22/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 mars 1998

Sot, miting i madh në sheshin “Skënderbej”

22 mars 1992 - 1998 “Dita e Demokracisë” Para 6 vjetësh më 22 mars populli shqiptar shërbeu me votë të lirë regjimin diktatorial komunist. Sot po ristaurohet me shpejtësi neodiktatura dhe neokomunizmi. Sot, më datë 22 mars 1998 ora 12.00 në sheshin “Skënderbej”. Dita e Demokracisë, “Bashkimi për Demokraci do të tubojë për të protestuar: -Kundër vendosjes së neodiktaturës -Kundër luftës që klika në pushtet bën për shkatërrimin e opozitës -Ne mbrojtje të institucioneve demokratike kushtetuese -Kundër varfërisë së tejskajshme dhe ngritjes të përditshme të çmimeve -Kundër taksave të larta që po shkatërrojnë biznesin dhe tregtinë -Kundër mashtrimit për rritjen e pagave duke mos indeksuar pagat dhe pensionet -Kundër mashtrimit për kthimin e parave të lëna në fajde. Vëllezër dhe motra Ditën e Demokracisë të gjithë në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të demokracisë dhe kundër rivendosjes së diktaturës. BASHKIMI PËR DEMOKRACI RRITJA GALOPANTE E ÇMIMEVE Qeverisja e PD Qeverisja e PS 1. Vaj 120 lek 190-210 lek 2. Makarona 30” 650 “ 3. Sheqer 60 “ 100 “ 4. Oriz 60 “ 90 “ 5. Miell 33-35 “ 80 “ 6. Djath 220-240 “ 400-750 “ 7. Mish 350 “ 650-700 “ 8. Gjalp 300 “ 700 “ 9. Vezë 6.5 “ 18-20 “ 10. Fasule 75” 190-230 “ 11. Kripë 15” 30 “ 12. Vaj-guri 28” 72 “

Elbasani thërret për zgjedhje

Miting madhështor i PD-së në Elbasan. Mijra qytetarë presin dhe brohorasin Berishën. PD, parti e mazhorancës

Sot, Tirana në shesh

Sot, Tirana në shesh

Korrupsioni kalon përmes gazetës “Zëri i Popullit”

Organi i PS-së, “DHL” dhe “TNT” ndajnë 600 mijë dollarë të vjedhura NE FAQEN 4 Shqiptarët e mashtruar do t’i drejtohen gjykatës me padi që “ZP” dhe bashkëpunëtorët e saj të zhdëmtojnë rreth 20 mijë dërgesat në adresën e rreme

22 marsi thirrje për rikthimin e demokracisë

Shqipëria po shkon drejt marsit të demokracisë. Tani nuk flitet më për thorrancë të majtë apo socialistë, por për një distancë të madhe të PD-së me qeverinë e kontrabandës, mashtrimit, dhunës dhe varfërisë. Partia Demokratike përfundimisht është identifikuar si partia më e madhe shqiptare duke krijuar një kontrast të madh mes aspiratave të njerëzve dhe përbërjes fallco të parlamentit, mes asaj çfarë i duhet Shqipërisë dhe çfarë po bën qeveria aktuale. Mitungu i djeshëm i PD-së në qytetin e Elbasanit është një tregues tjetër se demokratët tashmë janë alternativa e Shqipërisë, demokratët janë alternativa e së ardhmes, zgjedhja dhe zgjidhja njëkohësisht për atë që i duhet vendit. Pikërisht gjashtë vjet më parë shqiptarët përdorën votën e tyre për të rrëzuar komunizmin, për të hedhur pas më në fund diktaturën 50 vjeçare komuniste. Në atë ditë të marsit askush nuk i kishte shkuar në mend se ish-komunistët dhe ish-sigurimsat do të bashkoheshin pas pesë vitesh me shërbime të huaja sekrete që nuk i duan të mirën shqiptarëve dhe Shqipërisë për të përmbysur me dhunë demokracinë shqiptare. Ato ditë shqiptarët mendonin vetëm për të mira. Demokracia për secilin ishte një mundësi dhe për të gjitha bashkë ishte një ambient ku mundësitë e tyre do të bëheshin realitet. Pesë vite të qeverisjes demokratike realizuan shumë për të gjithë shqiptarët. Ishte marsi ’92 ai që kishte vendosur për fatin e shqiptarëve dhe për një jetë të ardhme të lumtur për ta. Me një mbështetje të fortë dhe një votë referendare Partia Demokratike erdhi në pushtet duke shpërblyer besimin e mijëra e mijëra shqiptarëve për një jetë tjetër. Për pesë vitet e qeverisjes së saj, shqiptarët panë mundësi të reja, shqiptarët panë jetën e lirë, mundësinë e lirë, rastin për t’u pasuruar, për të rregulluar jetën, për të pretenduar gjithnjë e më shumë për të ardhmen. Pikërisht një zhvillim të tillë nuk do ta duronin ish-komunistët dhe sigurimsat. Revolucioni leninist me armë, i nisur prej tyre, arriti të rrënonte institucionet demokratike, të rrënonte një pjesë të mirë të asaj që kishin arritur shqiptarët përgjatë qeverisjes demokratike. Ky ishte dënimi që i jepej votave të 22 marsit të vitit 1992 prej atyre që u rrëzuan pikërisht nga ajo votë. Nga revolucioni leninist me banda dhe banditë, me politikanë të veshur ushtarakë, me tre gishtat serb në vendin e ngritjes së flamurit, socialistët shqiptarë dhe satelitët e tyre i dhanë vendit 3000 të vrarë dhe mbi 5000 të plagosur. Asnjë luftë nuk do të kish mundur të varroste kaq jetë njerëzish e për më shumë edhe besimin tek e ardhmja. Por, mjaftuan vetëm gjashtë muaj qeverisje komuniste dhe shqiptarët tani janë plotësisht kushtetnie se kjo qeveri duhet larguar. Partia Demokratike ka hedhur hapat e saj të fortë në drejtim të rënimit të qeverisë. Njerëzit që mbollën krimin në Shqipëri, që mbollën kontrabandën, antishqiptarizmin dhe sollen në zyrat e hershme të diktaturës së njëjtë njerëz si dhjetë vjet më parë kanë vetëm një rrugë, largimin e tyre sa më të shpejtë. Mijëra shqiptarë sot vuajnë nga uria, ndërsa vetëm dy vjet më parë nuk diskutoheshin një jetesë mbi mesataren. Çmimet sot janë më të larta se në shumë vende të Evropës ndërsa vetëm dy vjet më parë çmimet ishin dy herë më pak se në këto dite. Mbi 100 mijë pa punë janë shtuar për shkak të rebelimit komunist ndërsa mbi 5000 ndërmarrje kanë falimentuar. Për gjashtë muaj socialistët la dolën të mos lënë këmbë investimesh të huaj në Shqipëri ndërkohë që kishin mashtruar se do të kthenin edhe paratë e fajdeve. 22 marsi është një apel për të gjithë shqiptarët. Apel për t’i kthyer Shqipërisë e ardhmen, besimin dhe mundësitë që u hapën gjashtë vjet më parë. Vendi nuk e meriton komunizmin dhe vuajtjet. Meritën vetëm demokracinë, jetën e qetë dhe të lumtur.

Misteret e vdekjes së Mirian Bubsit

E kishin rrëmbyer

Fillon seriali i shpërthimeve. Policia epiqendra e goditjeve

Ceka dhe Legisi mbrojnë vrasësit

Dëshmi tronditëse rreth vrasjes së Kujtim Kaçorrit NË FAQEN 4

Hajdari: Po përgatitet atentati i tretë

të jetë historik” Hajdari: Po përgatitet atentati i tretë NË FAQEN 3 “Para sulmeve personale të Nanos, Cekës dhe Rakipit, reagimi do të jetë historik”

E kishin rrëmbyer police civile

Misteret e vdekjes së Miriam Bubsit Sipas miqve të tij, kohët e fundit i ndjeri e kishte bërë zakon që të shante kryeministrin Nano, për të cilin thoshte se e kishte prerë në besë NË FAQEN 2

Eksploziv në Komisariatin e Devollit

Fillon seriali i shpërthimeve. Policia epiqendra e goditjeve NË FAQEN 4

Pashko kërkon vdekjen e grevistëve

Indiferencë, përbuzje dhe akuza, dita e 28 e qëndrimit qeveritar ndaj kreditorëve të VEFA-s NË FAQEN 5

Nuk duhet lejuar ndarja e Kosovës

Lideri i opozitës përshëndet zgjedhjet në Kosovë. Nano të ruajë qëndrimin e fundit NË FAQEN 3

Kapen 259 klandestinë shqiptarë

Operacion i policisë italiane në Pulia BARI - Ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme vërshimi i shqiptarëve drejt Italisë përmes kanalit të Otrantos. 259 emigrantë klandestinë, të gjithë shqiptarë, u zbuluan të hënën në Pulia gjatë kontrolleve të imta, të mësuara nga një burim policor. Sipas policisë, këta shqiptarë, zbarkuan të enjten në mbrëmje duke u gdhirë e premte dhe gjatë ditës së shtunë. Kushtet klimatike të natës nuk ishin të përshtatshme për të kaluar kanalin e Otrantos për këto grupe të vogla tradicionalisht të përdorura nga kandidatët për emigrim, shtohet nga i njëjti burim. 231 vetë, të nisur në disa grupe, u ndaluan në rajonin e Brindisit, ndërsa 22 shqiptarë të tjerë u zbuluan në një tren në stacionin e Barit. Gjithashtu imigrantë janë ndaluar në Taranto. Të gjithë këta persona do të riatdhesohen, përveç të miturve që do t’i besohen gjykatës së të miturve të Leçes. 132 klandestinë u kapën një ditë më parë nga forcat italiane, ndërkohë që shumë të tjerë kanë mundur të futen në tokën e ëndërruar. Kushtet e vështira ekonomike po bëjnë që çdo ditë të vërshojnë drejt Italisë rreth 300 shqiptarë dhe qeveritarët nuk kanë marrë asnjë hap konkret për bllokimin e trafikut të paligjshëm.

Antikontrabanda, loja me maska e shtetarëve

Alibia e luftës kundër kontrabandës dhe vendimet e drejtësisë mbi këto procese Pasi bëhet bllokimi i anijeve dhe mauneve për t’u përdorur për qëllime propagandistike si luftë e shtetit kundër kontrabandës, ministra dhe shtetarë të tjerë të lartë që shihen pas pronarëve të mallit kujdesen që këto mallra të shkojnë në destinacion duke marrë për këtë gjë vendimin e organeve të drejtësisë NË FAQEN 4

Sot, jemi ende në Mesjetë

Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Teodor Keko Qeveritarët as pyessin e as përgjigjen. Ata janë si viçat, që majmen në thertore, për të përfunduar një ditë në çengel(in) e kasapit NË FAQEN 9