01/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 nëntor 1998

Arratiset në Angli drejtori i Xhuvelit

Qeverinë Majko po e braktisin edhe militantët NE FAQEN 4

Të enjte, sërish në sheshin “Skënderbej”

Lidhja kundër Diktaturës fton Tiranën në protestë Lidhja kundër Diktaturës fton në protestë të fuqishme të gjithë qytetarët e Tiranës ditën e enjte më datë 5 nëntor 1998, Ora 16.30 në Sheshin “Skënderbej”. Ky miting proteste, bëhet kundër qeverisë që mbron organizatorët dhe ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit, kërkon lirimin e të burgosurve politikë, kundër terrorit informativ ndaj opozitës, kundër korrupsionit, kontrabandës, mosvendosjes së rendit dhe sigurisë, kundër rritjes së çmimeve dhe shtimit të varfërisë. Të gjithë në Sheshin “Skënderbej”

Qeveria shpërblen vrasësit e Azemit

Asnjë çudi në vjedhjen e Bankës së Tropojës. 600 milionët u dërguan apostafat nga Tirana për bandën e grabitësve Shuma e madhe e parave është e barabartë me rrogat e gjashtë muajve për të gjithë buxhetorët e këtij rrethi. Nuk ka asnjë arsyetim për një dërgesë të tillë në një zonë ku policia nuk funksionon veç bashkëpunimit me vjedhësit NE FAQEN 2

Majko të përmbushë, 14 kushtet

Opozita vlerëson Konferencën Ndërkombëtare të Tiranës dhe konkluzionet përfundimtare të saj Partia Demokratike vlerësoi lart dje konferencën ndërkombëtare të Tiranës dhe u shpreh falënderimin e saj të gjitha vendeve dhe delegacioneve pjesëmarrëse. Kryetari i PD, Sali Berisha, Nënkryetari Genc Pollo, Sekretari i marrëdhënieve ndërkombëtare, Leonard Demi si dhe nënkryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në një konferencë shtypi në mesditë bënë vlerësimet e opozitës rreth konferencës, punimeve të saj dhe konkluzioneve përfundimtare. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cilësoi konkluzionet e Konferencës si shumë të rëndësishme. “Konferenca dha Berisha, dëshmoi ndjenjat e sinqerta dhe miqësore të vendeve pjesëmarrëse për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët”. Duke shprehur falënderimin dhe respektin e opozitës për angazhimin... NE FAQEN 3

Konferenca e Tiranës foli me gjuhën e opozitës

Gjatë një viti e gjysëm të jetës së saj qeveria, ndonëse ka ndërruar tre herë kostum, nuk ka mundur të ndërrojë asnjë nga slogane­t e propagandës. Nga Bardhyl LONDO Gjatë një viti e gjysëm të jetës së saj qeveria, ndonëse ka ndërruar tre herë kostum, nuk ka mundur të ndërrojë asnjë nga sloganet e propagandës. Paraardhësi i kryeministrit aktual, pas Konferencës së Romës, asaj të Hong-Kongut etj., etj., u premtoi shqiptarëve të paktën 600 milionë dollarë ndihma, ndihma që, siç dihet, pësuan fatin e premtimeve të tjera të ish-kryeministrit: kthimin 100 për qind të parave dhe hapjen e 200 mijë vendeve të reja pune. Tani shqiptarët nuk e kanë të vështirë të lexojnë moralin e qeveritarëve të tyre dhe të premtimeve që bëjnë ata. Duke harruar këto premtime, në fund të Konferencës së Tiranës, ministri Jashtëm shqiptar shpalli përsëri “suksesin e plotë” të këtij takimi. Dhe vërtet, nuk ka shqiptar, që të mos ta aprovojë këtë kon... ministri i këtë konkluzion, veç jo ashtu siç e kupton ministri i Jashtëm aktual, ose të paktën jo ashtu siç e propagandon ai. Po cili ishte “suksesi” i kësaj konference? Në radhë të parë konferenca pohoi dëshmitën e qeverisë aktuale në rast se takimi paraardhës i miqve të Shqipërisë i vuri qeverisë aktuale shtatë kushte për të merituar 600 milionë dollarë ndihma, mbledhja e Tiranës i dyfishoi këto kushte. Kjo do të thotë që gjatë periudhës një vjeçare ekipi qeverisës jo vetëm s’i realizoi ato që kërkonin miqtë e Shqipërisë, po u shtoi atyre dukuri të tjera negative, rezultat i qeverisjes së keqe ose i mosqeverisjes. Është e vërtetë se dashamirësia e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë është e plotë, ashtu siç është për të gjitha vendet e tjera. E keqja, pra, nuk qëndron në gadishmërinë e vendeve që u mblodhën në Tiranë. E keqja qëndron në qeverisjen e dështuar e cila nuk u jep mundësi shqiptarëve të përfitojnë nga dora e shtrirë e komunitetit ndërkombëtar. Ndërsa vendet e tjera të ish-Lindjes komuniste vazhdojnë të marrin ndihma të konsiderueshme, shqiptarët “hanë” vetëm propagandën e qeverisë së tyre. Tashti, sidomos pas Konferencës së Tiranës, ekipi qeverisës duhet patjetër të mos mbijetojë midis ndihmës propagandistike dhe ndihmës reale. Shqiptarët e kanë zgjedhur prej kohësh këtë dilemë: përderisa të jetë kjo qeveri, ata do të “hanë” vetëm premtime për ndihma. Në rast se do të vazhdohet të ecet kështu, në konferencën paraardhëse kushtet e komunitetit ndërkombëtar për Shqipërinë do të dyfishohen përsëri. “Bomba” e Konferencës së Tiranës ishte deklarimi i zyrtares së lartë të Departamentit të Shtetit për vizionet e shkëlqyera të liderit të opozitës për të ardhmen e Shqipërisë. Kur qeveritarët prisnin diçka tjetër, kur propaganda zyrtare dhe derivatet e saj kishin sajuiar një lloj filmash fantazdash, përfaqësuesi i vendit më demokratik të botës deklaroi krejt të kundërtën. Tani, a mundet të vazhdojë të falet se qeveria aktuale ende opozitën dhe liderin e saj për dëshmitën e plotë? A do të vazhdojë kjo qeveri të “bashkëpunojë” me opozitën e emëruar dhe jo me opozitën e vërtetë? A do të vazhdojë ajo të merret me “reformimin” e partisë me të madhe dhe me “izolimin” e liderit të opozitës, duke dëshmuar, ashtu siç ka bërë deri tani, se e vetmja “qëllësi” qeverisëse e saj është neutralizimi dhe komandimi i opozitës? Refreni i Konferencës së Tiranës ishte “çështja Hajdari”. Paraqitja diplomatike, prapa fjalëve plot takt - shpërtheu këto të diplomacisë ndërkombëtare, por dhe i kujdesshëm për të mos acaruar më tej gjakrat që edhe kështu janë tepër të ndezura, qeveria shqiptare duhet ta kuptojë se pa gjetur vrasësit dhe pa sqaruar motivet e vrasjes, ajo është plotësisht e akuzuar për kriminalitet politik jo vetëm nga opozita por dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Pasojat e kësaj lidhjeje; askush s’mund të ndihmojë ekonomikisht në vend ku pushtakësohen liderët e opozitës, ku burgoset kjo e fundit, ku i hiqet imuniteti udhëheqësve të saj. Kushtet e vëna nga vendet e mbledhura në Tiranë, nuk janë as më shumë as më pak veçse ato që ka kërkuar gjatë një viti e gjysmë opozita shqiptare. Konferenca e Tiranës foli me gjuhën e opozitës. Tani qeverisë i mbetet ose t’i realizojë në praktikë jo më propagandën, po këto kërkesa, ose të shpallë miqtë e Shqipërisë destruktivë. A do të arrijë, prapë, qeveria shqiptare të bëjë një konferencë tjetër të arratisë, prapë, qeveria shqiptare të bëjë një konferencë donatorësh? Të gjitha e dëshirojnë këtë, por të gjithë jemi pesimistë. Sepse që të arrijë deri këtu është qeveria duhet të “prishë” me së gjithëve atë kontigjent të dyshimtë që e solli në pushtet dhe që vazhdon ta mbajë në pushtet. Por ajo nuk mund ta bëjë këtë. E para, sepse nuk dëshiron. E dyta, sepse nuk guxon. Sipas të gjitha shenjave, qeveria shqiptare do të vazhdojë rrugën e nisur. Pas një viti, në konferencën e ardhshme të vendeve mike, kushtet për të marrë ndihma do të jenë trefishuar. Të ndihmojnë, duhet ta meritojnë. Një vit e gjysmë të jetës së saj qeveria nuk arriti të meritojë ndihmën dhe skëll mbi dashamirësinë dhe gadishmërinë e vendeve mike. Ky shpërdorim dhe ky zhgënjim i madh i komunitetit ndërkombëtar ndaj qeverisë së aleancës së majtë, është një nga përgjegjësitë e mëdha ndaj së cilës duhet të japë llogari ekipi qeverisës. Shqiptarët e meritojnë ndihmën, por ata nuk meritojnë këtë lloj qeverisjeje.

Tirana kërkon kapjen e vrasësve të Azemit

Tirana kërkon kapjen e vrasësve të Azemit

Brokaj akuzon klanin e Nanos

Zjarr në banesën e këshilltarit ushtarak të presidentit Meidani Konflikti mes ish-ministrit të Mbrojtjes dhe Fatos Nanos nisi kur ky i fundit e shkarkoi Broka-

Qeveria shkel ligjin për zgjedhjet

KQZ, instrument i socialistëve për manipulimin e Referendumit Çela: Nëqoftëse nuk do të korrigjohen gabimet, ne do të marrim vendim për t’u larguar nga komisioni qendror i zgjedhjeve NE FAQEN 2

Peticion i studentëve për kapjen e vrasësve të Azemit

6200 studentë nga të gjitha universitetet e vendit paralajmërojnë qeverinë Studentët: “Në rast se vrasësit e Azemit nuk vihen përpara drejtësisë, atëherë marrëdhëniet tona me qeverinë do të acarohen dhe zëri ynë i protestës do të bashkohet me zërin e protestës të gjithë shqiptarëve” NE FAQEN 2

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 50 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lenë të lirë dhe të pashqetësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e ndëruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrsesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Askush nuk pranon të bashkëpunojë me Petro Koçin

Ministria e Rendit po mbushet me komitarë e kontrabandistë, pasi shumë oficerë të lartë karriere i kanë braktisur postet dhe disa të tjerë nuk i pranojnë ato NE FAQEN 4

Kukës, 1500 familje jetojnë në çadra

Tërmeti i shtatorit, ende gërmadha dhe vuajtje për banorët NE FAQEN 5

Angel Velino: Komunikimi me PD ndihmë për komunitetin ndërkombëtar

Një delegacion i Ministrisë së Jashtme Spanjolle në Selinë e PD-së. Nënkryetari i PDSH, Genc Pollo takon drejtorin e Drejtorisë së Ballkanit Nënkryetari i PD-së Genc Pollo priti në Selinë e PD-së një delegacion të MPJS të kryesuar nga drejtori i drejtorisë së Ballkanit Miguel Angel Velino. NE FAQEN 2

Dje, në sheshin “Skënderbej” Foto: Albes FUSHA Dje, në sheshin “Skënderbej”. Foto: Albes FUSHA

Klanin e Nanos

Nanos nisi kur ky i fundit e shkarkoi Brokajn, pas akuzave për një aferë seksi në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas policisë, personat që kanë ndezur benzinën janë larguar “në drejtim të paditur” NE FAQEN 4