24/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 shtator 1998

Rebelohet edhe policia ushtarake

Dy orë protestë ndaj qeverisë për shpërblimet NE FAQEN 5

SHIK-u kishte paralajmëruar Krasniqin

Misteret e vrasjes së ministrit të Mbrojtjes së Kosovës NE FAQEN 3

Në Shqipëri pritet një valë e re papunësie

Një raport i fundit i INSTAT dhe kriza në vend dëshmon se: NE FAQEN 6

R ndi z et revolta anti-Nano

Rindizet revolta anti-Nano Perëndimi hedh në kosh akuzat e qeverisë shqiptare për “grusht shteti” të opozitës. Deklaratë e përbashkët e Trojkës: Europa dënon fuqishëm vrasjen e Azem Hajdarit Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë së krimit në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Elbasan. Gjithë Shqipëria kërkon të shporret kryeministri

Policia vret dhëndërrin dhe dasmorët

Tragjedi në Koman. Maskat qëllojnë mbi makinën që shkonte të merrte nusen Datashmentet e zeza të Nanos, nisin ekspeditën ndëshkimore në Veri. Shkodra në terror. Dy të plagosur në Shirokë dhe dy të tjerë në Beltojë. Policia qëllon pa paralajmërim

Të shtunën të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Fotot: Albes FUSHA

Evropa identifikon bandën e Nanos

Nga Sami NEZA Deklarata e përbashkët e institucioneve ndërkombëtare lidhur, me krizën në Shqipëri, përbën një hap të madh në mbrojtje të vlerave demokratike të Shqipërisë dhe një goditje tjetër për qeverinë kriminale të Fatos Nanos. Edhe njëherë nga organizmat ndërkombëtare, ajo identifikohet si një grup njerëzish që me heshtjen apo bashkëpunimin e tyre kanë inkurajuar në Shqipëri kontrabandën, korrupsionin, dhe krimin e organizuar. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që komuniteti ndërkombëtar në tërësi vëmendjen për fenomene të tilla, së gjithmonë qeveri si kjo e Nanos kanë rrënuar brenda pak ditësh. Vetëm Evropa rastin më të keq, shpërndan në Evropë rastin më të keq, kur segmentet kryesore të shoqërisë shqiptare janë të zhytur në krim, kanë humbur besimin për rindërtimin e vendit dhe për më keq, tentojnë shkatërrimin e tij edhe më tutje. Deklarata e përbashkët e BE-së, KE-së, OSBE-së dhe BEP-it citon qeverinë shqiptare si një qeveri që nuk ka bërë gjë në pikat themelore për konsolidimin e demokracisë në vend, siç janë rendi, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit. Organizmat e rëndësishme të Evropës, paralajmërojnë nismën e ndihmës për Shqipërinë në varësi të zhvillimeve në vend. Deklarata e përbashkët përbën një mesazh optimist për gjithë popullin shqiptar, një pikë të veçantë për opozitën shqiptare që është goditur, burgosur, vrarë dhe dhunuar sistematikisht nga kjo qeveri që Evropa e afekton vendin. Ndërsa dekretet dhe urdhrat e Azem Hajdarit dhe kërkon nga qeveria shqiptare humane të qetë, duke theksuar se vrasësi duhet të dalin shumë shpejt para drejtësisë. Komuniteti ndërkombëtar inkurajon një zgjidhje politike të krizës shqiptare, pikërisht atë zgjidhje që kërkojnë mijëra njerëz në rrugë që prej një muaji. Në deklaratë shkruhet se mbështetet një iniciativë që drejtohet nga marrëveshje të gjera politike. Duke patur parasysh breshërinë e plumbave mbi demokratët, vrasjen e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari para selisë së PD-së, vrasjen e Skënder Kalenjës, Adem Shehut dhe Isuf Ukës para kryeministrisë, Evropa kërkon nga qeveria të ndërpresë represionin e saj ndaj opozitës. “Qeveria të respektojë rolin demokratik dhe të drejtat e opozitës, thuhet në deklaratë, dhe të mos inkurajojë veprime që i kontribuojnë polarizimit të mëtejshëm”. Deklarata ndërkohë bën thirrje kundër dhunës dhe dënon rastet e përdorimit të saj nga të dyja palët, duke u shprehur kategorikisht kundër përdorimit të dhunshme. Po ashtu Evropa kërkon që në fazën përfundimtare të negociatave të Kushtetutës të marrin pjesë të gjithë partitë, iniciativa kjo e opozitës që u sabotua nga Fatos Nano me arrestimin e më pas edhe vrasjen e liderëve demokratë. Pësojnë fiasco skenarët për “grusht shteti” prodhuar nga qeveria shqiptare, ndërsa qeveria amerikane në një deklaratë të saj lidhur me ngjarjet e së hënës, dënon dhunën e dyanshme duke saktësuar kështu atë që qeveria shqiptare la fshesh opinionin ndërkombëtar, plumbat që hodhi mbi korin e Azem Hajdarit. Po ashtu, kjo deklaratë ka një diferencë të madhe me raportin që paraqiti ministri grek Papandreu, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke sanksionuar edhe njëherë se deklaratat e tij në Tiranë kundër opozitës nuk kanë gjetur asnjë mbështetje nga organizmat evropiane. Opozita mbështetet dhe nuk izolohet.

Protestë e madhe kundër diktaturës

Të shtunën të gjithë në sheshin “Skënderbej” “Lidhja kundër Diktaturës” organizon ditën e shtunë datë 26.09.1998 nga ora 11.00, miting proteste kundër diktaturës që banda kriminale e Fatos Nanos kërkon të vendosë në Shqipëri. Çdo qytetar i Tiranës, ashtu si në 1990, me pjesëmarrjen në këtë protestë ju të dhunshme jep kontributin e tij në rrëzimin e klikës së Fatos Nanos që çdo ditë po i shkakton plagë të reja Shqipërisë dhe demokracisë me tradhtinë e tij dhe bandës që drejton. Të gjithë në shesh, të shpërrojnë qeverinë e Nanos.

Nano dhe Teta e vranë Isuf Ukën me ftesat e dasmës në xhep

Dhëndrri i demokracisë matjane NE FAQEN 4

Nano ruan destabilizimin

Armime të tjera në qeverinë e kriminalizuar Pas një mbledhje në PS, kryeministri dha arnimet e mundshme për përfshirjen ministrin me butaforik të kabinetit të tij, Thimio Kondi, shefin e kontrabandës Malaj, të larën dhe të nderuarin, Perikli Teta, si dhe lëvizje të tjera paralelë. ... NE FAQEN 4

Nano paguan vrasësit e Hajdarit

Qeveria jep 200 mijë dollarë, pasi Nano i ka paguar shumëfishat Fatos Nano vazhdon të gëllojë mbi Azem Hajdarin, edhe pas vrasjes që i bëri në oborrin e Partisë Demokratike, ndërsa falangave të tij. Ndërsa Nano shpall publikisht se vë në dispozicion mijëra dollarë për ata që kapin, ose japin informacion rreth vrasësit të liderit të Dhjetorit, vrasësi i Hajdarit, Jaho Salihi vazhdon të jetë shefi i Policisë në komisariatin e Tropojës. Burime nga Bajram Curri thanë se ndaj tij nuk dihet të ketë nisur ndonjë proces hetimor, apo të jetë marrë ndonjë masë administrative për pezullimin e tij deri sa të përfundojnë hetimet rreth ngjarjes tragjike që ka tronditur mbarë shqiptarët. Nano, autor i të gjitha vrasjeve dhe burgosjeve të opozitës, thotë se qeveria jep 200 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Hajdarit, pasi më parë, privatistët, i ka dhënë falangës së tij shumëfishat e kësaj shumë për ekzekutimin barbar e pabesë që i bëri deputetit. Ngjarjet e fundit tregojnë se për Nanon e rëndësishme nuk është jo kapja dhe ndëshkimi kokë falangës e tij, por i rrezisë da për vrasjen dhe burgosjen e gjithë kundërshtarëve politikë që i çelson rrezik për pushtetin e tij, që ka rreshtuar në një ushtri ushtarake.

dhe dasmorët

Datashmentet e zeza të Nanos, nisin ekspeditën ndëshkimore në Veri. Shkodranë në terror. Dy të plagosur në Shirokë dhe dy të tjerë në Beltojë. Policia qëllon pa paralajmërim në Veri. Shkodranë tjerë në Beltojë. Policia qëllon pa paralajmërim Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë nga policë me maska, ndërsa shkonin të merrnin nusen në Bërdicë të rrethit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Komanit, rreth orës 13.00 në vendin e quajtur Qafa e Lacit, kur nga një furgon dhe një benz policë është hapur zjarr menjëherë në drejtim të dasmorëve, duke lënë të vdekur dhëndërin Gjergj Aligjoka, 37 vjeç dhe një dasmor tjetër, Gëzim Gjoka, 22 vjeç, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë Mark Biba. Të tre viktimat ishin nga Cërmica e Tropojës dhe ishin nisur për të marrë nusen në fshatin Bërdicë, por pa mundur kurrë të mbërrinin aty. Ata përfunduan kështu në një tragjedi të rëndë dasma e të ndjerit Aligjoka, që priste dje të çonte nusen në shtëpinë e tij. Në vend të nuses në Tropojë ka mbërritur trupi i pajetë i dhëndërrit, i bërë shoshë nga plumbat e kriminelëve me maska. Lajmi është dhënë edhe nga Televizioni lokal i qytetit të Shkodrës “Rozafa”, i cili ka konfirmuar se policët me maska kanë qëlluar pa paralajmërim mbi dasmorët. Sipas dëshmive të para, autimjetet e krimit janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që kufomat e të vrarëve kanë mbetur në rrugë. Dëshmitarët thanë se ata kanë parë policë me maska të zeza, të ngjashme me ato që mbajnë forcat speciale, që kanë qëlluar nga furgoni dhe benzi i krimit. Ndërkohë, burime nga Shkodra bëjnë të ditur se ngjarje të rënda kanë ndodhur edhe në Shirokë dhe Beltojë, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, nga dy në secilin fshat. Burimet thonë se viktimat janë qëlluar pa paralajmërim nga policë me maska dhe ka shumë gjasa që me këtyre ngjarjeve të ketë lidhje organike. Shtypi shkruante dje se një numër i madh forcash speciale ishin nisur për në rrethin e Shkodrës, për të destabilizuar rendin atje. Nuk është hera e parë që rrethina e Shkodrës dhe Tropojën me Shkodrën bëhet arenë e përgjakshme me shumë viktima, ndërkohë që agresorët kanë qenë në shumë raste në radhët e forcave të policisë. Rasti i fundit është një krim tepër i rëndë që duhet të zbardhet urgjentisht, për të shpënë para ligjit kriminelët e veshur me uniforma. Dukej se destabilizimi e zëza të kryeministrit ka nisur të zbatojë skenarin e tij për terror në Shkodër dhe në rrethet e tjera të Veriut të Shqipërisë. R.L.

Dje, në sheshin “Skënderbej”

Sot, ceremonia e varrimit të ministrit Krasniqi

Nga Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë, njoftohet se varrimi i Ahmet Krasniqit do të bëhet në Tiranë, me 24 shtator 1998. Mbledhja komemorative do të mbahet në ora 10.00, në sallën e Muzeut Kombëtar. Homazhet do të bëhen në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, nga ora 11.00 - 13.00. Kortezhi i varrimit niset nga Shtëpia e Ushtrisë në ora 13.00, për në varrezat e Sharrës, në Tiranë.