Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E MERKURE 9 DHJETOR 1998

Rikthehet Dhjetori i rrëzimit të komunistëve

Berisha: "Sot, ky dhjetor, juell[?] si tete vjet me pare, agon me burgje dhe te burgosur politike, si dhe pa privuesin e lirive, A[z]em Hajdarin" Sot, eshte dita e betimit. Uragani studentor do te shpertoje Shqiperine Tirana zberthen ne rruget dhe sheshet e protestes ne perkujtim te Levizjes se Dhjetorit qe permbysi diktaturen. Dhjetora mijera demokrate peralajmerojne qeverine qe vrau Azem Hajdarin Rikthehet Dhjetori i rrëzimit të komunistëve Berisha: "Sot, ky dhjetor, juell[?] si tete vjet me pare, agon me burgje dhe te burgosur politike, si dhe pa privuesin e lirive, Azem Hajdarin" Sot, eshte dita e betimit. Uragani studentor do te shpertoje Shqiperine Liderët të Dhjetorit
Majko Fatos Nano Tiranë Shqipëri

Dhnjetori mazhorancë

Tirana dhe Shqipëria po kthehen në metropolet e demokracisë. Ajo qeveria e rrëzuar me 14 shtator do vazhdojë të marrë vendime që duken qesharake deri kur të marrë arratinë nga kjo tokë. Qyteti po përgatitet të presë për të disatën herë eksperimentin e dështuar të djathtë-ballit proletar me gjasme komunistin e djeshëm, sot e kundërshtar të çirakur[?] të Azem Hajdarit. Kush e mban mend mbase se shkaku për vajtjen e Berishës në Bruksel ishte mbijetesa e qeverisë së re Fatos Nano-Majko, zënie e aleatëve të dyshimtë që e vunë në krye të vendit. Po çfarë ndodhi? E gjithë skena e politikës shqiptare si dhe emigracioni i saj politik ka rënë në një letargji të pashpjegueshme. E vetmja forcë opozitare ka vënë në lëvizje të gjithë truallin shqiptar qysh me atentatin e 12 shtatorit ndaj Hajdarit. Përballë saj një qeveri disi shumë e rrëgjuar dhe e ndodhur në kushte të papërshkrueshme për interesat e kohës. Me ardhjen në pushtet të mazhorancës së re të neokomunistëve në Shqipëri, disa kishin menduar se dehja dhe inercia e demokracisë do të zgjaste për një kohë të gjatë. Por koha e tregon krejt ndryshe. Situata politike pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe e demonstratës madhështore të 14 shtatorit paraqitet krejt ndryshe dhe strukturat shtetërore kanë humbur orientimin e tyre. Aspiratat e çdo shqiptari që e do lirinë kundërshtohen me të gjitha mjetet e pashpirtësisë. Kjo mazhorancë e re plagjiatorësh të demokracisë është vënë nën presionin e revoltës popullore. Qeveria e re dhe shtabi i saj politik po përjetojnë një situatë të paprecedentë si asnjë herë më parë. Në dy muaj qeverisje ajo ka prodhuar vetëm ngjarje të frikshme për Shqipërinë dhe ka bërë që klima e vendit të jetë krejt e kundërt me atë të nisjes së saj. Më 20 shtator vendi përjetoi një ditë gjëmimi të pashembullt kundër qeverisë së lidhur me krimin, lidhje që ka tronditur themelet e institucioneve të saj. Një qeveri që e ka bazën e saj politike tek dhuna nuk mund të ecë as në rrugën e vet të deklaruar. 98 ditë e qeverisë kanë kaluar në ditë dramatike me burgje dhe të arratisur politikë e me një situatë të nderë e të paprecedentë. Shqipëria po e përjeton këtë dhjetor si asnjëherë tjetër para 8 vjetësh. Klima studentore është si kurdoherë e ndezur për moton e madhe të lirisë. Studentët shqiptarë janë gati dhe rrugët e kryeqytetit e presin uraganin studentor të këtij dhjetori. Analistët e huaj duhet të kenë filluar të dyshojnë se si qeveria neo-komuniste e Majkos nuk ka përmbushur asnjë premtim të vetin. Shqipëria ndodhet në prag të disa pikave kulmore. Mbyllja e universiteteve dhe e shkollave të mesme ka shërbyer si paralajmërim për të gjithë. Të rinjtë, sidomos studentët po përgatiten për një përballje politike që mund të përfshijë gjithë vendin. Shqipëria po i afrohet natyrshëm 9 dhjetorit, pjesa më e rëndësishme e të cilit është shndërruar në një afat të papërgjegjshëm. Sfidat mund të vijnë nga të gjitha anët dhe të rrokin jo vetëm studentët por edhe nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kanë ditur gjithmonë të jenë në ballë të çështjeve demokratike. Nuk mund të thuhet se kjo qeveri e ka një mazhorancë të qëndrueshme përpara ditëve të ardhshme. Shqipëria dhe shqiptarët e urrejnë për mungesën e përgjegjshmërisë dhe të cinizmit me të cilin ka qeverisur këto dy muaj. Tirana dhe Shqipëria po kthehen në metropolet e demokracisë. Ajo qeveria e rrëzuar me 14 shtator do vazhdojë të marrë vendime që duken qesharake deri kur të marrë arratinë nga kjo tokë.
Fatos Nano Majko Fiori Kristi Tiranë Shqipëri Bruksel

Europa mbështet të djathtën në Shqipëri

Profesor i njohur italian i z. Silvio Berlusconi per “Corriere della Sera”, “Financial Times” dhe “La Repubblica” zbulon ne ekskluzivitet per “RD-ne”: “Ne shqiptaret te djathtet e njohin” NE FAQEN 4
Koci[t?] Shqipëri

Zgjidhja politike e pashmangshme

“Duhet te fitojne kohen, ne menyre qe opozita shqiptare te behet me e fuqishme” shprehet ne editorial z. Fiori Kristi, i gazetës italiane “La Padania” NE FAQEN 4
Fiori Kristi

D[h]jifor[?]i çmend tregtarët, “firon çmimet” e mallrave ushqimore si ato te luksit

Tavolina e festës tretet NE FAQEN 5

Vazhdon greva nje javore ne auditor e shkollave te larta

8 dhjetor, protestojne te gjithe studentet NE FAQEN 5 8 dhjetori gjen ne greve Univer-sitetin "Aleksander Xhuvani", Elbasan, studente[t?] 9 kerkesa qeverise NE FAQEN 5 Sindikata: Do te durojme deri ne janar Arsim i mesem paralajmeron greve NE FAQEN 5
Aleksander Xhuvani Elbasan