Shtyhet mitingu
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Shtyhet mitingu
Mitingu i lajmëruar nga “Bashkimi për Demokraci”, i cili do të mbahej sot në orën 12.00 në Sheshin “Skënderbej”, shtyhet për një ditë tjetër.
Meidani para gjyqit
Presidenca dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e njohin Gjyqkaten
NË FAQEN 4
Pamje e një personi të shtrirë në tokë, me njerëz përreth.
Policët në fushatë për kushtetutën
Koçi hedh uniformat në aksion për dhunimin e referendumit
NË FAQEN 4
Fotografi e një burri me kostum.
Referendumi, terror dhe shkelje të rënda
Shqiptarët kanë vendosur të injorojnë masivisht “pasaportën e qeverisë” - Sondazhet japin shifra frigjore për rezultatet e votimeve të 22 nëntorit
Opozita denoncon dhunimin e ligjeve dhe të qytetarëve deri në ditën e fundit të fushatës për kushtetutën
Doris Pack: Qeveria përjashtoi PD-në nga procesi kushtetues
Pack, kryetare e delegacionit për marrëdhëniet me Europën Juglindore në Parlamentin Europian fajësoi qeverinë e majtë për arrestimin e gjashtë ish - zyrtarëve të lartë të PD-së, duke shkatërruar tryezën e 31 gushtit të thirrur nga PD për të paraqitur amendamentet e saj në projektkushtetutën
Kryetarja e delegacionit të vëzhguesve të PE-KE-OSBE vlerëson amendamentet e opozitës për projektpasaportën e qeverisë
NË FAQEN 3
Doris Pack duke folur në një tryezë, para mikrofonave.
Berisha qartëson takimin e Madridit
Dokumente dhe materiale të paraqitura poshtë titullit.
Pjesëmarrja e ulët rrëzon ...
Perëndimi nuk bën thirrje për të votuar pro “pasaportën e qeverisë”. Abstemi, pjesë e rregullave të lojës
Pjesëmarrja e ulët, rrëzon kushtetutën
Një numër i konsiderueshëm personalitetesh të politikës ndërkombëtare bënë dje thirrje për një numër sa më të madh votuesish në referendumin e së dielës.
Që nga Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për çështjet e demokracisë, Smith e me radhë, përfaqësues me të lartë të BE, OSBE e KE mbërritën dje në Tiranë përmes deklaratave, të cilat në thelb ishin të njëjta. Duke respektuar rregullat e zgjedhjes së shqiptarëve
NE FAQEN 3
Pollo: Jo, në referendumin e taksave të larta
Projekt-pasaporta e qeverisë, është kontrabandë, ashtu si gjithë kontrabanda që qeveritarët kanë bërë për një vit e gjysëm qeverisje
NE FAQEN 2
Dhunë dhe geli për opozitën
Kasacioni: Burg për Spahinë dhe Shehun
TIRANE - Arrest me burg, kjo është masa e sigurisë që dha të premten Gjykata e Kasacionit për Egerem Spahinë, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Gjykata e Kasacionit ka shqyrtuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Egerem Spahisë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Faktit dhe të Apelit, që e kishin dhënë Spahisë masën e arrestit në burg. Egerem Spahia...
Bode: KQV të shmangë keqësimin e situatës
PD proteston ndaj shkeljeve të ligjit “Për Referendumin”
NE FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 70 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveritë e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pasheqësuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, i tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Opozita rikthehet në KQV
Komisionerët e opozitës i përgjigjen pozitivisht thirrjes së Kryetarit të PD për rishikim të vendimit të tyre
Në çdo moment që do të vërehen shkelje të metejshme të ligjit dhe konstatohen manipulime me rezultatet e referendumit, ata do reagojnë ashpër duke mos lejuar në asnjë mënyrë që këto manipulime të ndikojnë në rezultatet e referendumit
NE FAQEN 3
Të zbardhet çështja Hajdari
Procesion proteste i grupimit politik “Dhjetori ’90”
Të zbardhet çështja Hajdari
Shqiptarët të mos dalin në votimet e 22 nëntorit
NE FAQEN 7
Mesazh i PD-së për shqiptarët
Ja pse nuk duhet shkuar në votime
TË NDERUAR VOTUES!
Partia Demokratike ju fton që të mos merrni pjesë në votimet e referendumit për projekt-kushtetutën më 22 nëntor. Mos pjesëmarrja juaj në votime është shprehja më demokratike e kundërshtimit të platformës së përbashkët që zgjodhi koalicioni qeverisës, platformë që me ndryshimet e fundit të ligjit për referendumin përjashtoi jo vetëm PD dhe opozitën shqiptare, por të gjithë
Shkuar në votime
TË NDËRUAR në votimet e referendumit për projekt-kushtetutën me 22 nëntor. Mospjesëmarrja platformës së përbashkët që zgjodhi koalicioni qeverisës, platformë që më ndryshimet e fundit të ligjit për referendumet shqiptarët që kundërshtojnë qeverisjen e dështuar. Përjashtimi i opozitës dhe shumicës nga vendimmarrja, të nderuar votues, është hapi i parë i diktaturave.
PATRIOTË SHQIPTARË!
Ju që jeni krenarë për historinë shumë shekullore të kombit tonë, ju që keni të shenjtë gjuhën shqipare, përçmoni projekt pasaportën e Klaneve që vitin e kaluar na shkatërruan shtetin, ndërsa tani nëpërmjet nenit 20, si në asnjë kushtetutë të vendeve të tjera, kërkojnë shkëputjen edhe të agjensisë sonë shqiptare, duke e nxjerrë atë në pazarin e vizave e kartonave të punësimit sezonal.
QYTETARË SHQIPTARË!
Ju që çmoni të drejtat dhe liritë tuaja themelore, mos votoni projekt-pasaportën që mban brenda nenin 18, nenin e diskriminimit për motive politike, nenin që nuk ekziston në asnjë kushtetutë demokratike dhe bie ndesh me konventën Europiane për të drejtat dhe liritë e individit. Mos harroni se një nen i tillë u solli shqiptarëve 13 mijë pushkatime pa gjyq, coi në kampet e përqëndrimit komunist mbi 400 mijë të tjerë.
Ju që aspironi një shoqëri pluraliste, ju që besoni se vetëm vota e lirë garanton moskthimin në një monizëm të ri, mos shkoni të votoni nenin i cili komisionet e zgjedhjeve, numërimin e votave e le vetëm në duart e koalicionit të sotëm qeverisës.
PRONARË SHQIPTARË!
Ju që nuk pranoni të lini pronën tuaj peng në duart e qeverisë, ju që doni përdorimin e lirë e pakufizim të saj, mos shkoni për të votuar projekt-pasaportën, në nenin 41 të së cilës, si në asnjë kushtetutë tjetër të vendeve demokratike, i dorë e lirë qeverisë për shpronësim pa garanci kushtetuese, ju privon nga e drejta që pronën ta shisni, dhuroni e lini trashëgim, dhe ta përdorni si të doni. Sipas këtij neni, toka dhe çdo pronë tjetër e fituar gjatë kësaj periudhe mbetet në dorë të qeverisë dhe nuk ka asnjë fjalë për detyrimin e shtetit ndaj shpronësimeve e konfiskimeve të bëra në të shkuarën komuniste.
BESIMTARË SHQIPTARË!
Mos votoni këtë projekt pasaportë, e cila përçmon besimin tuaj tek Zoti e cila në nenin 10 të saj deklaron shtetin shqiptar të pa fé, e cila lejon ndërrimin e besimeve nëpërmjet presioneve ekonomike e zive, e cila nuk merr në mbrojtje besimtarët nga fjalët raciste e antisemiste dhe braktis objektet e kultit me vlerë historike kombëtare.
SHTETAS SHQIPTARË!
Kjo nuk është projekt-kushtetuta juaj, kjo, sikurse ka deklaruar kreu i socialistëve, është projekt-pasaporta e qeverisjes me kontrabandiste dhe me të korruptuar që ka njohur kontinenti. Prandaj PD ju bën thirrje për të mos i dhënë një pasaportë të re qeverisjes së mashtrimit, që ju premtoi kthimin 100 % të parave dhe ju grabiti edhe ato që kishin mbetur në llogaritë bankare të firmave, që premtoi 250 mijë vende pune dhe shtoi edhe 125 mijë të papunë, që premtoi mirëqenie dhe solli varfëri e mjerim nëpërmjet dyfishimit të çmimeve e taksave, që premtoi mijëra le paga e pensione dhe vendosi paga milionerësh vetëm për qeveritarët, që premtoi rend dhe e la vendin nën pushtetin e maskave.
TË NDËRUAR VOTUES!
PD ju fton për të mos shkuar në votimin e kësaj projekt-pasaporte e dënuar nga opinioni ndërkombëtar si e vetmja në Hollin e saj në Europë e pas vënies së murit të Berlinit. Përfaqësuesit e misionit diplomatik i TV dhe disa gazeta, 36 parti politike kryesore të 11 drejtës europiane, ndër të cilat nga BE e Këshilli, Bullgaria, Berluskonia, Zhlvak? [unclear], Spanja, Italia, Malti, Suedia, Austria, Karamanlis, si dhe personalitete të njohura, si Ludwig Sh... [unclear], kryetari i Bashkimit Kristian Demokratik Europian, Xhon Bruton zëvendës president i internacionale së demokratëve kristianë, Unionit Paneuropian ndërkombëtar, komisionarët e njohur Matlasek e Morik, kanë dënuar këtë projekt si jo i standardeve demokratike.
Mashtrimi se ky draft është i maturuar nga komisioni i Venecias, bie ndesh me deklarimin e La Pergolas së në këtë komision është diskutuar për variantin e parë dhe të një këtij variant ka qenë ndryshuar 53 nene, dhe pikërisht nenet që PD ka kërkuar që.
VOTUES SHQIPTARË!
Ju që jeni krenarë për çështjen shqiptare, ju që aspironi për një Shqipëri demokratike e pluraliste, mos shkoni për të votuar projekt-pasaportën e qeverisë së së vërtetë e që me e fundit antishqiptare.
INVITADO
12ª ASAMBLEA GENERAL
4ª CUMBRE MUNDIAL
13ª CUMBRE MUNDIAL
DE LA DEMOCRACIA CRISTIANA
TAMBIÉN EN LA JUSTICIA Y EN LA LIBERTAD
EN LA PAZ DE LOS PUEBLOS TODOS JUSTICIA Y LIBERTAD
Mr. Sali Berisha
Albania
Invitado Especial
INVITADO
Ftesa për Kryetarin e PD-së Berisha, nga Asamblea e Përgjithshme e Internacionales Demokristiane