22/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 tetor 1998

Sot, të gjithë në shesh kundër neodiktaturës

Sot, miting proteste në sheshin “Skënderbej” “Lidhja kundër Diktaturës” fton sot, në orën 17.00 të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohen në një protestë të fuqishme: 1. Për të protestuar kundër shfajes nga Qeveria të organizatorëve dhe ekzekutorëve të vrasjes së Azem Hajdarit. 2. Për të kërkuar lirimin e të burgosurve politikë. 3. Për të protestuar kundër terrorit informativ të mediave shtetërore. 4. Për të protestuar kundër papunësisë, ngritjes së çmimeve, pasigurisë, kriminalitetit dhe varfërisë në rritje.

Majko shkel mbi gjakun e Azemit

Kryeministri mashtrues firmosi për dhjetëra e qindra viktima në administratë dhe polici 14 shtatori, njësia me të cilën gjykohen qeveritë Nga Astrit PATOZI Partia Socialiste dhe shtypi afër saj po çirren shumë energji për të krijuar idenë e përplasjeve të mëdha brenda selisë së kuqe apo koalicionit të majtë në pushtet. Ka ditë që po vërjet një sforcim i madh për ta paraqitur Partinë Socialiste si arenë të ndeshjeve të dy mentaliteteve të ndryshme për qeverisjen e ardhshme, ku po thuhet se kryetari i saj Fatos Nano, ka mbetur gjoja në minorancë. Në fakt jo vetëm shou i parlamentit për nenin e buxhetit të shtetit, por të gjitha zhvillimet e fundit në PS që kur Nano u detyrua të lëshojë zyrën e tij kryeministri, janë thjesht një bufondadë për t'i krijuar iluzionin e ndryshimeve për mirë në qeverinë e re. Eshte Nano vetë ai që ka caktuar vetës rolin e përkohshëm të “të vjetrit”, jo se ka dashur të forcojë Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, por se kjo ka qenë mënyra e vetme që të mbijetojë koalicioni qeveritar. Duke u tërhequr në minorancë, pas idesë shumë të hollë për situatën e vështirë që po kalon vendi, kryetari i PS-së në fakt po i lehtëson punën varësisë së tij në parti, mbi shpërbërjen e të cilëve po kërkon të kalojë këtë tranzicion të vështirë për vete dhe për PS-në. Duke i thënë Majkos që të votojë për kundërshtarët atë publikisht, pavarësisht se këtë të fundit e tradhëtoi zëri edhe kur nuk e ka më gjithë mend atë që thotë, Nano dhe drejtuesit e tjerë të PS kanë ndërmend të shpërqëndrojnë vëmendjen e shqiptarëve tek kriza që ka mbetur nëpër këmbë e tyre, që kur u vra Azem Hajdari. I ndërgjegjshëm për ngarkesën e fortë negative që ka shkaktuar qeverisja e tij tek qytetarët e këtij vendi, Nano dhe të tjerët po përpiqen që të falsifikojnë pavarësinë e Pandeli Majkos, pas të cilës duan të kalojnë kufirin e mosdurimit të shqiptarëve të të gjithë drejtuesit e tjerë dhe të PS-së. Demokratët shqiptarë dhe opozita në përgjithësi duhet të kenë të qartë se nuk janë të kënaqur e as të vërtetë të Nanos me Metën apo Sabit Brokajn, ata që përcaktojnë kufijtë mes të mirës dhe të keqes në qeverisjen e vendit. Ata nuk duhet të shpresojnë se po ndryshon qeverisja e PS-së në asnjë metër, Pellumbi, Brokaj dhe Islami i dalin kundër Nanos për një problem apo një tjetër. Demokratët nuk kanë pse të lodhen për të kuptuar se çfarë ka reklamuar pas atyre shtypi i majtë pa asnjë hap të ri përkundrejt qeverisë. Majfton që ata të bejnë një bilanc të thjeshtë për të ardhur në përfundim se nuk ka ndryshuar asgjë në qeverisjen e tyre. Po vetëm një faktin se vetë Majko ka thënë se qeveria e tij është e vazhdueshme. Për opozitën dhe për qeverisjen normale të këtij vendi nuk ka asnjë rëndësi se Majko do të mbajë ndryshimet në funksion të vërtetë për vete dhe për Nanon, por përkundrazi e konkretisht të ndryshojë për kushtet që vetë ai ka vendosur dhe në pikë kyçe të shhteti ku vërehen gjurmët e korrupsionit. Për të nuk ka asnjë rëndësi, nëse Angjeli dhe Majko kanë vënë firmën për vendosjen e parti i ka shkaktuar rrezikun e organave dhe të masave financiare të tyre përballë vetë shqiptarët nuk duan të dinë fare se çfarë luftë bëhet për pushtet, dhe përse Partia Socialiste, dhe aq më pak për keqësinë e qeverisë së saj për të fituar në fjalë për të. Në fakt të gjithë ata që kanë parë Majkon, Pandeli Majkon, Pandeli Majkon, Ilir Metën, Sali Berishën, dhe Sabit Brokajn, se të bëjnë që kanë parë e tyre, sepse nuk të pish puna njerëz si kush ishte për fjalorin e Ben Blushit apo kush për Arta Daden për skëterrat e Jasharëve në PS, dhe të gjitha që të gjykohen për atë që kanë bërë. Për shqiptarët, me të njëjtin qëllim për të cilën Nano u përpjek të 14 shtator.

“40 ditë pa” ty Azem

SPECIALE NE FAQEN 4

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 40 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pazbardhësisë të tij që kriminelët e tij të mbeten të lirë. Qeveria e ish-komunistëve që lenë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në shërbim të vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshirojnë demokracinë Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Telemajko vazhdon censurën ndaj PD dhe opozitës. Edhe dje TV bllokoi kronikat për PD Edhe mbrëmë në edicionet e tij TV, lajmeve TV shtetëror nuk pasqyroi aktivitetin e Partisë Demokratike. Institucioni i uryer, shërbëtor i qeverisë dhe përçarës i vendit vazhdon të këmbëngulë në luftën e tij për izolimin e opozitës dhe veçmas PD-së me njerëzit dhe vendin. Megjithëse gazetat dhe operatorët e TV kanë marrë pjesë në konferencën e djeshme për shtyp ata nuk u lejuan nga drejtuesit Majko dhe Klosi të pasqyronin as edhe një sekondë për problemet që ngriti kjo konferencë ndërkohë që enveristit të Partisë së Unitetit Kombëtar, i japin gjithë një minutë. Fshehja e alternativeve të PD-së nga drejtuesit e Telemajkos nuk do të arrijë të ndalojë PD me njerëzit dhe elektoratin e gjerë të saj, por në të gjithë shamatë e tij anti..., ndarja e TV me shikusit dhe urrejtja që njerëzit çdo ditë e më shumë ndjejnë ndaj ekranit qeveritar.

Ja urdhëri i spastrimeve politike të opozitarëve

Partia Demokratike bën publik vendimin e qeverisë për pushimet nga puna REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE URDHËR Nr. 27, datë 19.09.1998 PËR FORCIMIN E DISIPLINËS NË PUNË, GATISHMËRISË DHE ZBATIMIN E DETYRAVE NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE Nisur nga situata e krijuar nga veprimtaria kriminale e grupeve të armatosura për dhunë, nga mosinstitucionalizimi dhe pengimin e rendit kushtetues, si dhe nga nevoja për forcimin e disiplinës në punë, për mirëmbajtjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e funksionimit të administratës shtetërore. URDHËROJ: 1. Organet e administratës shtetërore të dëmtuara brenda datës 21.09.1998, në përputhje me formulat bashkëlidhur, të kryejnë veprimet e duhura për inventarizimin e pasurive që kanë administruar si dhe për evidentimin fizik dhe vlerësimin përfundimtar të humbjeve dhe dëmeve që u janë shkaktuar gjatë kësaj periudhe. 2. Të evidentohen dhe merren të gjitha masat disiplinore të parashikuara nga ligji për punonjësit dhe nepunesit e administratës shtetërore, që gjatë kësaj periudhe janë larguar dhe kanë braktisur detyrën e tyre apo kanë kryer veprime në kundërshtim me statusin dhe natyrën e vendit të punës. Kryeministri Majko, në përgjigje të deklaratës së PD-së për pushime të shumta nga puna, për ata të cilët kanë marrë pjesë në funeralin e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, ka reaguar duke hedhur poshtë së tij nëpërmjet televizionit. Kryeministri thotë se “nuk është e vërtetë se janë larguar nga puna dhe dëshmojë urdhërin për të cilin ajo bëhet fjalë. Megjithëse kryeministri Majko mashtron, kur mohon ekzekutimin e këtij urdhëri, i bëjmë të qartë se ky është urdhër Nr. 27, datës 19.09.1998, i firmosur nga Kryetari i Këshillit të Ministrave në cilin vetën pika Nr.2 kërkon të gjitha institucionet të vendosin masat e evidentuara të të marrin të gjitha masat e parashikuara në ligj për punonjësit e administratës shtetërore që gjatë kësaj periudhe, dmth të 14 shtatorit jonë larguar e kanë braktisur detyrën e tyre, apo kanë vepruar në kundërshtim me statusin apo natyrën e vendit të punës. Pika Nr. 3 e këtij urdhëri thotë: “të përmerren të gjitha masat e duhura për të përplotësuar menjëherë vendet e punës të aty­re që largohen nga detyra”. Mbi bazën e këtij urdhëri që zoti Majko ja ka kërkuar PD-së, janë shkarkuar pas e vetëm në rrethin e Devollit 12 punonjës nga drejtorë e gjer nga Prefekti, jo pse kanë ardhur në Tiranë, por se kanë qenë të shpërndarë në ngushticën PD-së për vrasjen shtetërore të Azem Hajdarit.

Dita e nderimit të madh për Azemin

Sot, ceremoni e madhe përkujtimore në Tiranë për Liderin e Dhjetorit Sot, më datë 22.10.1998 mbushen 40 ditë nga vrasja kriminale e Heroit të Demokracisë shqiptare, deputetit Azem Hajdari. Këshilli bashkiak dhe bashkia e Tiranës, kanë marrë vendimin për shpalljen e këtij Azem Hajdari “Qytetar Nderi”. Për këtë qëllim, sot, më datë 22.10.1998, ora 8.30 do të fillojë nisja me autobuza për makinat përfaqësuese nga selia e Partisë Demokratike për te varri. Në ora 11.00, në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, organizohet ceremonia e dhënies së Titullit “Qytetar Nderi” zotit Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë. Ftohen të marrin pjesë gjithë qytetarët e Tiranës, studentë dhe nxënës të të shkollave, përfaqësues dhe partive politike dhe shoqatave ad-hoc, shoqëritë kulturore, të institucioneve fetare dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik.

Të majtët votojnë kushtetutën e tyre

Zëri i Gjinushit kalon në ekstazë kallashnikovët e parlamentit. Puthje dhe përqafime të pazakonta në vështirimin e Meidanit NE FAQEN 3