25/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 shkurt 1998

Vranicki: Nano ka mashtruar

Parlamenti shqiptar harron Shkodrën dhe shkrin Gjykatën Kushtetuese. Turp tjetër i deputetëve dhe qeverisë së kallashnikovëve Ish - kancelari austriak i shqetësuar për deformimet që i ka bërë kryeministri shqiptar Ish-kancelari Vranicki ka përgënjeshtruar dje Nanon lidhur me një deklaratë të paturpshme të tij ku deformonte themelësisht një bisedë telefonike që kryeministri shqiptar kishte bërë me autoritetin e lartë austriak. Është e çuditshme për çdo politikan europian që fill pas një deklarimi për një ngjarje i duhet që një ditë më pas të verifikojë tërë thëniet e tij nëpërmjet një deklarate të dytë. Ky fenomen është përsëritur pas të gjitha bisedave telefonike që ka bërë kryeministri shqiptar me politikanë të ndryshëm. Në një letër për Berishën, ish-kancelari austriak thotë shumë gjëra por në asnjë rast ato që kanë përsëritur tellallët e Nanos në median shqiptare dhe shtypin e majtë. Ajo çfarë është nënteksti i kësaj letre, përbëhet nga dhimbja njerëzore e Vranickit për kryeministrin shqiptar që i duhet të gënjejë kaq shumë për shkak të mankancave të tij. PD fill pas deklarimit të kryeministrit i cili kishte vënë në gojën e Vranickit fjalorin e varfër dhe të pacipë të Neritan Cekës, natyrshëm kërkoi sq arime pranë zyrës së tij në Vjenë. Kjo jo aq për interes të PD-së por më shumë për hir të respektit që duhet të kenë shqiptarët për njerëzit që gjithsesi në mënyrën e tyre janë intelektualë, por më shumë për arsye morale. Përderisa PD ishte ankuar për deformimet zyra e shtypit e kryeministrit nuk kishte asnjë të drejtë të bënte një koment të tillë. Edhe vetë Vranicki nuk kishte asnjë arsye të shkruante letrën për Berishën një ditë pas telefonatës me Nanon, nëse ky i fundit nuk do të kishte gënjyer. Gënjeshtra ka qenë aq e madhe dhe e dëmshme sa ish-kancelari austriak e ka parë majft të arsyeshme të shkruajë një letër shumë të gjatë për Berishën, disa herë më shumë se fjalë se sa vetë biseda me Nanon. Vranicki e fillon letrën e tij për Berishën me fjalët se nuk kam asnjë të drejtë të fajësoj dikë në mënyrë specifike për ato çfarë ndodhën në Shkodër. Pra ka një ndryshim thelbësor në atë që deklaroi Nano një natë më parë. Edhe në disa paragrafë të tjera Vranicki përgënjeshtron plotësisht shprehjet e Nanos duke shprehur konsideratat e tij si për Berishën ashtu edhe për PD-në. Ndërkohë që ai përsërit kërkesën e tij për t’u futur në Parlament, gjë që më përsëri nuk bën ... Shkodrën e dogjën sigurimsat

Avokatët ndalohen të takojnë klientët

Sot në Apel gjyqi ndaj 6 të burgosurve për motive politike Policia nuk ka lejuar dje avokatët e 6 të ndaluarve për motive politike që të takojnë klientët e tyre në Durrës. Avokatët shkuan dje në Durrës për të takuar klientët e tyre, por autoritetet e policisë nuk i lejuan ato të kontaktonin me klientët e tyre që mbrojnë. Gjashtë prej të ndaluarve për motive politike sot do të jenë në Gjykatën e Apelit për t’u rivlerësuar masat e sigurisë, pas ankim it të Prokurorisë së Përgjithshme për vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Njëri prej avokatëve që mbron të arrestuarit politikë u shpreh dje shumë i shqetësuar për këtë shkelje flagrante të ligjit nga policia. Ai tha se: “Kjo është shkelje flagrante e ligjit aq më tepër që të mërkurën do të bëhet edhe rivlerësimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit”. Avokati tha se një ditë para gjyqit, ndalimi për të takuar klientët e tij tregon se akuzat e montuara dhe të pabazuara në dosjet e klientëve të tyre janë parapërgatitur e një vendimi të paracaktuar të marrë pa bazueshmëri juridike, por me ndikime të tjera. Ndërkohë burime të prokurorisë bëjnë të ditur se në dosjen e të 14 të arrestuarve janë shtuar aku zat. Ata tashmë akuzohen edhe për ngjarjet e Shkodrës dhe për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në veri të vendit. Mësohet gjithashtu se grupit të katërmbëdhjetësh do t’i shtohet edhe dita 13 - vjeçari i Azem Hajdarit po me të njëjtat akuza. Nuk dihet nëse për 13 - vjeçarin është shpallur kërkimi dhe mandati arresti. Policia e motivon ndalimin absurd të takimit të djeshëm të avokatëve me arsyetimin se është gjendje gadishmërie, duke treguar në këtë mënyrë se sa e papërgjegjshme dhe politike është institucioni i policisë shqiptare e cila është kthyer në polici politike të Fatos Nanos dhe Neritan Cekës. Fati i të ndaluarve për motive politike nuk dihet, ndërkohë që këmbëngulja e avokatëve të tyre ka shkuar kot. Sot në Gjykatën e Apelit në orën 9.00 fillon farsa gjyqësore politike kundër 6 prej të ndaluarve për motive politike, anëtarë dhe aktivistë të PD-së.

Shkodrën e dogjën sigurimsat

Bare përgënjeshtron Cekën

“Jam i habitur si një komisariat me 800 police u është dorëzuar 30 vetëve të armatosur” “As që mund të bëhet fjalë për një pjesëmarrje malezash në ngjarjet e Shkodrës”, tha zv.ministri dhe drejtori i policisë Sokol Bare, para gazetarëve në Shkodër duke mohuar deklaratën e ministrit Ceka të bërë në mbrëmjen e së dielës. “Banda që sulmoi komisariatin e policisë nuk ka qenë më e madhe se prej 80 vetash bashkë me të burgosurit e liruar, shumica të arrestuar për krime është shprehur zoti Bare, i cili ka shprehur çuditjen e tij sesi një komisariat me një efektiv prej 800 vetësh dhe në gatishmëri Nr.1 të dorëzohet në më pak se 10 minuta. Pasi deklaroi që çdo gjë është nën kontroll që nga hyrja e trupave speciale në Shkodër, Bare nuk iu përgjigj pyetjes mbi luftimet e së hënës të orës 22.00 në lagjen “Parrucë” dhe “Perash”. Ai nuk pranoi të komentonte fjalët e prefektit Laçaj në radion lokale ku është shprehur se i ka kërkuar dy herë ndihmë Këshillit të Mbrojtjes së republikës, por s’ka marrë përgjigje, gjë që e ka shtyrë të kërkojë vetë shkodranëve që ta ruajnë qytetin e tyre. Zv/ministri e ka mbyllur takimin e tij me gazetarët duke thënë se do të ndalonte gjithashtu edhe policët që kanë lëshuar pa rezistencë komisariatin duke i quajtur edhe ata si shkaktarë të këtyre ngjarjeve për lëshimin e detyrës.

Berisha: Qeveria po thyen kushtet e trojkës

Kryetari i PD-së, mbi deklaratën e trojkës në gojë Cekës, natyrshëm kërkoi sqarime mënyrën e tyre janë interesuar për Shqipërinë. Si ndodh me evropianët realë Vranicki është habitur me sentencat e kryeministrit të rebelimit dhe është detyruar të shkruajë një letër të gjatë me besimin se Fatos Nano do të jetë i pafuqishëm të ndërtojë fraza të tjera mbi këtë shpërdorim. Por mbrëmë TV dha një koment para leximit të letrës që më në fund ishte përkthyer saktë edhe nga këshilltarët e Nanos. Njerëzit që kanë shkruar letrat e të huajve në Shkodër e mbrëmë kanë thënë sërish asaj së keqes duke e fajësuar dikë në mënyrë specifike për ato frazë që deklaroi Nano në një matje para. e Nanos duke shpërthur në Parlament, gjë mjaft e njohur për PD-në dhe që nuk është mbajtur asnjëherë sekret nga Berisha dhe media qoftë shtetërore e qoftë ajo e pavarur. Përfundimisht është vështirë të besosh telefon të kryeministrit shqiptar. Ai është përgënjeshtruar disa herë. Nuk mund të jemi aq të sigurt se një vë i tillë i vjen kryeministrit nga ambiente jo aq serioze që ai ka pasur rastin t’i frekuentojë. S.N.

Vjollca Vokshi në gjyq

Kryeministri kërkon burgosjen e fjalës së lirë Qeveria hedh në gjyq gazetaren e radios “Kontakt” Vjollca Vokshi. Burime të afërta me kryeministrin thanë për “RD” se Nano ka urdhëruar padinë ndaj gazetares së njohur dhe tashmë kërkesa ka mbërritur në prokurori. Gjithnjë sipas burimit, gazetarja akuzohet se transmetimin e ngjarjeve të Shkodrës ka pasur pasaktësi. Paditja e Vokshit nga qeveria me urdhër të Fatos Nanos vjen pas bastisjes së radios “Kontakt” natën e së dielës së kaluar nga një grup policësh dhe shkakësish të cilët kërkuan të arrestonin drejtorin e saj, Alfons Zeneli. Redaksia e “Kontakt” u dhunua në akuzen më absurde në botë, se kishte transmetuar lajmin për trazirat në Shkodër. E gjithë kjo histori duket si një hakmarrje primitive e kryeministrit ndaj fjalës së lirë, ku është zgjedhur një gazetare e njohur për t’u goditur. Në kohën që pushtetarët dhe shtypi qeveritar po brohorasin ende për abrogimin e ligjit të vjetër për shtypin, duke e komentuar këtë si një fitore të madhe për fjalën e lirë, janë vrarë, plagosur, dhunuar dhe paditur në gjyq mjaft gazetarë opozitarë. Qeveria aktuale ka adoptuar për gazetat të njëjtën strategji të likujdimit të kundërshtarit politik, që ka aplikuar edhe për drejtuesit dhe aktivistët e Partisë Demokratike.

Nano bllokon makinat e opozitës

Pushteti në histori kundër opozitës. Përveç dhunës, terrorit, arrestimeve dhe kërcënimeve të shumë drejtuesve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike, kryeministri Nano ura urdhëruar edhe bllokimin e makinave të opozitës. Brenda katër ditëve të fundit forcat e policisë së Cekës kanë bllokuar dhe sekuestruar 5 makina të drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike, me akuza nga më absurdët. Automjetet e Ridsan Bodes, Azem Hajdarit, Leonard Demit, Fatos Bejës dhe Rexhep Karapicit gjenden tashmë në duart të policisë, sipas një urdhri nga lart që ka për qëllim që t’i shvlerësojë në maksimum aktivitetin e opozitës. Përveç kontrolleve të shumta policore, të cilat në të shumtën e rasteve janë provokime, drejtuesit e PD-së janë të detyruar që të presin edhe bllokimin e makinave, gjë që mund të ndodhë vetëm në një urdhër tjetër të Nanos, i cili duhet të anulojë të parin.

Bordi i VEFA-s në grevë urie

Kondi shuan shoqatat e kreditorëve Bordi i VEFA-s në grevë urie Kërkon kthimin e parave por nxjerrin jashtë ligjit. 15 kreditorë dhe anëtarë të bordit të ri ngujuohen në selinë e kompanisë NË FAQEN 6

Ndriçohet mashtrimi i Nanos

Ish - kancelari austriak nuk ka folur as për lidhje të PD me ngjarjen e Shkodrës, as për revansh të PD-së dhe Berishës Zyra e Vranickit: “Nano ka falsifikuar fjalët e ish kancelarit austriak” Ish-Kancelari austriak, Franc Vranicki përgënjeshtroi dje përmes një deklarate zyrtare dezinformimet e dhëna nga zyra e Kryeministrit Nano. Në një letër të datës 24 shkurt me porosi të dr. prof. Vranicki, dr. Aurel Saupe, shefi i zyrës së ish kancelarit Vranicki i shkruan kryetarit të PDSH z. Genc Pollo se fjalët e vena në gojën e ish kancelarit Vranicki në një njoftim shtypi të zyrës së kryeministrit Nano të datës 23 shkurt, se “PD dhe Berishës nuk do t’i jepet asnjë mundësi për revansh”, janë krejt të rreme. Kjo mënyrë shpërdorimi nuk përputhet me mënyrën e shprehjes dhe stilin e dr. Vranickit. Shprehjen mundësi për revansh e refuzojmë kategorikisht si interpretim falsifikues” thuhet në letrën e shefit të zyrës së ish kancelarit Vranicki. “Gjithashtu ish kancelari Vranicki në asnjë mënyrë nuk ka bërë ndonjë insinuacion për ndonjë lidhje midis Partisë Demokratike dhe akteve të dhunës kriminale në Shkodër ose në vende të tjera të Shqipërisë”, bën të ditur shefi i zyrës së tij dr. Saupe. Kjo letër ndonëse i ka vërtetuar zyrës së Kryeministrit nuk është bërë publike mbrëmë nga televizioni shtetëror. Zyra e Nanos ka heshtur duke përtypur një tjetër poshtërim që i bëhet aty duke e denoncuar Nanon përpara opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar si një mashtrues ordiner. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar deklaratën e fundit të Vranickit në një deklaratë e quajti ish-kancelarin austriak i konsideroj kryeministrin aktual si një mashtrues ordiner nga e cili nuk mund të presësh gjë tjetër. Berisha ka kujtuar se kancelari i Nanos ka ai i çatu nga të gjitha shkallët e drejtësisë shqiptare si një mashtrues i grafiteve i ndihmave ndërkombëtare. Mashtruesit e fundit të Nanos ka qenë krejtësisht një tjetër; “Kancelari austriak, Vranicki, përgënjeshtron e PD-së, dëshmojnë se Nano mbetet një mashtrues i pandreqshëm. “Ç’farë mund të pritet nga një kryeministër i tillë, përveçse mashtrimeve”, u shpreh Berisha. Dokumenti i letrës së zyrës së ish-kancelarit austriak: Dr. Aurel Saupe, Büro Bundeskanzler a.D., Dr. Franz Vranitzky. Wien, am 24.2.1998. Sehr geehrter Herr Generalsekretär! Mit bestem Dank für Ihre Schreiben ... Mit freundlichen Grüßen, Aurel Saupe. Herrn Generalsekretär Genc Pollo.

Sot, miting i madh në Tiranë Të gjithë me ne në Sheshin "Skënderbej"

Sot më datë 25.02.1998 ora 12.00 në sheshin "Skënderbej" Bashkimi për Demokraci, shoqata antikomuniste e ish - të përndjekurve politikë, forumet Rinore, Lidhja Demokratike e Gruas, Sindikata e Pavarur e Minatorëve organizon tubim proteste paqësore: Kundër terrorit dhe burgosjeve politike që po i bëhen opozitës Kundër mashtrimit dhe varfërisë ekstreme që po sjell qeverisja e koalicionit Kundër mos indeksimit nga qeveria të pagave të gjithë punonjësve buxhetorë dhe të pensionistëve. Kundër censurës dhe mashtrimit të madh që qeveria po i bën popullit shqiptar nëpërmjet telepurit. Qytetarë të Tiranës Të gjithë në sheshin "Skënderbej" në mbrojtje të demokracisë dhe kundër rivendosjes të neokomunizmit. BASHKIMI PËR DEMOKRACI