Nesër, dy muaj nga vrasja e Azem Hajdarit. Protestë e fuqishme në sheshin “Skënderbej”
Nesër, me datë 12 nëntor mbushen 60 ditë nga dita kur dora kriminale e shtetit vrau Liderin e Dhjetorit, heroin e demokracisë shqiptare, Azem Hajdari.
60 ditë nga vrasja e Heroit të Demokracisë, shetet i mafies dhe krimit vazhdon të fshehë dorën me të cilën vrau heroin tonë të pavdekshëm.
QYTETARË TË TIRANËS,
Të mbledhemi të gjithë së bashku nesër, me datë 12 nëntor, në ora 16.00 në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër kësaj qeverie të vazhduar me mafies dhe krimit, kësaj qeverie që fsheh kriminelët, kundër korrupsionit dhe kësaj qeverie që qëndron mbi gjakun e Azem Hajdarit.
VËLLEZËR DHE MOTRA DEMOKRATË!
Ata që vranë Azem Hajdarin po përpiqen të vrasin çdo ditë demokracinë, ata që fshehin vrasësit e Azem Hajdarit, po nxjerrin nëpër sheshe banditët e komunizmit, ata që burgosin demokratët, po lirojnë nga burgat banditët, prandaj të gjithë së bashku për të kërkuar vrasësit e Azemit tonë, të gjithë në shesh për të ndalur dorën e kësaj qeverie kriminale, të gjithë në shesh për të mbrojtur demokracinë.
SHIK-u i vë bombën Shkodrës
Fatos Klosi drejton operacionin për destabilizimin e bastionit antikomunist. Arrestohet truproja e Azem Hajdarit dhe dy miq të tij. Krismat dhe paniku pushtojnë qytetin
NE FAQEN 3
Agjentët e Klosit nxjerrin jashtë loje Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë e Përgjithshme dhe policinë e qytetit. Kërkohet përjashtimi i Shkodrës nga referendumi. Shtypi afër SHIK-ut dhe Partisë Socialiste kishte më se një javë që paralajmëronte skenarin. Prefekti i Shkodrës, Ali Laçej, akuzon strukturat e shtetit si shkaktare për ngjarjet.
Terrori i referendumit
Ajo që paralajmëroi për ditë me radhë SHIK-u i Fatos Klosit, gazeta e tij “Shekulli” dhe gazeta qeveritare “ZP” ndodhi dje.
Shkodra që në mesditën e një dite më parë është në tension dhe gjendja është jashtë kontrollit. Pra, dje shteti goditi Shkodrën ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera që nga 29 qershori i vitit të kaluar. Prej kohësh agjentët e lufës speciale të SHIK, inkaduar edhe në shtyp po injekjojnë ndër njerëz frikë dhe pasiguri duke përcaktuar me këtë rast edhe viktimën që është Shkodra. Ata kanë deklaruar se Shkodra do të ketë trazira. Dje, pas një proteste të shoqatës antikomuniste të Shkodrës, agjentë të SHIK-ut dhe forcat speciale të Tiranës, ngarkuar në dy furgonë me targa të Durrësit kanë arrestuar tre nga pjesëmarrësit në protestë dhe anëtarë të shoqatave antikomuniste të qytetit. Njëri prej tyre është ish-bodigardi i Azem Hajdarit. Me këtë rast ata kanë hapur kartat e situatës së rënduar duke krijuar në qytet një pamje të rëndë ku krismat e armëve dhe mbytja brenda ka zëvendësuar për tërë mbasditën e djeshme një ditë normale. Prefekti i Shkodrës i ka denoncuar këto arrestime duke i konsideruar ato politike ndërsa edhe ai e deklaron se arrestimi nuk është bërë nga policia e qytetit por nga trupa të panjohura ardhur nga Tirana. Qindra njerëz nuk kanë pranuar të kthehen në shtëpitë e tyre pa marrë përgjigje për arrestimet dhe pa u liruar protestuesit e arrestuar pa asnjë fakt apo argument. Përse rikthehen ngjarjet e shkuara që këtë vit kur në këtë qytet u bë një radhë arrestime politike të ngjashme me ato të vitit 1946. E njëjta gjë synohet edhe tani. Sa herë qeveria ka një problem, imatin e derdh mbi qytetin antikomunist duke arrestuar bijtë e tij, duke krijuar kushte terrori dhe dhunë për skuadrat e tij ndëshkuese që shkakërrojnë këtë qytet për disa orë mua-jin shkurt. Qëllimi i qeverisë kësaj rradhe është ta lërë Shkodrën jashtë referendumit. Qeveria është e bindur se Shkodra nuk do të hedhë votë për pasaportën e Fatos Nanos dhe Fatos Klosit që i vranë dhe i dogjën mëse njëherë Shkodrën dhe Shkodrën. Pikërisht për këtë ata duan të krijojnë situatë jashtë kontrollit, të bëjnë edhe arrestime të tjera, djeje të tjera në mënyrë që të shpallin qytetin jashtë kushteve për të bërë votim. Ky është qëllimi final. Skenari është i tillë jo vetëm për Shkodrën, por edhe për zona të tjera në veri ku ata qëllimisht i kanë lënë jashtë kontrolli, në dorën e bandave të Fatos Nanos. Kjo është mënyra se si përgatitet fitorja në referendum. Terroristët shtetërorë që fillojnë në krye të qeverisë dhe vazhdojnë në krye të Partisë Socialiste e nisen luftën për fitore. Ata e konsiderojnë kushtetutën si fitore të mafias së tyre, të bandave të tyre, të Alore të kontabandës dhe saldimit të parave të narkotikëve dhe njerëzve të tyre në pushtetin mafjoz. Prandaj dje u sulmua Shkodra, qyteti që ka ndarë të gjitha rrugët me komunizmin, me bandat e tyre, me mafjozët politike dhe ekonomike. Shkodra për socialistët është e huaj, është pengesë dhe në logjikën e tyre ajo duhet të shkatërrohet. Sulmi i djeshëm mbi Shkodrën tregon padurimin e qeveritarëve të Tiranës, fijeve të lidhura të Sigurimit të Shtetit, bandave të Partisë Socialiste dhe kryetarit të tyre Fatos Nano për të zhdukur çdo segment që është kundër tyre, çdo njeri që përben qëndrësën e demokratëve dhe shqiptarëve të ndershëm, çdo lagje apo qytet, çdo shoqatë dhe ndarje njerëzore e përgjithshme që synon të shkatërruar edhe shtetin komunist. Ky moment me pastrimin e kësaj partie regjimi, e kësaj qeverie terroristë, e gjithë terrorizmit dhe mafiozëve që kanë pushtuar shtetin shqiptar. Ajo që ndodh dje është terrori i referendumit. Ata e bëjnë nga një po kërkojnë fitoren e këtij referendumi.
Policia ndalon deputetin Minarolli
Koçi: Të provokohen drejtuesit kryesorë të PD
Me urdhër të ministrit të Brendshëm Petrit Koçi, C.V e tij çilt banë gjendjen dhe dhunimet e institucioneve lokale të Fierit, gjatë rebelimit komunist dhe krijimin e bandave që dhunuan njerëzit, është ndaluar mbrëmë në darkë ndërsa kthehej nga takimet në Peshkopi, deputeti i PD-së dhe sekretari i Marrëdhënieve
... postbllok me arrogancë dhe sharje kanë insistuar në kontrollin e makinës së deputetit.
Zoti Minarolli i ka kërkuar atyre identifikimin dhe i ka kujtuar imunitetin e tij si dhe ligji që ndalon kontrollin dhe ndalimet e deputetëve, por si përgjigje ka marrë fjalë fyese dhe bastisjen e makinës.
deputetin Minarolli
Me urdhër të ministrit të Brendshëm Petro Koçi, C.V e të cilit mban dijen dhe krijimit ndërsa kthehej nga takimet në Peshkopi, deputeti i PDSH dhe sekretari i Marrëdhënieve me Publikun të kësaj partie z. Vili Minarolli.
Në të hyrë të Kamzës, një postbllok policie ka ndaluar makinën e deputetit Vili Minarolli. Megjithëse oficerët e policisë kanë njohur deputetin Minarolli, personat civilë të armatosur, që ishin në dhe i ka kujtuar imunitetin e tij si dhe një ligj ka marrë fjalë fyese dhe bastisjen e makinës.
Me qindra herë Partia Demokratike ka denoncuar infiltrimin në strukturat e ministrisë së Brendshme të kriminelëve të njohur për bashkëpunimin e tyre me Partinë Socialiste, një shembull i kësaj të vërtete u dha mbrëmë në postbllokun e Kamzës.
Elbasani, jo kushtetutës!
Pollo, Vejsiu dhe Çela takohen me elektoratin
Thirrje të fuqishme në Elbasan për injorimin e kushtetutës. Minuta të tëra mbajtën të ndezura dje sallën e kinemasë “11 Nëntori”. Ngarkesa emocionale e sallës u elektrizua me praninë e nënkryetarit të PD-së Genc Pollo, anëtarit të kryesisë së PD, Ylli Vejsiu dhe juristit Kudret Çela, ish-ministër i Drejtësisë i kohës së qeverisjes demokratike. Takimi u hap nga kryetari i degës PD, Pavli Jorgaqi që u bëri thirrje demokratëve të braktisin referendumin e 22 nëntorit.
Nëkryetari i PD, Genc Pollo u tha të pranishmëve se sot ky takim para jush zhvillohet fill pas atij takimi po kaq entuziast...
NE FAQEN 2
Eksploziv pranë “RD”
Mbrëmë në orën 19.40 minuta tronditet kryeqyteti
Lënda eksplozive që ishte vendosur në anë të rrugës ka dëmtuar rëndë autoveturën me targë të Gjakovës, DJ-30802, e cila ndodhej e parkuar në vendin e shpërthimit si dhe ka shkaktuar thyerjen e xhamave të lokaleve përreth
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmë qendrën e kryeqytetit. Ka qenë ora 19.30 minuta kur një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer vetëm tre metra larg ambulatore Lozana në godinën e afërt të selisë së gazetës “Rilindja Demokratike”. Lënda eksplozive që ishte vendosur në anë të rrugës ka dëmtuar rëndë autoveturën me targë të Gjakovës DJ-30802 e cila ndodhej e parkuar në vendin e shpërthimit si dhe ka shkaktuar thyerjen e xhamave të lokaleve përreth. Ka qenë fat që në momentin e shpërthimit brenda resë së veprimit të eksplozivit nuk është ndodhur asnjë kalimtar i rastit. Pas shpërthimit të eksplozivit janë mbledhur shumë qytetarë pas të cilëve ka mbërritur edhe policia e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes për qëllime hetimi. Shpërthime të këtij lloji janë bërë të zakonshme në kryeqytet. Vetëm dy javë më parë, pranë selisë së Partisë Demokratike gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm duke shkaktuar plotësisht një restaurant në të cilin do të shtrohej dreka për të dyzetat e Azem Hajdarit. Deri tani për asnjë nga shpërthimet e ndodhura, nuk janë identifikuar autorët.
Dritan GEGA
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 59 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që qenë të lirë dhe të pasqlëtesuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përcaktuar, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Kushtetuta Nano - Godo do të hidhet në kosh
Shkodra dhe Malësia e Madhe, përkrahje unanime për vendimin e PD-së
Terrori shtetëror nuk ndryshon bindjen e shkodranëve për të injoruar projekt pasaportën e qeverisë
NE FAQEN 2
Kurbini nuk do ta votojë kushtetutën
Arbnori dhe Dajçi zhvillojnë takime në Mamurras dhe Laç
NE FAQEN 2
Skënder Gjinushi dëshmon në Pukë
NE FAQEN 2
Automjete në rrugë, përfshirë një automjet policie.
Njoftim
Njoftohen të gjithë gazetarët e RD-së në rrethe, të bëhen gati për menaxhim. Për kthimet duhet të mblidhen dhe të paketohen vetëm faqet e para të gazetave
REDAKSIA