22/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 janar 1998

Berisha: Nano dhe Ceka provokuan gjakderdhjen në Shkodër

“Bashkim për Demokraci” i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të pranojë kërkesat e përfaqësuesve të Shkodrës Klika kriminale në pushtet ka projektuar Shkodrën, që pasi të godasë atje të ketë dorë të lirë për të përdorur dhunën edhe në qytetet e tjera të vendit, tha Berisha NE FAQEN 3

Shkodra mbetet nën terror

Prefekti Podgorica jep dorëheqjen. Pas dialogut, zhbllokohet prefektura. Ceka këmbëngul për vazhdimin e tensionit në qytet. Qetësinë relative e vendosin vetë qytetarët të mbështetur nga forcat politike. Shteti pret në besë shkodranët. Ndalohet polici i tretë. Pritet valë e madhe arrestimesh NE FAQET 2-3 Sërish tension në qytetin antikomunist . Qeveria nuk heq dorë nga dhuna Shkodra dhe mbarë Shqipëria u bënë këto ditë edhe njëherë dëshmi e intolerancës së Klikës, demagogisë së tyre dhe përpjekjeve për destabilizim të vendit. Por në të njëjtën kohë ata patën rastin të shohin tek forcat demokratike të opozitës përpjekjet titanike për shmangien e gjakderdhjes së përgjakur nëpër zyrat e qeveritarëve komunistë. Për rreth dy ditë në Shkodër deputetët të PD-së, drejtues të saj lokalë dhe drejtues të tjerë të forcave politike demokratike e komuniteteve fetare të Shkodrës arritën që të shmangin katastrofën që komunistët shqiptarë i përgatitën qytetit për t’u hakmarrë ndaj tij. Bashkimi për Demokraci ndërkohë nëpërmjet informimit për të gjitha zhvillimet në qytet dhe thirrjeve permanente për gjakftohtësi, qetësi dhe zgjidhjen e konfliktit të provokuar nga Qeveria me dialog, arriti që të tejçojë skenarin e masakrës njerëzve të krimit në pushtet. Qytetarët e Shkodrës po ashtu me ndjenjën e tyre të lartë të përgjegjësisë që i karakterizon, me qetësinë dhe gjakftohtësinë e treguan mundën të çajnë qytetin deri tani nga provokacionet e vazhdueshme të qeveritarëve të instaluar dhe veglave si Mithat Havari, i cili u përdor si ben-[?] benzina për të provokuar konfliktin. Gjendja në Shkodër megjithatë mbetet e tensionuar për shkak të kokëfortësisë së Qeverisë për të dialoguar dhe për të zgjidhur konfliktin e provokuar prej saj me mjete paqësore. Ministri i shtetit, Kastrot Islami, dhe Ministri i Brendshëm së bashku me deputetë të papërgjegjshëm të kallashnikovëve kërkuan të penalizojnë opozitën duke e akuzuar atë si shkaktare të gjendjes që e provokuan vetë. Ata madje deklaruan se duhet zbatuar ligji, ndërkohë që ligjin e ka shkelur Mithat Havari me komentet e tij fyese, kërcënuese dhe irrituese për qytetarët e Shkodrës, e ka shkelur Ministri i Brendshëm që gjithë njerëzit që kundërshtojnë Klikën i quan kriminelë, e ka shkelur Qeveria që terrorizon opozitën dhe qytetarët me dhunën që ushtron çdo ditë ndaj tyre. Këto duhet të shkojnë para gjyqit dhe të përgjigjen për veprimet dhe deklaratat e tyre dhe jo qytetarët dhe opozita të cilat shmangën deri tani katastrofën dhe gjakderdhjen. Qetësia relative në Shkodër si pasojë e deklaratave jo të qarta të krerëve të Klikës për t'i thirrur gjendjes me dialog përbën një përqëndrim për stabilitetin e qytetit. Nëse Qeveria nuk heq dorë nga përpjekjet e saj për realizimin e plotë të skenarit destabilizues, atëherë gjendja vështirë se do të përmirësohet. Por më së shumti mund të thuhet se dëshmimi në çdo rast është në anën e Qeverisë, sepse qytetarët e Shkodrës, komunitetet fetare, pushteti lokal, forcat politike lokale dhe opozita demokratike, do të gjejnë skenarët destabilizues që ekzistojnë në kokat e qeveritarëve shqiptarë, të cilët tashmë janë vënë në shërbim të hakmarrjen primitive. Rasti i Shkodrës është në vazhdën e strategjisë së pushtetit për të destabilizuar vendin, për të mbajtur gjeneratat në terron e bandave që veprojnë dhe strukturave të tip policore, për të mbjellë frikën dhe paarkun kërcënear shqiptarë. Deklaratat e Gjinushit dhe provokimi i Shkodrës të ndodhur në të njëjtin hark kohor, tregojnë që kjo qeveri është e vendosur që të gjak deri në fund rebelimin e brendshëm me masën e kalua me banda dhe komitete që tashmë e ka konvertuar në Qeveri me polici. Sigurimi i Shtetit dhe dhuna ndaj opozitës e qytetarëve. Por përpjekje paqenësia në rrugë dhe protesta mbarehsion opozita ndaj saj për përkrahjen dhe qetësia a tyre për të kundërshtuar këtë regjim diktatorial, janë një shenjë e mirë të fillimit të Kikës është i shpejti reformimit zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Shkodra dhe mbarë Shqipëria u bënë këto ditë edhe njëherë dëshmi e intolerancës së Klikës, demagogisë së tyre dhe përpjekjeve për destabilizim të vendit.

Shteti ndërshkon median e pavarur

Juristi socialist Abdiu ka dënuar edhe me varje për shkak të mendimit të lirë Deputeti i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve, Fehmi Abdiu, kërkon mbylljen e mediave private Fehmi Abdiu, ka kërkuar mbylljen e tribunës së Parlamentit ... me shpejt të jetë e mundur. Të gjithë më parë ministri i Brendshëm ka atakuar shtypin e opozitës në njësitë e ndryshme ...

Mediat e pavarur

Juristi socialist Abdiu ka dënuar edhe me varje për shkak të mendimit të lirë Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, Fehmi Abdiu, ka kërkuar mbrëmë nga tribuna e Parlamentit, mbylljen e radiove dhe TV private në Shqipëri. Fehmi Abdiu, ka kërkuar mbrëmë nga tribuna e Parlamentit, mbylljen e radiove dhe TV private në Shqipëri. Gjatë një debati që zhvillohej në Parlament lidhur me ngjarjet e Shkodrës, deputeti Abdiu sulmoi në mënyrë permanente median e pavarur shqiptare. Ai e akuzoi atë si një nxitëse të trazirave në Shkodër dhe nxori nga xhepi një fletore ku ishin të cituara disa ligje që sipas tij nuk lejoheshin veprimtari të tilla. Mediat private gjatë këtyre ditëve kanë informuar në mënyrë të vazhdueshme rreth ngjarjeve në Shkodër duke eleminuar kështu informacionet dhe dezinformimet që vinin nga media shtetërore dhe ajo e “pavarur” e majtë. Po ashtu vetë kolegët e Abdiut kanë ndikuar sa më shumë që ambienti informativ në Tiranë të ndodet sa më shumë nëpërmjet dezinformimeve të medias shtetërore, me informacione të karakterit të luftës speciale. Deputeti socialist indirekt emëroi edhe radiot apo TV-të që duhej të mbylleshin sa më shpejt të jetë e mundur. Tre ditë për nxitje të trazirave ndërkohë që ende ai nuk ka marrë një vendim për largimin e drejtorit të policisë së Shkodrës, ndërsa nga oborri i komisariatit të Shkodrës është qëlluar mbi turmat e njerëzve. Dëshira e socialistëve shqiptarë që shtypit të lirë t'i mbyllet goja bën pjesë në morinë e veseve që ata kanë trashëguar nga monizmi. Pritet që sot të fillojë procesi politik ndaj mediave të pavarura në Tiranë dhe rreth. Opinioni gazetarsk e ka shikuar një kërkesë të tillë të juristit socialist Abdiu shumë të lehtë. Kjo për faktin se nga dora e këtij drejtuesi të rëndësishëm të Partisë Socialiste janë dalë edhe vendime me varje. Hera e fundit që dora e Abdiut ka nënshkruar për marrjen e jetës së opozitarëve është viti 1988 kur dënoi me varje poetin dhe antikomunistin nga Kukësi, Havzi Nela. Përpjekja e shtetit për të mbyllur median private paralajmëron destabilizim të mëtejshëm të vendit. S.N.

Radio "Kontakt" pa telefona

Shteti përdor censurën ndaj mediave në Tiranë Shteti ka bllokuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe pardjeshme të gjithë telefonat e Radio “Kontakt”, për shkak të transmetimit të drejtpërdrejtë të ngjarjeve në Shkodër. Kjo radio private është e vetmja ndër mediat private që ka arritur të përcjellë këto ngjarje nëpërmjet një ekipi gazetarësh, që cilët kanë raportuar direkt nga vendi i ngjarjes përgjatë gjithë ditëve të sulmit që shteti mbi Shkodrën. Informacioni real dhe nga të gjitha palët ka qenë arsyeja që ka irrituar SHIK-un dhe Ministrinë e Brendshme, të cilët nëpërmjet sistemit të tyre të përgjimit dhe kontrollit kanë arritur të bllokojnë komunikimin e kësaj radioje me qytetarët dhe korrespondentët e saj në Shkodër dhe në rreth të tjera. Po ashtu të njëjtin veprim kanë bërë edhe ndaj gazetës “Rilindja Demokratike” të cilës i janë mbyllur telefonat përgjatë tre ditëve të fundit me intervale të gjata kohe. Po ashtu mbrëmë deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve ka kërkuar mbylljen e radiove dhe TV private.

PS, pengesë për paqen në vend

Greva e të persektuarve në të gjithë Shqipërinë NE FAQEN 4 Partia Popullore Austriake dënon vrasjet politike ndaj opozitës LAJMËRIM Ditën e enjte, datë 22 Janar 1998, ora 12.00 në Qendrën Kulturore të Femrës lëvje-Tiranë (Pallati i Pioneerëve), zhvillohet aktiviz i zgjeruar i Partisë Demokratike, dega e Tiranës, me këtë rend dite: - Kriza e përgjithshme që ka përfshirë vendin dhe roli i PD-së në kapërcimin e saj. Ftohen të marrin pjesë kryetarë, sekretarë dhe anëtarë të kryesive të seksioneve si dhe kryesitë e grupseksioneve.

Ndërpriten transmetimet e “Zërit të Amerikës”

Mbrëmë me një urdhër nga lart janë ndërprerë edhe transmetimet e “Zërit të Amerikës” në shqip. Edicioni i lajmeve të orës 20.30 nuk është dëgjuar nga ndjekësit e valëve të kësaj radioje. Sapo ka filluar kronika nga situata në Shkodër transmetimi është ndërprerë dhe nuk janë lëshuar më. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me radion BBC, e cila ka mundur të transmetojë lirshëm versionin e saj për gjendjen në Shkodër dhe reagimin e politikës në Tiranë. Po kështu vepruan edhe radio ndaj radio “Kontakt” të cilës i janë ndërprerë telefonat e po ashtu edhe ndaj gazetës “RD”. Ndërkohë drejtuesit e lartë të PS-së kanë kërkuar mbylljen e të gjitha radiove dhe TV private.

Turqi - Shqipëri 1 - 4

Start i mrekullueshëm drejt finaleve të Europianit Rraklli 14’, 62’, Bushi 64’, Ogun 72’, Halili 87’ Fitorja e thellë e kombëtares shqiptare. Në Antalya të Turqisë ako ka zhvilluar mbrëmë një nga ndeshjet e saj më të bukura, me golit të Rrakllit 14’, 62’, Bushi ka zbritur në fushë me një nga formacionet më të mira të viteve të fundit. Dhjetë e të treguan një impjenim të jashtëzakonshëm, dhe një mendim tekniko-taktik mjaft të pjekur. Padyshim rezultati është i shkëlqyer për mundësitë dhe vlerat e lojës së futbollistëve turq, rezulatet e të cilëve në kampionatet europiane janë vlerësuar nga specialistët. Ishte e ndjeshme që të kujtonte vitet ’80, vite e arta të futbollit shqiptar, kur kombëtarja Rreli rivalizoi denjësisht për finalet e botërorit të Meksikës. Duke u nisur parashtet e eliminatoreve të Kampionatit Europian dhe vlerësimin e specialistëve për kombëtaren tonë ky është një start mjaft i mirë për futbollistët tanë. Loja në këtë miqësore drejt finaleve të Europianit Pjesa e dytë ka pothuajse të njëjtën pamje me të parën, me një organizim të mirë veçanërisht në mbrojtje dhe një qarkullim të mirë të topit në të gjithë sektorët e fushës. Futbollistët turq mundohen të organizohen me kova e tyre është mjaft e ngjashme dhe aspekt realizimi. Kështu vjen minuta e 62 dhe Rraklli shënon përsëri. Dukët se më në fund fitorja për ne është e pashmangshme dhe për të përfunduar me Bushi vulos golin e tretë dy minuta më vonë. Gjithçka ka marrë fund dhe as Ogun me golin e tij në minutën e 72 nuk mund të bëjë asgjë pasi është Halili që në minutën e 87 shënon golin e fundit dhe shpërthen në brohoritje. Edmond SHKALA

Foto: ARMANDO BABANI Nga grumbullimet e djeshme para Prefekturës së Shkodrës