Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 DHJETOR 1998

PD, kushte për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit

Bashkëpunimi me prokurorinë është i padobishëm PD, kushtë për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit Për t’i kontribuar zbardhjes së vërtetës të vrasjes së deputetit Hajdari, nuk duhet të zëvendësohen veprimet me vonesë të prokurorisë me veprimin dhe procedurën taktike të drejtësisë hundore opozitës në Shqipëri, por ngritja e një grupi hetimor të pavarur. Nga stafi ynë Partia Demokratike kushtëzon dëshminë e saj për zbardhjen e vrasjes së deputetit të saj Azem Hajdari me disa kritere të domosdoshme për një proces hetimor transparent e të pavarur. Në një deklaratë të gjatë për shtyp, të publikuar dje nga kjo parti, bëhet e ditur se nisur nga disa veprime të prokurorisë shqiptare, vazhdimi i bashkëpunimit të saj me këtë institucion, është i pavlefshëm. Selia blu thekson se prej gati tre muajsh nga atentati i rëndë që i mori jetën Hajdarit, drejtësia shqiptare ende nuk ka dhënë asnjë shenjë efikase në ndihmë të hetimeve. “Pasi me fjetjen në një gjumë të thellë dhe në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme prej kohësh në periudhën më të nxehtë për hetime, policia e prokuroria mundën që të humbasin me mosveprimin e tyre prova shumë të rëndësishme për zbardhjen e së vërtetës, tashmë nuk është e mundur të zëvendësojnë boshllëkun e krijuar prej vonesës, me veprim procedural e taktik të drejtësisë kundër opozitës”, thuhet në deklaratën e PD-së. Sipas saj, me këtë sjellje, organi i akuzës ka humbur besimin tek opozita për gjithë veprimet e tjera që po kryen. Për këtë arsye, PD bën të ditur se kushtëzon dhënien e dëshmive, para Prokurorit të Përgjithshëm, me ngritjen e një grupi hetimor, të pavarur nga Prokuroria shqiptare dhe i përbërë nga institucione prestigjioze ligjore të huaja. “Prokurorisë shqiptare i ka lindur tashmë detyra që të fillojë të kuptojë se ajo nuk i kryen dot e vetme funksionet që i ngarkon Kushtetuta e ligji, sidomos kur misioni i saj, nga paaftësia, po dështoka kaq qartë. Të mos e kuptosh këtë, do të thotë të luash me fatet e vendit. Prandaj edhe për hir të së vërtetës, por edhe të sensibilitetit e kritikave të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, është sot e domosdoshme që çështja e vrasjes së deputetit Hajdari t’i ngarkohet një grupi të pavarur hetues nga institucione prestigjioze ligjore të huaja”, nënvizohet në deklaratë. Në dokument, duke parashtruar edhe një seri faktesh e argumentash, renditen edhe disa arsye të tjera përse sipas saj, nuk mund të bashkëpunohet me prokurorinë. “Vrasja e Hajdarit, e deputetit më popullor të Shqipërisë, në një akt terrori shtetëror, me urdhër e asistencë të shtetit e qeverisë socialiste ka patur për qëllim fillimisht nxitjen e një lufte civile në vend. Ajo qe menduar me kujdes dhe po ekzekutohet nën procedurën e makiazhit dhe lojës së rastit e të hetimit për shkaqe ordinere. Gjithë zinxhiri i fajtorëve është i plotë aty, ku ka filluar me modelin e urdhrit dhe të ekzekutimit të saj, me përfshirjen aktive të ekzekutivit, policisë politike dhe drejtësisë. Mosveprimi i tyre deri në vrasjen e deputetit Hajdari, koha e fituar për hetim pas vrasjes dhe çdo veprim e mosveprim procedural gjatë tre muajve nga ajo ngjarje, rrjedhin të gjitha nga ky model dhe e kanë të qartë të gjithë se në këtë masë janë të përfshirë dhe fajtorë direkt qeveria socialiste dhe organet e drejtësisë. Është e qartë se me pasigurinë që mbretëron në sistemin tonë të drejtësisë, pas interesit të ulët të strukturave të tij, që qeveria socialiste ka në eliminimin e një çështje kaq shumë të mprehtë politike, Prokuroria e Përgjithshme dhe drejtoritë e Ministrisë së Rendit Publik nuk mund të garantojnë dot pavarësinë dhe ndershmërinë e hetimit, aq sa ato sot mund të veprojnë si pjesë e një drejtësie të komanduar dhe jo si institucion i pavarur”, thuhet në deklaratën e PD-së. Aty listohen edhe veprimet që sipas saj duhet të ndërmerren që kjo çështje të ketë një proces të drejtë e të paanshëm. “Në rast se qeveria socialiste dhe Prokuroria e Përgjithshme ndiejnë përgjegjësinë e tyre historike para shqiptarëve dhe opinionit botëror, ato duhet t’i kërkojnë menjëherë ndihmë zyrtare, organizmave prestigjioze ligjore ndërkombëtare. Mendojmë se zgjidhja e vetme për këtë çështje është ngritja e një grupi të tillë për ndjekjen me pavarësi të hetimit mbi vrasjen e deputetit Hajdari. Vetëm me procedurën e një grupi të tillë, publikut shqiptar i sigurohen qëndrime profesionale e të pavarura dhe një lloj minimumi i sigurisë së kërkuar për të patur një rezultat të besueshëm. Kjo do t’i shërbente edhe rivendosjes së besimit tek organi i akuzës e tek drejtësia në vend. Ndryshe, e vërteta e vrasjes së deputetit Hajdari jo vetëm do t’i shpëtonte drejtësisë por pasojat do të ishin të tmerrshme për vendin e për imazhin e tij të keq para opinionit e institucioneve ndërkombëtare”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike. NE FAQEN 3
Azem Hajdari Shqipëri

Bashkohuni me ne...

Studentët e Juridikut, inxhinierisë së ndërtimit dhe filologjikut vazhdojnë greven Plan i rektorëve për të ndalur grevën Udhëheqja e shkollës kërkon të minimizojë aktivitetin e studentëve NE FAQEN 5 Udhëheqja e shkollës kërkon të minimizojë aktivitetin e studentëve ndërsa studentët vazhdojnë grevën.

Policia forcon kontrollin e PD

Bode dënon dhunën ndaj komisionerit të PD, Lorenc Oça Beca: “Pas me fjetjen në një gjumë të thellë dhe në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme policia e prokuroria mundën që të humbasin prova shumë të rëndësishme...” NE FAQEN 2
Bode Lorenc Oça Beca

Shitet bën gati prangosjen e gjalës së ri të Policia rrëfen TV “Dardan”

Shitet bën gati prangosjen e gjalës së ri të Policia rrëfen TV “Dardan” Krerët e Revoltës Potamora [?], policia revizionin privat “Dardan”. Letërnjoftimet e qeverisë për ta lënë me duar bosh politikën shqiptare, iu i këshojët Europës botën i trojeve shqiptare. NE FAQEN 5

Studentët presin nga rektorati plotësimin e kërkesave

Universiteti i Elbasanit nuk e ndërpret grevën Ende në vazhdë oseva e studentëve të Elbasanit, në mbrëmjen e së martës, u ndërpre shkurtimisht. Të ri bashkim, “Universiteti” i Elbasanit, pa problem. Kërkesat e studentëve kanë... [?] Ende në vazhdë oseva e studentëve të Elbasanit, në mbrëmjen e së martës, u ndërpre shkurtimisht. Të ri bashkim, “Universiteti” i Elbasanit, pa problem. Kërkesat e studentëve kanë [?] NE FAQEN 3
Elbasan

Qeveria i mbivendos punësimit dhe pensioneve me rritje taksash

Sot, ora 08 nga vasla e dikur te Dhjtorit Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit Sot, ora 08 nga vasla e dikur te Dhjtorit Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit NE FAQEN 3
Azem Hajdari

Mafiozët e Telekomit shqiptar

Mafiozët e Telekomit Shqiptar Kudo në vend përdorim po nuk e virtual Telecom [?] ndaj partive politike. Sipas policisë, 56 gishtat e poshtëm, janë kapur me kësisoj [?] se deni të renë në shpejtësi, duke humbur pa e edheve me shpejtësitë. Të kujtuar Europës botën e trojeve shqiptare. NE FAQEN 7