16/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 tetor 1998

Komuniteti Europian do hetojë Apostolin

Kontrolli i Lartë i Shtetit dje në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit NE FAQEN 5

Qeveria po kërkon të shkatërrojë sindikatat

BSPSh e kërcënuar nga aventurierë në shërbim të pushtetit NE FAQEN 4

Maternitetet kthehen në vende të abortive

Shqiptarët preferojnë të mos lindin fëmijë: në tre lindje një është abort NE FAQEN 5

Asnjë hetim për vrasjen e Azemit

Prokuroria po merret vetëm me burgosjet politike të opozitës

Mazhoranca dhunon kushtetutën

Mazhoranca parlamentare i ka shpallur luftë kushtetutës. Deri tani komisioni i ngritur prej Nanos ka ndryshuar disa herë draftin, ndërsa ditët e fundit ndërkohë që bashkëkryetari i komisionit për Kushtetutën, Sabri Godo nuk ndodhet në Shqipëri, grupi Parlamentar i PS-së, ndryshoi edhe një herë tjetër, përmbajtjen e të rëndësishme të draftit që kanë të bëjnë me çështje themelore. Tallja me draftin është një betejë e kamufluar ndaj ligjit themeltar të shtetit shqiptar dhe duket qartë tendenca që kanë një pjesë e drejtuesve të PS-së e konkretisht Fatos Nano që të zbresë kushtetutën në nivelin e një ligji ordiner gati si ligji për bletët. Duke zhvilluar një taktikë të tillë ai mban peng edhe për një kohë të gjatë tërë sistemin ligjor të vendit dhe konservon edhe për një periudhë tjetër brishtësinë e institucioneve aktuale shqiptare. Tallja me kushtetutën nuk mbetet vetëm në kuadrin e ndryshimit të draftit. Inati ndaj ligjit themelor shqiptar shpërndahet edhe në gjithë procedurën e hartimit dhe aprovimit të saj. Ndryshimi i ligjit për referendumin ës- është një goditje tjetër që i jepet kredibilitetit të kushtetutës, gjë që cilësuar edhe aleatët më fanatikë të PS-së, drejtuesit e Komitetit të Helsinkit. Drafti i këtij ligji që ndalon shqiptarët të votojnë alternativën e tyre, synon rrënimin e institucioneve të votës në vend, distancën me njerëzit në raste kur vendoset për çështje të rëndësishme të vendit dhe kombit. Socialistët dhe aleatët e tyre me këtë rast kërkojnë monopolizimin edhe në rastin e çështjeve të rëndësishme në histori, natyrisht të një monopoli që komprometon këto çështje dhe i kthen ato në momente ku shkëputen mundësi dhe shpresa për shqiptarët. Ligji për referendumin shpreh ndër të tjera edhe frikën e ballafaqimit me të tjerët dhe votën e pjesës së madhe, e po ashtu shmang këtë votë të madhe nga pjesëmarrja në ndërtimin e kushtetutës si një moment për të gjithë dhe jo moment politik për një parti të caktuar apo klan njerëzish brenda një koalicioni të majtë politik. Është gërshetuar logjika e socialistëve sipas së cilës ndryshimi i draftit shmang ndikimet politike në kushtetutë. Gjatë tërë kohës e tërë, kushtetuta është një moment politik dhe shëtitor. Shmangia e njerëzve në votim nuk do të thotë se shmang ndikimet politike, por shmang në fakt politikën në përgjithësi, pikërisht atë politikë që është rezultat i ndëshjeve të alternativave midis pjesëve të saj. Nëse politika nuk do të ishte e domosdoshme në Shqipëri dhe botë, atëherë do të kishte vetëm politikë dhe jo politikë apo administratë që është produkt i politikave të ndryshme. Socialistët me këto rast por edhe në raste të tjera shkojnë edhe debatin politik për kushtetutën, një domosdoshmëri kjo për ardhjen e një kushtetute normale në funksion të një shteti normal. Partia Demokratike ka kërkuar disa herë me radhë instalimin e një debati politik mbi kushtetutën me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Por në të gjitha rastet përgjigja për një tryezë të tillë ka qenë në sulm apo revanesh kundër opozitës, burgosje dhe vrasje politike të drejtuesve të PD-së. E gjithë kjo është bërë për të shmangur mendimin e PD-së për kushtetutën dhe për të eliminuar debatin publik me PD. Këtej tipik e kësaj sjelljeje anti-kushtetuesve të mazhorancës është shërbimi i gjykatës së lartë të PD-së me 5 gjyqtarë. Ajo e parah që kushtetuta e gjykatës është një funksionim i tërë pa masë me vrasjen e Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Pra, në tërë momentin e ndryshimit dhe diskutimit të draftit kushtetues kemi shabllon, shtrëngimin dhe shtrëngimin e të gjitha masakrances së socialistëve.

Skamje dhe mjerim në "Qytetin Studenti"

NE FAQEN 5

Në vend po thellohet kriza politike

Mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Pozita ka refuzuar dialogun Kryesia vendosi të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e hënë Mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Pozita ka refuzuar dialogun Në vend po thellohet kriza politike Kryesia vendosi të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e hënë Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur dje mbasditë vendosi të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie për të diskutuar për krizën e thellë politike në vend dhe refuzimin nga pozita të procesit të dialogut. Kryesia e PD-së vendosi të thërrasë Këshillin Kombëtar të PD-së, ditën e hënë, më 19 tetor, në ora 11.00, për të diskutuar për krizën politike në vend, u deklarua nga zyra e shtypit e PD-së. Mbledhja e kryesisë së PD-së kon-statoi se kriza politike në vend po thellohet. Kryesia e PD-së konstaton se qeveria po i kontribuon klimës së konfliktit me refuzimin e dialogut sipas rekomandimeve të Rezolutës së Asamblesë Par- duke renditur arsyet që, po çojnë në këtë situatë. Faktori i parë që ndikon në këtë përkeqësim është platforma e dhunës dhe terrorit, sanksionuar edhe në programin e qeverisë Majko, me akuzat absurde për të ashtuquajturin “grusht shteti” si dhe arrestimet dhe burgimet e drejtuesve dhe përkrahësve të opozitës - bën të ditur zyra e shtypit. Ajo rendit si faktor të dytë indiferencën e plotë të qeverisë për hetimin e turavë të tjera shtetërore Zyra e shtypit kujton se mungesa e hetimeve për vrasjen politike të shekullit bie në kundërshtim me vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe me rekomandimet e organizmave europëdromine. Kryesia e PD-së konstatoi e dialogut sipas rekomandimeve të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së dhe me shkatërrimin e përfundimtar të procesit kushtetues dhe ndryshimit të ligjit për referendumin, i cili vendos shumicën nën diktatin e pakicës. Qeveria po e kthen Kushtetutën në dokumentin e përçarjes së madhe të shqiptarëve - njoftoi zyra e shtypit, duke shtuar se pikërisht këtë do të jenë edhe çështjet kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të së hënës.

Berluskoni: Jemi përkrah PD-së dhe Berishës

Pollo dhe Beja sensibilizojnë opinionin ndërkombëtar për terrorin e pushtetit ndaj opozitës, por dhe gjendjen dramatike në Kosovë NE FAQEN 3

Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Librazhdit

Policia masakron pa asnjë shkak funksionarë të pushtetit lokal dhe aktivistë të PD NE FAQEN 4

Majko dhe Nano priten me shashka

Ish dhe kryeministrit iu lidhte goja në Vlorë. Qeveritarët “çlirojnë” Sheshin e Flamurit NE FAQEN 3

Valë arrestimesh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD në Tiranë, Fier...

NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 34 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provojnë implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi e gjithë botën shqiptare. Qeveritë ish-komuniste që janë në lirë dhe të panëshkuar kriminalisht që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë korrupsionin e këtij fakti. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Përqëndrimet serbe ruajnë tensionet

Serbët militarizojnë kufirin e Kosovës me Shqipërinë Trupat serbe janë shtuar në numër dhe janë përforcuar me mjete të motorizuara ushtarake Vazhdon përqëndrimi i trupave ushtarake serbe në kufirin verilindor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Burime nga drejtoria e kufirit thanë të enjten për agjensinë ENTER se gjatë dy ditëve të fundit nuk është ndërprerë përqëndrimi i trupave ushtarake serbe në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve mjete të motorizuara ushtarake. Burimet theksuan se gjatë këtyre ditëve nuk ka patur provokacione në kufi nga pala serbe. Sipas burimeve në kufirin verilindor të Shqipërisë vazhdon të jetë një gjendje e tensionuar e cila është shkaktuar nga përqëndrimi i madh i trupave ushtarake në të dyja anët e kufirit.

PS dhe Nano përgjegjës për dështimet

Melo akuzon Nanon për mosmarrëveshjet në qeverisje PS dhe Nano përgjegjës për dështimet “Qeveria e re të bëjë më shumë në luftën kundër kontrabandës, korrupsionit dhe në vendosjen e rendit në Shqipëri” Kryetari i Partisë Bashkimi të Drejtat e Njeriut Vasil Melo akuzoi të enjten kryetarin e PS-së Fatos Nano për mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar. Melo theksoi se për mënyrën se si është qeverisur vendi përgjegjësia kryesore i takon Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Nano. Melo theksoi se gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Nano, koalicioni qeveritar ka patur kontradikta për mënyrën e qeverisjes së vendit. Sipas Melos kontradiktat janë shfaqur edhe për institucionalizimin e koalicionit “Aleanca për Shtetin” dhe për përgjegjësitë që duhet të ketë secila parti në këtë koalicion. Melo tha se shpresonte që të gjitha mosmarrëveshjet e lindura gjatë qeverisjes së qeverisë Nano të zgjidheshin pas emërimit të Majkos në postin e kryeministrit. Melo kërkoi që mes partive të koalicionit të mate ke kryhet institucionalizimi, ku të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet që kanë partitë përbërëse të këtij koalicioni brenda tij. Melo përshëndeti qeverinë e kryeministrit Majko dhe shtoi se shpresonte që kontrabandës, korrupsionit dhe në vendosjen e rendit në Shqipëri.