19/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

19 dhjetor 1998

Të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Sot, ora 11.30 sërish në protestë kundër neodiktaturës Neodiktatura e vendosur nga koalicioni qeveritar, ka kaluar në një dhunë të egër kundër Partisë Demokratike, liderëve të saj dhe opozitës shqiptare dhe studentëve të angazhuar në grevë urie. Vrasjet dhe burgosjet politike, kërcënimet dhe dhuna ndaj demokratëve kanë arritur kulmin e tyre. Është detyrë e të gjithë demokratëve shqiptarë dhe, në mënyrë të veçantë e qytetarëve të Tiranës, të protestojnë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike për t’i thënë “Ndal!” terrorit politik të bandave kriminale të koalicionit qeveritar që janë sot në pushtet. QYTETARË TË TIRANËS! Partia Demokratike, “Bashkimi për Demokraci” ju bëjnë thirrje “O sot, o kurrë”, të protestojnë për të shpëtuar neodiktaturën e qeverisë së vazhdimësisë së Majkos. Të gjithë në shesh sot, me datë 19 dhjetor, ora 11.30 në protestë për të mbështetur studentët.

Qeveria “Majko” mbyll universitetet dhe shkollat

Edhe Universiteti i Tiranës mbylli dyert. Pak ditë më parë qeveria Majko mbylli Universitetin e Vlorës dhe Gjirokastrës Bashkë me Tiranën mbyllen universitetet në Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Majko kërkon të izolojë grevën. Greva në shkollat e mesme. Qeveria kërkon mbylljen e tyre. Bashkë me Tiranën mbyllen universitetet në Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Majko kërkon të izolojë grevën. Greva në shkollat e mesme. Qeveria kërkon mbylljen e tyre NE FAQEN 2

Prokurorët specialë i fshihen mbrojtësve të Berishës

Qindra forca policore të veshura me antiplumb dhe skafandra rrethojnë Prokurorinë e Përgjithshme Avokatët dorëzojnë në kryesekretarinë e Prokurorisë deklaratën e Berishës dhe kërkojnë përjashtimin e autorëve të deklaratës së 22 shtatorit nga hetimi i çështjes NE FAQEN 3

Kryeministri, ky kryepolic dordolec

Pandeli Majko në postin e kryeministrit të vendit ditët e fundit me një sërë deklaratash skandaloze e ka shndërruar veten në kryepolic që urdhëron përdorimin e forcës ose mos-përdorimin e saj, dënimin me vdekje dhe faljen e jetës, si t’i teket atij. Zoti Majko mori kurajon të deklaronte publikisht se kishte urdhëruar përdorimin e dhunës mbi studentët, ndërkohë që një ditë më parë deklaroi se kishte urdhëruar policinë që të mos përdorte dhunë ndaj liderit të opozitës! Më e paka që mund të konstatohet pas këtyre deklaratave është fakti se ky njeri ose është çmendur, ose e pandalë veten si një shkop gome që mund të bjerë mbi kokën e çdo qytetari të këtij vendi, protestuesi paqësor ose kundërshtari politik, sipas humorit që shoqëron këtë të sëmurë psikik. Ky njeri që në çdo fjalë të frazave të tij tërheq gunuar [sic] harkon fjalën institucion dhe ligji, vetëm për deklaratat skandaloze dhe të papërgjegjshme duhet të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht, sepse me çdo deklaratë kryen dhunimin e institucioneve, dinjitetin e qytetarëve dhe shkakton tensionim dhe nxjerrje të situatave konfliktuale. Avancimi i Pandeli Majkos ka tejkaluar edhe vetë Enver Hoxhën dhe Fatos Nanon, jo vetëm në deklarata, por edhe në veprime. Nano ndryshoi nga Majko megjithëse ishte urdhëruar që të gjitha akteve të dhunës mbi opozitën dhe qytetarët, megjithëse ishte njeriu që kontrollonte dhe ushtronte si Musolini të gjitha pushtetet, kurrë nuk pati aq kurajo sa të deklaronte publikisht veprime të tilla. Kurse Pandeli Majko u ka kaluar të gjithëve me deklaratat dhe veprimet e tij duke dhënë shembullin e dhunës kryesore të qytetarëve dhe institucioneve në Shqipëri. Deklaratat dhe qëndrimet e tij si kryepolic ordiner me përdorimin e policisë dhe armëve të saj është qellimë të tij dhe paratë që e ka caktuar në krye të qeverisë, duhet të ndërrgjejësojë së shpejti dhe qëllimin e tij për të çuar në qeverisje kanik mbi pakë. Më duket të çuditshme sepse qëndron për të bërë Pandeli Majko deklaratat e saj dhe urdhërova që të kryej konfrontabanda, unë urdhërova udhëheqësit ministrat që të vritnin, unë urdhërova që të pushohen njerëz nga puna, unë urdhërova që të vazhdojë një tragjedi e tillë. Natyra e një shprehjeje, natyrisht që do të shtojë al, tragjedi e rëndë e Shqipërisë. “Nuk është çudi kur një ditë ai do të deklarojë se unë urdhërova të vriten opozitarët, unë urdhërova të urdhërova të gjithë policët, dhe kjo është ajo që nëse Shqipëria e për aryse humanitare e njerëzore. Të gjithë qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të mendojnë se pas çdo akti policor keqyr më të madhën Majko, pas çdo policie tërhequr nga qytetarët, urdhërova, tatimet, taksat, qëndron çdo gjë, prokurori, tatimet, të tjera ekonomik, mungesës së Shqipërisë te shoqërimi të gjitha. Pankrimi Majko dhe shuaras e tij, kjo sepse për vetë kryeministri ka deklaruar me urdhëra për kurdhër dhe të treguar në praktikisht se është përgjegjës e përdoruesi i policisë dhe shiten kundër studentëve, opozitës dhe njerëzve që kërkojnë të jetojnë për t’u dhunuar me mercenarë e tij. Qytetarëve në rrethana të tilla, kur kanë në krye të qeverisë një dordolec e të tillë që refuzojnë të shfrytërohet në përbindësh mbetet të mbrohen në të rrugë dhe në përgjigjen për të shpëtuar nga kjo e keqe që kanë mbi krye. Ai vërtet sot është një dordolec i merce që qëndron shumë profesionisti polic, por në vendin që nga shërbimi i gjithë qytetarët dhe të ardhmen e tyre e të vendit. Shtetësi PEPOSHI

Jeta e studentëve në fije të perit

Shqiptarët me grevistët e urisë

Mbetet enigmë zhdukja e 10 studentëve

Rikthehen në ambientet e grevës dy nga studentët e humbur Prindërit e studentëve të zhdukur: “Nuk dimë se ku janë dhe nuk dimë se ku t’i kërkojmë fëmijët tanë. Për çdo gjë që mund t’u ndodhë në fajësojmë qeverinë dhe urdhëruesin e dhunës mbi fëmijët tanë”. NE FAQEN 2

Berisha dhe studentët, simbole të shqiptarëve

Sipas gazetës “Roma” Mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej” në të protestuar kundër qeverisë së dhunës, në mbështetje të studentëve grevistë dhe të kryetarit të PD, Berisha NE FAQEN 3

I mbyllët goja opozitës

Sipas gazetës “Roma” NE FAQEN 3

Qeveria mbron vrasësit e Azem Hajdarit

Sot, 97 ditë nga vrasja e liderit të Dhjetorit Çdo ditë që kalon nga vrasja e Azem Hajdarit, simbolit të demokracisë dhe të pluralizmit, provon impaktimin e qeverisë së Fatos Nanos dhe të pasardhësit të tij në krimin që i ndodhi të gjithë botën shqiptare. Qeveria i fsheh komunikimet që janë në lidhje dhe pushtetkarët kriminalë që i morën jetën Liderit të Dhjetorit, u tregojnë shqiptareve se kanë qenë dhe janë për arsye e vrasjeve, të cilët kanë tre anëtarë, por nuk preken nga pushteti. Demokratët dhe gjithë shqiptarët që u dëshmën dhe e duruan Azem Hajdarin nuk mund të tolerojnë kurrë këtë fakt. Qeveria, ose duhet të japë e nxjerrë para drejtësisë kriminelët, ose duhet të deklarojë publikisht se është ajo vetë që ka kryer vrasjen e Azem Hajdarit.

Xhelatë me bluza të bardha torturuan studentët

Ja si i kaluan orët e tmerrit, studentët grevistë në Spitalin Ushtarak “Gjeneralët që ishin veshur si mjekë, filluan të na torturojnë me shiringa në duar për të na bërë injeksione, ndërsa infermieret qanë të tmerrisura.” “Disa studentë që u kishin rënë të fikët dhe nuk lëviznin dot, i morën infermierët dhe i fshëhën poshtë krevateve dhe në vend të tjera për t’i shpëtuar nga këta gjeneralë e infermierë” NE FAQEN 2

Poli i Lirisë mbështetet Berishën

Silvio Berlusconi e telefonon liderit të opozitës shqiptare “Do të bëj të gjitha përpjekjet në parlament dhe pranë qeverisë italiane që qeveria shqiptare të ndalojë persekutimin e opozitës me akuza absurde” Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha mori dje në orën 14.00 një telefonatë nga Kryetari i Polit të Lirisë dhe shefi i Forza Italia, Silvio Berlusconi. Në bisedën telefonike, z. Berlusconi pasi i shprehu z. Berisha solidaritetin e tij të plotë, e siguroi atë se ai do të bëjë të gjitha përpjekjet në parlament dhe pranë qeverisë italiane që qeveria shqiptare të ndalojë persekutimin e opozitës me akuza absurde. Berlusconi u shpreh se ai dhe shumica në Itali do të bëjnë gjithçka që do të ndihmojë në mbrojtjen e lirive të njeriut në Shqipëri. Berisha e falënderoi përzemërsisht kryetarin e Forza Italia-s, Berluskonin, dhe ... kjo sepse procesi politik kundër tij është tërësisht politik. Prokuroria politikë refuzoi, tha Berisha, të takohet avokatët e mi, që të cilët më përfaqësojnë dhe istitutioni, duke dësh nëkur sa kjo prokurori speciale është e interesuar për të dhunuar dhe kufizuar veprimtarinë e liderit të opozitës se sa për hetuar të vërtetën.

Qeveria Majko është aleate e Millosheviçit

Kur serbët vrasin 42 shqiptarë në kufi, qeveria kërkon arsyetimin e Berishës dhe dhunon studentët. Bojkotohet mësimi: Të plotësohen kërkesat e studentëve Kavajë, nxënësit në grevë Nxënësit e gjimnazit të Kavajës kanë filluar grevën pa afat të ndërprerjes së mësimit në shenjë solidariteti... NE FAQEN 3

O sot, o kurrë kundër neodiktaturës

Sot ora 11.00 në Fier fillojnë protestat Qytetarë të Fierit! Partia Demokratike, “Bashkimi për Demokraci” ju bëjnë thirrje qytetarëve të Fierit “O sot, o kurrë”, të protestojnë për të shpëtuar neodiktaturën e qeverisë së vazhdimësisë së Majkos. Të gjithë përpara selisë së PD-së në degën Fier, sot ora 11.00 në protestë kundër krimit politik.