01/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 korrik 1998

Policët fshehin krimet e të arrestuarve

Tani në duart e prokurorëve kriminelë me dosje të “pastra” NE FAQEN 4

Minatorët e Bulqizës mbeten pa paga

2000 familjet e minatorëve, të mbërthyera nga ankthi i së nesërmes NE FAQEN 5

Gjykata përzë gazetarët e opozitës

Nuk ka liri shtypi kur shtypen gazetarët NE FAQEN 4

Nis injorimi masiv i projektkushtetutës

Gjinushi, Dokle, Ruçi dëshmojnë me turp në Elbasan Nënkryetarit të Parlamentit i kërkojnë paratë e fajdeve. Dokle: “Ato i premtoi Nano”. Eksponenti i PS së Cërrikut, Vasil Fundo, kundër votimit të kushtetutës. Nuk votojmë më për pasaportën e Nanos, e kemi bërë një herë, dhe na doli keq. Gjinushi: “Hidhni po të doni Nanon dhe deputetët por votoni kushtetutën” NE FAQEN 2

Pollo tregon nenin e neodikaturës

Projekt pasaporta e Nanos hedh poshtë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut Neni 18 i tekstit Godo-Imami, në variantin përfundimtar përbën një shkelje flagrante të parimit ligjor të barazisë para ligjit dhe të atij të mosdiskriminimit NE FAQEN 3

“Gjeneralët” e kushtetutës nuk ka kush t’i dëgjojë

Nga Mujë BUCAPAJ “Gjeneralët” e kushtetutës së Nanos janë thyer sysh dje në Elbasan. Siç duket deri më 22 nëntor këtë bandë gjeneralësh vrasin ndërsa dalin në fushatë për të bërë ligin themeltar të shtetit, nuk do të ketë kush nge për t’i dëgjuar. Kjo fushatë e mjerë e një grupi besnikësh që i kanë mbetur Nanos, Gjinushit dhe të tjerëve, përmes kasetash që kanë...

Tirana në këmbë: “Të shporren qelbësirat!”

Tirana në këmbë: “Të shporren qelbësirat!”

Censurë ndaj PD. Shkelet platforma e KQv-së

Rrugaçëri politike e televizionit shtetëror Në edicionin e lajmeve të mbrëmshme televizioni shtetëror filloi me shkeljen e ... Censurë ndaj PD: Shkelet platforma e KQV-së Në edicionin e lajmeve të mbrëmshme televizioni shtetëror filloi me shkeljen e hapur të “Platformës për pasqyrimin e fushatës së referendumit për kushtetutën të KQV”, mbështetur në ligjin “Për referendumet”. Në këtë edicion nuk respektoi minutazhin e ndarë nga KQV për partitë politike. Kështu Alenca për Shtetin zinte 287 sekonda ndër të cilat PS 17 sekonda me Namik Doklen, PSD 215 sekonda me Skender Gjinushin, PAD 55 sekonda me Arben Imamin. Ndërkohë PD zuri 40 sekonda, konferenca e shtypit e Pollos dhe Partia Republikane 34 sekonda. Platforma e KQV-së në pikën II/1 shkruan se në edicionin e lajmeve të orës 20.00 dhe lajmeve të fundit, partive të koalicionit qeveritar i takojnë gjithsej 156 sekonda. Pra, TVSH ka shkelur këtë normë të parashikuar në ligj, duke i dhënë koalicionit qeveritar një diferencë prej 131 sekondash më tepër. Kurse PD së cilës i takojnë 117 sekonda i janë hequr 77 sekonda ndërkohë që në televizion ish- in depozituar materialet dhe iu kërkua drejtorit për t’i transmetuar sipas ligjit. PR i ka dhënë 34 sekonda ndërkohë që sipas ligjit i takojnë 18 sekonda. Përveç këtyre shkeljeve, telemajko përsëri edhe dje pas edicionit qendror të lajmeve ka vazhduar trezën propagandistike për kushtetutën nga përfaqësues të koalicionit qeveritar, megjithëse ka marrë një vendim të KQV-së të firmosur nga kryesia e këtij komisioni për ndërprerjen e këtyre programeve deri në paraqitjen e platformës. PD, denoncon këtë rrugacëri politike të Tv shtetëror, i cili me këto shkelje të qëllimshme të ligjit kërkon të nxisë konfliktin në Shqipëri. PD, thekson se do t’u japë përgjigjen që meritojnë fëndërrinarve të tilla si Arben Imami, Skënder Gjinushi etj, të cilët kërkojnë konfliktin dhe konfrontimin. PD, lidhur me tryezat e koalicionit për kushtetutën, kërkon që muzgujat në konsumuar nga koalicioni qeveritar të llogaritet brenda kufinjve të minutazhit të dhënë për partitë e këtij koalicioni.

Pak RU rufton i dogjoje

Nga Muje BUÇAPAPA “Gjeneralët” e kushtetutës së Nanos janë thyer qysh dje në Elbasan. Siç duket deri më 22 nëntor këta banditë e vjetër vrasin ndërsa ditën dalin në fashtatë për të blajë ligjin t’i dëgjuar. Kjo fushatë e mirë e një grushti besnikësh që i kanë mbetur Nanos, Gjinoshit dhe të tjerëve, përmes kaosit shqiptar që kanë krijuar ata vetë, është gjëja më e përshtirë për shqiptarët në këtë dimër të parakohshëm. Njerëzit do t’i prisnin me më përmbajtje sikur të dëguarit e qeverisë të flisnin për paratë e premtuara, vendet e punës, rendin, zhvillimin e vendit dhe gjëra të tjera më praktike që nga ditët deri tek një pjesë, por këto i ka harruar qeveria. Për këtë shkak, por edhe për shumë të tjera, shqiptarët do të injorojnë këtë fushatë, e cila u projektua duke përjashtuar shumicën e shqiptarëve. Dështimi i kësaj kushtetute ka nisur qysh kur liderët e këtij koalicioni në pushtet u hipën tankeve për të shkaktërruar shtetin shqiptar, ligjet dhe rregullat e shtetit demokratik në mars të vitit 1997. Ata erdhën me psikologjinë e përjashtimit të opozitës, të persekutimit të popullit dhe ironisë së sovranitetit të tij, siç është opozita. Aq sa ka zgjatur fushata e përgatitjes së këtij projekti kushtetues, aq ka zgjatur edhe shtypja dhe vrasja e opozitës dhe e shqiptarëve. Të shtypësh dhe të persekutosh opozitën do të thotë të shtypësh sovranitetin e popullit. Prandaj grupi politik i Nanos i gjen dyert e mbyllura kudo nëpër Shqipëri. Ajo është një kushtetutë e huaj që kërkohet t’i imponohët shqiptarëve me dhunë dhe terror. Shqiptarët nuk mund të shkënojë për të votuar një kushtetutë, e cila u cënon dinjitetin, liritë, racën, besimin dhe pronën e tyre. Një kushtetutë e cila projekton shpërndarjen kombëtare, ndarjen dhe copëtimin e vendit, identitetin, besimin dhe racën që shqiptarët i kanë ruajtur nëpër mijëra shekuj. Ata kanë injoruar kushtetuta të zeza perandorish pushtuese, ligje dhe rregulla që kanë bërë në nënshtruar as me lufta dhe as me vrasje dhe jo më të pranojnë paqësisht pushtimin e tyre nga projekti i një klike hajdutësh. Dështimi i kësaj kushtetute ka nisur qysh kur klika në pushtet i përjashtoi politikisht shqiptarët, ndërsa tani ajo kërkon të institucionalizojë këtë diskriminim të shumicës së shqiptarëve, këtë përjashtim historik. Klika ka frikë nga populli prandaj dhe ka lënë të paregjistruar mijëra emigrantë shqiptarë, prandaj ka bërë një ligj të tillë referendum, prandaj ka përjashtuar shqiptarët, prandaj ka sanksionuar ligjin e ndërrimit të fesë, ka kombësinë dhe diskriminimin për pronën historike të shqiptarëve. Demokratët sot kanë vetëm një detyrë. Të injorojnë këtë projekt kushtetutë me 22 nëntor. Të rrëzojnë paqësisht këtë klike, e cila po e varros këtë vend dhe këtë popull. Shqiptarët duhet të lënë vetëm kasnecët e projektit të ndarjes së Shqipërisë, vetëm kasnecët e shira dhe mjegull të pafund. Nëse shqiptarët duhet të bashkohen të gjitha energjitë për të përballuar këtë invazion që po u kanoset atyre nga klika e shtitur në pushtet, për të nxjerrë vendin nga llumi, nga e cila u ka rënë dhe shkuar përpara. Nëse shqiptarët nuk duhen të na pengojnë të gjithë politikë dhe çështje të një jete sekondare për t’u bashkuar rreth flamurit, të një jete sekondare për t’u bashkuar rreth flamurit, të një jete sekondare për t’u bashkuar rreth flamurit, rreth të gjitha vendeve të fundasë të këtij krimi dhe tradhtie që është bërë në Shqipëri. Nëse shqiptarët janë për Shqipërinë, vetëm të vetëm për të ruajtur të paktën Shqipërinë. Me 22 nëntor klika e pushtetit e tyre të korruptuar dhe përndjekëse në emër të krimit në Shqipëri do të marrë përgjigjen e merituar. Nuk do të përjetësohet kurrë në Shqipëri klika, e cila e vras dhe e burgos politikisht. Shqiptarët duhet të bashkohen rreth idealit kombëtar, dhe të ruajnë interesat e çështit, mbi parti dhe klanet, për t’ia lënë historisë këtë periudhë të hidhur të klikes së korruptuar. Të bashkohemi për Shqipërinë dhe kliken kombëtare. Nuk ka qeveri të ardhme, as demokratë, as të majtë dhe të djathtë, vetëm një gjë duhet bërë, një ideologji kombëtare dhe program mbarkombëtar.

“shporren qelbësirat!”

Dje, në sheshin “Skënderbej” Foto: Albes FUSHA Dje, në sheshin “Skënderbej” — Foto: Albes FUSHA

Qeveria ndalohen të bëjnë propagandë për kushtetutën në RTSH

KQV i kërkon RTSH ndërprerjen e të gjitha spoteve për kushtetutën deri në zbatimin e platformës përkatëse NE FAQEN 3

Skenar për të djegur Shkodrën

Komando të SHIK-ut mbushin qytetin antikomunist Komando të SHIK-ut janë dërguar me mision special në Shkodër për të provokuar trazira në qytetin antikomunist në prag të referendumit të 22 nëntorit. Pas disa lajmeve të botuara në shtypin e majtë, në “Mejdangazetën” “Shkulli” dhe në “ZP”, qeveria ka vendosur të vërë në zbatim skenarin tjetër ogurzi për të djegur Shkodrën, ashtu siç ndodhi në shkurt të këtij viti. Vetë shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi është në drejtim të operacionit sekret, i cili ka për qëllim që të godasë fort Shkodrën, e njohur si bastioni antikomunist në Shqipëri. Sipas burimeve nga Shërbimi Informativ Kombëtar, është menduar që për komando të operacionit ogurzi të përdoret gjoja lufta kundër terrorizmit islamik apo kundër shërbimit sekret jugosllav, me ç’rast SHIK-u është në bashkëpunim të gjithanshëm. Përpjekjet për të krijuar trazira në Shkodër ka ngjallur një pakënaqësi të madhe në qytet, ku janë shtuar civilët e armatosur që lëvizin me targa të huaja, nga ato që disponon me shumicë SHIK-u. Shkodranët e kanë paralajmëruar disa herë qeverinë që të largoje duart nga Shkodra, por duket se pushtetarët duan të hakmerren me çdo kusht ndaj injorimit që i ka bërë kurdohere komunizmit dhe atyre vetë qyteti bastion i demokracisë shqiptare. R.S.

Studentët e hedhin në kosh kushtetutën alla kallash

“Gjeneral” Imami mbeti lektor para sejmenëve e studentëve NE FAQEN 2

Mijëra votues fshihen nga listat

Devoll, njerëzit e qeverisë në KQV regjistrojnë vetëm militantët e PS NE FAQEN 7

Socialistët bojkotojnë referendumin

Sekretari i komisionit të zgjedhjeve, përfaqësues i socialistëve në bashkinë e Tiranës nuk firmos listat e votuesve duke zvarritur shpalljen e tyre Socialistët nuk vijnë të firmosin listat e votimit. Kryetari i bashkisë së Tiranës Albert Brojka, në orët e vona të ditës së djeshme kishte firmosur 50 përqind të listave të zgjedhësve por siç u shpreh ai listat nuk mund të quhen të përfunduara pasi sekretari i komisionit përfaqësues i socialistëve nuk paraqitet në komision për t’i firmosur. Ndërkohë që sipas ligjit listat duhet të ishin gati më datën 6 nëntor ato mbetën të bllokuara në bashkinë e Tiranës vetëm për një firmë të përfaqësuesit socialist. Brojka tha se edhe pse kemi përsëritur kërkesën që të vijë e të nënshkruaj ai neglizhon duke mos paraqitur asnjë arsye. Mos interesimi i përfaqësuesit te mazhorancës për listat e votuesve shpreh hapur papërgjegjshmërinë që ka qënë pushtetin e sotëm nga përqindja minimale e pjesëmarrjes në votime. D. GEGA

Grupimi “Dhjetori ’90” sot në procesion

Protestë me flamur në gjysëm shtizë Sot në orën 11.00, Grupimi “Dhjetori ’90” do të zhvillojë procesionin - ritual të lajmëruar javë më parë në itinerarin e zakonshëm: Sheshi “Nënë Tereza”, (para UT-së) duke vazhduar përgjatë shtitores, “Dëshmorët e Kombit” deri tek vendvarrimi i Azem Hajdarit, ku do të jepet një konferencë për shtyp. Pjesëmarrësit në procesion do të jenë ish drejtues të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

Njoftim

Kryesia e PDSh-së njofton të gjithë kryetarët e degëve të PD, kryetarët e komunave, këshillave të rretheve dhe bashkive të vijnë në orën 11.00, me datë 06.11.1998 në Tiranë aktivë me pushtetarët lokalë