Sot, më datë 20 shkurt 1998, ora 12.00 në sheshin “Skënderbej”, Bashkimi për Demokraci do të organizojë një tubim paqësor.
Dita e rënies së simboleve të diktaturës komuniste.
Qytetarë të Tiranës! Diktatura po rivendoset! Të gjithë në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të demokracisë dhe kundër kësaj faqekeqësie kombëtare!
BASHKIMI PËR DEMOKRACI
Pagat rrisin prapë çmimet
Bankat presin para të reja për të paguar rritjen e rrogave
NË FAQEN 5
20 të burgosur në grevë urie
Të dënuarit kërkojnë ekstradimin nga Greqia
NË FAQEN 4
Masakrohet ish - shefi i krimeve
Rikthehet koha e torturave në burgje. Xhelatët rrahin barbarisht në qeli Gjergj Dedën. Ishte arrestuar me urdhër të Cekës dhe të Havarit sepse kishte denoncuar dhe luftuar kontrabandën
Në sheshe si shtatë vjet më parë
Shtatë vjet më parë shqiptarët tregonin zvarrë nëpër rrugët e Tiranës bustin e rrëzuar të diktatorit, duke paralajmëruar fundin e shpejtë të regjimit më të egër komunist të Europës Lindore.
Është vërtet e dhimbshme të konstatosh se pas shtatë vjetësh, në Shqipëri po ngrihen me shpejtësi simbolet e reja të neodiktaturës, të cilat po kërcënojnë që të zhytysin vendin në një humnerë tjetër si ajo e pesëdhjetë viteve komunizëm. Tranzicioni politik dhe ekonomik i Shqipërisë u ndërpre barbarisht nga rebelimi i armatosur i vitit të kaluar, i cili përveç mijëra të vrarëve, djegieve e shkatërrimeve, zymtoi shpresat për rimëkëmbjen e vendit. Në këto 7 vjet, në shumicën e rasteve me ura zjarri nëpër duar ishin drejtuesit më të lartë të shtetit të sotëm.
Në përvjetorin e zvarritjes së bustit të Hoxhës në bronzit e qindra e mijëra protestuesve të asaj kohe, në Shqipëri po rikthehen burgjet politike dhe represioni deri në likuidim fizik të kundërshtarëve politikë. Nisja si në vitin 1945, kur u ekzekutua grupi i deputetëve, pasardhësit e Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Josif Pashkos, po zbulojnë “bandat terroriste” të opozitës.
Parlamenti që mban ende ere barot, që nga viti i kaluar, për shkak se shumica e deputetëve të koalicionit qeveritar kanë luftuar personalisht me armë në dorë për të ardhur në pushtet, po kërkon burgosjen e liderit të opozitës, Azem Hajdari, i cili shtatë vjet më parë ishte në krye të turmës që përmbysi diktaturën. Pasi e gëlltiti veten me pesë plumba, duke shënuar rastin unik në botë kur një deputet vritet brenda në parlament nga njëri koleg i tij, syqelët që i kanë fituar votat me kallash, po kërkojnë burgosjen e opozitës, por edhe goditjen e kushtetutës së pashkruar të Dhjetorit, e cila u prish ende qeveria Nanos, Gjinushit, Meidanit e të tjerëve.
Në më pak se një vit pushtetit të përgjakur të Fatos Nanos dhe opozita është vrarë, burgosur dhe terrorizuar në parlament, në rrugë e kudo. Të vërtetë që nuk janë prekur nga kjo histori barbare janë ata politikanë, të cilët ose nuk kanë qenë kurrë në opozitë, për shkak të karakterit të tyre, ose të tjerët, që janë emëruar të tillë nga pushteti, të cilët në shumicën e rasteve janë mbeturina apo fundërrina të Partisë Demokrate. Por ajo që është më kërcënuese është fakti se në Shqipëri po institucionalizohet një shtet kleptokrat, që po kërkon të institucionalizojë policinë politike si mjetin e vetëm për konsolidimin e pushtetit të tij. Në kohën që deputetët e opozitës dhe aktivistët e saj sulmohen me armë nga ata që duhet t’u ruanin rendin publik dhe pastaj me imitim të keqja të skenave të “arratisjes” nga kishat në vitet 1945 - 1950, ata akuzohen si terroristë, kjo do të thotë se qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, nuk duhet të ruhen asnjë nga banditët e rasteve më të rrugës, sesa nga ata që sulmojnë shtetin.
Bëni tani vetëm dhunë me qindra pro-va në Tiranë, Ceka, Gjinushi dhe të tjerë kanë thirrur nëpër armë dhe kanë veshur me uniformë përbindësh dhe vrasës gjakftohtë, të cilët akuzohen dhe dyshime krime gati të kaluar dhe përhapura. Bota nuk i ka kuptuar ngjarjet, por i kanë provuar aftësitë e tyre në Tiranë, Patos, Tropojë, Laç, Milot, Librazhd, Fier e gjetkë, dhe jo vetëm kundër ...
(Mbni në faqen 2)
Të gjithë me ne kundër nanokraturës
Hajdari: Jeni të paligjshëm
Deputeti Azem Hajdari i përgjigjet kërkesës së Komisionit të Mandateve dhe të Rregullores
Nuk më impresionon fare qeveria kuislinge e Fatos Nanos, as prokurori anemik i përgjithshëm, vasal i kësaj qeverie dhe jo i ligjit. Jam gati ta provoj në çfarëdo rrethane deri në legjitimitetin tim, të partisë time, të ideve të mia dhe të shoqërueseve që kisha me vete
NË FAQEN 3
Xhuveli dështon në Romë
Anullohet projekti IFAD-3
Nuk bëhet fjalë për fillimin e projektit IFAD-3 që sipas bisedimeve me qeverinë Meksi do të shtrinte investimet në rrethet Librazhd, Gramsh, Skrapar, Mallakastër, Tepelenë, Vlorë, Delvinë
NË FAQEN 5
Kërkohet dorëheqja e komisarit të Cekës
Provohet skandali “Nano 3”. Vehbiu: Janë vjedhur ndihmat italiane për burgjet shqiptare
Kondi zhduk dokumentat për 173 koli ndihma
NË FAQEN 2
Kurbini në protestë të fuqishme kundër terrorit shtetëror
Kërkohet dorëheqja e komisarit të Cekës
Dënohet rrethimi policor i deputetit Azem Hajdari dhe transferimi i çështjes penale në Tiranë duke injoruar organet e drejtësisë së Kurbinit ku ka ndodhur incidenti
NË FAQEN 2
Organi i presidentit
Lajm i orës së fundit
Sipas të dhënave tepër të sigurta, kryetari i SHIK-ut protestoi mbiemrin tek presidenti i Republikës kundër ko-misionit Bezhani, pas deklarimit të këtij të fundit për verifikimin e figurës së pushtetit të SHIK-ut.
“Në golë se kemi vendosur të verifikojmë punonjësit e sigurimit që punojnë mbi qytetarët po jo hapësirë që të shohim e të mësojmë se çfarë ka bërë e ç’ka me pakëz kemi punuar në atë organ” – deklaroi kryetari i SHIK-ut.
“Atëherë ju mbetet ta shkrini fare organin tim” përfundoi kryetari i SHIK-ut.
“Nuk merrem me organin tuaj, se nuk më del koha të merrem me të gjithë”, – është përgjigjur presidenti pa saktësuar se për ç’organ e kishte fjalën. Pritet sqarimi i kryeministrit për këtë takim.
MAPE: Ceka ka gënjyer
Ministri i Brendshëm mashtron hapur përmes TV për ngjarjen e Milotit
“Ne nuk kemi qenë prezent në ‘operacionin’ e policisë së Cekës”
NË FAQEN 2
Mafia politike po drejton Shqipërinë
Berisha: “Terrori shtetëror ndaj opozitës do të dështojë”
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të diskutojë sot mbi zhvillimet e njëjta evropiane, terrorin shtetëror mbi opozitën si dhe qëndrimin ndaj dhunimit të pushtetit lokal. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, premtoi dje gjatë një konference shtypi për një takim të përbashkët të Këshillit Kombëtar për hartimin e një platforme qendrore ndaj dhunës dhe krimit shtetëror, që soll më shumë se kurre rrezikon me likuidim të plotë opozitën shqiptare.
NË FAQEN 3
Tsatsos: Kushtetuta, jo çështje partiake
Kryetari i PD-së priti konstitucionalistin grek Tsatsos. Berisha: Kushtetuta, proces kompromisi që duhet t’i bashkojë dhe jo t’i ndajë njerëzit
Kryetari i PD-së, Berisha, priti dje konstitucionalistin e shquar grek, zotin Tsatsos, me të cilin diskutuan për problemet dhe lemet e kushtetutës.
Zoti Tsatsos në këtë takim u interesua të dijë mendimin e zotit Berisha për procesin e kushtetutës.
Kryetari i PD-së, zoti Berisha, pasi shprehu kënaqësinë që priste një konstitucionalist të shquar grek si profesorin Tsatsos, theksoi se në procesin e kushtetutës, kemi të bëjmë me dy koncepte.
“Koncepti ynë - tha Berisha kërkon që kushtetuta të jetë një proces kompromisi që duhet t’i bashkojë dhe jo t’i ndajë njerëzit. Kurse koalicioni qeveritar e ka shpallur kushtetutën si një pasaportë qeveritare, gjë për të cilën është e vështirë të gjendet një opozitë që të pajtohet për të”.
Më tej zoti Berisha theksoi se do t’i kontribuojë dialogut kushtetues, prandaj të dy palët duhet të diskutojnë përbërja e komisionit, procedurat dhe afatet e miratimit të kushtetutës.
Konstitucionalisti Tsatsos u interesua në detaje për format e kompromisit për kushtetutën. Ai vlerësoi politikanët të pranishëm pikëpamjet e zotit Berisha në këtë drejtim. Ai u shpreh se kushtetuta nuk mund të jetë një çështje partiake, por një kompromis dhe angazhim i opozitës dhe i krejt popullit të saj.
Fotografi e Sali Berishës dhe të pranishmëve në konferencë.