MAPE dorëzon armët
Grabitet me dhunë një oficer grek
NE FAQEN 6
Shtohet numri i ushtarëve grekë
Yzberishi mbushet me trupa ushtarake të paligjshme
NE FAQEN 6
Qeveria: Paratë kthehen në 15 prill
Mbikqyrja: Do të krijojmë shoqata të reja kreditore
NE FAQEN 5
Alarmi i luftës. NATO në Tiranë
Rritet shqetësimi i Aleancës së Atlantikut për rrezikun e shtrirjes së konfliktit në jug të Ballkanit. Solana, sot mision urgjent në Shqipëri
Serbët, lëvizje të dyshimta në kufi
TIRANË, 11 MARS, ENTER - Ministria e Brendshme shqiptare tha të mërkurën se dje më 10 mars prej orës 10.00 deri në orën 16.00 ka patur përforcime të shërbimit të kufirit nga pala jugosllave përballë sektorit të postave të policisë Pogaj dhe Qafë Prush në rrethin e Hasit. Ministria e Brendshme bëri të ditur në një njoftim për shtypin se janë vërejtur vrojtime me dylbi nga persona civilë përtej kufirit në drejtim të territorit shqiptar. Gjithashtu njoftohet se pas orës 12.00 janë kryer vrojtime sekret në drejtim të piramidave C13/9, C14/5, D1 dhe D7.
Vazhdon barbaria serbe.
Shqiptarët varrosen të paidentifikuar
Vazhdon barbaria serbe. Shqiptarët varrosen të paidentifikuar
Klinton dënon përgjigjen e Beogradit
Shtëpia e Bardhë reagon ashpër ndaj Millosheviçit
Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj përgjigjeve që Millosheviçi ka bërë në Kosovë dhe qëndrimin e tij ndaj zgjedhje paqësore të problemit të Kosovës. Presidenti Amerikan, Bill Klinton, dënoi të mërkurën “përgjigjen e papërshtatshme të qeverisë serbe ndaj shqetësimeve të ligjshme të popullsisë shqiptare të Kosovës”. “Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht, dënojmë me vendosmëri dhunën e padurueshme të ushtruar nga autoritetet serbe që shkaktoi vdekjen e civilëve të pafajshëm”, i deklaroi ai shtypit në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë përpara një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. “Për mua është një jetë më shumë e shqetësim të madh”, - vazhdoi ai.
Lloyd: “Autonomi e zgjeruar për Kosovën, ndryshe...”
Milo: Komuniteti Ndërkombëtar i interesuar për sigurimin e kufirit, Shqipëri - Serbi
I dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën përshëndet hyrjen e PD në parlament
NE FAQEN 3
Plagoset Perlat Musta
Vrasje në Llogara
NE FAQEN 6
Shtyhet gjyqi Gjergj Dedes
NE FAQEN 6
Bizantinizmi i Beogradit
Pothuajse të gjitha rrjetet e mëdha botërore të medias kanë transmetuar dje gjatë gjithë ditës masakrën e serbëve në Drenicë. Dhjetra kufoma të masakruara të kujtojnë pamjet ende të freskëta të dhunës së pashëmbullt që të njëjtët njerëz bënë në Srebënicë vetëm pak vite më parë. Mizoria serbe ka përfshirë në masakrat e saj femijët dhe gratë. Për më shumë viktimat janë dhunuar, shpërfytyruar, torturuar në mënyrat më çnjerëzore nga njerëzit që vijnë prej nacionalizmit primitiv serb.
Për më tej të vrarët janë varrosur një ditë më parë në një varrezë kolektive nga policia serbe ndërsa të afërmit e tyre janë detyruar të bëjnë dhe zhvarrimin e secilës prej viktimave. Një krim edhe pas vdekjes kaq njerëzor ka kohë që nuk është parë. Përveç atyre që janë vrarë shumë prej të tjerëve nuk u duhet fat tjetër ndoshta 100 shqiptarë janë mbyllur në një fshat afër zonave të masakrave. Burime afër këtij vendqëndrimi flasin për një kamp përqendrimi dhe se trajtimi i pengjeve është çnjerëzor. Shumë njerëz mendojnë se ata mund të vriten ose ndoshta janë vrarë.
Duket se dalëngadalë me rikrijimin e asaj çfarë ka ndodhur në Drenicë, tavolinat e bashkëjetesës serbo-shqiptare janë thyer ndërsa Komuniteti Ndërkombëtar i janë rikthyer edhe njëherë pamjeve të masakrave që janë bërë në Bosnjë. Pavarësisht deklaratave së Grupit të Kontaktit tashmë kur jemi përpara viktimave e shohim se sa të vetmuar kanë qenë fëmijët dhe gratë e Drenicës një javë më parë. Çdokush që ka pasur rastin të shohë pasojat e dhunës së pashëmbullt e ka kuptuar se nuk ka më vend për këshilla apo kushte, për sugjerime apo sanksione të pjesshme, por për veprim të menjëhershëm. Prania e një shteti makabër brenda Ballkanit është kërcënim i përditshëm i paqes në këtë rajon, Millosheviçi ka dhënë prova se nuk njeh parime përballë primitivizmit që ai përfaqëson.
Ndërsa për shqiptarët e Kosovës është konsoliduar zhgënjimi i madh nga zgjedhja prej tyre e paqes. Shumë prej tyre kanë filluar të mendojnë se prita që kanë qenë fatale, se qëndrimi në vend ka inkurajuar masakrat që ndodhen në Drenicë e që mund të ndodhin kudo në Kosovë. Po ashtu është kërcënimi serb një qëndresë kombëtare. Ajo është shfaqur dukshëm në Tiranë, Shkup, Stramboll, por edhe në Athinë, Romë etj., ku banojnë shumë shqiptarë. Rezervimi dhe heshtja e parë se rrugët që janë ndjekur deri tani kanë çuar tek vonesa megjithëse ende janë shenjat që vonesa e konstatuar mund të shmanget.
Serbia provokon Shqipërinë
Tirana garanton mbrojtje për diplomatë dhe ambasadën e RFJ-së
Ministria e Jashtme shqiptare garantoi dje autoritetet jugosllave se Ambasada e RFJ në Tiranë dhe personeli i saj janë nën mbrojtjen e plotë të organeve të specializuara, sikurse përcaktohet në Konventën e Vjenës. Deklarata zyrtare e Tiranës vjen pas informimeve që drejtori i Vendeve Fqinjë, Vladimir Krsjanin i bëri dje ambasadorit shqiptar në Beograd, Florian Nova se “po përgatiten sulme kundër ambasadës së RFJ-së në Tiranë”. Në njoftimin e djeshëm që ekziston në marrëdhëniet mes dy vendeve pas masakrave të ushtrisë serbe në Drenicë, pretendimi jugosllav është një provokim tjetër, pas atij që nga toka shqiptare dërgohen armë drejt Kosovës. Zëdhënësi i kësaj ministrie tha në një deklaratë për shtypin se organet e specializuara shqiptare aktualisht nuk disponojnë asnjë informacion për ndonjë “sulm” të mundshëm kundër ambasadës së RFJ në Tiranë. Ngaqëse autoritetet jugosllave do të kishin ndonjë informacion të tillë, tha ai, do të ishte mirë që t’ia vinin ate në dispozicion autoriteteve shqiptare. Ai sqaroi se një kërkesë e njëjtë bërë edhe te Krusjanin, i cili deklaroi se e kishte orientuar vetëm për te përcjellë “informacionin” dhe se “nuk kishte asnjë dijeni” për burimin e tij.
“Qeveria e mashtrimit të japë dorëheqjen”
Sahit, kryetari i kreditorëve: “la dhuna mbi shefat e shoqatave”
NE FAQEN 5
Ku kanë shkuar 133 mijë dollarë të VEFA-s?
Eurovefa do të shitet sa për një kafshatë. Alimucaj ka harxhuar 80 mijë dollarë për të
VEFA ka shpërndarë para në janar-shkurt të vitit 1997
NE FAQEN 5
Falimentojnë 14 ndërmarrje prodhuese
Shteti i paaftë për të stimuluar aktivitetin prodhues të bizneseve të huaja që kanë vënë kapitalet e tyre në ndërmarrjet e përbashkëta. 14 ndërmarrje prodhuese me bashkëpronare investitorë të huaj, kanë shkuar drejt falimentimit.
NE FAQEN 5
Malaj do të pendhohet si ekspert i piramidave
Grupi mbikqyrës do të dënojë si mashtrues “elementët që kanë përfituar në bashkëpunim me piramidat”
Arapi: Do të hetohet çdo njeri i implikuar në veprimtaritë mashtruese
NE FAQEN 5
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana
Momenti i zhvarrimit të trupave të masakruar në Drenicë nga ushtria serbe
Shtohen forcat serbe në kufirin me Shqipërinë. Vrojtime të dyshimta të piramidave shqiptare