02/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 tetor 1998

Prokuroria, sërish arrestime politike

Misioni i vetëm i këtij dikasteri është burgosja e politikanëve opozitarë Prokuroria, sërish arrestime politike NE FAQEN 5

Opozita, të shtunën në shesh

Lidhja kundër Diktaturës vazhdon qëndresën e saj Lidhja kundër Diktaturës njofton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët e Tiranës se të shtunën me 3 tetor, ora 17.30 në sheshin Skënderbej organizohet miting i madh. Të gjithë të protestojmë sëbashku kundër diktaturës, vrasjeve dhe burgosjeve politike. Të kërkojmë zgjidhje politike dhe qeveri teknike për tejkalimin e krizës.

Majko nis me korrupsion

Ministre e Punës dhe zëvendëskryeministre do të jetë Ingrid Shuli. Socialistët të irrituar me karshillëkun e Gjinushit. Koalicioni ka pësuar tronditje që në fillim Përfundon lufta e egër mes kryetarit të PSD-së dhe kryeministrit për tenderat e Apostolit. Gjinushi lëshon Gaqon për postin e zëvendëskryeministrit Majko nis me korrupsion Ministre e Punës dhe zëvendëskryeministre do të jetë Ingrid Shuli. Socialistët të irrituar me karshillëkun e Gjinushit. Koalicioni ka pësuar tronditje që në fillim

Beteja maratonë për tenderat

Nga Astrit PATOZI Bllokimi i gjatë i procesit të krijimit të qeverisë së re tek portofoli i Gaqo Apostolit, tregoi qartë se kabineti i ardhshëm i Pandeli Majkos veçse mund të rëndojë më shumë situatën politike në Shqipëri, por kurrsesi nuk mund të zhbllokojë krizën e thellë që ka mbërthyer vendin. Fakti që tratativat e koalicionit ngecën tek ministria e Punëve Publike dhe e Transportit, qartësoi plotësisht jo vetëm të kaluaren, por edhe të ardhmen e korrupsionit të qeverisjes së pas 29 qershorit. Partitë dhe partitë që po përpiqen t’i mbushin mendjen shqiptarëve se po kërkojnë t’i japin vendit një zgjidhje politike, u shfaqën të egër dhe mizorë me njëri-tjetrin, kur erdhi puna për ministrinë e tenderave të mëdhenj, që janë nënshkruar dhe pritet të nënshkruhen nga titullar i Punëve Publike dhe Transportit. Më shumë se dy ditë janë dashur që Gjinushi të bindet të lëshojë vendin e Gaqos, [teksti ndërpritet në skajin e poshtëm]. nga titullari Gaqos, madje deri mbrëmë ai nuk kishte pranuar as koncesionin që portofolin ta merrte partia e tij, duke hequr dorë nga emri i Apostolit. Vetëm në orët e vona të natës, kreu i parlamentit është bindur me në fund të tërhiqet nga Gaqoja i tij, duke marrë në këmbim Ministrinë e Punës si dhe postin e zëvendëskryeministrit. Këmbëngulja e Gjinushit për Apostolin nuk duhet kuptuar kurrësesi si një përpjekje për të ruajtur karrierën politike të këtij të fundit, por thjesht si një pazar për ndarje përqindjesh që është bërë me kohë mes të dyve. Që Gjinushi nuk ka ndonjë respekt të veçantë për aftësitë intelektuale të Apostolit, ky është një fakt shumë i njohur për shtypin shqiptar, por edhe për politikanët në përgjithësi. Të gjithë e mbajnë mend kryetarin aktual të Parlamentit kur jo shumë kohë më parë u thoshte gazetarëve që të mos i vinin veshin atyre gjërave që thoshte Apostoli, duke e cilësuar atë me epitete tepër fyese, megjithëse e kishte sekretar të Përgjithshëm të partisë së tij. Kjo do të thotë se kapsllëku i zgatur i krijimit të qeverisë, nuk kishte të bënte me ndonjë ambicie politike të Partisë Socialdemokrate për njeriun e vet, por thjesht çështje interesash personale të drejtuesve kryesorë të saj. Ndërkohë, kjo ngjarje qesharake u përjetua në mënyra të ndryshme edhe nga vetë mazhoranca socialiste, e cila ishte e ndarë në dy kampe, në një palë që ishte gati të prishtë koalicionin, dhe në tjetrën, që bënte thirrje për “vetëpërmbajtje” ndaj fjalës prej kaubojshi të Gjinushit. Ky dyzim i socialistëve, ishte jo vetëm sinjal i impotencës së tyre për t’i treguar dhëmbët një partie dyperëndëshe, për shkak se duan shumë për të marrë mbi vete fajin për krizën, por edhe i mpleksjeve të segmenteve të vetë Partisë Socialiste në çështjen e tenderave të ministrisë së Apostolit. Lufta e klaneve brenda koalicionit dhe brenda vetë Partisë Socialiste jo për emrin e një ministri, por për hapësirat e korrupsionit që jep portofoli i tij, është një indikator i pamjaftueshëm për shqiptarët, se qeveria e re e Majkos, do të kalojë në të njëjtat shina dhe shtigje si edhe paraardhësja e saj, jo vetëm për faktin se dirigjent i saj do të vijojë të jetë Fatos Nano, këtë radhë pas shpinës së kryeministrit të ri. Lufta e ashpër për zotërimin e ministrisë së tenderave, që mbart vlera mbrehtë vonë, janë vetëm tentalet qeverisës që në drejtim e qeverisë Majko, e cila premton me këtë rast se do të jetë po aq e korruptuar, në mos më shumë, se paraardhësja e saj. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë mundësi në tërësi që të lëshohet nga Apostoli, as armët e tjera, që sa është e qartë se “të rinjtë” e qeverisë do të ruajnë të njëjtat linja të kontrabandës dhe të korrupsionit si paraardhësit e tyre, e cila tani vetëm formalish nuk do të varen më prej Nanos. Në këtë proces qesharak, ku njofët se ishin përfshirë edhe shumë diplomatë të huaj, spikat edhe një herë mërzimi i pozicionit të Presidentit Meidani, i cili dëshmoi se nuk doli për asgjë që të bëhet faktor në politikën e vendit të tij. I pafuqishëm në dritën e kulmit të krizës, për shkak të hijes së Fatos Nanos, që sillte në Presidencë, megjithëse i voti si ish kryetar klonome, tra larg Tiranës, Presidenti i Republikës nuk di të tregojë një herë lartësinë e funksionit të tij si kryetar shteti. Tani gjesti i tij i padururar për të deklaruar Majkon kryeministër, qoftë edhe në kohën e emergjencës së krizës, veçse shkakton një zgjo të forta kur gjithçka po vonua deri në marrje për kokën e Gaqo Apostolit. E vetmja vlerë e kësaj historie është fakti që tani të gjithë shqiptarët e morën vesh se çfarë pazaresh të pështira po luhet për të bërë një koalicion si përpjekje e koalicionit për të ndryshuar për mirë qeverisjen e vendit. Tani e dinë të gjithë se çfarë kanë bërë ministrat e Nanos dhe çfarë do të bëjnë ata të Majkos, përvëç ryshfyer, kosumet e kravatave të ndërruara.

Mjerë shqiptarët, minoritetet në qeveri

Partia Demokratike kërkon zgjidhje politike Qeveria e re, vazhdimi i krizës

Majko duhet të tregojë kartelën

Edhe e ëma e kryeministrit të ri ka pasur shqetësime nervore NE FAQEN 3 Vazhdon terrori shtetëror mbi Partinë Demokratike Si ka mundësi që qeveria shqiptare kërkon më pak se të gjithë për Kosovën

Policia dhe SHIK-u i sulen opozitës

Vazhdon terrori shtetëror mbi Partinë Demokratike - Këlcyrë: Torturohen nga policia, aktivistët e opozitës - Çorovodë: SHIK-u bastis zyrat e PD-së - Mesnatë merri në Poshë - Forcat speciale terrorizojnë Peqinin NE FAQEN 5

Paskal Milo poshtërohet në ekranin e CNN

Si ka mundësi që qeveria shqiptare kërkon më pak se të gjithë për Kosovën Ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo u turpërua mbrëmë në darkë në valët e CNN, kur një dëgjues nga Londra e pyeti se gjithë bota për Kosovën. Ministri i shquar për qëndrimet dhe ndjenjat e tij antishqiptare mori kështu një dackë të fortë për pozicionet e turpshme që qeveria e koalicionit të majtë ka mbajtur ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Duke filluar nga Kreta, Lisbona dhe të gjithë deklaratat e Ministrisë së Jashtme, qeveria e Nanos dhe e Milos ka qenë gjithmonë jo vetëm disa hapa pa faktor ndërkombëtar, por në shumë raste i ka vënë gurë në rrota çështjes së Kosovës. Paskal Milo mbetet ngushtë në transmetimet të drejtpërdrejta në valët e CNN.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 20 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasqlëtuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Millosheviçi zbaton spastrimin etnik

Kryetari i PD, Berisha, dënoi masakrën serbe në Obrie të Sipërme dhe Budanovë Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha dënoi me ashpërsinë më të madhe masakrimin e grave, fëmijëve dhe civilëve shqiptarë në Obrie të Sipërme dhe Budanovë nga forcat ushtarake serbe, si dëshmi e barbarive dhe vazhdim i masakrave dhe mizorive të kasapit të Ballkanit me të cilat ai duke dhunuar të gjitha principet universale njerëzore vazhdon me këmbëngulje realizimin e qëllimeve makabre të çrënjësjes dhe shfarosjes së popullsisë shqiptare në Kosovë. Masakra e fundit e Millosheviçit nuk është gjë tjetër veç dëshmia e vendosmërisë së këtij barbari për të zbatuar si një kryefondamentalist platformën e spastrimit etnik të ekstreminimit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Ajo është dëshmi gjithashtu e shfrytëzimit nga Millosheviçi të tolerancës së treguar nga Komuniteti Ndërkombëtar për të realizuar mizoritë dhe masakrat ndaj një etnie tjetër të pambrojtur, të paarmatosur, viktimë e lojrave të felliqura antishqiptare të armiqve të egër të kombit shqiptar. Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Berisha përshëndeti qëndrimin e kryeministrit Tony Bler dhe theksoi se vetëm një ndërhyrje e NATO-s do të mund të shënojë një kthesë në zhvillimet katastrofike në Kosovë.

Lajme të orës së fundit

Pas deklaratës së ashpër të Fatos Nanos për të flakur nga administrata shtetërore të gjithë ata nëpunës që nuk u gjendën nëpër zyra ditën e 14 shtatorit, u laflak kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave. Pas deklaratës së Tetes në një televizion privat dy zëllokues të vajer WC-sh të kryeqytetit shkuan dhe në selinë e partive PS dhe PAD. Ata ofruan ndihmën e tyre falas për zhbllokimin e këtyre dy halleve të cilat mbajnë erë të rëndë dhe kuterbojnë në gjithë Tiranën.

Avokati: Në se ka vërtetë drejtësi, Çela do të jetë i lirë

Sot Bleim Çela në orën 13.00, shkon në Gjykatën e Faktit për revokimin e masës së arrestit NE FAQEN 2

Një ushtar komando duke bërë roje dje para godinës bosh të qeverisë

tregojë kartelen

NE FAQEN 3

kutam the pas ushtro në nje nderle tore ne këtë se humbi en tji, ikthim e, pasi tjeter ock, qe dërge Hanii. deshja te ne fo.

ti Kuer poriti, vëca Kuer hj te Hti këtu. SAKJ.