator, në ora 17.30 në sheshin përpara selisë së PD Durrës.
Degë të Lidhjes në të gjitha rrethet
Komunikatë e Lidhjes kundër Diktaturës
Partitë politike, shoqatat atdhetare politike dhe sindikatat e pavarura, pjesëmarrëse të “Lidhjes kundër Diktaturës” u mblodhën me datën 22 shtator 1998 dhe vendosën:
1. Vendimet do të merren nga Këshilli Vendimor i përfaqësuar nga titullarët e subjekteve, anëtarë të Lidhjes.
2. U krijua grupi koordinator dhe organizativ i Lidhjes me 5 anëtarë.
3. Të krijohen nëndegët e “Lidhjes kundër Diktaturës” në të gjitha rrethet.
Për realizimin e qëllimeve, Këshilli Vendimor vendosi të përdorën këto forma: Protesta, mitingje dhe demonstrata jo të dhunshme në gjithë vendin, greva lokale dhe grevën e përgjithshme.
Këshilli Vendimor mbetet i hapur edhe për pjesëmarrje të subjekteve të tjera.
Këshilli Vendimor miratoi një rezolutë.
KËSHILLI VENDIMOR