Sot, të gjithë në sheshin "Skënderbej"
Sot, më datë 4 mars 1998 ora 16.30 në sheshin “Skënderbej” formacioni Bashkimi për Demokraci si dhe shoqata e sindikatat që mbështesin këtë grupim politik do të organizojnë tubim paqësor për të protestuar:
Kundër rivendosjes së shtetit klasor
Kundër burgosjes politike
Kundër mashtrimit të qeveritarëve për kthimin e parave të lena në fajde
Kundër varfërisë absolute që po sjell qeverisja e koalicionit
Kundër mashtrimit të pushtetarëve për indeksimin e pagave dhe pensioneve
Të gjithë në shesh në mbrojtje të demokracisë dhe kundër rivendosjes së komunizmit.
Aktiviteti zhvillohet me lejen e policisë.
BASHKIMI PËR DEMOKRACI
Shteti arreston gazetën “Bulevard”
Bulevard
Furgonë dhe kallashë kundër shtypit
Shteti arreston gazetën “Bulevard”
NË FAQEN 4
Berisha: Një komb, një qëndrim
PD mbledh 17 parti dhe 7 shoqata në një tryezë për Kosovën. Mungon vetëm qeveria e Nanos
Kosova mban zi për viktimat e terrorit serb. Në Drenicë dhe Prishtinë zhvillohen ceremonitë e varrimit të shqiptarëve të vrarë. Konfirmohet masakra makabre e Likoshanit, 12 të vdekur. Komuniteti ndërkombëtar dënon Millosheviçin dhe kërkon zgjidhje
Skadon peticioni: Jo dialog me politikanët
Gre vistët këmbëngulin: Jashtë Deloitte & Touche
Grevistët këmbëngulin: Jashtë Deloitte & Touche Skadon peticioni: Jo dialog me politikanët 50 kreditorët që vuajnë ditën e tetë të grevës së urisë thonë se do të sakrifikojnë jetën për të poseduar pronën e tyre Pesëdhjetë kreditorë të kompanisë VEFA Holding u bashkuan me dyzetepesë grevistët e urisë së kësaj kompanie. Sipas deklaratave të bëra në shtyp nga Gëzim Hoxha, kryetari i grevës së urisë, më 3 mars skadon afati i peticionit që këta kreditorë i kanë dërguar qeverisë. … [?] ave të Cameron-Ellis dhe kërkuan edhe një herë largimin e menjëhershëm të firmës Deloitte & Touche nga ambientet e kompanisë “VEFA”. Sipas grevistëve të vetmit Pronarë të kompanisë “VEFA” janë kreditorët dhe askush tjetër nuk mund të bëhet pronar, Touche nga ambientet e kompanisë “VEFA”. Sipas grevistëve të vemtë mund të bëhet pronar, përgjegjës apo administrator qoftë ky i caktuar nga qeveria.... NE FAQEN 5
Kosova pa paqe
Politika paqësore e ndjekur në Kosovë prej njëzet vjetësh ka para tre ditësh qëndruar në vend.
Ajo u godit pikërisht nga ata që më së shumti gëzonin frytet e kësaj politike, Millosheviqi dhe grupimet e tjera nacionaliste të Beogradit.
Rugova për herë të parë që pas vendosjes së tij në krye të Republikës së Kosovës u gjend jashtë parametrave të tij politikë. Kësaj radhe Presidenti i Kosovës ishte disa hapa më pas se kërkesat njerëzore që bënin në rrugët e Prishtinës ditën e hënë. Secili nga protestuesit kërkonte mënyra të tjera ndryshe nga ato që Rugova kishte sugjeruar për shtatë vite me radhë. Një thyerje e tillë në edukatën rugoviane të shqiptarëve të Kosovës nuk ndodhi as për shkak të këtij të fundit, as për shkak të të ashtuquajturave grupe të UÇK-së por pikërisht për shkak të represionit të shkallës më të lartë të strukturave ushtarake nacionaliste të shtetit serb.
Duket se tërë strukturat e shtetit paralel në Kosovë janë gjendur të papërgatitura përballë një situate të tillë, aq sa njerëzve u duhet të mbajnë mend më shumë protestën e 300 mijë shqiptarëve në Prishtinë se sa një vendim të Presidentit të Kosovës apo kryeministrit të saj me mërgim. Një shtet që ka funksionuar për shtatë vjet rresht pavarësisht zgjedhjes në të cilin është konturuar duhët të ishte më i vëmendshëm ndaj eskalimit të situatave duke e ditur se gjithnjë kanë përballë shtetin totalitar dhe militar serb. Nëse njerëzit në Drenicë u vranë e u prenë në një periudhë të ngushtë kohe, po aq vdiqën nga plogështia e tyre që shtrihindim te ata. Përballë banditëve serbë nuk mund të luash për asnjë rast rol nëse je i drejtë; njeriu që është në anën e së drejtës. Ata kanë dhënë prova që nuk e njohin ligjësinë të tillë. Përballë tyre duhet të qëndrosh jo vetëm si në anën e të drejtës por edhe si i zoti për të përballuar atë madhësi të të drejtës pa të përket. Politika paqësore nuk pengon që të jesh i përgatitur edhe për çaste jo paqësore dhe të tilla kanë qenë që atëherë aq shumë në Kosovë sa vështirë të mendohet se ka ekzistuar ndonjë motiv i madh që të ruhet deri në fanatizëm ideja e rezultates përmes paqes për pavarësinë e Kosovës që kërkon Rugova dhe gjithë politika shqiptare në përgjithësi.
Qëndresa e shqiptarëve të Kosovës përballë një politike të amortizuar serbe nuk ka qenë edhe aq e vështirë për ta. Serbët janë mjaft të konsumuar me barbaritë e tyre por në rastin kur këto barbaritë u vran mbi kurriz, gjithë qëndresa politike mund të marrë vetëm përmasat e dekoratës në njërin plan ndërsa në planin tjetër nga pjesë jo të politizuara ndodhën mosbesimi tek politika dhe sytë kthyen ndaj armëve dhe ndëshjes së fortë.
Pikërisht ky është momenti që është shfaqur në Kosovë. Për shumë njerëz atë politike e moderuar nuk mund t’i mbrojë nga barbaria e po ashtu konkluzionet politike që ndërtohen mbi të vërtetë nuk janë edhe aq të qëndrueshme.
Nëse ky mosbesim tek politika do të bëhet epidemik dhe shqiptarët e Kosovës, drama do të jetë shumë më e madhe sa na ndodhi para tre ditësh. Një qëndresë e suksesshme paqësore do të zhvlerësonte luftën, ndërsa një luftë pas një qëndrese të gjatë paqësore do të zhvlerësonte këtë të fundit. Këto ditë politika e Kosovës, politika e Shqipërisë, politika Evropiane dhe ajo e SHBA-së qëndron përballë asaj gjyqi i cili do të luhet jo më nga thirrjet të vëra në Drenicë, por nga ngjarja-dramë të tillë anembanë Kosovës e me gjërë, nëse zgjedhja nuk do të jetë e fashmshme për shqiptarët e po ashtu edhe për procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Para tre ditësh pasojat e regjimit serb i vuanin njerëzit e thjeshtë, përfaqësuesit e pjesës së madhe që kërkon rezultatin në favor të tij. Në raste të tilla pjesa e madhe ka për përgjegjësi mënyrat e saj, dhe ato tashmë i di mirë Bosnja, Kroacia dhe serbët vetë.
Ndërpriten të gjithë telefonat e PD-së
Qeveria kërkon izolimin e opozitës
Me urdhër të qeverisë dhe Fatos Nanos, dje në selinë qendrore të Partisë Demokratike u prenë në mënyrë të menjëhershme të gjithë numrat telefonikë.
Me këtë urdhër u prenë telefonikë i Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, nënkryetarit të PD-së dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar Genc Pollo, Sekretarit të Përgjithshëm Ridvan Bode, numrat e telefonit të zyrës së shtypit dhe informacionit, numrat e telefonit të zyrës së marrëdhënieve me jashtë dhe të zyrës administrative.
Në selinë qendrore nuk është ndërprerë vetëm telefoni i zyrës së departamentit të mbrojtjes dhe sigurisë publike ku qëndron deputeti Azem Hajdari, të cilit i është hequr automjeti dhe është në regjistrim të vazhdueshëm nga SHIK.
Ndërprerja e menjëhershme e numrave të telefonikë, i cili pas t’er informativ të televizionit shtetëror, synon të shkeputë lidhjet e Partisë Demokratike me degët e saj dhe Komunitetin Ndërkombëtar, është një akt brutal që dëshmon qëllimet dhe konceptet absurde të qeverisë dhe kryeministrit të saj.
Masakrohet kapoja i rebelimit komunist
Qeveritarët provokojnë sherrë në burgun 313 për eliminimin e Zanit
Një i burgosur nga Shkodra ka rrahur keqas të akuzuarin për dhjetëra krime që më pas është transferuar për në burgun e Durrësit
.
NE FAQEN 6
Kadare: Perëndimi të ndalojë barbarinë serbe
Shkrimtari i shquar shqiptar kërkon sensibilizimin më të madh të komunitetit ndërkombëtar për tragjedinë e Kosovës
Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, tha dje se populli i Kosovës po jetonte në një regjim armiqësor dhe kolonial si dhe i kërkoi Europës të shkundun nga letargjia dhe të përballojë agresionin serb.
“Ajo që po ndodh në Kosovë është tragjike”, - tha Kadare, shkrimtari më i mirënjohur i Shqipërisë, në një intervistë për agjencinë britanike të lajmeve Reuters.
“Gjëja më urgjente që duhet bërë është shkëputja dhe ndalimi i barbarisë serbe”, - tha shkrimtari, roman i të cilit “Kronikë në gurë” përshkruan shtypjen e përgjakshme të revoltave të vitit 1981 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. “Dy milionë pengje jetojnë në një vend armik-serb. Kosovarët janë i vetmi popull në Europë që jetojnë në kushte arkaike koloniale. Represioni policor është i paprecedent”, - tha ai. Kadare, i cili jeton në Paris dhe është propozuar shpesh si kandidat për çmimin Nobel në letërsi, tha se shqiptarët etnikë në Kosovë ishin përfshirë në një “qëndresë të dëshpëruar”.
Ai tha se Beogradi i akuzonte ata për terrorizëm me qëllim që të ofjojë mbështetje ndërkombëtare. “Shqiptarët kanë pritur me vite që Europa të bëjë diçka për ta, por nuk u shpërblyen kurrë. Zemërata e tyre mund të kuptohet. Politika paqësore dhe e duruar ka dështuar”, - tha Kadare. “Pranimi pasiv i politikës serbe në Kosovë nga ana e Europës duhet të marrë fund. Lejimi i kësaj do të jetë një dëshim dhe zhgënjim për gjithë Europën”, vuri në dukje ai. Disa qeveri perëndimore, duke ia pasur frikën një shpërthimi tjetër që mund të tërhiqte paqen ballkanike, e kanë quajtur qeverinë serbe përgjegjëse për incidentet më të fundit. Ata aluduan se sanksionet kundër Jugosllavisë mund të përforcohen sa kohë që presidenti Millosheviq do t’i përmbahet politikës së tij dhe nuk do të negociojë me liderët shqiptarë të Kosovës që kërkojnë autonomi për krahinën.
Ceka të përgjigjet
Këshilltarët e Fierit, dënojnë dhunën policore ndaj krye-bashkiakut Lekdushi
NE FAQEN 4
Me këtë ligj mund të lahen hesapet politike
Juristi dhe politikani Spartak Ngjela komenton ligjin “Për përdorimin e armëve”
NE FAQEN 6