27/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 shkurt 1998

Protestë e fuqishme ndaj Qeverisë

Nesër miting i madh i Opozitës Nesër datë 28.02.1998 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” Bashkimi për Demokraci, shoqata antikomuniste e ish - të përndjekurve politikë, forumi Rinor, Lidhja Demokratike e Gruas, Sindikata e Pavarur e Minatorëve organizon tubim proteste paqësore: Kundër terrorit dhe burgosjeve politike që po i bëhen opozitës. Kundër mashtrimit dhe falsifikimit ekstrem që po i bën qeverisja e koalicionit. Kundër mos indeksimit nga qeveria të pagave të gjithë punonjësve buxhetorë dhe të pensionistëve. Kundër censurës dhe mashtrimit të madh që qeveria po i bën popullit shqiptar nëpërmjet telefurtit. QYTETARË TË TIRANËS Të gjithë në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të demokracisë dhe kundër rivendosjes të neokomunizmit. BASHKIMI PËR DEMOKRACI

Shuhet revolta, shkatërrohet burgu

Mijëra forca policore bllokohen tek burgu 313 NË FAQEN 4

Opozita pushton sheshet e qendresës

Demokratët e Lushnjës mposhtin provokimet dhe terrorin policor Mitingje masive të Bashkimit për Demokraci në Fier, Durrës, Kavajë, Elbasan, Lushnjë dhe Laç. Mijëra protestues kundër qeverisë së mashtrimit, kontrabandës dhe krimit

Politika që gjeneron krimin

Situata politike dhe rendi në Shqipëri po degradojnë me shpejtësi, ndërkohë që kabineti i Nanos ka shpallur si të vetmin objektiv të qeverisjes, terrorin policor ndaj opozitës. Në kohën që e gjithë pjesa represive e administratës së Nanos i ka duart e zëna me drejtuesit dhe aktivistët e Partisë Demokratike, krimi po rikthehet me kërcënimin e viteve të kaluar në Shqipëri. Në jo pak raste ai ka pasur frymëzimin direkt nga pushteti, kurse në rastin më të mirë, banditët e rrugës kanë përfituar nga fakti që nuk konsiderohen të rrezikshëm për policinë dhe SHIK-un e sigurimsave, pasi armiqtë po kërkohen në radhët e opozitës. Ndërsa deputetët e koalicionit qeveritar po lexonin hartimet e tyre banale për të çuar në burg liderin e Dhjetorit, Azem Hajdari, në burgun e Tiranës kishte shpërthyer revolta e të burgosurve, që kërkonin t’i shpëtonin dënimit, duke thyer hekurat. Vetëm disa orë më parë në Berat ishte paralizuar jeta, nga maskara ku gjashtë persona humbën jetën, të gjithë të qëlluar për vdekje nga një bandë e afërt me një deputet “të nderuar” (Maksim Hasani) të parlamentit shqiptar. Dhe kur deputetët e maxhorancës lanë mbrëmë vonë parlamentin me fytyra të zgëzuara, pasi ia “kishin futur” Hajdarit, shumë prej tyre mesan duke u ngritur qeshje në buzë, se Tirana ishte nën kërcënimin e shpërthimit të derës së burgut dhe të daljes së kriminelëve në mugë. Vetëm disa orë më parë, Azem Hajdari, i kishte poshtërnuar deputetët e komitetit, duke theksuar se ata po kërkonin dënimin e opozitës, ndërkohë që kriminelët si Zani Çaushi, Altin Dardha e ndonjë tjetër, ose nuk po adigjen fare, ose po mbeten të pandëshkuar. Forcat e policisë u përfshinë nga paniku dhe u është dashur e gjithë nata e së mërkurës në dispozicion që revolta e të burgosurve me thirrjen me “happy end”, ndërkohë që gjysma e godinës së repartit 313 është e shkatërruar dhe është për të ardhur keq morali i atyre që nesër do të kenë të bëjnë sërish me të burgosurit. I gjithë ky strofçim nuk ka ardhur vetëm nga mungesa e forcave speciale të cilat kishin disa ditë me mision “për të bërë zap Shkodrën”, por më shumë nga inkurajimi i kriminelëve, të cilët po shkojnë tek gangsterët, ose aleatët e tyre të vjetër dhe të rinj, ose në rastin më të mirë, në njerëz që nuk e kanë mendjen tek ata, por tek Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo apo Ridvan Bode. Sipas edhe pak forca që kishin mbetur në Tiranë në natën e së mërkurës, kishin të zemëa duart me 115 aktivistë të Partisë Demokratike, që protestuan paqësisht në sheshin “Skënderbej”, pikërisht që Shqipëria të mos ishte më prej e atyre që dëshën të thyhen hekurat e burgut dhe e mbrëmje të pushtet. Sepse në kopanë që deputetët, që ende mbahen era tonin nga nja marsi i vitit të kaluar, votonin për të çuar në burg Azem Hajdarin dhe drejtorin e policisë së Tiranës Berme paal për Ridvan Bode, nga berë të tentuan të dilnin Zani Çaushi dhe dyzetë të tjerë të etj. Mes vrasjeve gjakftohtë që vajtuan dënimin pas këtij gjegur, dhe maskarëuar e përhapjes njerëz, apo që e ndoqën të gjithë sakrificën humbjen në një gjaku në Shqipën, dhe opozitës që poqë fillon goditjeve të t’u, pushteti i Fatos Nano ka zgjedhur terrorin. (Vijon në faqen 2)

PD mbetet parti e mjeteve demokratike

Berisha dënon dhunën dhe bën thirrje për vetëpërmbajtje Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të shmangin çdo akt dhune, shkatërrimi dhe të bëhen vetëpërmbahen para çdo provokacioni me dhunë dhe shkatërrime, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse shkatërrojmë të ardhmen tonë, vendin tonë. Demokracia me dhunë dhe shkatërrime nuk ka të Por, unë sot, denoncoj dhunën që koalicioni qeveritar po ushtron ndaj opozitës. Kjo dhunë, ky terror është destabilizues për vendin. Përderisa i dhunës kundër opozitës parakupton jo nxjerrjen e vendit nga ardhme. Ftoj qytetarët shqiptarë të frymëzohen nga protesta paqësore e opozitës, e cila në 7 muaj me protestat e saj nuk ka thyer qoftë edhe një xham. Opozita, ka preferuar vetëfijimin në raste të caktuara për të mbrojtur të drejtat e veta dhe jo dhunën dhe shkatërrimin. Partia Demokratike është dhe do të mbetet parti e mjeteve dhe metodave demokratike. Ajo ka dënuar çdo akt dhune, terrori dhe do t’i dënojë me forcë ato. Përdorimi i dhunës kundër opozitës parapakton jo nxjerrjen e vendit nga kriza, por thellimin e krizës. Dhuna dhe terrori ndaj opozitës rrit klimën e konfliktit, për të cilën Shqipëria nuk ka nevojë. Gjithashtu denoncoj akuzat e përgjegjshme të zyrtarëve ndaj opozitës. Partia Demokratike është pra kundër dhunës dhe terrorit. Nga viti 1991 gjer sot ajo është e përcaktuar vetëm për mjete dhe metoda demokratike.

Qeveria thellon krizën

Bisedë telefonike Prodi-Berisha Dje paradite, kryeministri italian Romano Prodi i telefonoi Kryetarit të PD Berisha dhe pati me të një bisedë miqësore rreth zhvillimeve të fundit dhe gjendjes në tërësi në Shqipëri. Kryeministri Prodi shprehu shqetësimin e thellë për zhvillimet e javëve të fundit në Shqipëri dhe formuloi urimin dhe dëshirën e tij që kjo situatë të kapërcehet me një frymë bashkëpunimi të forcave politike. Berisha shprehu pikëpamjen e tij se kriza në Shqipëri po përkeqësohej me shpejtësi dhe theksoi se ai dhe Partia Demokratike janë të përcaktuar kundër akteve të dhunës dhe terrorit dhe u kanë bërë dhe u bëjnë thirrje shqiptarëve për vetëpërmbajtje. Por, janë një seri faktorësh që lidhen direkt me qeverinë dhe veprimtarinë e saj, të cilat përkeqësojnë krizën. Tepër shqetësuese është dhuna dhe terrori që po ushtrohet ndaj opozitës, burgosja për qëllime politike e eksponentëve të saj, arrestimi i 100 prej tyre, heqja e mandatit për motive krejtësisht politike, siç ishte rasti i deputetit të Partisë Demokratike, Z. Hajdari. Me dhunën dhe terrorin kundër opozitës qeveria i kontribuon destabilizimit të vendit. Dua të theksoj me këtë rast, i tha zoti Berisha, se gjatë 7 muajve protestë paqësore, opozita nuk ka lejuar dhe as do të lejojë shkaktërimin më të vogël. Kryeministri Prodi vuri në dukje se i bënte thirrje shqiptarëve të shmangin aktet e dhunës që shkatërrojnë shanset për kapërcimin e krizës, thithjen e investimeve, zhvillimin e vendit. Biseda ishte miqësore dhe e sinqertë.

Opozita fajtorë për qeverisjen e keqe

Lajm i orës së fundit Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme njoftoi dje se revolta në burgun e Tiranës është e lidhur drejtpërdrejt me mosvazhdimin e PD-së në Parlament. “Vonësa e grupit parlamentar të opozitës për të zënë vendin e tij në kuvend shkaktoi revoltën në burgun e sigurisë së lartë të Tiranës, përfundon zëdhënësi, - revoltë e cila është e organizuar nga Genc Pollo e Ridvan Bode”. Ministria për arsye hetimi, nuk jep hollësi se si kanë depërtuar në burg dhe kanë organizuar të burgosurit drejtuesit e lartë të PD-së. Po dje edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve Publike, njoftoi për shpërthimin se nuk i le PD-ja të mbushin gropat rrugëve: “Sa më keq me rregullimin rrugët, militantët e PD-së dalin për miting. Kështu që ne ‘jemi’ të bërë”, përfundon deklaratën e tij zëdhënësi i këtij dikasteri.

Berisha: Vendimi i parlamentit, akt politik destabilizues

PD mbështet liderin e Dhjetorit Azem Hajdarin. Nano konkretizon platformën e tij për të shpallur PD-në grupim politik terrorist NE FAQEN 3 Opozita takohet me përfaqësuesit e BEP-it Policia të ndahet nga krimi “BEP dhe MAPE nuk do të ndihmojnë asnjë person në polici që ka një të kaluar të përzier me krimin”, u deklaroi dje përfaqësuesve të opozitës parlamentar sekretari i Përgjithshëm i BEP-it, Hoze Kutilioro. Zoti Çenç Pollo, kryetar i grupit parlamentar të PD-së bëri prezant delegacioni të BEP-it shqetësimin e opozitës lidhur me krimin dhe kriminalitetin në vend si dhe problemet e policisë. Pollo në emër të opozitës i kërkoi Sekretariatit të BEP-it që në policinë shqiptare nuk duhet të lihen vend banditët, sigurimi së cilët janë kthyer në shumicë. Gjithashtu Pollo kërkoi që policia të mos përdoret nga pushteti për goditjen e opozitës. Përfaqësuesit e opozitës parlamentare u shprehën të kënaqur e parashtruan ... nga Pollo. Nënkryetari i PD falënderoi gjithashtu Kutilioron për Misionin MAPE në Shqipërin dhe ndihmën që ai ka dhënë dhe po jep për policinë shqiptare. Përfaqësuesit e opozitës u shprehën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në vend si dhe për vendosjen e rendit në Shqipëri. Ata shprehën përkrahjen për forcat e rendit në gjitha përpjekjet e tyre për të goditur krimin dhe vendosjen e rendit. Përfaqësuesit e BEP-it shprehën gadishmërinë e tyre për të ndihmuar policinë dhe në të ardhmen nëpërmjet misionit MAPE. Përveç përfaqësuesve të Bashkimit për Demokraci të Itali ishte edhe Kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe Nënkryetari i Ballit Hysen Selfo.

Fatos Nano urdhëron burgosjen e opozitës

Mbledhje e qeverisë për të mbytur edhe fizikisht opozitën shqiptare Kryeministri Fatos Nano i kërkoi dje policisë, SHIK-ut, prokurorisë dhe gjykatave që të thellojnë edhe më tej gjakëzimin, terrorin dhe dhunën ndaj opozitës në përgjithësi dhe Partisë Demokratike në veçanti. Një kryeministër i dështruar dhe një qeveri e dështruar e gjetën mbrëmë fajtorin tek PD, për mungesën e rendit, për djegien e Shkodrës, për revoltën e burgjeve. Nano duke mbajtur një fjalim partiak nga karrigia e kryeministrit nuk pati mundësi që shqiptarëve t’u thoshte diçka për çmimet e rritura për paratë që ua vodhi shqiptarëve dhe mashtrimin e madh që bëri, për papunësinë që ka arritur në shkallët më të larta, për varfanjët, dhunën dhe pasigurinë që e dhuroi shqiptarëve, për mungesën e bukës dhe ujin konstante të shqiptarëve. Nano mbrëmë deklaroi dështimin e tij. Është i vetëm kryeministër në botë që këtë dështim ta faturojnë opozitës sikur atë e ka emëruar PD, kryeministër, sikur ministrat e tij i ka zgjedhur PD, sikur nga selia e PD-së nuk ka marrë udhëzimet e nevojshme. Me një mazhorancë totale dhe pushtetin të pakufizuar edhe mbi Presidentin, përsëri kryeministri shqiptar nuk ka qenë në gjendje t’u ofrojë shqiptarëve qoftë edhe një prentim që ai u ka bërë gjatë fushatës. Kryeministri mbrëmë doli partizan, ose me mire e shpalli qeverinë komitet, si ato të vitit të kaluar. Ai mori pushtën kundër PD-së. Me një fjalor prej diktatori urdhëroi shuarjen e opozitës me të gjitha mjetet. Nuk mund të pritet më shumë nga një produkt i rrugës, bandave, vjedhjeve dhe vrasjeve. Kryeministri shqiptar është produkt i pranverës ‘97. Të gjithë shqiptarët e dinë se çfarë ka qenë kjo pranverë. Asnjë nuk duhet të ketë mëdyshje se nga një mal vrasjesh e krimesh, nga një mal vjedhjesh e grabitjesh, nga një repart politiko-bandit si koalicioni qeveritar mund të pritet një mall tjetër përveç pamjes që pati mbrëmë qeveria dhe kryeministri i saj. Ajo nuk është qeveri, por një grumbull meshkujsh e femrash që prostituojnë politikisht në kurriz të gjithë shqiptarëve. Le të thotë Nano sikur PD ka marrë në mbrojtje kriminelët, cilët janë ata. Kriminelët kanë qenë dhe mbeten palë e Partisë Socialiste dhe qeverisë aktuale. Kriminelët janë mes Parlamentit, në zyrat e qeverisë dhe të tjerë shtetësin lirshëm në rrugët e Tiranës, Vorës, Tepelenës. Kriminelët dhe krimi janë palë e qeverisë së sotme dhe eliminimi i tyre do të ishte edhe eliminimi i qeverisë. Në asnjë rast PD nuk është shprehur në favor të kriminelëve, por vazhdimisht një mijë herë më shumë se sa kryeministri apo ministri i tij i Brendshëm, ka kërkuar qeverisë që mos t’i bëjë ministra, drejtorë, oficerë SHIK-u dhe police. PD është koshiente se ndodhet në opozitë me krimin politik, ekonomik, krimin e mugës, krimin ordiner e kjo thjesht me një qeveri apo grup partish neokomuniste, që për më tepër i bashkon gjeografinë e rrugës, lidhjet familjare, klanizmi, kontrabanda dhe krimi në grup.

Njoftim

Lajmërohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike se të shtunën datë 28.02.1998 ora 12.00 zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar me rend dite: 1. Zgjedhja e organeve drejtuese 2. Të ndryshme