Prokuroria, sërish kërcënon gjyqtarët
Juristë të tjerë jashtë sistemit të drejtësisë
NË FAQEN 4
Shpërthim granate në Vlorë
Akt terrorist në mes të qytetit
NË FAQEN 4
Sot, aktpadi për Arapin
Në ditën e 21 të grevës së urisë të VEFA-s
NË FAQEN 5
Shteti ekzekuton drejtësinë
Vendimet e Gjinushit dhe urdhërat e Cekës shkatërrojnë shtetin ligjor në Shqipëri
Qindra policë të ministrisë së Brendshme dhe oficerë të SHIK-ut rrethojnë Gjykatën Kushtetuese. Policia përdor dhunën ndaj kryetarit të saj, Rustem Gjata
Talbott: Dialog pa kushte, ose pasojat tripalëshe për Beogradin
SHBA kërcënon në Tiranë: Jugosllavia do të përgjigjet për vënien në pikëpyetje të ekzistencës së saj si shtet
“Beogradi duhet të hyjë në negociata të sinqerta, të hapura, afatgjata me qëllim
që të gjendet një zgjidhje për
Drejtësia në gjilotinë e pushtetit
Koalicioni i majtë në pushtet i bëri të ditur dje shqiptarëve se ata kanë të bëjnë tani jo vetëm realisht, por edhe formalisht me një administratë policore, në një vend ku është vrarë edhe qeliza e fundit e shtetit të së drejtës.
Disa tabore me policë përdorën dhunën për të nxjerrë jashtë nga zyra e tij, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zyrtarin që në çfarëdo shteti normal ka imunitet ligjor më të madh se Presidenti i Republikës. Po dje policët e ndërsyer të Fatos Nanos dhe të Neritan Cekës, përdorën forcën edhe mbi deputetët e opozitës, të cilët i shkuan në ndihmë zotit Gjata në përpjekjet e tij të fundit për të bindur këtë pushtet që të zbatojë të paktën një herë ligjet.
Ky incident tepër i rëndë, i denjë vetëm për vendet ku kanë sunduar juntat ushtarake, pason një valë sulmesh e pashkrualla kundër Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi. Dy ditë më parë parlamenti i pranueshëm për kushtet, kishte shkarkuar me të drejtëmbi ligjet kushtetuese, duke shkarkuar nga detyra kryetarin e Kushtetueses, Rustem Gjata, me akuzën qesharake agjent i dyshuar i UDB-së. Ndërkohë që paketa e ligjeve themelore kushtetuese përcakton ligjërisht se kush janë pikat kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet nga detyra, deputetët e komiteteve e quajtën të mjaftueshëm për të goditur institucionin më të pavarur në vend, një relacion të manipuluar nga nga një mision shtetëror që drejtohet nga një njeri, e kaluar e të cilit është folur shumë si e dyshimtë. Lehtësisht me cilën deputet e koalicionit qeveritar ngritën kartonat kundër kushtetueses së vendit të tyre, të krijon ndjesinë e frikshme se Shqipëria po kthehet në vitin 1945, kur vrasëshin në litar deputetët. Por lehtësia me të cilën ata derguan policët e armatosur të tyre për të nxjerrë nga zyra e tij kreun e Gjykatës Kushtetuese, një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të shtetit, është këmbanë alarmi, se në këtë vend nuk ka ngelur më gjë për t’u përdhosur dhe për t’u dhunuar, pasi është shkelur mbi gjithçka. Ndërkohë, nxitimi i pushtetit për të boshatisur zyrën e kreut të Gjykatës Kushtetuese, pa u thirrë ende bërë e vendimi antikushtetues të parlamentit, përforcon faktin që shkarkimi i Gjatës ka qenë krejtësisht arbitrar dhe i pamotivuar në ligj, ndaj edhe protagonistët e tij Nano dhe Gjinushi janë ngut ur për ta hequr atë nga duart sa më shpejt.
Qytetarët e këtij vendi, dhe kanë humbur ndoshta shpresat e fundit se mund të mbrohen nga e keqja që mund t’i vijë nga shteti, nga krimi, apo nga të dyja së bashku si në mjaft raste, për faktin se drejtësia është ekzekutuar. Pas disa muajsh goditje të njëpasnjëshme gjykatat shqiptare kanë kaluar në gjykimin e pushtetit. Çfarë mbrojtje mund të kërkojë qytetari i nesër në burgosjen, dhunoj në, apo dhe e zhduk policia, kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese shkarkohet si të ishte nëpunësi më i rëndësishëm i ndërmarrjes komunale, dhe pastaj i shkojnë policë pa mandat dhe pa urdhër me shkrim dhe e nxjerrin për leckash nga zyra e tij. Çfarë mund të presë qytetari apo fshatari që e grabisin, fyejnë apo vjedhin banda| policësh banditë, kur deputetët nuk lejohen të shkojnë në zyrat e tyre në godinën e Kuvendit Popullor, vetëm për shkak se e kërkuan shqarimin për atë që po ndodhte me shefin e Kushtetueses. Ata që deri dje nuk linin takim me të huajt pa përmendur mungesën e opozitës në parlament, dhe i ndaluan me policë deputetët e Partisë Demokratike që të ushtronin funksionet e tyre në godinën e Kuvendit Popullor.
A mund të presë më drejtësi qytetari shqiptar nga ky shtet, ku prokurori i Përgjithshëm kërceon deri fizikisht gjykatën e Kasacionit, ndërsa ministri i Brendshëm i quan ata kriminelë. Nëse qytetarëve të institucionit më të lartë në Drejtësi u thuhet që nuk do të kenë vrimë ku të futen nga qeveria, firma e këtij vendi në lëvizje mekanizma represive të shtetit, dhe ministri i Brendshëm e komandon policinë t’quai ata banditë, në këtë vend nuk ekziston me frika për vendosjen e diktaturës, pasi diktatura tashmë është vendosur. Karshillëku me të cilin qeveritarët po shkelin mbi ligjet e vendit, është tepër tronditës. I takon opozitës në radhë të parë, por edhe ndërgjegjes së çdo shqiptari që i indalon vrullin këtij revanshi të papare mbi të gjitha vlerat që ndërtohen pas shembjes së diktaturës.
Sot, në mesditë konferencë shtypi e Grupit Parlamentar
Deputetët e PD analizojnë situatën e rëndë në vend
Dje Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar deri në orët e vona për situatën e rëndë në vend.
Dje Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar deri në orët e vona për situatën e rëndë në vend në orën e sotme, pas dhunës së ushtruar ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe deputetëve të PD-së nga policia në ambientet e Kuvendit Popullor dhe Gjykatën Kushtetuese.
Grupi Parlamentar i PD-së i ka quajtur krejt të papranueshme dhe me pasoja veprimet e shtetit policor. Grupi i Parlamentar i PD-së ka analizuar gjerësisht situatën e krijuar dhe rivendosjen e diktaturës në Shqipëri si dhe qëndrimet që ai do të mbajë në këtë situatë.
Sot në orën 12.00 Grupi Parlamentar i PD-së do të bëjë publik qëndrimin e tij përmes një deklarate në një konferencë shtypi që mbahet në Selinë e Partisë Demokratike
Nano kundër autonomisë së zgjeruar për Kosovën
Bashkimi për Demokraci përshëndet qëndrimin e SHBA, Presidentit Klinton dhe BE për Kosovën
Berisha: “Nano e ka garantuar në Kretë, Millosheviçin se nuk do të njohë pushtetin paralel në Kosovë dhe se ai nuk pretendon për një autonomi të zgjeruar për Kosovën”
NE FAQEN 3
Ceka dhe Rakipi të ndiqen penalisht
Kasacioni: Po shkelet pavarësia e drejtësisë. Kërkohet takim me Meidani dhe Gjinushin
Zgjidhje institucionale dhe ligjore për akuzat dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve
NE FAQEN 3
Vazhdon fluksi i klandestinëve në jug
30 emigrantë kurdë kapen dhe kthehen mbrapsht për në Greqi
NE FAQEN 4
Sot, grevë uzina ushtarake e Elbasanit
Uzina e lëndëve plasëse i shkruan Brokajt: Zbato kontratën përndry[s]he...
NE FAQEN 5
Ndalohet kryetari i komunës së Ksamilit
Dh unë policore mbi pushtetin lokal
Dhunë policore mbi pushtetin lokal
Ndalohet kryetari i komunës së Ksamilit
NE FAQEN 4
Tifo e dizanteria, radhë tek infektivi
Verë e keqe për shqiptarët. Epidemitë sulmojnë rëndë
NE FAQEN 5
Gjykata Kushtetuese e rrethuar me policë. Djathtas, Gjata ndalohet nga rojet të hyjë në zyrë