Tritol në bashkinë e Gjirokastrës
Opozita nën terrorin e policisë së Çekës
NE FAQEN 5
Policia sulmon gazetën “Bulevard”
Sërish dhunë policore mbi fjalën e lirë
NE FAQEN 5
Thika dhe leva për lexuesit e “RD”
Athinë. Terroristët e kuq kundër shtypit të djathtë
NE FAQEN 5
Policia tentoi të vriste Hajdarin
Shteti i bandave shkallëzon terrorin mbi opozitën. Ndriçohet e vërteta për likuidimin fizik të deputetit të PD. Pritat e Lezhës dhe të Milotit u drejtuan nga Tirana. Nano dhe Çeka, të inkriminuar
Ndalohen në mënyrë të paligjshme dhe torturohen në qeli aktivistët e Partisë Demokratike. Rikthehet skema e “armëve në kishë”. Gjykata e Kurbinit mohon lajmet për vendosjen e masës së arrestit për aktivistët e PD-së. Në Gjirokastër sajohet “Rajsh-tagu” për drejtuesit lokalë të PD-së. Havari, provokator i ulët në stadiumin e Shkodrës
Shteti u çmend
Shteti shqiptar është çmendur. Pra nuk është çmendur vetëm Ministri i Brendshëm Çeka por edhe ministra të tjerë.
Nuk është çmendur vetëm Fatos Klosi, por edhe kryeministri Fatos Nano. Çmenduria e shtetit është drejtuar kundër opozitës, likuidimit konstant të saj dhe në krimin e Shqipërisë së vitit 1947, pa opozitë dhe pa opozitarë. Është rasti i tretë i tentativës për likuidimin fizik të liderit të djathtë Azem Hajdari, ndërsa po funksionon tani pa asnjë vështirësi mekanizmi i vjetër i Sigurimit të Shtetit. Gjeneralët e Hoxhës janë kthyer në gjeneralë të Çekës dhe ashtu si dhjetë vjet më parë ndërtojnë dhe zbatojnë skenare të llojit “armët në kishë” apo “Raishtagut” shqiptar. Ndërsa prokurori i ngjarjes deklaron në TV se nuk është gjetur asnjë armë në makinat që shoqëronin Hajdarin, Ministri i Brendshëm Çeka, sëbashku me tre provokatorë të tjerë flasin për të kundërtën. Pak orë më pas incidenti në Milot, forcat e policisë dhe të SHIK-ut, të cilat tani drejtohen nga sigurimsat e komunizmit vendosën një bombë në Bash- Bashkinë e qytetit të Gjirokastrës. Askush nga banorët e këtij qyteti nuk beson se ka pasur dikush tjetër mundësi të vendosë eksploziv në një godinë që ruhet me performime nga policia përveç vetë policisë dhe sigurimit. Ashtu si në procesin e Raishtagut prokuroria thërret në pyetje dy prej anëtarëve të kryesisë së PD në Gjirokastër. Një prokuror me emrin Arben Pasha, që firmoste letra sëbashku me Gjolek Malajn, gjatë ditëve të rebelimit dhe i nisi për në Tiranë i ka kërkuar policisë që të godasin demokratët. Brenda dy ditësh banditët e ardhur në pushtet kanë zënë vendin e bandave të rrugës, vendin e maskave që grabisin njerëzit e pafajshëm dhe janë sulur kundër opozitës. Një skenar i madh është përgatitur në kokat e errëta të pushtetit bandit për të shuar edhe fjalën e fundit të lirë. Rreth 14 aktivistë të PD-së, mes tyre edhe Ali Kazazi, ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e Pajtim Kombëtar, janë i vjuar nga diktatura komuniste ndodhen në qeli e burgjeve. Shteti u ka mohuar avokatinë. Një mardhë kriminalesh, hajdutësh ordinerë, njerëz analfabetë, të mbledhur nga qyqet e gjithë vendit, ashtu si në vitin ’45, janë sot rreziku i madh për demokracinë shqiptare. Tani nuk flitet më për shtet. Tani flitet për një bandë të madhe që ka zyra, mak-ina, që disponon paret e njerëzve me të cilat kërkon të shuajë opozitën. Përgjegjta e këtij terreni ka filluar me kohë. Që në gusht Ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, e ekzekutoi PD si një parti të amatosur. Pak ditë më pas, u godit me pesë plumba proemë Parlamentit, deputeti demokrat Azem Hajdari. Ngjarjet rrjedhën në një mënyrë të tillë sa gjaku i demokratëve mbushi përsëri, por tani në Tropojë. Tre demokratë vriten nga shteti. Më pas kryeministri shqiptar deklaron se PD është një grupim terrorist politik. Ministri Ceka pas hordhive e për liruar tashtme liderin e dhjetorit Azem Hajdari. Kur plani dështoi arreston 14 persona, shumica aktivistë të vendosur të PD-së. Një ditë më vonë qeveria vendos rikthimin e Raishtagut, por tani në Gjirokastër. Mbrëmë Parlamenti shqiptar leshoi sinjalet e heqjes së imunitetit të deputetëve të PD-së. Parlamenti i pranueshëm për momentin po bëhet i pa-pranueshëm as për një minutë. Askush nuk mund më në këtë pushtet, që nuk ka as Parlament, as polici, por vetëm banditë dhe banda hajdutësh dhe kriminale, uzurpatorë. Shteti është në ditët e nervit të tij.
Shteti po burgos opozitën
Partitë opozitare dënojnë sulmin ndaj deputetit Hajdari dhe shoqëruesve të tij
Zyrat kriminale të shtetit vetëdenoncohen para opinionit. Pesë policë japin pesë variante
Deklaratë e deputetit Azem Hajdari, Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes në Kuvendin Popullor
Të shkarkohen Ceka dhe Klosi
Policia masakron dhe zhduk kreditorët
Qindra kreditorë protestojnë përpara kryeministrisë: “Qeveri paret tona i ke ti”
NE FAQEN 6
Ekonomi, bashkëautore e supermashtrimit qeveritar
Drejtoresha e INSTAT-it kërkon të motivojë shifrat e rreme të fshehjes së inflacionit
Drejtoresha e INSTAT-it, Milva Konomi, tregoi dje në ekranin e TV-së së Mazit se ka pjesën e vet në mashtrimin qeveritar për fshehjes së inflacionit, akt që synon ta çojë ekonominë shqiptare drejt humnerës për të zgjatur agoninë e pushtetit të Fatos Nanos.
Duke dashur të mbrojë perfundimet e trushpime të institucioneve të saj, ajo tregoi se është bashkëautore me Nanon, Malajn, Finon, Pashkon e qeveritarët e tjerë, për grabitjen e mbi 45 miliardë lekëve, kursime të shqiptarëve, nga fshehja e inflacionit. Kjo zonjë e ndëruar, të cilës iu deshën më shumë se dy javë kohë për të reaguar, në rast se do t’i kishte mbetur një grimë ndershmërie profesionale, do të kishte publikuar edhe listën e rritjes së çmimeve, ashtu siç bëri Instituti i Studimit të Ekonomisë në Tranzicion, i cili zbuloi shifrat e rreme të qeverisë, të dala nga zyrat e INSTAT-it.
Po ajo nuk mund ta bënte dot atë, pasi do të dilte blof mashtrimi qeveritar, pjesë në të cilin ka edhe ajo vetë. Drejtoresha e Institutit të Statistikës tregoi dje se është bashkëautore e mashtrimit të madh të fshehjes së inflacionit, njësoj si ata që e kanë urdhëruar atë. Ajo provoi dje se është një vegël e mjerë e qeveritarëve në mashtrimin e paskrupullt, që do të sjellë pasoja tepër të rënda për qytetarët shqiptarë.
Vlonjatët marrin paratë e VEFA-s
Shteti shpërndan depozitat e Kompanisë pa dijeninë e Alimucajt. Fajdet kthehen vetëm në qytetin e ministrave
NE FAQEN 6
Shteti shpërndan depozitat e Kompanisë pa dijeninë e Alimucajt. Fajdet kthehen vetëm në qytetin e ministrave
Vlonjatët marrin paratë e VEFA-s
NE FAQEN 6
Deputeti Hajdari me të birin, në makinën e bllokuar në pritën policore të Milotit. Terroristëve të Nanos dhe të Cekës i duhej edhe jeta e Kirit 13-vjeçar, i cili ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike, për shkak të asaj që ndodhi natën e së shtunës