10/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 dhjetor 1998

Bashkohuni me ne... greva vazhdon

Studentët e juridikut, inxhinierisë së ndërtimit dhe filologjikut vazhdojnë grevën Ndërkohë që anëtarët e Unionit deklarojnë se në rast se pas takimit me Majkon nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë greva do të njohë një tjetër përshkallëzim ... NE FAQEN 5

PD, kushte për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit

Bashkëpunimi me prokurorinë është i padobishëm Për t’i kontribuar zbardhjes së të vërtetës të vrasjes së deputetit Hajdari, nuk do të ishte e mjaftueshme vetëm verifikimi i përdorimit politik të drejtësisë kundër opozitës në Shqipëri, por ngritja e një grupi hetimor të paanshëm NE FAQEN 3

Spahiu: Në televizion më dërgoi Daan Everts

Dëshmi befasuese e kryetarit të Legalistëve nga burgu i Tiranës Kemi takuar Daan Everts në katin e parë të rezidencës së tij dhe pasi i kemi shpjeguar arsyen e kësaj vizite ai është përgjigjur se “jam në lidhje me qendrën (OSBE) dhe ju shkoni të dy në televizion dhe mundohuni të qetësoni turmën”, tregon Spahiu NE FAQEN 2

Entuziasmi i rremë për vendosjen e rendit

Nga Astrit PATOZI Qeveria dhe shtypi afër saj ka dy ditë që po mburret me kapjen e bandës që vrau një polic dhe grabiti të gjithë udhëtarët e një autobuzi të linjës Athinë - Tiranë. Ministria e Rendit dhe gazetat entuziaste propagjerat kanë numëruar edhe orët që kanë kaluar nga krimi tek arrestimi i banditëve, që u ndaluan në një fshat të Mallakastrës pas një kooperimi mes policisë së këtij rrethi dhe forcave speciale të ardhura nga Tirana. Kuptohet që ndalimi i çdo bande dhe vënia e saj para drejtësisë është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi të terrorizuar prej dy vjetësh nga aktiviteti komod i kriminelëve dhe nga in- nga inaktiviteti i policisë përballë krimit. Ndaj edhe policia duhet përgëzuar, së pari se i tregoi vendin kriminelëve që ngritën dorën dhe morën jetën kolegut të tyre në detyrë, por edhe për faktin se “hoqi nga qarkullimi” një grup terrorist, i cili do të vijonte të ishte një rrezik potencial për policë apo qytetarë të tjerë. Por ndërkohë, eficienca e uniformave blu në arrestimin për një kohë të shkurtër të bandës së Mallakastrës, nuk mund të mos na kujtojë se se po mbyllën gati tre muaj që është vrarë Lideri i Dhjetorit, simboli i pluralizmit shqiptar, Azem Hajdari. Nëse qeveria dhe shtypi pro saj e quan një rekord 36-orëshin që u deshën për prangosjen e kriminelëve që vranë policin në rrugën Gjirokastër-Tiranë, ne po u tregojmë atyre që kanë kaluar shumë kohë, dhe vrasësi e politikani simbol të Shqipërisë postkomuniste, jo vetëm nuk janë arrestuar, por as nuk janë gjetur emrat e tyre nga qeveria. Të gjithë shqiptarët do të ishin të prirur të besonin te qeveria dhe policia e tyre, nëse do mund t’i bëhej një krim i ngjashëm si të pasqyruar në rrugët e Shqipërisë. Dhe Ministria e Rendit bashkë me shtypin që duartrokët në të gjitha rastet qeverinë e na dha një shembull të tillë, duke na përmendur arrestimin e bandës që vrau policin në autobuzin e linjës Tiranë-Athinë. Gjithmonë duke përgëzuar punën e mirë të policëve që kanë sakrifikuar jetën për të kapur vrasësit e kolegut të tyre, ne jemi gati të besojmë se provë “qeveria e kap lepurin me qerre” funksionon edhe në ditë e sotme, kur në krye të uniformave blu është vendosur një njeri që dogji Fierin vitin e kaluar, Petro Koçi. Kontrasti mes këtyre dy historive, i përforcon më shumë akuzat e opozitës që qeveria është implikuar në vrasjen që tronditi jo vetëm Shqipërinë, por mbarë botën shqiptare. Qeveria që qenka në gjendje të zbulojë dhe godasë me shpejtësi krimin, duhet ta bënte këtë në radhë të parë për atentatorët e Azem Hajdarit, pasi jeta e tij peshonte shumë më tepër se ajo e të gjithë ministrave dhe e pushtetarëve të tjerë marrë së bashku. Në rast se ajo nuk e ka bërë deri tani dhe as që ka ndërmend ta bëjë në të ardhmen, qindra-mijëra shqiptarët që e deshën dhe e respektuan Azem Hajdarin, kanë të drejtë të bëjnë një dëshpërim të Liderin e Dhjetorit e varen ata që sot janë në pushtet. Përpara se të bëjë deklarata për dështimin e vitit 1990, ku nuk ka qenë as figurant e jo më protagonist, kryeministri Majko duhet të qartësojë se përse nuk gjenden vrasësit e simbolit të Lëvizjes historike të Dhjetorit. Shqiptarët nuk kanë nevojë të lexojnë “curriculum vitae” të Dhjetorit për t’u besuar në seriozitetin e qeverisë. Nëse një prokurori norvegjeze për të besuar në seriozitetin e qeverisë shqiptare, pas misionit i dërgoi vrasësit që në një nëse nga vendi i tyre, pa pasur mundësi të dëvesë arrestimin. Invesionit. Investiguar dhe tregëjnë të detyrat e qeverisë së Azemit Hajdarit. Nëse ka pasur zgjedhjet e tij, për të mbajtur më shumë zell detyrën e tij si igotori skandinav mund ta ketë marrë të gjithë detyrën e tij nëpërmjet qeverisë së tij. Të gjitha ata që e lexojnë nuk kanë jetën e tyre në Tiranë, por ai do t’i gjejë dhe e gatuar vdekjen e politikanit pikërisht nga ata që e deshën dhe e gatuan vdekjen e politikanit demokrat. Disa ditë më parë ish-kryetari i parlamentit, Pjetër Arbnori, tha se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të dëshmojë para vrasësve të Azem Hajdarit. Deklarata e tij tingëllon sot më aktuale se kurrë, kur qeveria po kërkon që të na bindë se ajo e ka situatën nën kontroll. Duke marrë shkas nga entuziazmi shtetëror dhe propagjetar që shoqëron arrestimin e një bande, shqiptarët kanë rastin të kujtojnë shoqëritë e opozitës, policët, biznesmenët dhe qytetarët e dhjetëra politikanëve e gazetarëve, plago­suar dhe grabitur nga bandat e ndryshme, që janë vrarë, masakruar, plagosur dhe arrestuar. Në këto do apo kriminelë, që asnjëherë vetë përfundimin sa më në rast se ka një kusht, ata mund ta nxjerrin veten përfundimin sa më në rast se ka një përgjegjësi të policisë për vendosur rendin, ajo ështëveçse një beteje selektive me bandat që nuk kanë lidhje me qeverinë apo me njerëzit e saj, kjo jo për t’i luftuar ata shpesh herë kanë humbur jetën litarët, kjo jo për të provuar se tyre, por për t’i kthyer ata në kuadrin e qeverisë: Shqiptarët nuk mund të jetojnë, por të epërorëve të tyre me kravatë që kanë për të ngritur “kriminelët e litar” në ditë të tjera e nga ato që janë e quajnë “armija e popullit” në 1946, pasi ushtritë e kanë bërë si në çdo vend tjetër, por pushtetin që drejtojnë shtetin dhe policinë.

Policia torturon komisionerin e PD

Bode dënon dhunën ndaj komisionerit të PD, Lorenc Bega Bega: “Pasi më futën në një nga birucat e komisariatit filluan të më godasin me qytat e pistoletash,

Merret peng Petrit Gazheli

Bandat godasin përsëri mbi biznesin shqiptar Është marrë dje peng Petrit Gazheli, një prej biznesmenëve në qytetin e Tiranës. Një bandë e armatosur ka provokuar incident në fshatin Ibë për gjatë rrugës që shkon për Elbasan. Është marrë dje peng Petrit Gazheli, një prej biznesmenëve në qytetin e Tiranës. Një bandë e armatosur ka provokuar incident në fshatin Ibë përgjatë rrugës që shkon për Elbasan. Pasi e kanë përplasur me makinë, Gazhelin është marrë nga banda, është futur në makinën e tyre dhe që prej atij çasti nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Grab itja e Gazhelit është një goditje

Policia rrethon TV “Dardan”

Shteti bën gati prangosjen e fjalës së lirë Isa Kreka: “Kontrolli ishte i paautorizuar nga prokuroria”. Dje, policia rrethoi televizionin privat “Dardan”, televizionin e çështjes kombëtare. Atë shumë mirë mund ta kishin rrethuar dhe serbët, maqedonët dhe grekët, sepse në hyrje të edicionit të lajmeve pasqyron hartën e Shqipërisë së vërtetë, dhe për sigël ka këngën e Ilir Shaqirit, ku i kërkohet Europës borxhi i trojeve shqiptare... NE FAQEN 2

Komisionerin e PD

filluan të më godasin me qytat pistoletash, radio policie, doreza hekuri dhe mjete të tjera të forta në kokë. Humba ndjenjat dhe jam përmendur shumë kohë më pas. Mbaj mend se përveç policëve me maska ishte edhe një oficer i policisë gjyqësore, që i përket prokurorisë, i cili më mori në pyetje në orën 01 pas mesnate” NE FAQEN 3

YEPP: Qeveria Majko të ndalojë krimin politik

Rezolutë për Shqipërinë e Këshillit Rinor të Partive Popullore Europiane NE FAQEN 3

Universiteti i Elbasanit nuk e ndërpret grevën

Studentët presin nga rektorati plotësimin e nëntë kërkesave Edhe dje vazhdoi greva e studentëve të fakultetit të mësuesisë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në pritje të kërkesave... NE FAQEN 3

“Birra Tirana” tani proteston në sheshe

Qeveria nuk pranon dialog me punonjësit, deklaron shitjen e fabrikës Punonjësit e fabrikës “Birra Tirana” vazhdojnë sot ditën e gjashtë të grevës së tyre social-ekonomike, grevë të cilën e kanë deklaruar se këtë radhë, ... NE FAQEN 5

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 88 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të paaftësisë së tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që lënë të lirë dhe të pashtëzuar kriminelët që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se asnjë ende dhe janë në anën e vrasësve, në këtë kamp që për të përzgjedhë, por nuk prek — eng pa pushtet. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Mafiozët e Telekomit shqiptar

Dhimiter Rafti dhe historia e një drejtori të korruptuar “Kudo në vendet perëndimore, po nuk e vlerëtoi Telekomi me kë ka biseduar folësi, veç heqjes së pagesës, dënohet. Veç kësaj, të shtunën e të dielën kur nuk pengohen zyrat, folësi e kanë tre fish më të lirë bisedën (të paktën në Zvicër). Me pesë franga bisedon mbi një çerek ore. E në Shqipëri në ditë pushimi këputesh më shumë. Telekomi të vret të shtunën, të pjek të dielën, të ha të hënën! NE FAQEN 7

Sot, RETE 4 emision për Shqipërinë

Sot në orën 16.55 rrjeti televiziv RETE 4 do të transmetojë vizionin e Shqipërisë të deputetit të Forca Italia Bergamo. Emisioni i televizionit italian do të transmetojë momentet kryesore të vizitës së deputetit Bergamo në Shqipëri, takimet e zhvilluara si dhe aktivitetet ku ai mori pjesë në festimet e 8 Dhjetorit, përurimin e memorialit të Azem Hajdarit në sheshin “Skënderbej”.

ZEMI HAJDARI

Plani i rektorit për të ndalur grevën

Çfarë urdhëroi Rektori i Universitetit të Tiranës në kulmin e protestës NE FAQEN 5