26/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

26 shkurt 1998

Revoltë në burgun e Tiranës

Rebelohen të burgosurit e repartit 313. Tanket e ushtrisë në rrugët e kryeqytetit Burgu i Tiranës u përfshi mbrëmë nga një revoltë masive e të burgosurve, e cila duket se ka pasur pasoja të përgjgjashme, ndonëse njoftimet janë të përgjakshme, ndonëse njofimet janë të pakonfirmuara plotësisht. Gjithçka ka filluar pas orës 21.30, kur të burgosurit e katit të tretë të repartit 313 kanë marrë peng disa policë dhe kanë nisur aktet e dhunshme, duke tentuar që të arratiseshin. Burime nga ministria e Brendshme thanë për “RD” se mbrëmë u mobilizuan të gjitha repartet e policisë së Tiranës. Operacioni për shtypjen e revoltës ka hasur në vështirësi të shumta për shkak të forcave të pakta të policisë që gjendeshin aktualisht në Tiranë, sepse gati të gjitha forcat speciale kanë qenë në Shkodër dhe në vatra të tjera të nxehta të vendit gjatë ditëve të fundit. Policët që mbërritën të parët në burg kërkuan përforcime, dhe morën urdhër që të qëllonin mbi të burgosurit në rast se ato do të tentonin që të dilnin nga rrethimi. Por informacionet nga burgu i Tiranës sa vinin e bëheshin më alarmante. Në më pak se 30 minuta të burgosurit e katit të tretë janë bashkuar me ato të katit të dytë dhe kanë nisur vandalizmat duke thyer e shkatërruar gjithçka. Sipas disa burimeve policore të burgosurit i kanë vënë zjarrin ambienteve të burgut dhe situata është rënduar së tepërmi. Ndërkohë qytetarë që banojnë përreth burgut thanë se e gjithë zona u rrethua me uniforma blu, ndërkohë që deri në orën 24.00 ka pasur të shtëna të shumta. Makina policie me sirena dhe policë me qen janë parë rreth territorit të burgut në alarm. Ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, la Parlamentin me urgjencë në orën 21.45, ndërkohë që në sallë po diskutohej heqja e imunitetit të deputetit të PD-së Azem Hajdari. Lëvizje të shumta makinash policie janë parë në rrugët e Tiranës, dhe rreth orës 21.30 dy tanke të ushtrisë kanë kaluar nga rruga e Elbasanit drejt burgut të Tiranës, duke krijuar përshtypjen se situata është tepër e rëndë. Deri në orën 24.00 vazhdonte bllokimi me policë i të gjithë zonës së burgut të Tiranës dhe vazhdonin të shtënat e shpeshta, ndërkohë që njoftimet për atë që ndodhte brenda repartit 313 ishin tepër kontradiktore. Sipas disa burimeve atje ka pasur viktima dhe deri në mesnatë flitej për dy të vrarë në radhët e të burgosurve, ndonëse lajmi nuk konfirmohet plotësisht. Ndërkohë forcat e ruajtjes së rendit janë përfshirë nga një alarm i madh, dhe janë thirrur në shërbim të gjithë punonjësit që në atë çast gjendeshin në shtëpi, për tu paraqitur në detyrë. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, edhe policët e qarkullimit rrugor janë urdhëruar që të përforcojnë forcat e përfshira në operacion. Ndërkaq, ka pasur një panik për të përforcuar me policë institucionet e rëndësishme, duke përfshirë edhe vetë komisariatet, gjë që ka krijuar përshtypjen se disa nga të burgosurit mund të jenë arratisur. Gjithësesi deri në orët e para të mëngjesit, burgu i Tiranës mbahej i rrethuar nga forca të shumta policore dhe dëgjoheshin vazhdimisht krisma armësh dhe nuk kishte njoftime të sakta në është bërë e mundur shp-typja e revoltës apo të burgosurit kanë arritur që të arratisen në ndihmuar dhe nga arrësira. Katër policë mbahen peng. Burime policore flasin për dy të vrarë. Të burgosurit shtijnë në dorë katin e dytë dhe katin e tretë të ndërtesës, pastaj shkatrrojnë dhe i vënë flakën ambienteve të burgut. Të shtënat vazhdojnë deri vonë policie janë parë nëpër rrugë tij si një turp historik të parlamentit të bandave. ‘Ndonëse ju do më hiqni imunitetin e deputetit, s’do mund të më ndalni në luftën politike ndaj jush. Me pseudo-akuzat tuaja politike s’do mund të më ndalni që të vazhdoj t’u konsideroj si parlamenti i bandave. Do vazhdoj betejën politike në të gjithë territorin e Shqipërisë për të spastruar politikën shqiptare nga kriminelët. Me mbretërinë tuaj të frikës që po tentoni të vendosni nuk mund të më frikësoni as mua as shqiptarët që e kanë mposhtur një herë e përgjithmonë frikën, kur tërbohen zvarrë nëpër sheshet e Shqipërisë, ballaballë tuajën. Do më keni këtu dhe nuk do largohem për asnjë moment, deklaroi lideri i studentëve të Dhjetorit.’ Nëse pretendojnë se po ndërtoni shtet, atëherë arrestoni kriminelët që në emrin tuaj vranë dhe dogjën Shqipërinë dhe sot shëtisin të lirë dhe madje nën mbrojtjen tuaj, nëpër rrugët e qyteteve ku kanë kryer krimet. Bëni gjyqin e Zani Çaushit, arrestoni kriminelët e Beratit, Altin Dardha dhe mos u merrni me kundërshtarët tuaj politikë dhe deputetë të opozitës. Nuk do mund të më pengoni që përmes fakteve dhe kasetave që ju kam përmendur shqiptarëve, t’u tregoj atyre, fytyrën tuaj dhe krimet që keni kryer për të ardhur në pushtet. Nëse mendoni se duke i vendosur prangat, Azem Hajdarit do mund të shpëtoni kokat tuaja të inkriminuara atëherë mund t’u them se gaboheni. Nëse keni Kapo dhe Hoxha mendoni se u erdhi koha për t’u hakmarrë ndaj lëvizjes studentore që shkatërroi perandorinë e tyre të krimit atëherë përsëri ju them atyre se gabohen” vazhdoi Hajdari, i cili më pas u largua nga salla e parlamentit. E Djathta e Qendrës dhe deputeti i Ballit Kombëtar e konsideruan kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Hajdari një vendim politik, që synonte burgosjen e opozitës. Kreu i Ballit, Selfo paralajmëroi se në rast të një burgosje politike të Azem Hajdarit atëherë pasojat mund të ishin të paparashikueshme. Selfo duke komentuar vendimin që pritet ndaj deputetit të PD-së, tha se ngjarja do të hapte rrugën e precedentit të krimit dhe alibive politike për burgosjen e opozitës. Lideri i Ballit tha se shteti pasi dëshmoi në atentatin politik kundër Azem Hajdarit tani po kërkon përmes parlamentit t’i hapë rrugën burgosjes politike të tij. “Heqjen e imunitetit ndaj Azem Hajdarit po e kërkojnë një grup stalinistësh, që ai i mposhti në ’90” u shpreh Selfo. Vendimi i mbrëmshëm i parlamentit për heqjen e imunitetit të liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit, Azem Hajdari në të vërtetë është dënimi që pushteti aktual i jep lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Thirrja tjetër e një përfaqësuesi të mazhorancës për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Demokratike është paralajmërimi se pushteti aktual është vendosur t’i shkojë deri në fund synimit për vrasjen e opozitës shqiptare. Bledi KASMI

Hiqet imuniteti i Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike denoncon skenarin e Milotit dhe krimet e klikës në pushtet. Mazhoranca kërkon nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Demokratike Parlamenti i bandave kërkon burg për liderin e Dhjetorit hedh poshtë hipotezën e kryeprokurorit për kundërshtim me dhunë nga ana e Azem Hajdarit të autoriteteve shtetërore. Deputeti Azem Hajdari u paraqit mbrëmë në seancën parlamentare për t’u përballur me akuzat qesharake të mazhorancës parlamentare si dhe për të shprehur qëndrimin e tij ndaj vendimit politik për heqjen e imunitetit të tij. I qetë Hajdari ka përshkruar të gjithë planin e hartuar nga strukturat shtetërore për atentatin kundër tij. Ai e konsideroi veprimin për heqjen e imunitetit të tij si një turp historik të parlamentit të bandave. për deputetët e tjerë të PD-së. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Genc Pollo duke komentuar vendimin e parlamentit menjëherë pas përfundimit të seancës tha se me këtë akt socialistët treguan se janë të paaftë që të mbajnë pushtetin dhe përballojnë pluralizmin. Pollo konfirmoi dhe njëherë mbështetjen e plotë të PD-së, për liderin e Dh-së, Azem Hajdari. Akuza mbi bazën e të cilës iu hoq imuniteti deputetit të PD-së, ishte se sipas kryeprokurorit për fyerje ndaj autoriteteve shtetërore si dhe kundërshtim me dhunë të këtyre autoriteteve të ngjashme me Milotit. Ndërsa në dispozitat kushtetuese thuhet se deputeti nuk mban përgjegjësi për deklaratat që bën, Azem Hajdari nga ana e tij, sipas kryeprokurorit për goditën disa policëve. Asnjë nga deputetët që i hoqën imunitetin Azem Hajdarit nuk arsyetoi dhe nuk paraqiti asnjë fakt se cili ishte kundërshtimi me dhunë që deputeti i PD-së kishte kryer në ngjarjen e Milotit. Madje deputetja e parë e opozitës të pranishëm në seancën parlamentare kërkuan thirrjen e kryeprokurorit për se shpjeguar relacionin mbi bazën e së cilit e kërkues bëja e imunitet të deputetit, Azem Hajdari, por nga Gjinushi nuk iu pa e arsyeshme që të jepeshin shpjegime lidhur me ngjarjen e nga ana e kryeprokurorit. Vend prokuror i ngjarjes në qytetin e Laçit deklaroi pas hetimeve të para, se gjatë kontrollit të makinës së deputetit Hajdari dhe shoferit të tij nuk ishte gjetur asnjë armë e ka

Burgu i Tiranës u përfshi mbrëmë nga një revoltë masive e të burgosurve, e cila duket se ka pasur pasoja të përgjgjashme, ndonëse njoftimet janë të

Pranga dhe terror mbi opozitën

Dhuna nuk lëkund qëndresën e demokratëve. Sot Fieri, Durrësi, Kavaja, Elbasani, Lushnja dhe Laçi në sheshe për të protestuar Mijëra qytetarë në sheshin Skënderbej kundër nanokraturës. Pas mitingut policia arreston 115 protestues . Mitingu i Bashkimit të Demokratëve

Masakër në Berat, 6 të vrarë

Banda e Maksim Hasanit dhe Altin Dardhës mban peng qytetin NË FAQEN 2

Shkodrën e mban peng Sigurimi

Gjysma e territorit shqiptar përfshihet nga dhuna NË FAQEN 2

Arrest pa afat për të burgosurit politikë

Apeli përsërit turpin dhe zbaton urdhërin e Nanos NË FAQEN 4