30/10/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 tetor 1998

Të shtunën, sërish në sheshin “Skënderbej”

Thirrje e Bashkimit për Demokraci. Protesta të fuqishme deri në rikthimin e demokracisë Qytetarë të Tiranës, cilido prej jush që i thotë vetes shqiptar, cilido prej jush që do lirinë, demokracinë dhe aspiron për një të ardhme të sigurt, mirëqenie dhe prosperitet, të dalë në mitingun e Protestës, të shtunën më datë 31 tetor 1998, Ora 16.00 në Sheshin “Skënderbej”. Ky miting proteste, ka qëllimin e lartë të detyrojë shtetin për të gjutur organizatorët dhe ekzekutorët e legjendës së shqiptarizmit, Azem Hajdarin, lirimin e të burgosurve politikë, rikthimin në punë të të pushuarve që morën pjesë në funeralin e Azem Hajdarit dhe imponimin për zgjedhje të parakohshme, që në Shqipëri të kthehet demokracia dhe siguria e çështjes kombëtare. Të gjithë në Sheshin “Skënderbej” të shtunën më datë 31 tetor 1998. Ora 16.00 kundër qeverisë së vashdimësisë së krimit, kontrabandës dhe antishqiptarizmit!

Shqiptarë, larg kutive të votimit!

Përmbajtja e shumë neneve dhe kapitujve të kësaj pasaporte, është antidemokratike dhe antikombëtare. Votat me 22 nëntor konsolidojnë një pushtet të korrupsionit, krimit të organizuar dhe tradhëtisë kombëtare Vendim i rëndësishëm i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Demokratët dhe gjithë shqiptarët të mos votojnë kushtetutën, pasaportën e Fatos Nanos

Domosdoshmëria e asnjanësisë së të tretëve

Partia Demokratike vendosi dje të injorojë votimet e 22 nëntorit për pasaportën e Partisë Socialiste. Vendimi i forcës më të madhe politike të vendit vjen në një moment të rëndësishëm politik dhe shpreh shqetësimin e shumicës së shqiptarëve për përjashtimin e gjithanshëm që qeveria e koalicionit të majtë bën sistematikisht qeverisë nga çdo vendim dhe e drejta për të vendosur për problemet kryesore të vendit. Vendimi i Partisë Demokratike për të refuzuar pjesëmarrjen në një referendum që synon t’i japë pasaportën qeverisë së Partisë së Fatos Nanos, pritet që ditët e ardhshme të ndiqet me reagime të tjera politike të forcave të opozitës që mund të shkojnë nga refuzimi i referendumit deri në një votë kundër projektit qeveritar. Në të tilla kushte fusha referendare ka brenda saj vetvetiu fushatën politike mes forcave të ndryshme politike të vendit, pikërisht për shkak të vendimeve politike që ato kanë marrë lidhur me qendrimin ndaj projektit qeveritar. Eshtë e kuptueshme, forcat politike do të mbrojnë vendimet e tyre politike para elektoratit dhe do t’u bëjnë thirrje pasuesve të tyre të ndjekin linjat e shpallura. Ashtu siç qeveria dhe forcat e saj politike kanë përgatitur projektin e tyre dhe kërkojnë nga elektorati votën pro këtij projekti, është e qartë forcat e opozitës ose forcat e tjera kanë të njëjtën të drejtë që të bëjnë thirrje për përmbushjen e vendimeve politike lidhur me projektin. Ajo që është krejtësisht e dukshme në fushatën referendare, ditën e votimeve dhe pas tij, ka të bëjë me zhvendosjen e projektit qeveritar, për shkak të përjashtimit që qeveria bën ndaj forcave politike nga procesi kushtetues ashtu si dhe për çështje të tjera të rëndësishme. Gjithashtu edhe pas këtij referendumi është krejtësisht e qartë se procesi kushtetues në Shqipëri jo vetëm nuk përfundon, por përkundrazi thellohet polarizimi në këtë vend. Kjo është një goditje tjetër për demokracinë në vend dhe pajtimin kombëtar afatgjatë. Kjo pasojë qeveritare edhe në rast se do të arrijë të marrë miratimin e qytetarëve, sipas llogarive të kthyera në zgjidhje sociale, nuk zgjedh problemin e ligjit themeltar të shtetit shqiptar. Megjithatë pavarsisht rezultatit ajo që mbetet problem pas zhvillimit të projektit qeveritar është tregim i votimeve dhe mbrojtja e shprehjes së lirë të qytetarëve si dhe e fushatave e referendumit përmes mediave shoqërore të të gjitha financiare. Qeveria me disa vendime të kohëve të fundit nuk ka dhënë shenjën se po punon për një kushtetutë referendum e ndërshme, përkundrazi një pushtet kërkesash të reja nënshtrim e dhe të pabarrabartë duke injoruar forcat e tjera politike të vendit, për ajo duhet të kujtojë se kjo rrugë nuk ka çon asgjëkundi, përkundrazi thellon më tej krizën. Qeveria politikisht e cila ka vendosur të kënaqë qoftë edhe vetëm minësinë u vetëdijë për kalimin e projektit, duhet të heqë dorë nga diskriminimi politik dhe format e ndëshkimit të masve. Për rrjedhojë, pse rasti ku kundër dështimit e mbajë përgjegjësinë e dhunimit të parimeve themelore të demokracisë, shprehjes së lirë të votës së qytetarëve. Çdo dhënie për projektet në këtë rrugë do të çojë detyrimisht në situata të padëshiruara. Në kushte të tilla kur lojërat aktive të politikës së vendit, forcat politike kanë përçarje qendrime dhe polarizime dhe do të operojnë sipas tyre, mbetet një tjetër e diskutueshme, panjohur në të ardhmen qëllimi më domethënës të jetë shfaqja e së drejtës që të bëjë që vendi të ecë në një drejtim të caktuar. Do të ishte e papranueshme në këtë rast kur forcat politike të vendit janë të ndara lidhur me projektin e qeverisë, implikimi i tyre pro ose kundër projektit, sepse automatikisht shndërrohet në qëndrim jo ose kundër një force politike. Konfliktit i tyre për Shqipërinë në këtë rast do të jetë veç vështirë, mbetet i pavendosshëm për një shprehje qeveritare dhe projektin që ka ndarë forcat politike do ta dëmtojë me njëri tjetrin dhe do të bëjë pa më një çështje që duhet të jetë asnjanës pas ndarjes së partive të vendit. Në rast se dikush mund të diskutojë i mirë se qeveria që duhet të jetë asnjanës pas ndarjes së partive të vendit. Në rast se dikush mund të diskutojë i mirë se qeveria që duhet të jetë asnjanës, është e vështirë të mendohet se në këtë rast.

Tirana braktis kushtetutën e mafies politike

Mbrëmë, protestuesit përpara kryeministrisë. Foto: Albes FUSHA

Kushtetuta e klikës, kushtetutë antikombëtare

Anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD prononcohen për projekt kushtetutën Topalli: Projekti nuk është në harmoni me kushtetutat perëndimore Xhaferi: Projekti legjitimon korrupsionin duke nxjerrë jashtë kontrollin e shtetit Islami: Projekti kushtetuta është e komprometuar edhe pa u dërguar në referendum Metani: Nuk mund të bëj kushtetutë një parlament që dhunon ligjet kushtetuese NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 48 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin e dhunshëm të gjithë botën shqiptare. Qeveria është ish-komuniste që lehtë të lire dhe të pasigurt-suar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit; tregojnë shqiptarëve se ka qenë dhe është e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurse rrësi jetë falk. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Zhduken lekët e papunësisë

Në prag të konferencës, ish-ministri i Punës, Angjeli pohon abuzimet me fondet e punëve publike Kryeministri Majko: “Fondet e ngelura, të konsumohen brenda 31 dhjetorit, ndryshe nuk na besojnë më investitorët” NE FAQEN 5

Qeveria e përzier me tenderat e Apostolit

Firma fituese “Granit” ka paraqitur dokumenta të fallsifikuara për madhësinë e kapitalit dhe vlerës së të ardhurave, për këto Apostoli është vënë në dijeni në 7 gusht të vitit 1998 Ja, si ish - ministri Apostoli u implikua në vjedhjen e tenderave. Fakte tronditëse u deklaruan dje për herë të parë nga Karamitro dhe Bode NE FAQEN 5

Burgosja e L გაგbanit, thellim i dhunës kundër BSPSH

BSPSH, reagon kundër vendimit të gjykatës së Faktit në Tiranë Burgosja e Labanit, thellim i dhunës kundër BSPSH NE FAQEN 4

Piloti shmang tragjedinë në ajër

NE FAQEN 4

Franc Jakova largohet nga Kushtetuesja

NE FAQEN 3

Procesion i dhjetoristëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Grupimi “Dhjetori 90” vazhdon protestën kundër qeverisë Komisioni i Grupimit “Dhjetori ’90” njofton të gjithë gazetaret e medias së shkruar dhe elektronike se ditën e premte, datë 30 tetor 1998, ora 11.00, zhvillohet procesionin - ritual me këte itinerar: Nisja nga korpusi i UT në ora 11.00 dhe ecje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek vendi i rënies së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, ku do të shpërndahen një komunikatë për shtyp dhe do të jepet një konferencë e shkurtër për gazetarët. Në procesion do të marrin pjesë vetëm ish-studentët e Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Ju kujtojmë se procesioni do të jetë sipas protokollit që është ndjekur në procesionin pararadhës.

LDGSH në mbrojtje të jetës

“Një qiri i ndezur, një jetë e filluar” Lidhja Demokratike e Grave të Shqipërisë, (LDGSH) i bën thirrje nënave dhe motrave demokrate shqiptare se sot më datë 30.10.1998 ora 16.30 të grumbullohen pranë selisë së PD për të marrë pjesë në një procesion që LDGSH do të organizojë në kujtim të Liderit të Dhjetorit, zotit Azem Hajdari. Procesioni do të bëhet me qirinj të ndezur dhe në heshtje të plotë. LDGSH