18/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 dhjetor 1998

Të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Sot, ora 11.30 në protestë kundër neodiktaturës Neodiktatura e vendosur nga koalicioni qeveritar, ka kaluar në një dhunë të egër kundër Partisë Demokratike, liderëve të saj dhe opozitës shqiptare dhe studentëve të ngujuar në grevë urie. Vrasjet dhe burgosjet politike, keqtrajtimet dhe dhuna ndaj demokratëve kanë arritur kulmin e tyre. Është detyrë e të gjithë demokratëve shqiptarë dhe, në mënyrë të veçantë e qytetarëve të Tiranës, të protestojnë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike për t’i thënë “Ndal!” terrorit politik të bandave kriminale të koalicionit qeveritar që janë sot në pushtet. QYTETARË TË TIRANËS! Partia Demokratike, “Bashkimi për Demokraci” ju bëjnë thirrje “O sot, o kurrë”, të protestojmë për të shporrur neodiktaturën e qeverisë së vazhdimësisë së Majkos. Të gjithë në shesh sot, me datë 18 dhjetor, ora 11.30 në protestë për të mbështetur studentët.

Studentët: Majko të japë dorëheqjen

Sulm shtazarak i policisë, SHIK-ut dhe forcave të RENEA-s mbi grevën e urisë. Tirana vërshon në përkrahje të studentëve Të rinjtë e mundur nga uria e gjatë merren forcërisht, rrihen dhe hidhen në rrugë anjtetëra kilometra larg Tiranës. Studentët rikthehen në vendin e ngujimit të palëkundur për vazhdimin e grevës. Shtypi proqeveritar kishte paralajmëruar dhunën shtetërore mbi studentët NE FAQEN 2

Berisha: Nuk komunikoj me prokurorinë politike

Lideri i opozitës deklaron qëndrimin e tij për akuzat e organizimit të “grushtit të shtetit” “Duke shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos komunikuar me organin e prokurorisë lidhur me këtë akuzë politike e deklaroj këtë organ se përgjigjia ime për thirrjen e tyre për t’u marrë në pyetje do të jetë gjithnjë publike dhe gjithnjë refuzoj t’ju përgjigjem pyetjeve të përgatitura në zyrat e Partisë Socialiste” NE FAQEN 3

Kryeministri urdhëroi terrorin mbi studentët

Nga Edi PALOKA Majko është jo vetëm urdhëruesi i nxjerrjes dhe keqtrajtimit të studentëve të grevës së urisë, por edhe një mashtrues ordiner. Në deklaratën e tij lidhur me nxjerrjen e studentëve ai është shprehur se asnjë prej këtyre që qëndrojnë në ambientet e grevës dhe të kryeministrisë nuk ishte terroriste. Ky është një mashtrim i ndryrë i “të riut” Majko. Sipas burimeve të pranishme në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në mbrëmjen përpara nxjerrjes së studentëve, vendimi për nxjerrjen e tyre ka qenë politik dhe është kërkuar vetëm të gjendet justifikimi për atë akt. Po kaq e vërtetë është që një nga variantet e shprehura prej Majkos lidhur me nxjerrjen e studentëve nga greva, ka qenë gjasja përhapja e një epidemie në ambientet e grevës. Për këtë Majko i ka kërkuar dhe ministrit të Shëndetësisë, Solis, që të shkonte bashkë me Petro Koçin e të ishte i pranishëm kur të nxirreshin studentët. Më pas Solis do të duhej të bënte publik justifikimin. Fakti është që studentët u morën nga ambientet e grevës jo vetëm me fugonë policie por edhe me autobambulanca e më pas policët bënë gjoja dizinfektimin e sallës. Por plani i Majkos është prishur nga kundërshtimi i Solisit, i cili nuk ka më pas nga ka shkuar dhe të kryejë atë që i kishte kërkuar Majko. Për këtë Majko edhe he ka kërcënuar se nuk do ta lejonte më të merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Kështu pas kësaj Majko është detyruar t’i gjejë dhe justifikimin tjetër për gjoja akte terroriste ndaj studentëve. Por kaq të çuditshme kanë qenë ndaj studentëve sa ndërsa Koçi ka dalë me justifikimin e epidemisë vetëm Majko ka shpallur justifikimin për akte terroriste. Ky justifikim është aq absurd sa vetëm mëndje të trasha apo të tronditura, mund t’i gjejë. Fakti është që aktet terroriste janë kryer por kanë qenë pikërisht policët e Majkos dhe te Petro Koçi që i kanë kryer këto akte ndaj studentëve. Studentët, djem edhe vajza, janë të terrorizuar e janë keqtrajtuar. Shumë prej tyre dje kishin në trup shenja të dhunës së policëve e bile dhe dhëmbët e thyer. E dhunës së policëve të bie dhe të tjerëve. Më pas këta studentë janë marrë dhe ashtu të urritur, të lodhur e të zveshur, janë hedhur nëpër fshatrat dhe qytetet jashtë Tiranës. Mos vallë të gjitha këto veprime u bënë për të mbrojtur studentët? Në se vërtetë Majko do të ishte i shqetësuar dhe 15 fugonë policie nuk do i dërgonte që të rrinin studentët por që t’i mbrojnë nga “aktet terroriste”. E vërteta është që në PS është marrë vendim për nxjerrjen e studentëve sepse ata po trondisin seriozisht dhe qeverinë e Majkos. Majko, siç seriozisht, ndoshta, kur pa se “i ri Majko”, “djaloshë” atë si paradakshi i tij, po e thyen kaq fort sa ai paralajmëron i njëra sa të progero se ishte jo vetëm kë me keq. Ai u përpoq ta paradrojë si një po edhe me studentëve, kërkoi me zgjë e njëjësim të Shëndetësisë së detyruar dhe ministrin e Shëndetësisë që të kryente këtë punë e më pas doli e mashtrori pa ndyshë e tërtejë me e shpërndarë. Ky njeri u shqetësua përpara se të gjithë që ai në parë nga gëzimi i kësaj të ruajtur një ore e më parë me të rrëzët e shitet. Kështu që i tërë dëh me të rrëzët e rrezik shen. të sa banuar. Majko dhe Majko shekël dhe gëzon më së miri këtë.

Nuk e njohim më 29 qershorin

Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar të PD Pas Berishës janë shumica e shqiptarëve. Qeveria të mos guxojë të prekë liderin e opozitës. Konsiderojmë të paligjshme ato institucione që kanë formuluar vrasjen, burgosjen dhe nëpërkëmbjen e opozitës shqiptare, që janë përfshirë në dhunimin politik të opozitës shqiptare. Mbështetje e fuqishme për studentët në grevë urie dhe për kërkesat e tyre të drejta NE FAQEN 4

PD: Jemi gati për bashkëpunim

Selia blu i përgjigjet ftesës së prokurorit norvegjez për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit PD: Jemi gati për bashkëpunim Problemet në hetimin e çështjes duhen kërkuar tek prokuroria e inkriminuar dhe nga prokurori i Përgjithshëm. PD fton të bëhen prokurorin Walter Wangberg në një takim që do të zhvillohet në selinë e saj NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 96 ditë nga vrasja e Liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon implikimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që tronditi të gjithë botën shqiptare. Qeveria e ish-komunistëve që janë të lirë dhe të paëshqetësuar kriminelë të vjetër jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë se janë shqiptarë se kanë qenë dhe janë në anën e vrasësve, të cilët kanë emra të përveçëm, por nuk preken nga pushteti. Demokrati dhe të gjithë shqiptarët që e dëshën dhe e nderuan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrësesi këtë fakt. Qeveria, ose duhet të kapë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Zhduken 12 studentë grevistë

Mali me Gropa, Linzë, Fushë-Krujë, Kamëz e Sauk, vendet ku hidhen studentët nga furgonat e policisë Zhduken 12 studentë grevistë Njerëzit e Majkos djegin në ambientet e grevës së urisë, flamurin kombëtar NE FAQEN 2

Studentët tregojnë orët e tmerrit

... erdhën disa policë dhe më hoqën serumin, më nxorën përjashta dhe filluan të më qëllonin... ... policët hapën derën e furgonit dhe na hodhën në rrugë duke na përplasur përtokë. Ça ishin të zhveshur, pa këpucë, disa me shapka... ... flamurin kombëtar e dogji policia. Kur ne kënduam himnin kombëtar, ata desh na mbytën NE FAQEN 2

Arsimtarët dibranë drejt grevës pa afat

“Qeveri mashtruese, hiqe taksën e solidaritetit” Arsimtarët dibranë drejt grevës pa afat “Kërkojmë rritjen e pagës 50 % dhe shtesën e vjetërsi-së në punë deri 35 %” NE FAQEN 7

Policët rrahin dy tregtarë elbasanas

Biznesmenët demokratë sërish nën kërcënimin e matias NE FAQEN 5

Qeveria: Nuk ka rritje page për mësuesit

Ruka: “Jeni kompensuar vjet për inflacionin” NE FAQEN 7

Dje, populli i Tiranës në mbështetje të studentëve grevistë Foto: Alves FUSHA Dje, populli i Tiranës në mbështetje të studentëve grevistë — Foto: Alves FUSHA