15/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 tetor 1998

Angjeli shpërdoroi 20 milionë dollarë

Fondet ndahen mes zyrtarëve të punës dhe miqve të tyre të “papunë” NË FAQEN 5

Përmbytja tret 260 milionë dollarë

Shiu rrëmben edhe milionat e vjedhura nga qeveritarët NË FAQEN 5

Zani pyet për vrasjet, por përgjigjet për Nanon dhe Prodin

Drejtësia shqiptare mbytet në tymnin e përgjigjeve të një krimineli NË FAQEN 4

Studentët: Nderim përjetë Azemit

Berisha, studentëve: “Misioni ynë i përbashkët është t’i rikthejmë vendit standardet demokratike” Takim entuziast i kryetarit të PD në "Qytetin Studenti". Berisha ngre në këmbë studentët: "Është koha e një Dhjetori të dytë"

Evropa mbështetje e plotë për opozitën

Drejtues të lartë të Partisë Demokratike, në një sërë takimesh të zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Angli, Itali, Bullgari, kanë siguruar mbështetje të plotë ndërkombëtare për opozitën shqiptare dhe përpjekjet e saj për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave perëndimore në Shqipëri. Të gjithë partnerët perëndimorë të Partisë Demokratike, partitë motra dhe kancelaritë e ndryshme, mbështetjen ndaj opozitës shqiptare e konsiderojnë jetike për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri ku neodiktatura është evidente, pavarësisht fytyrave që ka në krye qeveria ish-komuniste. Këtë mbështetje miqte e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë e kanë dëshmuar në një sërë qëndrimesh dhe dek- deklaratash publike, rezoluta të miratuara nga qeveri, parlamente dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si dhe me vizita direkte të konfirmuara tashmë në vendin tonë për t’i shprehur mbështetjen opozitës dhe solidaritetin për kushtet e vështira, terrorin dhe dhunën shtetërore në të cilën zhvillon aktivitetin politik dhe mbron ato principe e vlera të shenjta për perëndimin. Mbështetja e opozitës jo vetëm nga partitë simotra të Partisë Demokratike, por edhe nga forca, institucione dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, është në kontrast të thellë me ftohtësinë dhe izolimin e evercare qeveritare në planin politik dhe qeveritar. Izolimi i forcave qeveritare dëshmohet dhe në ftohtësinë që shoqëron marrëdhëniet e vendeve të ndryshme me qeverinë shqiptare të cilat pasi i hoqën vizën Nanos, po presin të shohin veprimet e delfinit të tij që ka premtuar vazhdimësi. Pas caktimit të Majkos në krye të Qeverisë, qeveria dhe vendet mike të Shqipërisë e përshëndetën menjëherë kryeministrin e ri e shprehën duke e injoruar atë, me deklarata kortezia. Kontrasti i thellë mes mbështetjes që gëzon opozita shqiptare dhe mbështetja e pakët për Qeverinë e Majkos, dëshmojnë se opozita vazhdon të mbetet pikë e rëndësishme referimi për Shqipërinë për të gjithë të huajt, miqtë dhe mbështetësit e vendit tonë. Ishte pikërisht qëndrimi i vendeve perëndimorë, qendrimet dhe ndjekja e saj për shumicën e problemeve në vend, u çel shtehyn si burim i parë informacioni që e klasifikuan qeverinë e Nanos si qeveri të krimit politik dhe ordiner, kontrabandës, korrupsionit dhe qeveri që nuk respekton demokracinë e rregullat e saj. Pikërisht për këtë arsye mbështetja ndaj opozitës edhe pas deklarimit me veshje se vazhdimësia së Majkos nga opozitë ndërkombëtare, vazhdon të rritet. Mbështetja ndaj opozitës nga opinioni ndërkombëtar pritet që të rritet ditë e ardhshme kur koalicioni qeveritar ka nënshkruar në pjesë veprimesh absurde lidhur me Referendumin dhe miratimin e këtij së votuesve të popullit shqiptar në mënyrë të poshtëruese dhe fyese. Kjo mbështetje, që në të tjerat dhe në arsye tjetër të madhe që lidhet me vrasjen e Azem Hajdarit dhe heshtjen qeveritare, mosmarrjen e çështje për hetimin e vrasjes dhe zhvarrjen e ngjarjes dhe kapjen e vrasësve e vënien e tyre para drejtësisë. Mbështetja e gjithanshme për opozitën shqiptare, nuk është thjesht mbështetje për qendrimin dhe politikën e opozitës në mbrojtje të demokracisë dhe vlerave të saj, por para së gjithash mbështetje për mbrojtjen e popullit shqiptar me vështirësitë dhe përpjekjet e tij për demokraci dhe progres. Mbështetja për opozitën është dëshmi e sakrificës shqiptare nuk do të mbetet vetëm pavarësisht përpjekjeve të qeverisë ish-komuniste për izolimin dhe denigrimin e gjithëmbarshëm pranë popullit shqiptar. Sh. P.

Europa, shqetësim i thellë për krizën shqiptare

Konservatorët anglezë dhe Poli italian i Lirisë, në krah të Partisë Demokratike. Javët e ... Pollo përfundon takimet e rëndësishme në Britaninë e Madhe dhe Itali

për krizën shqiptare

Konservatorët anglezë dhe Poli italian i Lirisë, në krah të Partisë Demokratike. Javët e ardhshme në Tiranë mbërrijnë liderët e të djathtës italiane Berlusconi, Fini dhe Kazini në krah të Partisë Demokratike. Javët e ardhshme në Tiranë mbërrijnë liderët e të djathtës italiane Berlusconi, Fini dhe Kazini NE FAQEN 2

EDU-ja mbështet politikën e PD-së

Konferenca nëvizon mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe solidaritetin për përpjekjet që bën PDSH për të ruajtur vlerat e demokracisë. Në këtë kuadër u vendos që një mision i EDU-së të vijë në Shqipëri në mbështetje të demokracisë Përfundoi në Sofje mbledhja e komitetit të parë të Bashkimit Demokratik Evropian (EDU). Mori pjesë edhe Sekretari organizativ i PD, Fatos Beja NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 33 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që kanë në lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e mund të tolerojë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Në Parlament, drafti falso i kushtetutës

Godo ikën në Iran, Imami ndryshon draftin e kushtetutës. Bie varianti i Venecias Në mbledhjen e fundit komisioni ka përcaktuar draftin përfundimtar që do t’i paraqitet parlamentit. Por çuditërisht në mënyrë të njëanshme në draftin përfundimtar janë bërë ndryshime pa dijeninë e bashkëkryetarit Godo. Ndryshimet në draftin kushtetues janë esenciale sepse lidhen me probleme të tilla të rëndësishme siç është trajtimi i pronës private, me pavarësinë e sistemit gjyqësor, të prokurorisë etj. NE FAQEN 3

Burgoset aktivisti i PD-së nga Kamza

Prokuroria vazhdon arrestimet politike NE FAQEN 2

“Ngushëlluat familjen Hajdari, ikni nga puna”

Fushatë spastrimesh dhe terror mbi intelektualët e Korçës NE FAQEN 2

Djemtë e Hafizit trondisin nordikët

Shqipëri-Norvegji 2:2. Arbitri ndëshkon shqiptarët NE FAQEN 8

Fiton Dade, “nuri” i Nanos

Socialistët zgjedhin sekretariatin. Nano i rrethuar sërish nga kukullat humb kushëririn Blushi. Dade, Legisi dhe Zela bëhen sekretarë. Rama, ndëshkohet për rebelimin e hershëm në “ZP” “Nano, Ti nuk e njeh as statutin dhe as partinë”, mësohet të jetë shprehur Meta në replikë me kryetarin, duke shtuar se “Ti e shikon partinë si në kohën e burgut dhe ende ke mendësitë e një burgaxhiu” NE FAQEN 3

Berisha dje, në takimin me studentët Foto: Albes FUSHA