14/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 tetor 1998

Prokuroria, me vrasësit e Azemit

së Liderit të Dhjetorit Prokuroria, me vrasësit e Azemit Hetimi fillon me marrjen në pyetje të Fatos Nanos, Skënder Gjinushit, Fatos Klosit, etj Tenderit e Apostolit përmbys...

Dhuna parlamentare

Nga Sami NEZA Shmangia e votës, nga mazhoranca parlamentare, për miratimin e kushtetutës përbën goditjen më të madhe ndaj institucionit të votës në vend. Tashmë nuk është më e rëndësishme se do të votohet apo jo për kushtetutën. Për herë të parë pas tetë vitesh, shqiptarët kthehen në një situatë ku vota nuk ka peshë ashtu si edhe nuk kishte peshë gjatë diktaturës komuniste. Tani jo më për shkak të votës pro në masën 99.99 për qind, por për shkak të pjesëmarrjes edhe 0.01 për qind për të miratuar dokumentin më të rëndësishëm të shtetit. Socialistët dhe në tërësi mazhoranca i sulen votës si institucion duke e deklaruar të tërësisht pjesëmarrjen e qytetarëve në ndërtimin e infrastrukturës ligjore që do të mbajë gjallë shtetin. Me këtë rast ata kushtëzojnë vendimet e tyre larg spektaklit të kësaj vote, që më së shumti u morën ata një vit më parë e po ashtu tentojnë eliminimin e revoltës që kjo votë do të mund të shfaqte qoftë në referendum për kushtetutën e po ashtu edhe në të gjitha referendumet e tjera që mund të pasojnë atë të kushtetutës. Kjo është dhunë ndaj votës. Një parlament me mandatar për momentin, me rrugëpërcarë politikë merr përsipër shmangien e njerëzve nga pjesëmarrja në ndërtimin e shtetit ligjor duke e bërë eshkar mandatin e tyre, këmbënguljen e një pjesë të votuesve që kushtetuta është në pasqyrë dhe sigurojë demokracinë dhe vlerat e saj në vend. Tani nuk kanë më vlerë diskutimet mbi kushtetutën, bile as edhe këmbëngulja që kjo kushtetutë të jetë në standarde sa më të larta e sa më të pranueshme. Kushtetuta është rrugë që me ndryshimin e ligjit për referendumin. Ajo ka humbur kredibilitetin dhe nuk është më e barabartë as me këshillin e lagjes apo kryeplakun e fshatit ku medemos kërkohet një interes i madh prej votuesve. Ajo ngjan më pak edhe se deputetët e momentit që dolën pas 29 qershorit apo Parlamentit më i keq në historinë e vendit. Mazhoranca parlamentare me këtë rast bëri aritmetikë dhe ashtu si me tenderat i zgjodhi vetë votuesit e kushtetutës, braktisi një ndeshje alternativash duke sanksionuar atë edhe duke braktisjen e atyre që votuan një vit më parë për të. Mazhoranca parlamentare ka një vit e gjysmë që prodhon vetëm dhunë, duke filluar nga dhuna kundër institucioneve të ndryshme, dhuna ndaj ligjit, dhuna ndaj votës, dhuna fizike deri në eliminim. Praktika e tillë që është kthyer në formë jetese dhe zgjatje të regjimit neokomunist shkon përkundër ndërtimit të shtetit ligjor, forcimit të institucioneve duke kufizuar dhe shtypur të gjitha shpresat që njerëzit ndryshojnë drejt së mirës. Mazhoranca parlamentare është bërë simboli i të gjitha shkeljeve ligjore e më anekse të shumë skenarëve kundër shtetit të së drejtës dhe opozitës shqiptare. Ashtu si me ndryshimet e shumta në dispozitat kushtetuese duke i vlerësuar ato deri me sulmet ndaj një numri jo të vogël të ligjeve, duke i ndryshuar dhe personalizuar ato për të penalizuar njerëz të tjerë, edhe me luftën e paskrupullt politike e parlamentare ndaj opozitës që sot është e PS-së, ka bërë që njerëzit të largohen tek institucionet ligjvënëse, reketimi i shtetit mafioz, të ndërtuar mbi parime ordallane dhe në funksion të një klani e një grupi politik. Tani ligjet në vend janë zhbërë nga përgjegjësia me heqjen e kësaj përgjegjësie nga kushtetuta si ligj demokrat. Socialistët, aleatët e majtë, deputetët e tyre po kulturë dhe iluminizëm janë përgjegjës për anashkalimin që po i japin shtetit ligjor në Shqipëri.

Mazhoranca është kthyer në minorancë

Nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e konsideron si jo të vlefshme një kushtetutë me ligjin e ri për referendumin NE FAQEN 3

Berisha përshëndet vendimin e NATO-s

Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti vendimin e marrë të hënën në mbërmje nga Aleanca e Atlantikut të Veriut për miratimin e urdhrit të veprimit si një akt i një rëndësie të veçantë që mund të ndryshojë rrjedhjen edhe zhvillimet katastrofike në ngjarjeve në Kosovë, dhe frenojë thellimin e mëtejshëm të katastrofës njerëzore më të madhe në Europë të barbarive të Millosheviçit në Kosovë. Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha përshëndeti vendimin e marrë të hënën në mbrëmje nga Aleanca e Atlantikut të Veriut për miratimin e urdhrit të veprimit si një akt i një rëndësie të veçantë që mund të ndryshojë rrjedhjen edhe zhvillimet katastrofike në ngjarjeve në Kosovë, dhe frenojë thellimin e mëtejshëm të katastrofës njerëzore më të madhe në Europë të barbarive të Millosheviçit në Kosovë. Berisha përshëndeti gjithashtu deklaratat e Hollbrukut, angazhimin e tij për zgjidhjen e përshkallëzuar të problemeve të Kosovës duke njohur të drejtën e vetëvendosjes të dy milionë shqiptarëve në trojet e tyre.

Tenderat e Apostolit përmbysin Tiranën

Dje, kryeqyteti i përmbysur nga shiu Foto: Albes FUSHA Dje, kryeqyteti i përmbysur nga shiu. Foto: Albes FUSHA

Beja në Komitetin Drejtues të EDU

Bashkimi Demokratik Europian rikonfirmon mbështetjen për PD Bashkimi Demokratik Europian EDU, dënon represionin dhe dhunën shtetërore mbi opozitën në Shqipëri dhe konfirmon përkrahjen e tij për Partinë Demokratike. Kjo u theksua në mbledhjen e djeshme të Komitetit Drejtues të EDU, e cila po mbahet në Sofje të Bullgarisë, me pjesëmarrjen e 34 partive anëtare, një prej të cilave më të drejtat të plota është edhe Partia Demokratike Shqiptare. Mbledhja e cila drejtohet nga kryetari i EDU-së, Ninstra, trajton problemet e mprehta të demokracisë në Ballkanin Perëndimor. PD përfaqësohet në këtë mbledhje nga sekretari organizativ i saj zoti Fausto Beja, i cili i referoi dje para të pranishmëve, duke bërë një ekspoze të hollësishme dhe të gjerë të krizës në Shqipëri si dhe qëndrimet e Partisë Demokratike për daljen prej saj. Zoti Beja i bëri njohur të pranishmëve represionin dhe dhunën e vazhdueshme shtetërore të neokomunistëve mbi opozitën, gjë që është bërë shkak për një situatë tepër të rëndë politike në vend. Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik Europian që e morën fjalën shprehën indinjatën e thellë për atë që po ndodh në Shqipëri, duke premtuar se do të bëjnë problem pranë qeverive të tyre dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhunën qeveritare mbi opozitën në Shqipëri. Ndërkohë, mbledhja vendosi që brenda muajit nëntor në Shqipëri të vijë një delegacion i madh i EDU-së për të mbështetur Partinë Demokratike në përpjekjet e saj për të shpëtuar vendin nga praktikat totalitariste të ish-komunistëve në pushtet.

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 32 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Foto

Opozita italiane: Mbështesim PD

Berlusconi: Akuzat ndaj Berishës janë të pabaza dhe politike. Së shpejti liderët e Polit të Lirisë në Tiranë Pollo takohet me Berlusconin, Finin e Casinin në Romë Dje në mesditë, në rezidencën private të zotit Silvio Berlusconi në Pallatin Grazioili, Nënkryetari i PD-së, Genc Pollo zhvilloi një bisedë në tërësi me liderët e opozitës italiane, kryetarin e Forza Italia, Silvio Berlusconi, kryetarin e Alleanza Nazionale Gianfranco Fini e kryetarin e Partisë Demokristiane, Pierdinando Casini si dhe eksponentë të tjerë të politikës italiane. Pollo u shpjegoi situatën në Shqipëri si dhe problemet në Kosovë. Ai theksoi nevojën e një dialogu dinjitoz politik që mund të bëhet kur opozita dhe liderët saj t’i njihen të drejta legjitime. Nënkryetari i PD-së insistoi se ishin të domosdoshme goditjet e NATO-s kundër ushtrisë së Millosheviçit, pasi kështu mundësohej zgjidhja afatgjatë dhe paqja në Kosovë. Liderët e Polit e siguruan Pollon për interesimin e tyre për Shqipërinë, për mbështetjen e PDSh-së si dhe veprimet që do të ndërmerren në këtë drejtim. Në përfundim të krizës që qeveritare italiane, një delegacion me liderët e Polit do të vijë në Tiranë për të parë gjendjen nga pranë. Berlusconi theksoi se akuzat që bëhen Berishës janë pa bazë dhe me natyrë politike dhe se ai gjatë krizës së sotme politike shteti. Fini e Casini u angazhuan të nginin çështjen e të burgosurve politike e problemet e tjera në parlamentin e mediat italiane dhe do të sigurojnë që qeveria e re të mbante një qëndrim korrekt.

RTV nxit urrejtje dhe tensione politike

Dje, asnjë sekondë për opozitën në ekranin e teleMajkos Radiotelevizioni shtetëror vazhdon të mbetet i mbyllur për opozitën, pavarësisht garancive që kanë dhënë përfaqësuesit e disa institucioneve ndërkombëtare në Tiranë se do të ndjekin zbatimin rigoroz të Amendamentit Arbnori. Drejtuesit e RTV-së i kanë lidhur tashmë praktikat me të cilat censurojnë dhe mbyllin hapësirat e informimit për opozitën. Ardian Klosi, pas të cilit po di të qëndrojë edhe Mazi, zbatojnë me besnikëri urdhrat e shefave të tyre, që duan të ngushtojnë deri në skajshmëri mundësitë e komunikimit të opozitës me popullin për çështjet shqetësuese të vendit. Megjithë ngjarjet e shumta që kanë mbushur arenën politike të vendit në më shumë se një muaj, përveç Klosi, pasi masakroi edhe emisionet “E diela debat”, udhërohen gazetarët e TV që zërin e opozitës, apo aktivitetet e saj i paraqesin vetëm në 15-20 sekonda në emisionet informative. Kjo praktikë terroriste ka arritur kulmin dhe kur opozitës nuk i është dhënë asnjë sekondë në edicionet e lajmeve të TVSH. Në këtë mënyrë, RTV vazhdon të ushqejë vetëm urrejtje në pjesën më të madhe të shqiptarëve dhe ruan një klimë politike të tensionuar, duke iu bashkuar përpjekjeve të klikës kriminale në pushtet që kërkon me çdo kusht të mbajë vendin në një krizë që degjeneron rregullisht në kaos, sipas interesave të qarqeve të njohura antikombëtare.

Diaspora mbështet opozitën

Drejtuesit e PD-së, Minarolli e Arbnori vazhdojnë takimet me bashkatdhetarët në Zvicër Deputetët e Parlamentit shqiptar dhe drejtues të lartë të PDSH, zotërinjtë Peter Arbnori dhe Dr. Vili Minarolli prej disa ditësh janë në Zvicër, për të zhvilluar një sërë takimesh informative. NE FAQEN 2

Uashingtoni: Angjeli kujdes me kontrabandën

Ministri i ri i Financave dje në konferencë: Ja çfarë më tha FMN NE FAQEN 5

Gjykata: Zani të mbledhë firma për t'u liruar

Vazhdon procesi ndaj Bandës së Vlorës NE FAQEN 4

Krimet e “Hakmarrjes”, provë e inkriminimit të PS

Përfundojnë hetimet për organizatën terroriste 'Hakmarrje për Drejtësi' NE FAQEN 4

Kërkohet penalizimi i PD-së për të errësuar hetimet e vrasjes së Liderit të Dhjetorit