Tirana në shesh kundër diktaturës
Sot, sërish të gjithë në sheshin “Skënderbej”
Sot, më datë 7 Tetor 1998, ora 17.00, Lidhja kundër Diktaturës, organizon një miting të madh paqësor në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër diktaturës, kundër rrasjeve dhe burgosjeve politike.
Lidhja kundër Diktaturës, fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët e Tiranës, për t’u bashkuar të mëkurën në sheshin “Skënderbej”: 1. Për të gjetur vrasësit e Azem Hajdarit. 2. Për të liruar të burgosurit politik. 3. Për liritë dhe të drejtat e të gjithëve. 4. Kundër terrorit informativ të RTSH Të gjithë së bashku, për të ftuar së bashku! familjes, Selia e Shenjtë ka përzgjedhur si përfaqësuese të vetme të politikës shqiptare, politikanen e re shkodrane. Nënkryetarja e Parlamentit, anëtarja e kryesisë së
Pushhohen nga puna 30 policë
Ministria e Rendit nis spastrime politike
NË FAQEN 5
Qeveria shkatërroi vendin
“Miqtë e Shqipërisë” takohen në Tiranë. Majko duhet të ndryshojë rrënjësisht qeverisjen
Majko nëshkroi kontratën e grabitjes së tenderave
“Miqtë e Shqipërisë” takohen në Tiranë. Majko duhet të ndryshojë rrënjësisht qeverisjen
Qeveria shkatërroi vendin
Majko nëshkroi kontratën e grabitjes së tenderave
Vrasësit e dialogut
Dialogu, fjala magjike por dhe më e keqpërdorura, ka dalë sërish në skenën politike shqiptare.
Themi magjike se me të në vendin tonë është luajtur e abuzuar shumë. Ata që sot qeverisin që para marrjes së pushtetit e shpallnin veten bujshëm si idhtarë të bisedimeve, uljes në tryezë dhe dialogut, për t’u shfaqur më pas krejtësisht ndryshe. Dialogu si fjalë magjike u përdor me 9 mars të vitit që shkoi kur të gjitha forcat politike në Shqipëri, me iniciativën e Partisë Demokratike, nënshkruan marrëveshjen e pajtimit kombëtar. Dhe për momentin magjik, e njëjta gjë u përsërit pa u digjur e shkatërruar të paktën nuk u dogj. Por deri këtu. Dialogu më pas u flak tutje nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj në fushatën e zgjedhjeve të 29 Qershorit kur grykat e kallashnikovëve, mashtrimi, terrori fizik e ai psikologjik zunë vendin e propagandës elektorale. Përfundimi dihet, zgjedhje të pranueshme për momentin dhe njëfarë zgjidhje politike. E nëse atë kohë (me dashje ose jo) Partia Socialiste, aleatët e saj, mes të cilave dhe mes të cilave dhe disa shoqata në miniaturë, vlerësuan hapin e Partisë Demokratike, nuk u deshën më shumë se disa muaj që anëtarët të qeverisë së Nanos të blasfemonin atë marrëveshje e atë dialog që të paktën me to ishte treguar shumë zemërgjerë. Me 14 shtator, pak orë pas ngjarjeve që pasuan ceremoninë e varrimit të Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, në Televizionin shtetëror u panë disa ministra. Ngjarja po interpretohej si grusht shteti dhe para popullit folën “heronjtë” që kishin shpëtuar vendin. Të lumtur, të ndërruar, të rrëpej deri në vetëmbrojtim, ministrat (disa prej tyre atë ditë kishin qenë duke pirë uiski për t’u burrëruar, ndërsa të tjerët nuk dihet se ku ishin fshehur), thanë se kurrë nuk do të ketë më marrëveshje si ajo e 9 marsit e se kurrë nuk do të pranonin dialogun me opozitën. Luan të nënkuptoh[e]j, për opozitën dhe kërkesat e saj për zgjedhje politike, përgjigjja do shihn varfjet, pran[o]sja dhe persekutimi. Ashtu siç kishin ndodhur edhe më parë. Partia Demokratike me 15 gusht kërkoi Fatos Nanon uljen në një tryezë dialogu në të cilën do të diskutohej çështja e kushtetutës. Opozita hodhi hapin e parë. Cili ishte reagimi i pozitës? Në mesnatën e 22 gushtit arrestohen gjashtë ish-funksionarë të lartë të PD-së, e mbi to rëndonte akuza për krime kundër njerëzimit. Akuza rezultoi absurde, megjithë përpjekjet e prokurorisë së Përgjithshme për ta bërë atë sado pak të besueshme. Gjithsesi, gjashtë të eksponentët, megjithëse “kanë bërë kërdi mbi njerëzimin” tani ndodhen në arrest shtëpie. Slogani i pozitës nuk u majftua me kaq. Dialogu jo vetëm s’u përmend por u minua nga themeli kur ata që qeverisin vranë simbolin e demokracisë, Azem Hajdarin. Sot, si për kulm të ironisë, kërkohet sërish dialog. Kushdo mund të ngrejë pyetjen: Me ke do bëhet dialogu? Në krye të ministrisë së Rendit, që prej jo më shumë se katër ditësh është emëruar ish-drejtues i komiteteve familjare të shpëtimit. Qyteti i Fierit ka ende gjurmë “protestave” të Petro Kocit, por Ministri dhe me ka vetëm pak ditë në postin e lartë kërkon të bëjë vetë paqë dhe të vendosë në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë. Demokratët janë bërë prej e egërsisë socialiste e madje motra e Besim Çerajt, e cila është e vrarë e Azem Hajdarit, pasi u keqtrajtua nga forcat e rendit, sot ndodhet në qelinë e burgut të Tiranës. Veprimet si moderuar të Mijokos, kryeministrit më të vogël në Evropë, janë krijueshë e pafalshme për të bërë të besueshëm rinisjen e një dialogu. Vrasësit e Azem Hajdarit ende shëtisin lirshëm, Liderët e opozitës janë nën kërcënimet e vazhdueshme për eliminimin fizik, prokurorët shqiptarë kërk[e]llojnë dhëmbët dhe përmes një deklarate të përçudnuar dhe mashkare shprehen se për çdo akt dhune nga ana e ushtrisë kundër tyre ata do të fajësojnë direkt Berishën, ata që dogjën një vit më parë institucionet e vendit janë kolltu[k]ë në ministri, ata që udhëhoqën Shqipërinë e rrodhin si “vendi më i korruptuar në Evropë” thonë se do të rikthehen shumë shpejt në majat e pushtetit… e përsëri kërkohet dialog.
Papa fton PD-në në Romë
Jozefina Topalli e ftuar në Vatikan. Audiencë me shenjtërinë e Tij, Gjon Pali II
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, është ftuar të marrë pjesë në takimin që Selia e Shenjtë do të organizojë në Vatikan këtë muaj.
Qëllimi i këtij takimi do të jetë kërkimi për të drejtuar njerëzit, për t’u përkujdesur dhe me ndihmën e refleksionit racional dhe të shkencave humane në vokacionin e politikanëve si ndërtues përgjegjës së shoqërisë së sotme. Ky takim do të jetë një respekt dhe promovim i personit njerëzor në të gjitha dimensionet e tij. Topalli konsideron si detyrë individuale të gjithsecilit e aq më tepër të atyre që janë të angazhuar në politikë, promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave personale, sociale, ekonomike e politike, përfshi këtu edhe të drejtat e kombeve e të popujve. Në ftesën që ka marrë zonja Topalli, mësohet se Papa Vojtila do të presë në audiencë politikanen sh- shkodrane. Çështja e Kosovës mendohet të diskutohet në takimin Papa Vojtila - Topalli si edhe problemet ekzistuese sociale që shqetësojnë kontekstin social të Shqipërisë së sotme. Ajo natyrisht përshëndet shtrirjen e Papës për Kosovën, që fton komunitetin ndërkombëtar që të mos mbetet në soditje, por të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj tragjedie. A. S.
Genc Pollo i ftuar në Londër
PD mes partnerëve europianë në Kongresin Kombëtar të Konservatorëve Britanikë
Telemajko, edhe më keq se Telenano
PD denoncon vazhdimin e terr[i]t informativ në TVSH
Zëdhënësi i Partisë Demokratike proteston ashpër për njanshmërinë e ekraneve politike të informimit nga ana e TVSH, i cili është kthyer nga një televizion shtetëror në një telemajko. Në edicionin e lajmeve të datës 6 shtator të orës 20.00 të këtij televizioni 27 minuta ishin vënë tërësisht në shërbim të kryeministrit Majko, presidenti Meidani dhe ministrave të qeverisë, ndërsa për opozitën vetëm 1 minutë e 10 sekonda (50 sekonda për PD dhe 30 sekonda për PDK). Kryeministri i vazhdimësisë Majko pas deklarimeve hipokrite të tij para stafit të ATSH dhe TVSH një ditë më parë për pavarësinë e informimit dhe të barazisë në kohë për partitë politike, sot në praktikë realizoi pushtimin total të medias shtetërore duke e kthyer atë në telemajko. Partia Demokratike, edhe një herë e dënon këtë veprim të tij përgjegjshëm të kryeministrit në kuadrin e luftës së egër të klanit Nano-Majko kundër opozitës, për ta lënë atë në terrin e plotë informativ dhe në të njëjtën kohë për të bombarduar opinionin me një propagandë false, por edhe agresive, duke inkriminuar më tej median shtetërore në vazhdim të politikës Nano. I bëjmë thirrje kryeministrit Majko të heqë dorë nga kjo politikë diskriminuese dhe të zbatojë amendamentin Arbnori, të cilin e ka firmosur edhe vetë ai.
Berisha: Gati për dialog
. PD i bën thirrje qeveritarëve që të rikthejnë dialogun politik në Shqipëri, mbi bazën e rezolutës së KE-së. Besnikët e vazhdimësisë do të mbeten viktima të vazhdimësisë. “Kushtetuta duhet të jetë një element prioritar i paketës së dialogut, i cili mbetet fasadë dhe shterpë nëse zhvillohet në praninë e burgjeve politike, mbrojtjes shtetërore të vrasësve të Hajdarit, ndjekjes dhe persekutimit të opozitës”. NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 25 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të papërshkueshëm të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pashtqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. NE FAQEN 3
Majko, mes ndjenjës dhe detyrës
Çfarë qëndrimi do të mbajë Majko ndaj dezertimit të ish-kryeministrit Nano?
Ajo çfarë pritet pas deklaratave të para të zotit Majko si kryeministër është se ai duhet të dëshmojë në praktikë se është i angazhuar për zbatimin e standardeve ... NE FAQEN 2
Milo: Rugova na ka refuzuar
Ministria e Jashtme deklaron mosndryshim të politikës ndaj çështjes së Kosovës
. NE FAQEN 3
Koçi zi nis gjyqetinë e shtigjeve
Policia e inkriminuar mban padrejtësisht në qeli motrën e dëshmorit të demokracisë, Besim Çera
. Koçi zi nis gjyqetinë e shtigjeve. NE FAQEN 5
Kadare, sërish favorit
Të enjten shpallet fituesi i çmimit “Nobel” për letërsinë
Të enjten shpallet zyrtarisht fituesi i çmimit “Nobel” për letërsinë dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare është një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e tij. Sipas revistave të specializuara, romancieri shqiptar, i cili jeton në Paris, Ismail Kadare si dhe shkrimtari Jose Saramago dhe Antonie Antunes, kanë gjithashtu shansin për të fituar, pasi Akademia akoma nuk i ka shpallur ende si shkrimtarin shqiptar, ashtu dhe atë portugez. Çmimi i 95-së i shoqëruar me 7,6 milion korona suedeze (938 000 USD) do të shpallet të enjten para se të dorëzohet zyrtarisht me 10 dhjetor në kryeqytetin suedez. “Ne nuk mund ta dimë se kush mund të jetë laureat për vitin 1998”. Akademia suedeze ka lënë gjithçka në mister të plotë dhe nuk është e lehtë të bësh asnjë parashikim”, theksoi Dagbladet. Në listën e pretendëntëve figuron edhe poeti kinez, Bei Dao, i cili jeton në Paris. “Por mosha e tij (ai është 49 vjeç) mund të bëhen pengesë për marrjen e çmimit”, thekson Kinnunen.
NE FAQEN 2. NE FAQEN 3. NE FAQEN 5.