05/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 nëntor 1998

Sot, të gjithë sërish në sheshin “Skënderbej”

Lidhja kundër Diktaturës fton Tiranën në protestë “Lidhja kundër Diktaturës” fton të gjithë qytetarët e Tiranës, sot, me datë 5 nëntor 1998, në orën 16.30 në një protestë të fuqishme kundër qeverisjes aktuale e cila vazhdon: 1 - mbrojtjen e organizatorëve dhe ekzekutorëve të vrasjes së liderit Hajdari 2 - burgosjen politike të opozitarëve 3 - terrin informativ ndaj opozitës 4 - korrupsionin, kontrabandën, mos vendosjen e rendit dhe sigurisë 5 - me rritjen e çmimeve dhe shtimin e varfërisë.

Manitaki viziton skafet e qeveritarëve

Numri dy i antimafies italiane dje në Vlorë NE FAQEN 4

Si u grabitën 320 milion USD në vetëm 15 muaj

Shqipëria në kthetrat e mafias politike. Nga kontrabanda, korrupsioni deri tek skafet e vdekjes Pjesën e luanit e morën Nano, Malaj, Fino, Ruçi, Angjeli, e të tjera koska më të vogla se ato. Cigaret, kafeja, pijet alkoolike, parajsa e pushtetarëve, që kalon nga doganat NE FAQEN 3

Çano: Gjinushi ka shkelur ligjin

KQV dënon me unanimitet propagandën e majtë në Televizion për kushtetutën Të ndërpritet çdo spot dhe fushatë e partive deri në hartimin e platformës Përfaqësuesit e majtë në komision hodhën poshtë pretendimin e drejtë të përfaqësuesve të “Bashkimit për Demokraci” që opozitës i kompesojë koha që morën padrejtësisht Gjinushi dhe banda e tij NE FAQEN 3

Në kosh, pasaporta fallso e pushtetarëve

Nga Edi PALOKA Pushtetarët e kanë kuptuar se nuk e marrin dot pasaportën për qeverisjen e tyre. Për këtë arsye ata po tentojnë të marrin një pasaportë të falsifikuar. Ata po lodhen shumë duke manipuluar e duke sajuar çdo

Berisha jep alternativën e luftës kundër mafies

Komisionet në duart e prokurorisë politike që betohet për asgjësimin e opozitës nuk kanë asnjë kredibilitet për asgjësimin e opozitës nuk kanë asnjë kredibilitet Berisha jep alternativën e luftës kundër mafies “ krijimi i një komiteti kombëtar të luftës kundër mafies, drejtimin e së cilës ta ketë opozita shqiptare, ose organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare janë alternativa e sigurtë e nxjerrjes së Shqipërisë nga kthetrat e mafies politike shqiptare” NE FAQEN 3

Kasacioni i thotë jo projekt kushtetutës

Komisioni i hartimit të projekt kushtetutës ka injoruar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga gjykata e Kasacionit NE FAQEN 2

fallso e pushtetarëve

sajuar çdo ditë mënyra të reja që Kushtetuta të ketë mundësi të votohet e miratohet edhe vetëm nga Gjiniushi e Nano. Nuk është çudi që ndonjë zbulim i fundit i pushtetarëve të përjashtojë nga votimi edhe gratë e Gjiniushit dhe Nanos, sepse mund të mos jenë fort të besueshme. Fillimisht kur e kuptuan se e kishin humbur davanë pushtetarët menduan ta hidhnin lumin me ligjin për referendum që e kaluan në Parlament. Por shumë shpejt kuptuan se edhe ai nuk ishte i mjaftueshëm kështu që filluan të manipulojnë edhe mbi ligjin që miratuan vetë. Vendimet e fundit që kanë dalë nga pushtetarët mbi referendumin, janë në kundërshtim të plotë edhe me vetë ligjin për referendumin. Konkretisht në ligjin për referendumin përcaktohet qartë se votojnë të gjithë shtetasit shqiptarë me banim të përhershëm dhe të përkohshëm në Shqipëri. Shtetas me banim të përhershëm janë të gjithë ata që janë të regjistruar në gjendjen civile, pra që figurojnë shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri. Sipas ligjit që vetë pushtetarët miratuan, të gjithë këta persona kanë të drejtë të votojnë pra edhe duhen regjistruar për të votuar sipas regjistrave të gjendjes civile. Ndërkaq vendimet nxjerra nga qeveria dalin kundër këtij ligji dhe urdhërojnë pushtetarët lokalë që të regjistrojnë vetëm personat që gjejnë në banesat e tyre disa të ashtuquajtura komisione regjistrimi. Me këto vendime hyjnë dy herë e drejta e votimit për veteranët refugjatëve, por edhe çdo person tjetër që mund të mos ndodhet në shtëpi atë ditë që shkon për ta regjistruar komisioni i caktuar nga qeveria. Qëllimi i këtyre vendimeve është i qartë. Ato synojnë që një fund t’i mbetet e drejtë për të votuar vetëm një pjesë të kontrolluar nga pushtetarët, por edhe që pjesë e pavarur të përbëhet shumicën e votuesve në Shqipëri. Aki i fundit kur rektorët u urdhëruan që të detyrojnë studentët të vënë të votojnë për edhe të propagandojnë Kushtetutën tregon qartë se deri në çfarë shkalle do të shkojnë pushtetarët. Kur mendojnë të detyrojnë për të votuar studentët, kuptohet lehtë se çfarë do të bëjnë pushtetarët me punonjësit e administratës dhe forcat e armatosura. Në fund Kushtetuta mund të marrë edhe miratimin 100% po vetëm të kokrrave që pushtetarët do të çojnë në votime. Për këtë po përpiqen sot pushtetarët. Ata kërkojnë pasaportë qoftë ajo edhe fallso vetëm se kështu po tregohen shumë të trashë. Kë do të mashtrojnë me atë pasaportë dhe sa do t’u vlejë ajo? A janë mundur ta kishin përdorur Kushtetutën e pasaportë po të ishin treguar të zgjuar dhe të arrinin t’i bënin shqiptarët të votonin për Kushtetutën pavarësisht. Ata vetë pakënaqësitë e tyre nga qeverisja. Pra vetëm në se shumica e shqiptarëve do të merrte pjesë në votime dhe se shumica e shqiptarëve do të votonte me “Po” për Kushtetutën e re, atëherë pushtetarët mund të abuzonin e ta përdornin Kushtetutën si pasaportë morale të tyre. Po çfarë morali mund t’u japë atyre një Kushtetutë edhe sikur të miratohet, pas gjithë këtyre manipulimeve? Problemi është që këto manipulime nuk janë të padukshme dhe shqiptarët nuk po i kuptojnë. Pushtetarët po e manipulojnë pasaportën e tyre përpara gjithë shqiptarëve. Atëherë fare lehtë do të ketë “Po” Kushtetuese e pashaportë, por edhe të kthejë në referendum.

Kompresim opozitës, ndryshe largohemi

Përfaqësuesit e “Bashkimit për Demokraci” denoncojnë emisionin special të Gjiniushit NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 54 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria, e veritë e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të pashqetësuar kriminalisht që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, i tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin, nuk mund të tolerojnë kurresesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit. Portret i Azem Hajdarit

Gjirokastër, filiali elektrik nis grevën

Shkëndijat e para të protestës brenda në KESH Gjirokastër, filiali elektrik nis grevën 250 punonjësit kërkojnë paga të mjaftueshme për përballimin e jetesës NE FAQEN 5

Mosvotimi për kushtetutën do të jetë protestë civile

Njerëzit nuk mund të investojnë në një kushtetutë - kurth, të pasigurtë, pa kredibilitet, pa konsensus NE FAQEN [?]

Sudja ka llogari të fshehtë bankare

Kompania saudite Price Waterhouse Coopers Sudja ka llogari të fshehtë bankare Ende asnjë dokument apo dëshmi se ku ndodhet kjo llogari NE FAQEN 5

Opozita është e ardhmja e Shqipërisë

Leka Zogu, flet për situatën politike në Shqipëri, vrasjen e Azem Hajdarit, burgosjen e Eqrem Spahisë dhe kushtetutën e qeverisë NE FAQEN 8

Njoftim

Kryesia e PDSH-së njofton të gjithë kryetarët e degëve të PD, kryetarët e komunave, këshillave të rretheve dhe bashkive të saj se ditën e premte me datë 06.11.1998 në orën 11.00 zhvillohet në Tiranë aktiv me pushtetarët lokalë.