06/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 mars 1998

Shqiptarët qëllohen me topa dhe raketa

Masakër e re serbe në Kosovë. Mbi 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Drenicë dhe Skënderaj Ushtria dhe repartet speciale të Millosheviçit djegin dhe shkretojnë disa fshatra. Tankë, autoblinda dhe helikopterë kundër njerëzve të paarmatosur. Banorët e zonave të goditura braktisin shtëpitë për t’i shpëtuar barbarisë serbe SPECIALE NË FAQET 2-3-4

Shqipëria në këmbë për Kosovën

Sot mitingje në të gjithë vendin në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. Berisha: “Millosheviçi nuk do të gëzojë asnjë pëllëmbë tokë shqiptare”

Sa shihet Kosova nga Tirana

Pushtuesit serbë edhe dje masakruan fshatra të tërë të Kosovës. Kësaj radhe me topa, tanke, minahedhës e deri raketa dhjetëra e dhjetëra shtëpi shqiptare u rrafshuan, ndërsa ende nuk dihet bilanci i të vrarëve dhe të plagosurve ndër banorët e pafajshëm. Logjika mesjetare e fqinjëve serbë po përpiqet që të ndërtojë edhe një ngjashmëri tjetër të vrazhdë në Ballkan pas asaj të Bosnjës dhe Kroacisë. Ndërsa është dita e katërt e barbarisë serbe mbi popullin e pambrojtur shqiptar, Tirana po përpiqet të kalojë hutimin e ditës së parë. Forcat politike në vend kanë arritur të mbldhen, me përjashtim të koalicionit qeveritar, dhe kanë nënshkruar një deklaratë të qartë kundër ofensivës serbe në Kosovë. Deklarata është pa ekuivoke dhe përmban edhe rrugët e mundshme të zgjidhjes së problemit ashtu si edhe momentet e qëndrës, të formuluara përherë me të njëjtat “një komb, një qëndrim”. Po dje deputetët e PD-së bënë një hap të fortë në drejtim të tërheqjes edhe të koalicionit qeveritar nga një qëndrim të përbashkët të të gjitha politikës shqiptare. Grupi parlamentar i PD-së mori pjesë mbrëmë në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit lidhur me situatën e rënduar në Kosovë dhe lideri i opozitës, Sali Berisha kërkoi që deklaratës së partive politike të opozitës t’i bashkëngjiten edhe partitë të tjera në qeveri. Ai tha se momentet e diskutueshme mund të rishikohen por se është mjaft e rëndësishme që qëndrimi të jetë unik për këtë problem madhor. Teza e inspiruar nga PD-ja “një komb, një qëndrim” u pranua edhe nga e majta shqiptare e cila ka marrë përsipër t’i bashkangjitet një numri të madh mitingjesh që do të mbahen në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu liderët kryesorë të partive politike do të marrin pjesë në një miting të madh në sheshin “Skënderbej”, politikanë por sot në mesditë. Çështja e Kosovës dhe rrëziku i qartë i një konflikti me pasoja të konsiderueshme për rajonin kërkon një përgjegjësi në rritje për politikën shqiptare. Ndryshimi i tekstit të rezolutës së Parlamentit për Kosovën është një precedent dhe i cili dekonspiron disa segmente të caktuara të qeverisjes shqiptare që mund të shmangën nga përgjegjësia e madhe për kombin në çastet më të rënduara të tij. Po ashtu ka ngadalësi dhe nxitimër ing dalopjën shqiptare në marrjen e disa vendimeve apo planizimin e disa kërkesave drejtuar komunitetit europian. Eshte e pafalshme për qeverisjen shqiptare të bashkaket me iniciativat apo po të mendosh për kombim e vet të shpejtësisë apo kërkesat që mund të mendonim qeverisë e popullit e njëjta të përballte të durgjeve. Dukët se nuk ka patur shumë sinqeritet letra e misur nga Ministria e Jashtme drejtuar Këshillit të Sigurimit ku i kërkohet këtij të fundit vetëm sensibilizimin. Një kërkesë të tillë mund ta kërkonte edhe Jashtme e Maqedonisë por jo ajo shqiptare. Toni i të rrezikuarit nuk ka si të jetë i njëjtë me tonin e të plagosurit rëndë. Po ashtu deklarata e Ministrit të Jashtëm se duhet pritur të konsumohen muajt politike që pasojnë të kalojnë në rrugë ushtarake, ngjan si deklarim i një soditësi dhe jo një institucioni që është përballë një konflikti desh duke edhe njështë ai. Ndërsa Këshilli Ministror për të rrezikuar shqiptarë është të duhet të nxjerrë bllokun e telefonave të miqve të Shqipërisë dhe në rastë të tilla, përveç këtyre qëndrimeve që bien erë konformizëm duhet të jemi edhe të përgatitur që shumë gjëra do parë në të njëjtë institucionet shqiptare të mos i fshihen përgjegjësisë për të gjithë shkallët e institucionit e të shtetit shqiptar për të provuar më madhor të këtyre ditëve. Sensibilizimi i shqiptarëve në Shqipëri, pas një pushimi prej disa dekadash pa probleme të tilla, me këto komplekse që ato kanë sot, përbën një detyrë të të gjithë politikës ashtu edhe medias shqiptare. Duhet se opozita është mjaft për gjithë kohë historikisht të ndryshme për shqiptarët. Me veprimet e saj po shikon drejt sensibilizimit të tërë arsenolit atdhedashës të shqiptarëve. Sami NEZA

Gelbard: Mund të ndërhyjmë ushtarakisht

Paralajmërim i SHBA nëse shkallëzohet dhuna në Kosovë NË FAQEN 4

Të mbahet Vija e Kuqe në Kosovë

Berisha i bën thirrje Klintonit Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bëjnë të pamundurën për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit të provokuar nga Klika e Beogradit. Kryetari i PD fitoi shqiptarët kudo që të jenë që të dënojnë masakrat serbe dhe të përgatitet për t’i qëndruar dhunës së makinës serbe të luftës si një komb i vetëm në këtë ditë të vështira për kombin shqiptar. Lideri i opozitës përsëriti dhe njëherë kërkesën e partive politike qeveritare të bëjnë përmes një deklarate të përbashkët të mërkurën për krijimin e lehtësive. NË FAQEN 3

Shqiptarët drejtohen drejt

Rreth 2500 shqiptarë kanë zbarkuar në brigjet italiane brenda dy ditësh Situata tejet e rënduar në Shqipëri ka bërë që shqiptarët të shohin më shumë nga deti për të ardhmen e tyre NË FAQEN 5

Berisha mban fjalimin në parlament

Hajdari: Drejtësia të hetojë dy pistat

Sot, deputeti i PD depoziton padi për Çekën, Klosin dhe policët e tjerë NË FAQEN 3

Nuk ka para për kreditorët

Fino lexon në parlament raportin e Deloitte & Touche Zëvendëskryeministri Fino deklaroi dje në parlament se vetëm 10 deri 20 për qind e parave mund të kthehen ndërkohë që kryeministri i vendit Nano ka marrë përsipër të kthejë paratë e lena me fajde në masën më të plotë NË FAQEN 6

Kondi: inçues i vjedhjeve dhe i shkatërrimeve në burg

Ministri i Drejtësisë duhet të japë dorëheqje nga posti i lartë që mban, për t’u vënë në dispozicion të hetuesve NË FAQEN 5

Fjalim historik i Berishës në Parlament: “Një komb, një qëndrim” gjen përkrahje edhe nga partitë e koalicionit qeveritar

Një komb, një qëndrim

Të gjithë partitë dhe shoqatat, në shesh për Kosovën Sot, më datë 06.03.1998, ora 12.00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, forcat politike dhe shoqatat atdhetare - politike organizojnë një miting të madh kombëtar me moton “NJË KOMB, NJË QËNDRIM” në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë në Sheshin “Skënderbej” ora 12 Mitingje të tilla do të organizohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë.