Komisioni "Makarti" mbron kriminelët
PS, forca e identifikuar me krimin. Komisioni Ngjela fsheh vrasësit që sot janë në pushtet
Kush janë disa prej deputetëve kriminelë të PS-së, dhe anëtarë të komisionit Ngjela
NE FAQEN 3
Spartak Ngjela doli dje në parlament për të bërë zëdhënësin e vrasësve dhe kriminelëve të vitit të kaluar, që e zhytën Shqipërinë në gjak, lotë dhe flakë, për t'u rikthyer në pushtet. Avokati foli për ngjarjet e marsit të vitit të kaluar, në emër të një komisioni, anëtarët e të cilit, në rast se Shqipëria do të drejtohej nga një shtet normal, duhet të kishin përfunduar me kohë pas hekurave të burgut, si përgjegjës direkt për dhjetëra krime, nga më të përbindshmet.
Do të mjaftonte ky fakt që askush të mos e merrte seriozisht "Makartin" shqiptar, që drejtohet nga Ngjela. Sepse askush në Shqipëri nuk mund të besojë në hetimet e një grupi njerëzish të inkriminuar, e cilët me siguri që gjatë hetimeve, kanë pasur kujdes që të zhdukin gjurmët e krimeve të veta apo të shokëve të tyre të armëve. Shqipëtarëve mjafton t'u përmendësh emrin e Maksim Hasanit, i njohur si një nga zjarrvënësit e Beratit, i cili edhe sot e kësaj dite streho[n?] në shtëpinë e tij të sëmurëkuruarit nga policia, dhe ata do të injorojnë gjithçka që thuhet në emër të tij. Gjeja më pak e rrezikshme e njohur për të është fakti që është i deklaruar si enverist dhe drejtues i Partisë Komuniste. Po kështu edhe për përfaqësuesin e 20 mijë dollarëve për atentatin e Skënderit, Spartak Braho, strehën e komitetit të bandave të Devollit, Arben Çilimi dhe të tjerë që plotësojnë numrin e komisionit të Ngjelës.
Nuk është aspak rastësi që dën[dë?sia më e madhe e parlamentarëve të inkriminuar drejtpërdrejt në ngjarjet e vitit të kaluar është në komisionin e Ngjelës. Përzgjedhja e tyre është bërë duke pasur parasysh plotësisht shkallën e inkriminimit, për shkak se shefat e tyre në administratë e antishtetërore, kanë dashur të jenë të garantuar për zhdukjen e të gjitha provave dokumentare, që kjo bandë parlamentarësh do të gjente nëpër zyra të shtetit.
Megjithëse shpesh herë gjatë rrëfimit të tij para parlamentit, zoti Ngjela i futi të tilla hollësi të vërteta, që mund t'i ketë kaluar pa dashje, menjëherë në përfundim të fjalës së tij nuk gjej pasojë fakti apo provë kundër opozitës së sotme, "analiza" e komisionit 'makarti' është e njollosur që në nisjen e saj. Në e dimë të gjallë yjen enverist të Hasanit i është dashur që të përdhosë të vdekurit duke i quajtur terroristë, introsigjencë etj.; të përdorë pa kursim nga maniak i terminologjisë gjuhëpërbirëson Spartak Ngjela, por kjo nuk ndryshon aspak shijen e farsës së djeshme të parlamentit të bandave dhe banditëve të Sepse, Ngjela dje ishte i barabartë mes të barabartëve me ata që vunë fitilat apo hoqën siguresat e bombave gjatë marsit të vitit të kaluar, pavarësisht ai vetë i të akuzuarve më së shumti i kishte gjetur noti Rognoni si tërësisht neutralë ku mund të fshihej në Tiranën e pasigurt.
E vërteta për ngjarjet që shkaktuan Shqipërisë kaos dhe shkaktuan mijra të vrarë e të plagosur do të dalë vetëm pasi parlamenti shqiptar të pastrohet nga kriminelët që vinë zyrën bashku e po e mbindeshin dhe pinë gjakun e policëve të vrarë mizorisht nga kriminelë që ishin po aq të lidhur me kabinetin. Për ndryshimin e kësaj të vërtete, duhet patjetër që nga skena politike shqiptare të largohen edhe marioneta të tipit Ngjela, të cilët dhe posa fitoi 06 Rognoni në kohën e krimeve të Nanos, Brokajt, Gjinushit, Malajt, Çollakut, Hasanit, Brahos etj, janë zhvendhur aq shumë për përdorimi i skifterëve sa të shkaktojnë lëv[r?]. Dhe kjo do të arrihet vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira.
Ekskluziviteti i transmetimit për televizionin shqiptar
Departamenti i Sigurisë Publike të PD-së disponon plot dokumenta për rebelimin
Zëdhënës i Partisë Demokratike njoftoi se Komisioni i së Vërtetës, i ngritur pranë Departamentit të Sigurisë Publike të PD gjatë këtyre muajve ka grumbulluar, klasifikuar dhe arkivuar një seri dosjesh me dokumente dhe fakte të publikuara ose jo nga mediat shqiptare dhe të huaja, materiale filmike dhe audiative me origjina të ndryshme. Komisioni do të kërkojë t'i bëjë publike këto dokumente nëpërmjet Radiotelevizionit Shqiptar, të cilit ky Komision dëshiron t'i japë ekskluzivitetin e transmetimit, me kusht që ai t'i transmetojë ato të plota, pa censurë dhe pa manipulime, në orët të preferuara nga teleshikuesit. Në të kundërt, Komisioni do t'i paraqesë ato në mediat shqiptare dhe të huaja.
“Duam paratë tona”, të dielën protesta
Kreditorët dje para VEFA-s: Pse fshihet fati i kompanive?
Lajmet mbi raportin e Deloitte & Touche nuk dalin jashtë murit qeveritar
Kreditorët dje para VEFA-s: Pse fshihet fati i kompanive?
“Duam paratë tona”, të dielën protesta
Lajmet mbi raportin e Deloitte & Touche nuk dalin jashtë murit qeveritar
NE FAQEN 5
Vetëm janari, 33% e inflacionit të '98
Departamenti i politikave ekonomike të PD-së paralajmëron inflacion të madh
Vetëm janari rezultoi 33% e inflacionit të parashikuar për fundin e 1998.
Inflacioni zyrtar i publikuar nga Instituti i Statistikës, pa botuar plotësisht e artikujve të shportës, me datë 10.02.1998, shënon një rritje të indeksit të çmimeve me 3.46 % kundrejt muajit dhjetor 1997.
Kjo shifër e publikuar për muajin janar ‘98 përbën 1/3 e shifrës zyrtare të inflacionit të parashikuar për fund-vitin e 1998. Pra kemi një fillim që dëshmon krizën e thellësisë të përmasimeve. Qeverisë Nano.
Departamenti i Politikave Ekonomike të Partisë Demokratike konsideron edhe këtë shifër të shmangur rezervë, kjo sepse të dhënat paraprake të këtij Departamenti, që do të bëhen publike së shpejti dëshmojnë për një rritje më të madhe, larg këtij realiteti.
Departamenti ynë pasi ka demonstruar me fakte, duke publikuar çmimet e falsifikuara të nivelit të inflacionit të vitit 1997, i cili arriti në 75 % dhe se u vuri regull Instituti i Statistikave vetëm 42 %, don të Insitucionin të rikthehet korrektësia profesionale i jepet seriozitetin i tij, si dhe të publikojë llojin e çmimeve të shportës dhe ndryshimet e tyre.
Departamenti rezervon të drejtën e kërkesës për ballafaqim publik me këtë Institut.
Nano refuzon dialogun
PD: Shkarkimi i Babos akti institucional kundër opozitës
NE FAQEN 3
Kontrolli i financave nuk ka mbaruar
Sqarim i Bordit të Disiplinimit Financiar të PD-së
Bordi i Disiplinimit Financiar i PD bën të ditur përmes zëdhënësit të Partisë Demokratike në një sqarim për shtyp:
"Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 29 qershorit, konstatoi një situatë financiare të trashëguar në nivelet më të këqija të mundshme.
Analiza e detajuar e keqpërdorimeve ose sjelljeve të kundra-ligjshme do të jenë objekt i diskutimit në Forumet qendrore të Partisë Demokratike. Për personat përgjegjës të shkeljeve financiare, Partia Demokratike nuk do të kursejë denoncimin e tyre dhe nuk do të komprometojë figurën e saj.
Aktualisht Bordi po vazhdon analizën e të gjithë situatës dhe do t'i bëjë këtë prezente Kryesisë së Partisë Demokratike. Asnjë nga anëtarët e Bordit nuk ka përkrahur përgjegjës për situatën, është kryesia e Partisë Demokratike, autoriteti që do të prononcohet për përgjegjësitë individuale"
Policia fsheh 13 maune kontrabandë
Janë fshehur 13 maune me mallra ushqimore kontrabandë nga policia e Elbasanit pas kapjes së tyre. Askush në drejtorinë e Elbasanit nuk është në gjendje të japë përgjegjësi se ku kanë përfunduar 13 maunet kontrabandë pas bllokimit të tyre. Ky nuk është rasti i parë që policia fsheh mallrat kontrabandë të bllokuara. Ndërhyrjet e qeveritarëve për bllokimin e mallrave kontrabandë është bërë një gjë e përditshme në komisariatet e policisë. Këto të fundit për mbushur kronikat televizive bllokojnë ndonjë automjet pa targa apo ndonjë prishës pazari që nuk ka lidhje me krerët e shtetit. Para dy ditësh, konfirmon një burim policor janë ndaluar nga forcat e policisë së Drejtorisë së Elbasanit 13 maune me ushqime kontrabandë.
Ishte hera e parë, thekson ky burim, që kjo polici arrin të kapë një sas kaq të madhe kontrabandë. Kapja e këtyre mauneve ka shënuar njëkohësisht suksesin më të madh që idealizohet punës së drejtorit të ri, Agron Nano.
Por, pas kapjes së këtyre mauneve as një informacion zyrtar nuk sqaron nëse ngarkesa e tyre ka qenë e dokumentuar, e zhdoganuar dhe c'sasi malli ka patur. Bllokimi i mauneve është bërë natën në mjediset e një parkingu, nën vëzhgimin e rreptë policor.
"Bardhja e ditës ka firmuar maunet dhe për ta zhbuluar si vërtetësinë embetjen e jetimit. Në fillim maunet janë ndaluar nga policia për mungesë dokumentacioni pranë pas. Janë kontrolluar me pas të klima mallrat, që rezultonin pa vulën përkatëse. Por, për to është thënë vetëm kaq e tyre se ku kanë përfunduar se askush se ka marrë vesh. Burime në prokurorinë e Përgjithshme thanë se si rezultat i kësaj kontrabande fitimi është përafër. Pas këtij rasti kaq të madh maunesh, ka qënë rasti i Vilepojës ku u kapën dy maune me cigare kontrabandë. Atëherë u zbuluan dhe u vendosën në tre pozet rezervë të shtetit në Lunder. Por, edhe në këto depo edhe pse ruhen me roje të përforcuara, policore e ushtarake ka pasur raste kur janë sulmuar. Ndërsa fakti i 13 mauneve me ushqime të bllokuara në Elbasan nuk është i tillë. Ato nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe policia ka fshehur të gjithë dokumentacionin e bllokimit.
A. SELA
Meidani të bindë Kryeministrin e tij
Zëdhënësi i PD-së mbi dialogun pozitë - opozitë
Duke komentuar shkrimet e disa gazetave për një iniciativë të Presidentit Meidani për të organizuar takimin mes liderit të opozitës Prof. Dr. Sali Berisha dhe Kryeministrit Nano, zëdhënësi i Partisë Demokratike sqaron se:
Lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha nuk e ka anuluar ftesën e tij për debat me Kryeministrin Nano, ndaj debatit si i përket zotit Meidani të bindë Kryeministrin e tij për të marrë pjesë në debatin televiziv.
Shteti pengon asistencën
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Bashkia e gatshme për të ndihmuar të varfërit
Shteti pengon asistencën
NE FAQEN 5
Përpali paditet në gjykatë
Ka shkelur ligjin për pushtetin lokal
NE FAQEN 2
Konfiskohen 100 kilogram drogë
Trafik i paligjshëm në kufijtë shqiptarë
NE FAQEN 4
Pritet reagimi i ashpër ndërkombëtar ndaj qeverisë
OSBE në Korçë pas shkarkimit të paligjshëm të Babos
NE FAQEN 3