07/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 shkurt 1998

Sot, miting në sheshin “Skënderbej”

Sot, me datë 7 shkurt 1998 në orën 12.00 formacioni politik “Bashkimi për Demokraci” organizon një miting në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të grevistëve të urisë të të përndjekurve politik. Jeta e tyre është në rrezik. Asnjë shqiptar të mos qëndrojë në shtëpi. Nesër është vonë. “BASHKIMI PËR DEMOKRACI”

Kinkel: Pa pajtim nuk ka ndihma

Prozhektorët e SHBA dhe të BE janë drejtuar mbi Kosovën

Qeveria që kthen emigrantët

Qeveria shqiptare pranoi dje me kënaqësi të dukshme kthimin e detyruar të refugjatëve shqiptarë nga Gjermania. Ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, me siguri që do të jetë çuditur kur nuk ka hasur asnjë lojë rezistence nga kryeministri shqiptar, Fatos Nano, dhe ministri Paskal Milo, për çështjen tepër delikate të refugjatëve shqiptarë në vendin e tij. Në konferencën e përbashkët të shtypit, që mbylli turnin ditorësh të shefit të diplomacisë gjermane në Shqipëri, u deklarua qartë se shqiptarët që banojnë prej kohësh në Gjermani do të kthehen së shpejti në vendin e tyre, sipas marrëveshjes së arritur me autoritetet e Tiranës. Por ndërsa zoti Kinkel u mundua të mos e paraqiste si dramatike këtë situatë të paqenë për më shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe për familjet e tyre këtu në Shqipëri, Paskal Milo nuk ndjente as përgjegjësinë më të vogël për këtë problem të ri që qeveria e tij po u krijon shtetasve të vet. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman theksoi se kthimi i refugjatëve shqiptarë nuk do të jetë i menjëhershëm, Milo i quajti delinkuentë të gjithë shqiptarët që do të nënshkruajnë [pjesa e mëtejshme e tekstit është prerë në skajin e imazhit]. t’i nënshtroheshin kthimit të detyruar nga Germania. Në kohën që zotin Kinkel theksonte se për Gjermaninë janë më shumë problem shqiptarët e Kosovës, për shkak të numrit të tyre të madh, se sa ata të Shqipërisë, ministri Milo me buzëqeshje prej Jude u shpreh me cinizëm se do të kthehen kriminelët. Çështja e kthimit të refugjatëve shqiptarë nga Gjermania ka shumë kohë që ka hyrë në axhendën e bisedimeve shqiptaro-gjermane, por kur në pushtet ishte Partia Demokratike, autoritetet e larta të shtetit shqiptar i kanë kërkuar me forcë Bonit që problemi i tyre të përfshihet në planin e ndihmave që Gjermania ka pasur për Shqipërinë. Është e rëndësishme të theksohet se kthimi në shtëpi i tyre atëherë, do të ishte shumë më pak i dhimbshëm se tani, sepse ata do të gjenin një Shqipëri normale në zhvillim, kurse tani do të kthehen në Shqipërinë e bandave të Fatos Nanos. Kthimi i detyruar i mijëra shqiptarëve me firmën e Nanos nuk është një plagë e madhe vetëm për të kthyerit, që tashmë janë integruar në botën gjermane dhe kanë parë në televizion tmerrët e Shqipërisë së rebelimit dhe postrebelimit të Fatos Nanos, Sahit Brokaj, Arben Malajt, Neritan Cekës dhe Skënder Gjinushit. Ai është një goditje e rëndë për dhjetëra e mijëra të tjerë që kanë jetuar me ndihmën e të afërmve të tyre që punonin në Gjermani. Disa muaj më parë qeveria e kësaj ishte në mënjërën më të pasurshme falin e refugjatëve të marsit të kaluar në Itali. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Roma filloi operacionin e kthimit të tyre dhe dhimbshëm për shqiptarët, i radhë e ndërpreu vetën pas thirrjeve të opozitës për Shënntesë e Ti, Papën Gjon Pali Dy dhe Komunitetin Ndërkombëtar. Lëhtësira me të cilën qeveria e koalicioni të majtë nënshkruan në dëm të qytetarëve shqiptarë është e paimagjinueshme. Peshën e rëndë të qeverisë së re e mbartin Fatos Nanos, po e mjenë jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që punojnë në vendet e tjera të BE-së. Në kohën që shumica e shqiptarëve janë gati që të kryejnë vendin e tyre të lirë për të kënaqur shpëtimin në tokë të huaj, qeveria e vetëshpallësve nisur nga kjo që ka mendonin të shfaroset çdo faremi i krishterë në pushtet. Astrit PATOZI

Kinkel - Berishës: Takohemi si miq të vjetër

PD në qeveri, paga më të larta

Berisha - Karamitro - Bode për një politikë pagash që luftojnë mjerimin Me një qeveri të PD-së, paga minimale në administratën publike mbi 10 mijë lekë të reja, ndërsa paga mesatare do të jetë 18-20 mijë lekë të reja. Minimumi jetik 6 mijë lekë të reja në muaj. Pensionet minimale 6 mijë lekë të reja në muaj. Rritja 30 për qind e pensioneve përfshirë edhe pensionet e larta. Po kështu edhe për pensionistët në fshat. Drejtësi, Rend dhe Dogana rritje 40-60 për qind. Arsimi, shëndetësi dhe kulturë, 40 për qind shtesë mbi pagën aktuale.

Kinkel - Berishës: Takohemi si miq të vjetër

Foto: Armando BABANI Berisha bisedon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Kinkel: Takohemi si miq të vjetër Foto: Armando BABANI. Berisha bisedon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Kinkel: Takohemi si miq të vjetër

Kinkel vlerëson vendimet e PD-së

Kinkel siguroi z. Berisha se nismat lokale nuk mund të parandalojnë angazhimin direkt të Gjermanisë dhe BE për zgjidhjen e problemit të Kosovës Berisha bisedon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Kinkel: Takohemi si miq të vjetër NE FAQEN 3

Plagoset rëndë gjimnazisti

Polici i kriminales qëllon mbi shkollarin FIER - Një gjimnazist u plagos rëndë dje në qytetin e Fierit dhe u dërgua menjëherë urgjent për në spitalin e Tiranës, për shkak të gjendjes së tij kritike. Burime nga Fieri bëjnë të ditur se Edin Hyshi ka marrë plagë të rënda, ndërkohë që nuk ka të dhëna të reja për shëndetin e tij. Gjithnjë sipas burimeve, viktima është qëlluar nga një punonjës i policisë kriminale të qytetit, i cili pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur. Polici Emilian Fetahu, i cili ka qëlluar disa herë me pistoletë, ka qenë ngarkuar për të ruajtur shkollën e mesme, ku mësonte Edioni, dhe nuk dihet motivi që e kanë shtyrë të kryejë krimin.

Fino “bekon” trafikun e vizave dhe kontrabandën

Fakte të reja që akuzojnë qeveritarët në trafIqet e paligjshme Rruga Qafë Thanë - Librazhd - Elbasan kontrollohet prej tyre Gjermania kërkon respektimin e opozitës Francke: Parlamenti të drejtohet nga njerëz normalë NE FAQEN 3

Kryetarët e partive lavdërojnë vetveten si ministra

Lajm i orës së fundit Pas takimit historik të programatik të kryeministrit Nano dhe drejtuesve të televizioneve, ku lajmët ministrat e kabinetit të tij për gjendjen e vendit, reaguan menjëherë partitë e koalicionit qeveritar. Neritan Ceka si kryetar i partisë AD deklaroi se para këtij takimi të shkelur punën e ministrave të Brendshëm dhe të rendit, si dhe falë kaluan, dështimi dhe ideje të reja, për zëvendësim apo dorëheqje. Skënder Gjinushi nga ana e tij kryetari i partisë Social Demokrate deklaroi se partia e tij e vogël punën shumë të mirë në kontrollin e mendimit të publikut dhe qëndrimit publik dhe vendosën marrëveshje për të mbështetur të qeverisë së re. Në Berishë i shtohej, përfundon deklaratën kryetari i PSD-së duke përmendur edhe udhëheqësit profesionalë e kopetentë të parlamentit shqiptar nga kryetari i tij? Vasil Melo konfirmon se një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë koalicionare është ministri i Shëndetësisë, e cila drejtohet me njëfarë përgjegjësie nga ministri. Në një prononcim të tij edhe kryetari i Partisë Agrare lavdëroi punën e mirë që bën ministri i Bujqësisë dhe i shprehu që i cili është krejtësisht për një vjet këtë deklaratë në bazë të shkencore.

Plagoset rëndë afaris­ti

Krisma pranë Ambasadës Amerikane Një afarist u godit mbrëmë me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gjendja e tij është tepër e rëndë. Ervin Gjec[i] u qëllua në errësirë rreth orës 20.00, nga njerëz me maska, në kohën që ishte duke përcjellë të fejuarën e tij për në shtëpi. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se krimi mund të ketë ndodhur për motive grabitjeje, por nuk përjashtohen dhe pistat e tjera. Viktima u cua menjëherë në spital, ndërkohë që vërasit u larguan si gjithmonë në drejtim të paditur. Krimet e natës në Tiranë po bëhen përherë e më të shpeshta, ndërkohë që policia pothuajse e ka humbur fare kontrollin në kryeqytet.

Grevistët kërkojnë ndihmën e OSBE-së

Ish-të përndjekurit të kërcënuar nga vdekja Protestë para Selisë së OSBE-së në Tiranë NE FAQEN 2

Abrogoni ligjin për sigurimsat

Shoqata Kombëtare e ish të përsekutuarve politikë antikomunistë u drejtohet Meidanit, Nanos dhe Gjinushit Në një letër që Kryesia e Shoqatës Kombëtare e ish të përsekutuarve politikë antikomunistë, u drejtohet Meidanit, Nanos dhe Gjinushit kërkon prej tyre ndërhyrjen urgjente për shpëtimin e jetës së grevistëve, që është në rrezik. Prononcimi juaj, thuhet në letër, do të tregojë se në kohëshien tuaj ka mbetur sadopak ndërgjegje qytetare. Abrogimi i amendamentit të ligjit për verifikimin e figurës dhe kthimi i tij në gjendjen e mëparshme do të tregojë përpara opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar përpjekjet tuaja për shkëputje nga ish-kriminalët e sigurimit dhe organet të tjera të diktaturës, të cilat janë rikthyer sot në strukturat e shtetit, përfundon letra e Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të ish-persekutuarve politikë antikomunistë.

ATSH dezinformon takimin Berisha-Kinkel

Majori i Sigurimit, Çupi vazhdon amoralitetin e tij Zëdhënësi i shtypit të PD-së hedh poshtë si trillim amoral të ATSH-së njoftimin e saj pas këtij takimi i jashtëm gjerman në takimin me ish-Presidentin shqiptar i tha: “Po bëjnë shumë gabime duke mbajtur qëndrime të tilla ndaj parlamentit dhe kushtetutës”. Ky trillim i denjë për lakejtë dhe sahatçapërit e qeverisë që po përpiqen të mbahen me mashtrime nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën. Në takim me ish-Presidentin ministri i Jashtëm gjerman i deklaroi atij se po takohen si miq, vlerësoi angazhimin e PD-së për të zbatuar rekomandimet e Trojkës sikundër vlerësoi qëndrimin e kryetarit të PD-së për të mos pranuar një rol fasade. Në bisedë pati mrekupimin të plotë, por fillimisht ATSH-së që drejtohet nga ish-majori i Sigurimit të Shtetit, Çupi, është dëshmitë e këtyre metodave të vjetra që përdor ky institucion për të dezinformuar opinionin publik.

Gjermania i kërkon qeverisë shqiptare dhe parlamentit të zbatojnë rekomandimet e Treshes Europiane