Të gjithë në sheshin e protestës
12 Dhjetor, tetë vjet nga themelimi i Partisë Demokratike
Me datë 12.12.1998, në orën 12.00, organizohet një miting madhështor në sheshin “Skënderbej” në përkujtim të përvjetorit të krijimit të Partisë Demokratike me 12 Dhjetor 1990 dhe për të protestuar kundër qeverisë, e cila vazhdon të fshehë vrasësit e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë dhe tribunit të nacionalizmit shqiptar.
Me 12 Dhjetor 1998 mbushen tre muaj nga dita kur klika qeverisëse vrau heroin e Dhjetorit ’90, heroin e pluralizmit shqiptar, Azem Hajdarin. Askush nuk është bërë për të gjetur vrasësit e tij, përkundrazi qeverisja e vazhdimisë ka thelluar aktet e dhunës kundër Partisë Demokratike, me vrasje, burgosje, keqtrajtime, kërcënime e dhunime të demokratëve.
Të gjithë në shesh për të mbrojtur pluralizmin, të gjithë në shesh për t’i rikthyer Shqipërisë demokracinë, të gjithë në shesh kundër qeverisë që mbron vrasësit e Azemit, kundër qeverisjes së mjerimit.
Vëllezër e motra, me 12.12.1998, ora 12.00, të gjithë së bashku në sheshin “Skënderbej”.
Studentët në grevë urie
kërkesave të tyre nga qeveria, ata zgjedhin sakrificën sublime
Studentët në grevë urie
120 studentë ngujohen në kinoteatrin e Qytetit “Studenti”. Bashkë me studentët e Tiranës, edhe ata të Universitetit të Shkodrës dhe Korçës. Kryeministri Majko kërkon flijimin e studentëve
Protesta e studentëve arrin kulmin e saj. Pas refuzimit të kërkesave të tyre nga qeveria, ata zgjedhin sakrificën sublime
Studentët fitojnë, Majko zgjedh humbjen
8 vjet pas Lëvizjes Studentore kundër komunizmit, rikthehen përsëri studentët. Dje ata pas bojkotimit të mësimit prej më shumë se një jave dhe injorimit të kërkesave të tyre nga qeveria, pas mosparfilljes së kryeministrit i cili thotë se është student i dhjetorit, vendosën të hyjnë në grevën e urisë. Akti i guximtë që kanë zgjedhur studentët për përmbushjen e kërkesave të tyre është i mjaftueshëm për çdo qeveri që të shohë se sa poshtë ka rënë me politikën e saj dhe keqqeverisjen e saj. Studentët e dhjetorit të këtij viti, në një rast kur kanë fituar të drejtën për të vazhduar studimet e larta nuk kanë menduar kur se do të vijë një ditë që ata pa dashje të bëhen protagonistë të një dashje të bëhen protagonistë të një lëvizje sensibilizuese, deri në vetëflijimin për kërkesat e tyre minimale. Studentët që u ngujuan mbrëmë në qytetin Studenti në grevën e urisë, pikërisht në vendin ku 8 vjet më parë bashkëmoshatarët e tyre zhvilluan të parën grevë urie për shpërndarjen e simboleve të diktaturës dhe diktatorit, kërkojnë vetëm që të kenë kushte më të mira mësimi dhe jetese, jo si të bashkëmoshatarëve të tyre në Europë, por as të trajtohen si skllevër dhe shtrëngues të cilën mund të luajë Nano, Majko, apo policët e të gjitha llojeve si luante para tetë vjetësh regjimi i Hoxhës dhe Alisë. Studentët nuk janë as kontrabandistë, as politikanë, as të politizuar, as hajdutë dhe mbi të gjitha studentët që u ngujuan mbrëmë së bashku me mijëra të tjerë të solidarizuar me ta nuk kanë aq kohë sa të merren me greva dhe protesta. Por faktikisht qeveria i detyroi që ata të ngujohen, Kryeministri Majko i detyroi të zgjedhin aktin e vetëflijimit! Sepse Qeveria prej më shumë se një javë jo vetëm që nuk është marrë me kërkesat e tyre, por përkundrazi, njerëz të saj kanë injoruar dhe denigruar studentët. Studentët e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe të qendrave të tjera universitare janë quajtur “rrugaçë”, janë vënë nga njerëzit dhe strukturat e qeverisë, janë denigruar nga propaganda e qeverisë vazhdimisht, që prej ditës që kanë parashtruar kërkesat e tyre. Studentët madje me këta janë rralluar nga qeveria e Majkos në Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe vende të tjera. Studentët janë grabitur nga njerëzit e policisë së Majkos dhe janë burgosur nga burraçe të komisarit të cilët pse kërkojnë kushte më të mira jetese, studimi dhe mësimdhënie. Qeveria jo vetëm që nuk i ka dëgjuar kërkesat e studentëve, jo vetëm që nuk i ka zgjidhur, por përkundrazi, Qeveria e Majkos që ishte së Shteti i diktatorit, dje i ngujoi 8 vjet më pas bashkëmoshatarët e tij për t’i çuar drejt fujtimit. Moral i Majkos dhe qeverisë së tij, tashmë pas ngujimit të studentëve barazohet me moralin e qeverisë së Adil Çarçanit, madje është edhe më i ulët, sepse Majko thotë se është demokrat. Qeveria e Majkos tashmë identifikohet me qeverinë e Alisë. Si dhe tetë vjet më parë studentët janë rralluar, janë burgosur, janë keqtrajtuar nga qeveria dhe policia e saj sekrete. Si të vetë më parë dhe ka shpërfillur të gjitha kërkesat e studentëve. Ajo jo vetëm që nuk i ka marrë parasysh dhe nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e tyre minimale, por përkundrazi, i ka rralluar studentët dhe i ka detyruar të hyjnë në grevën e urisë. Qeveria ka zgjedhur rrugën e Alisë për të komunikuar me studentët. Zgjedhja që ka bërë Majko është e drejta e saj. Por në të gjitha rrethanat ai ka zgjedhur humbjen. Studentët kanë filluar që në momentin kur kanë vendosur të sakrifikohen. SH. PEPOSHI
Studentët e ngujuar në kinoteatrin e Qytetit “Studenti”.
Hakmarrje e qeverisë ndaj Tropojës
Gjendja në Tropojë katastrofike. Këshilli i rrethit lëshon alarmin duke iu drejtuar krerëve më të lartë të shtetit:
Këshilltarët: Në rrethin
Qeverisja ndaj Tropojës
Këshilltarët: Në rrethin tonë ka kohë që shteti nuk vepron siç duhet dhe gjendja vazhdimisht ka ardhur duke u përkeqësuar
NË FAQEN 2
Shqiptarët, populli me të drejta të mohuara
Deklaratë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha në 50-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut
NË FAQEN 3
Policia rrethon grevistët
Dhjetëra forca policore kanë rrethuar në orët e vona të ditës së djeshme godinën e kinoteatrit, ku janë ngujuar studentët grevistë. Forcat policore kanë bllokuar hyrjen e automjeteve për në qytetin studenti, ndërsa kalimtarët dhe studentët kanë qenë nën vëzhgimin e rreptë të vetë forcave policore, por dhe dhjetëra makinave pa targa që u përkisnin SHIK-ut.
Mbrëmë është shfaqur edhe mungesa e energjisë elektrike në Qytetin Studenti. Për minuta të tëra.
NË FAQEN 3
Studentët: Ruka të japë dorëheqjen
Rektori i Universitetit të Tiranës ka lëshuar një deklaratë ku thotë se edhe pedagogu i fundit i një fakulteti që hyn në mësim duhet të vendosë mungesat për studentët që nuk marrin pjesë në mësim dhe janë aktivistë në grevë. Kjo është konsideruar si antidemokratike dhe anti morale nga anëtarët e Unionit, të cilët janë ndër të fyrë nga indiferenca dhe intoleranca e kreut të Universitetit.
“Greva jonë është e ligjshme ka kërkesa më se të arsyeshme dhe vlen të respektohet e të vlerësohet ...”
NË FAQEN 3
Majko pozon me policët
Kryeministri Majko kërkoi dje sërish ndihmën e policisë për të shtypur me dhunë protestat mbarëpopullore kundër regjimit neodiktatorial që po instalohet në Shqipëri. Ndërsa studentët grevistë prisnin të zhvillonin dialog me kreun e qeverisë për kërkesat e grevës së tyre, Majko pozoi në ekranin e TV shtetëror me kreun e lartë të policisë, duke premtuar se do të forconte më tej strukturat e policisë, që deri më sot janë provuar mbi opozitën, por jo mbi krimin. Kur studentët prisnin ardhjen e kryeministrit...
NË FAQEN 3
Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit
Sot, 89 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit
Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simboli i demokracisë dhe të pluralizmit, provojnë implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të bashkëpunëtorëve të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e tradhti ka qëndrim të një lirë dhe të paqasshëm kriminalet që i mohojnë drejtësinë e Dhjetorit, u tregojnë shqiptarëve se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk prekën nga pushteti. Demokratët dhe të gjithë shqiptarët që e deshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë rastin e drejtësisë kriminale, e cila flet. Qeveria, ose duhet të kapë vrasësit e të bëjë drejtësi për publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.
Pedagogët sot në grevë njëorëshe
Universitetet i përfshin greva e varfërisë dhe mungesës së kushteve të punës
NË FAQEN 5
“Birra Tirana” sot në shesh
Ultimatumi i punonjësve: ose një nga zgjidhjet që kërkojmë, ose bllokimi i shitjes së fabrikës me çdo mjet
NË FAQEN 5
Festat shqiptare: Bashkim apo përcarje?
Nga Bardhyl LONDO
8 Dhjetori i shënuar, Dita Kombëtare e Rinisë, i gjeti shqiptarët të ndarë në dy festa: demokratët dhe aleatët e tyre në dy festat: Sheshin “Skënderbej” dhe atë përurimin e memorialit kushtuar...
NË FAQEN 2
Dje, në sallën ku zhvillohet greva e urisë së studentëve
Foto: Alves Fusha
Dje, në sallën ku zhvillohet greva e urisë së studentëve. Foto: Alves Fusha